Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Ekonomi & Biznes » Marredheniet Publike

Marredheniet Publike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Marredheniet Publike prej Tue Jan 08 2008, 05:19

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kjo teme i kushtohet marredhenieve publike, njė shkencė e re qe ka te beje teresisht me komunikimin. Po e nisim me njė artikull qe ėshtė aktual dhe qe prek teresisht kėtė teme qe do mundohemi te trajtojme.


Njė mėnyrė si nuk bėhet Manaxhimi i Krizes

Nga Alban Bala

Ekspertet e PR-it ne Shqipėri patėn rastin kėtė jave te shohin njė ngjarje jo te zakonte pėr tregjet nacionale: sulmin e njė grupi shoqatash ndaj dy kompanive kryesore te telefonise celulare ne Shqipėri, AMC dhe Vodafone, te cilat akuzohen tashmė prej disa muajsh se kanė vendosur ne Shqipėri njė sistem tarifash disa herė me te larta se ne vende te tjera te rajonit.

Pėr ēudine e te gjithė specialisteve te PR-it askush nuk doli nga kėto kompani qoftė edhe pėr te bėrė njė koment mbi sulmin, i cili u kėrkonte konsumatoreve ndėshkimin e kompanive me mosperdorim te sherbimit.

Organizatat jo qeveritare qe u perfshine ne kėtė ngjarje pėrdoren tė gjitha mjetet e mundshme- deri edhe advertising- pėr te siguruar perfshirjen sa me te gjerė te publikut ne kėtė aksion civil, aq sa njė miku im biznesmen thoshte me pas duke qeshur se reklamat e AMC-se apo Vodafone-it tani me shumė i kujtonin thirrjen pėr te fikur celularin, sesa ftesen pėr ta perdorur atė.

Por AMC dhe Vodafone e percollen teresisht ne heshtje kėtė situate, brenda te njejtes llogjike qe kishte shperfaqur me herėt edhe njė show-girl e keqtrajtuar publikisht, kur njė xhirim privat erotik i saj u shpernda nė media. "ēudia me e madhe tre ditė zgjat! Tė katėrtėn harrohet!". Por a harrohet vėrtetė?

A mundet qe kompanite te adoptojne psikoza individuale te sjelljes, duke lėnė menjane efektet e perceptimit kolektiv qe prodhohen dhe rendojne pėr njė kohe shumė me te gjatė mbi markat e tyre? A munden kompanite te anashkalojne marrėdhėniet e plasaritura me publikun dhe gjykimin publik negativ qe prodhojne sulme te tilla shumė te qarta pėr nga mesazhet? A munden kompanite te nenvleftesojne ndjeshmerine e lartė qe prodhojne kėto sulme, kur investimi i tyre kryesor ėshtė ndėrtimi i besnikerise se klienteles? Unė mendoj se jo....


Vazhdimin e artikullit do e gjeni ne blogun e Institutit Shqiptar te Marredhenieve Publike

http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=201


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Marredheniet Publike prej Tue Jan 08 2008, 05:21

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
1. Marredheniet Publike janė njėsoj si reklamat

Jo. Reklamimi perdor hapėsirat me pagese pėr median apo kohėn te pėrēoje njė mesazh i cili ka pėr qėllim te shes. Ne rolin e tij mediatik, (Marredheniet Publike janė shumė me tepėr se njė mbulim mediatik), MP mund te sigurojne mbulimin vetėm nėse ato prodhojne informacion qe ndihmon ne informimin dhe edukimin e lexuesve, shikuesve dhe degjuesve. MP pėrpiqen te informojne apo te bindin gazetaret qe historia apo mesazhi i njė klienti mbart vlera nėse publikohet. Mesazhi i reklames ėshtė i garantuar te shfaqet ekzaktesisht ashtu sikurse ėshtė pėrgatitur dhe parashtruar. Mesazhi i MP ėshtė ne dorė te gazetareve dhe editoreve dhe ka gjasa qe tė mos shfaqet, ose mundet qe te pėrdoret vetėm ne nivel kombėtar. E gjitha varet mbi vlerat e lajmit!

2. Vendosja e reklamave ėshtė e kushtueshme, ndėrsa mbulimi i MP ėshtė i lirė

Po ne termat e kostove te medias, por j one termat e krijimit te mesazhit. Gjenden dy kosto te lidhura me reklamimin-krijimi i reklames dhe vendosja e tyre nė media. Krijimi i materialit pėr fushatat e reklamimit zakonisht ėshtė shumė mė pak se kostot e vendosjes. Kėto mund te perfshijne shumė publikime, stacione televizive dhe radiofonike si dhe reklamimin e jashtem (outdoor). Me Marredheniet Publike, ndėrsa ndonjė mbulim i fituar ėshtė pa kosto te medias, shpesh ėshtė njė pune e konsiderueshme e cila perfshin krijimin e mesazhit. Kjo mund te jetė aq e thjeshtė sa njė informacion kerkimi apo komplekse sikurse ėshtė strukturimi dhe zhvillimi i njė seminari apo eventi me foles ndėrkombėtar.

3. Reklama mund te ndryshoje sjelljen, ndėrsa MP nuk munden.

Jo. Tė dyja mund te kenė njė ndikim i cili varet mbi produktin, ēeshtjen apo rrethana. Shumė akademike tashmė argumentojne se ne disa shembuj MP mund te jenė me tepėr te fuqishme se reklama. Megjithatė problemi i vėrtetė nuk ėshtė se cila disipline e permbush me mirė Ć¢ā‚¬“ njerėzitė e zgjuar insistojne qe te dyja duhen te pėrdoren se bashku pėr te maksimizuar potencialin e efktit ndryshues. Dhe para se sjellja te mund te ndryshohet, duhet qe audience te jetė e njohur dhe e interesuar mbi produktin apo sherbimin.......... ..........



Vazhdimi kėtu: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=146

Shiko profilin e anėtarit

3Normal Re: Marredheniet Publike prej Sun Jan 13 2008, 09:29

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ēfare ėshtė Marredhenia Publike?
Ėshtė njė fenomen natyror



Ēfarė tjetėr ju mund ta quani njė disipline njerėzore, natyra e se cilės vendosmerisht ėshtė e rrenjosur ne principet qe, njerėzitė veprojnė sipas perceptimit te fakteve, me pas krijojne, ndryshojnė dhe perforcojne opinionin publik duke takuar, bindur dhe nxitur drejt aksionit shumė njerėz, sjelljet e te cileve ndikojne tek organizata?

Unė e quaj marredhenie publike dhe qartė njė fenomen natyror.
Ne fakt unė besoj se ėshtė kushti paraprak i marredhenieve publike. Vecanerisht kur ajo lidhet me mbijetesen teresore te organizates, duke i shnderruar suksesshem perceptimet dhe prej kėtu, sjelljet e grupeve te caktuara te njerėzve, element i rėndėsishėm pėr suksesin e kompanise.

Sepse marrėdhėniet publike janė te percaktuara zakonisht nga ēfarė njerėzitė mendojnė rreth njė sėrė faktesh qe gjenden pėrballė te vėrtetės se ēėshtjes, dhe qe na keshillojne me sė miri te fokusohemi mbi kėto premisa themelore.

A mos ndoshta ajo kthehet ne mė pak se njė fenomen ndėrkohė qe aplikon magjine e saj ne botėn reale?

Jo. Me saktė ėshtė shkalla e ndryshimit te sjelljes njerėzore qe shkatohet pėrmes planifikimit cilesor , ajo qe percakton suksesin apo deshtimin e njė programi te marredhenieve publike.

Ne eksperiencen time ekziston njė pajtueshmeri e plotė qe njerėzitė me te vėrtetė veprojnė mbi perceptimet e tyre rreth fakteve dhe mėnyra se si ata reagojne mbi kėto fakte, aktualisht ndikon ne sjelljet e tyre.

Pėr mua, te kuptuarit individual i kėtyre fakteve duhet te jetė njė proces i vazhdueshem informimi mbi sjelljet e njerėzve, nėse kėto ndihmojne ne arritjen e qellimeve dhe objektivave te organizates.

Njė strategji marredheniesh publike, e kombinuar me taktika komunikimi efektive, ju udheheq direkt pėr ne vijen e finishit, pra ne perceptime te ndryshuara, sjellje te modifikuara, klient/sipermarres te kėnaqur. Me fjale te tjera, kur kėto ndryshime ne pėrceptim dhe sjellje qartėsisht ndeshin qėllimin origjinal te vėnė ne fillim te programit pėr modifikim te sjelljeve, atėherė perpjekja e marredhenieve publike mund te konsiderohet e suksesshme.

Kėshtu qe, ēfarė vjen e para? Unė besoj se perceptimi individual i fakteve ėshtė drita udheheqese pėr tek ndryshimi sjellor dhe qe diēka mund te jetė bėrė rreth kėtyre perceptimeve.

Ndaj, ēfarė vjen si fillim? Unė besoj se pranimi i idesė qe perceptimi individual i fakteve ėshtė drita orientuese drejt ndyshimeve se mėnyrės se te sjellurit, dhe se mund te bėhet dikca rreth kėtyre perceprimeve. Ndėrkohė qe asnjė njeri nuk e pranon kėtė, mund te them se faktikisht kjo mė ka ndihmuar ti jap formė karrieres sime ne mardhenie me publikun.

Pyesja veten pak kohe me pare, gjithsesi pse jam duke punuar ne marredhenie publike? Pergjigja qe mora thjesht forcoi bindjet e mia. Mos ndoshta ishte se unė duhet te krijoja publicitet pėr sipermarresit e mi ose klientet? Shpesh here po, por e kuptova qe ai ishte thjesht njė hap i perkoheshem i cili ėshtė krijuar pėr t'i pershtatur perceptimet dhe mėnyrėn e te sjellurit te audiences se perzgjedhur. E njėjta pėrgjigje pėrdoret ne ēdo taktike si pėr krijimin e eventeve interesante, pėr dhenien e pergjigjeve efektive ndaj krizave dhe ēeshtjeve publike paksa delikate ashtu si dhe pėr menaxhimin e marredhenieve te investitoreve ose paraqitjen e dikutimeve te rėndėsishme.

Po, kėto lloj taktikash janė hallka shumė te rėndėsishme pėr sekuencen e zgjidhjes se problemeve ne mardhenie publike, por gjithsesi vetėm si njė hap i perkoheshem i krijuar pėr t'i pershtatur perceptimet dhe mėnyrėn e te sjellurit te audiences se perzgjedhur.

Fakti qėndron se, asnjė organizate- biznes, sektor publik ose jo fitimprures - nuk mund te kėtė sukses ne ditet e sotme ne qoftė se sjelljet e audiences se tij me te rėndėsishme nuk janė ne sintoni me objektivat e organizates. Kjo do tė thotė se profesionistet e marredhenieve publike duhet te pershtasin sjelljen e dikujt ne qoftė se ata janė aty pėr te ndihmuan ne permbushjen e synimeve te sipermarresit/klientit dhe pėr te fituar edhe njė pagese. Gjithēka te drejton drejt kėtij perfundimi.

Ne momentin qe karakteristikat e fenomenit natyror te mardhenieve publike janė kuptuar, janė njė seri veprimesh qe fillojnė te shfaqen si:

-Indentifikimi i problemit
-Identifikimi i audiences se perzgjedhur
-Caktimi i qellimeve te marredhenieve publike
-Pergatitja e mesazheve bindese
-Perzgjedhja dhe zbatimi i taktikave kyēe te komunikimit
-Monitorimi i progresit
-Dhe guri i fundit? Arritja e synimit te sjelljes se modifikuar

Dhe ne marrim njė bonus ne kėtė rast sepse jemi duke perdorur njė standart pothuasje perfekt te performances se marredhenies publike. Me kėtė dua te them se si ju mund te matni rezultatin e njė aktiveteti mė me kujdes se sa kur ju fare mirė e arrini synimin e percaktuar ne fillim e atij aktiviteti? Ju nuk mundeni. Ėshtė sukses i pastėr.

Patjetėr, pėr aq kohe qe ne zhvillojmė atė aktivitet taktik te pershtatur, jemi duke ushqyer ne kėtė mėnyrė mardhenien midis audiences sone se perzgjedhur dhe sipermarresit/klientit te bisnesit duke lustuar ne kėtė mėnyrė reputacionin e organizates, sherbimin dhe produktin te saj.Ne do tė bėjmė me te miren e mundshme qe ta bindim audiencen tonė te perzgjedhur te bėj atė qe sipermarresi/klienti ynė deshiron qe ajo te bėj. Dhe ndėrkohė qe kėrkojmė mirekuptim dhe pranim publik pėr atė sipermarres/klient, ne duhet te sigurohemi qe aktiviteti ne te cilin marrim pjesė jo vetėm qe ėshtė ne pėrputhje me ligjin, por ne mėnyrė te dukshme i sherben interesave publike.Me pas ne do tė nxjerrim ēdo taktike te mundshme pėr ti hedhur ata individe ne veprim. Dhe ne kėtė rast sipermarresi/klienti ynė do tė jetė i kėnaqur qe ne i kemi sjell gjėrat deri kėtu.

Por kur sipermarresi/klienti ynė do jetė plotėsisht i kėnaqur me rezultatet e prodhuara te mardhenies publike? Vetėm kur perpjektet tona pėr te "arritur, bindur, dhe hedhur ne veprim" kanė sjell si pėrfundim modifikimin e dėshiruar dhe te dukshėm ne sjellen e audiences se perzgjedhur mbi te cilėn ne dhe ata duam te ndikojme

Sipas kendveshtrimit tim, kjo ėshtė njė premise thelbesore e njė fenomeni public te ashtu quajtur mardhenie publike dhe konteksti strategjik ne te cilin ne duhet te veprojmė.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

4Normal Re: Marredheniet Publike prej Sun Jan 13 2008, 09:30

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Tre raste te pėrdorimit te Marredhenieve Publike ne mėnyrė te efektshme:

Tė besh me te miren ne njė situate te keqe

Nga Prof. Dr. Steven R. Van Hook

Fjala krize vjen nga greqishtja krisis, qe ka kuptimin "vendim". Tė gjithė jemi gjendur para njė situate te tillė. Kėto momente konkretizohen me mirė kur jemi te trysnuar qe ne ēast te marrim njė vendim pėr mėnyrėn e veprimit. Tė shkojme majtas apo tė shkojmė djathta? Tė luftojme apo t'ia mbathim me vrap? Tė ofrojme njė shpjegim, apo te bertasim me te madhe?

Ėshtė njė provė e vėrtetė e asaj se ēfare jemi, qoftė si kompani apo si person, se si i bėjmė ballė situatave ne mes te njė krize. Lajmi i keq ėshtė se ne kurrė nuk e dimė me siguri sa te mirė jemi pėr ta bėrė kėtė derisa vjen koha e proves. Lajmi i mirė ėshtė se ne mund ta pergatisim veten ne princip.

Ekzistojne tre mėnyra te zgjuara pėr t'iu qasur situatave te krizave:

1) Shmang njė krize ne rradhė tė parė (pak parashikim ka vlera sa njė liste me kura);
2) Adresim i shpejte dhe zgjidhje e problemit te krizes para se te shkallezohet;
3) Kerkimi i rrugėve te mundshme, pėr ta kthyer krizen tuaj ne njė oportunitet.

Me poshte gjendet njė model klasik se si njė krize mund te shndėrrohet ne njė oportunitet fal njė Marredhenie Publike te mirė:

Ne vitin 1986 dikush vendosi kapsula te helmuara me sasi vdekjeprurese te cianidit ne shishet e Johnson and Johnson qe gjendeshin ne raftet e njė magazine. Kompania u ndodh para njė krize faktike. Pike sė pari ajo terhoqi nga tregu gjithė mostrat e kėtij produkti me vlerė 300 miljone dollare.

Me pas kompania futi amballazhues me element sigurie, te cilat u bene shkak ndryshimi pėr gjithė industrine. Por me e rendesishmja ishte se kompania u gjend e pregatitur, veproi me gjakftohtesi, iu pėrgjigje pyetjeve te ashpra dhe nė fund arriti te mbante dominimin e saj ne treg. Ata shfrytezuan median pėr te demonstruar shqetesimin dhe vendosmerine e tyre pėr zgjidhjen e krizes. Ka qenė njė mesazh kurajoz dhe udhėheqės, pėrmes marredhenieve publike efektive.

Situatė tjetėr nga California:

Ky rast ka ndodhur ne Los Angeles ne kohėn e njė thatesire te gjatė, kur njė tubo e gjerė uji shpertheu ne mes te Ventura Boulevard, njė prej rrugėve me te populluara, duke shkaktuar ēarjen e tokes ne pjesė. Uji mbuloi rrugė dhe trotuare duke detyruar bizneset qe te mbylleshin. Zona u bllokua teresisht, kėshtu qe asnjė prej konsumatoreve nuk mund tė shkonte ne kėto biznese. Por mediat e lajmeve gjendeshin kudo. Njė prej bizneseve ne zonen e permbytur ishte edhe njė restorant hamburgerash me emrin Mel's Diner.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi