Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Shkenca & Jeta » Trupi i njeriut – burim i ri i energjisë në Suedi

Trupi i njeriut – burim i ri i energjisë në Suedi

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Trupi i njeriut – burim i ri i energjisë në Suedi

Nxehtësia të cilën e lirojnë trupat e mijëra njerëzve që përditë kalojnë nëpër stacionin qendror hekurudhor të Stokholmit, do të përdoret për ngrohjen e një ndërtese e cila është duke u ndërtuar në afërsi të saj, kanë njoftuar iniciatorët e projektit.
"Aq shumë njerëz kalojnë nëpër stacionin qendror dhe ne dëshirojmë që një pjesë të nxehtësisë që lirojnë trupat e tyre ta përdorim për ngrohjen e ndërtesës së re", ka thënë përfaqësuesi i kompanisë për menaxhim të patundshmërive "Jernhuset", transmetojnë agjencitë.

Nëpër stacionin hekurudhor të Stokholmit çdo ditë kalojnë rreth 250.000 njerëz. "Të gjithë njerëzit prodhojnë nxehtësi. Në vend që të hapim dritaret dhe të lejojmë që ngrohja të del nga ta, ne do ta grumbullojmë atë nëpërmes sistemit ventilues", ka pohuar ai.

Nxehtësia e prodhuar nga trupat e njerëzve do të përdoret për ngrohjen e ujit, ,e cila më pas do të kanalizohet deri te ndërtesa e re shumëkatëshe, ndërtimi i së cilës do të mbaroj në fillim të vitit 2010.

Stacioni qendror hekurudhor i Stokholmit


Në ndërtesë do të vendosen hapësira afariste, një hotel i vogël dhe dyqane. "Bëhet fjalë për një teknologji të vjetër e cila përdoret në mënyrë të re. Në pyetje janë vetëm gypat, uji dhe pompat, por me sa dimë askush nuk e ka përdorë këtë teknologji në këtë mënyrë", ka pohuar përfaqësuesi i kompanisë, duke theksuar se sistemi i ri do të mundësojë uljen e shpenzimeve të ngrohjes deri në 20 për qind.

Vendosja e sistemit nuk do të duhej të jetë e komplikuar, derisa vendosja e gypave dhe pompave do të kushtojnë rreth 200.000 kruna suedeze (21.200 euro). Për një ndërtesë aq të madhe, ndërtimi i së cilës do të kushtojë disa qindra milionë kruna kjo nuk është edhe ndonjë shumë e madhe, ka vlerësuar përfaqësuesi i kompanisë për menaxhimin e patundshmërive.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
wow,interesante!
kete nuk e kisha degjuar


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi