Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Shtate Mrekullite Kompjuterike!

Shtate Mrekullite Kompjuterike!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Shtate Mrekullite Kompjuterike! prej Mon Jan 07 2008, 07:58

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Në fillim ishin shtatë mrekullitë e botës. Pastaj doli lista e re e shtatë mrekullive etë reja, i votuar me stilin e internetit. Kjo i bëri shkencëtarët të mendojnë: Cilat janë shtatë mrekullitë e teknologjisë kompjuterike? Lidershipi i Biznesit të Teknologjisë (CIO), ka hartuar listën e shtatë kompjuterëve dhe projekteve më të mëdha, më ekstreme dhe më të pazakonta në botë.
Vendin e parë e mban Kamera 1, e cila e vendosur mbi një copë akulli në Polin e Veriut dhe e fuqizuar me baterinë që noton poshtë saj, merr foto aty ku njeriu nuk shkel dot. Jetëgjatësia e saj është e shkurtër, fundoset çdo stinë të vitit dhe zëvendësohet me modelin e ri. Deri më sot ka fotografuar vetëm akull, asnjë imazh të Babagjyshit dhe as drerëve fluturues. Interesante është edhe qendra më e madhe e grumbullimit të informacionit, Google, qendra e së cilës është e vendosur në 30 akra tokë në një zonë të largët në Dalles, Oregon, vend në të cilën pjesa më e madhe e amerikanëve nuk e dinë se ekziston. Në të gjithë qendrat e të dhënave Google ruan rreth 200 petabytes. Pas saj vjen dhe "Google Earth".

Kompjuteri afër Polit të Veriut
Kush e ka? Administrata Kombëtare e Oqeanikës dhe Atmosferës në laboratorin mjedisor në Paqësore kujdeset për këtë "sy lundrues" në majë të botës. Kjo është pamja marrë nga Kamera 1, në të cilën duket Poli i Veriut.
Modeli: NetCam XL, prodhuar nga "StarDot Technologies".
Afërsia me polin: Varion. Meqë Poli i Veriut është në mes të Oqeanit Arktik, atëherë instrumenti është i vendosur në një akull që lundron sa më afër polit.

Kompjuteri më larg tokës
Distanca nga Toka: "Voyager" është tre herë më lart se Plutoni. Pra, 4 bilionë kilometra shumëzim tre.
Distanca nga Dielli: 15.44 terametra.
Distanca që përshkon në ditë: 1 milionë milje.
Sa vjeç: Gati 30. Dërgohet në hapësirë më 5 shtator, 1977.
Vendet ku është ndalur: Jupiteri dhe Saturni, gjatë rrugës për në cepin e hapësirës që njohim.

Qendra e të dhënave: Google
Vendndodhja: Dalles, Oregon, në shtratin e lumit Kolumbia, 80 milje në lindje të Portland.
Joshjet: Mol hidroelektrik për energji, dy kulla ftohëse me katër kate.
Të punësuar brenda qendrës: Nga 100 deri në 200. Google nuk e specifikon.
Emri në kod: Quhet Projekti2 nga vendasit.
Niveli i sekretit: I lartë. Vetëm dy gazetarë kanë qenë brenda dhe kanë shkruar për të.

Kompjuteri që vëzhgon tokënEmri: Projekti “E-sciencE II (EGEE-II)”
Fillon: Më shtator 2006, për shkencëtarët në të gjithë botën.
Ndihmon: Projekte në shkallë të madhe shkencore në fusha që nga gjeologjia deri tek kimia.
Sasia e punës: 98 mijë punë në ditë, më shumë se 1 milionë në muaj.
Aftësitë: Rreth 30 mijë punë me një klikim.
Kapaciteti: Rreth 5 PB hapësirë në disk (5 milionë GB).

Kompjuteri më i shpejtë në botë
Emri: IBM BlueGene/L (BGL)
Fuqizohet: Nyja kompjuterike me procesor të dyfishtë 65,536.
Shtëpia bazë: Laboratori Kombëtari "Lawrence Livermore" në Livermore, Kaliforni.
Funksioni: Ndihmon shkencëtarët t'i përgjigjen pyetjeve fizike për armët bërthamore dhe materiale si Plutoniumi.
Kosto: 100 milionë dollarë.

Kompjuteri më i vogël në botë
Emri: OQO, Model 02
Pako: Kompjuteri i dorës është 5.6 inç i gjerë dhe 3.3 i gjatë. Peshon më pak se 30 gram.
Ka: Procesorë 1.5GHz, Windows XP apo Vista, 30 apo 60 GB kapacitet, 512 apo 1 GB ram, Bluetooth. 57 butona në total, butonat e mausit, stilolaps dixhital.
Çmimi: 1,499 dollarë.

Programi më i madh software
Emri: Linux kernel
Krijuar: Linus Torvalds, në vitin 1991.
Numri i zhvilluesve: Totali që nga viti 1991 nuk dihet; Rreth 3.200.
Modele të reja: Çdo 2.6 muaj.
Vijat e kodit: 8.2 milionë.
Sasia e kodit që shtohet çdo orë: 85.63 vija.
Të ardhurat që i merr Microsoftit: Vetëm zoti Gates e di.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi