Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Mjekesia » Tensioni i ulet me i rrezikshem se sa ai i larti

Tensioni i ulet me i rrezikshem se sa ai i larti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Tensioni i ulėt vret mė tepėr se tensioni i lartė

Nė ditėt e sotme dėgjon prindėrit, tė afėrmit, miqtė apo edhe ata qė nuk i njeh, tė ankohen vazhdimisht pėr probleme me emrin e sidomos me tensionin e gjakut. Disa shqetėsohen nga tensioni i ulėt e disa nga tensioni i lartė i gjakut. Por gjithsesi kjo ėshtė shumė shqetėsuese. Mjekėt thonė se nė pėrgjithėsi, ėshtė mė mirė tė kesh tension tė ulėt sesa tension tė lartė tė gjakut. Megjithatė, njė studim i ri tregon se ka njė moment nė tė cilin ėshtė mė mirė qė njerėzit tė cilėt pėsojnė infarkt tė kenė tension tė lartė, dhe ky ėshtė momenti kur ata arrijnė nė spital. Tek tė sėmurėt me hipertension vendosen nė zemėr tuba tė vegjėl pėr tė parandaluar atakun. Shumica e kėtyre tubave vishen me ilaēe tė ndryshme, por tė dhėna tė reja tregojnė se tubat e veshur me ilaēe paraqesin mjaft rrezik pėr pacientin. Sipas studimeve tė realizuara nga njė ekip mjekėsh dhe studiues tė tjerė u analizuan tė dhėnat e rreth 50 mijė pacientėve amerikanė qė kanė pėsuar infarkt. Infarkti ndodh kur zemra nuk arrin tė shpėrndajė gjak tė mjaftueshėm nė tė gjitha organet e tjera tė trupit.
Tensioni sistolikEkspertėt analizuan tensionin sistolik tė gjakut, qė ėshtė presioni qė ushtrohet kur zemra kontraktohet. Ata zbuluan se njė njeri qė vjen nė spital me infarkt dhe tė cilit zemra i pompon ende mjaft gjak pėr tė pasur tension tė lartė, ka mė shumė mundėsi pėr tė jetuar sesa njė njeri me tension tė ulėt. Gjatė kohės qė pacienti arrin nė spital, duket se ėshtė mė mirė qė ai tė ketė tension tė lartė tė paktėn pėr disa orė, sepse kjo tregon se zemra ėshtė mė e fortė. Kur kontraktimet janė mė tė dobėta, kjo mund tė tregojė se pacienti ka sėmundje mė tė avancuar dhe mundėsi mė tė pakta pėr tė jetuar. Tensioni i lartė nė vetvete nuk ėshtė gjė e mirė, por ėshtė njė masė treguese pėr forcėn e zemrės. Studiuesit thonė se duke ditur nėse pacienti ka ardhur nė spital me tension tė ulėt apo tė lartė, kjo jep informacion tė vlefshėm pėr mėnyrėn se si duhet trajtuar.
Parandalimi
Pėr tė parandaluar atakun nė zemėr ka mjete tė ndryshme. I tillė ėshtė tubi zgjerues qė i ngjan njė rrjete tė vogėl, zakonisht prej metali, i cili vendoset brenda njė arterieje pėr tė bėrė tė mundur qarkullimin e njė sasie mė tė madhe gjaku. Pėr t’i veshur kėta tuba pėrdoren ilaēe tė ndryshme, si pėr shembull antibiotikė. Rreth 6 milionė njerėz nė tė gjithė botėn kanė tuba tė veshur me ilaēe tė vendosur nė arteriet e tyre. Disa kardiologė thonė tani se tubat e veshur me antibiotikė mund tė shkaktojnė mpiksje gjaku. Nė tub mund tė formohen mpiksje tė cilat e bllokojnė atė dhe ndalojnė gjakun qė rrjedh nė arterie. Nė kėtė rast, kjo pjesė e muskulit tė zemrės pėson njė atak. Disa studiues mendojnė se tubat e veshur me antibiotikė mund tė kenė shkaktuar ēdo vit rreth 6 mijė raste me atak nė zemėr. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė pacientėt qė kanė tuba tė veshur me ilaēe tė vazhdojnė tė marrin mjekime pėr hollimin e gjakut pėr tė mos lejuar mpiksjet. Kohėt e fundit shkencėtarėt po testojnė njė lloj tubi qė mund tė thithet nga muret e arteries pasi tė ketė kryer funksionin e tij.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Simptomat qė shfaqen tek ēdo person me hipertension:

- Dhimbje kokė, sidomos nė mėngjes
- Gumėzhitje tė veshėve
- Marramendje
- Nga njėherė del gjak nga hundėt
- Depresion pa e ditur shkakun
- Personi ėshtė i shqetėsuar dhe i irrituar
- Skuqje e fytyrės
- Ndjenja tė fikėti

Hipertensioni sistolik tek tė moshuar
Disa mjekė nė Shtetet e Bashkuara thonė se hipertensioni sistolik tek personat e moshuar nuk duhet lėnė pa u trajtuar. Tensioni sistolik i gjakut ėshtė numri i madh dhe diastolik ėshtė i vogli. Pra nėse tensioni i gjakut ėshtė 14 me 8, 14-ta tregon shkallėn e tensionit sistolik. Sipas njė studimi, tensioni i lartė sistolik tek njerėzit 60 vjeē e sipėr ndoshta nuk trajtohet sa duhet. Mjekėt thonė se mė parė mendohej se presioni sistolik nė nivelin 14 ose mė lartė ishte thjesht pjesė e njė procesi normal tė plakjes. Por kjo sjell rrezik tė madh dhe duke trajtuar e ulur tensionin e gjakut, mund tė pakėsohen rastet e hemoragjive cerebrale dhe sėmundjeve tė zemrės. Pacientėt e moshuar me tension sistolik 16 ose mė shumė, pėrfitonin mė shumė nga dy lloj ilaēesh: diuretikėt dhe betabllokuesit.

Trashėgimia dhe hipertensioni, ndikimi
Trashėgimia ndikon nė njė farė masė nė ēdo aspekt tė shėndetit tonė. Qė nga personaliteti dhe sjellja deri tek mundėsia pėr tė pasur kancer. Po me hipertensionin, ēfarė ndikimi ka trashėgimia? Deri 10 vjet me parė mendohej se hipertensioni ėshtė njė karakteristikė e trashėguar e njeriut. Kėshtu nuk ishte e vėshtirė tė gjeje nė tė njėjtėn familje persona me hipertension nė ēdo brezni. Ka popuj dhe fise tė ndryshėm nė botė sidomos nė vendet e pazhvilluara ku hipertensioni nuk ekziston. Vetėm 1-2 pėr qind e popullsisė sė kėtyre vendeve kanė hipertension qė nė fakt ėshtė Hipertension Dytėsor, qė vjen si pasojė e njė sėmundje tjetėr. Por nėse ata shkojnė tė jetojnė nė pėrėndim do tė vuajnė nga hipertensioni kryesor. Individėt trashėgojnė njė prirje pėr tė zhvilluar hipertension.

Stėrvitja ndihmon nė uljen e tensionit
Gjatė stėrvitjes trupi prodhon nxehtėsi prej metabolizmit. Kjo nxehtėsi duhet qė tė shkarkohet diku dhe normalisht kalon nga lėkura nė ajėr. Kjo arrihet nėpėrmjet rritjes sė qarkullimit tė gjakut nė sistemin periferik dhe me anė tė avullimit tė djersės. Gjithashtu gjatė stėrvitjes tensioni i gjakut rritet sepse zemrės i duhet tė pompoje mė me shpejtėsi pėr tė shpejtuar qarkullimin e gjakut me qėllim qė tė ushqeje muskujt dhe pėr tė shpėrndarė nxehtėsinė e tepėrt. Por pasi stėrvitja ka mbaruar muskujt e ēlodhur dhe kapilarėt e zgjeruar lejojnė gjakun tė qarkullojė mė lirisht, prandaj edhe tensioni i gjakut bie. Njė faktor tjetėr ėshtė dhe insulina. Nuk mė asnjė dyshim qė njė person qė merret me stėrvitje trupi i tij e pėrdor insulinėn me mė tepėr efektivitet.

Vaji i ullirit kuron sėmundjet e zemrės
Vaji i ullirit me ngjyrė, aromė dhe erė specifike, nė tė cilėn janė tė ruajtur vitaminat me rėndėsi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantėt, posedon njė rol tė madh. Pėr ēdo pikė tė vajit tė ullirit i marrim mbi 30 pėrbėrės tė cilėt na mbrojnė nga sėmundjet e zemrės, mplakja e hershme dhe shumė sėmundje tjera. Ai pėrmban acide yndyrore tė pangopura, mė sė tepėrmi acidit oleinik, i cili pėrmban 55-83% tė acideve yndyrore tė pėrgjithshme, tė cilėt nė mėnyrė pozitive veprojnė nė metabolizmin e yndyrnave nė mėlēi, rregullojnė kolesterolin, e mbrojnė zemrėn, gjė qė pakėson mundėsinė e prekjes nga sėmundjet e ngurtėsimit tė enėve tė gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnė tensionin e gjakut. Pėr kėtė vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojė dietės suaj ditore.

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi