Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Diskutime Shoqėrore » Letra Dashurie

Letra Dashurie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:21

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Cigaraja jote jam une i dashur dhe pagjumsia mban emrin tim, me kot perpiqesh te me harrosh une kurre per ty s’do jem kujtim, dhe kur te puthesh me te tjera ato prape jane buzet e mia, shtrengimi yt aq i tendosur eshte malli im nga xhelozia.
Kthehesh ne dhome i rraskapitur e ankthin nis perseri, ku duke qare e lebetitur vetmia ime kthehet tek ti. E shikon shtratin, ke frike te shtriesh, mos ndodhem une nen carcafe merr shishen fillon te pish te harrosh gjurmet qe tek ti lash!


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:22

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ti, erdhe rastesisht ne mua atehere kur une se prisja qe ne jeten time te vjen dicka e tille dhe Ti erdhe !.... Erdhe dhe le gjurme te pa shlyera brenda nje shpirti qe kishte nevoje te ndjej nje dashuri qe i mungonte ne jeten e tij .....Mos harro kurre se po mos te kishte nevoje shpirti im per nje dashuri te tille kurr brenda sdo te lejonte ...e gjete zbraztesine e nje zemre te gatshme te sakrifikoje per Ty ....!
Nese ndonje here dikush do te me pyeste ne do i ziu sy te te shof Ty ....? do i pergjigjesha ne kete menyre : a do i verbri sy drite me mire me pyet keshtu....sepse verberia e syve eshte e pa shmangshme ne mos gjetjen e syve te T'u ....vetem ate here do dije te dalloje driten nga errsira e neteve te pa fundme,jeta vazhdon me mos ndalesen e saj e ti mbetesh perhere kujtimi i oreve te mia....kujtim i neteve te mia te gjata.....ne pritjen e ardhjes se mengjesit dhe shfaqjes se drites ne fund te nje errsire kaq te gjate per mua ....!
MALLSHEM PER TY DO MBES PERHERE !


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:22

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
kujtimet i mblodha te gjitha nje nga nje nga fundi i zemres dhe me to bera nje mal !!! e sodisja edhe malli kapte shpirtin !!! valle sa e madhe ishte dashuria jone e si u tret papritur !!! e ngjita malin e kujtimeve tona,maja ishte shume larte !!! u shtriva ne majen e malit te kujtimeve dhe dy pika loti befas rane !!! u tret mali i kujtimeve nga lotet rashe ne vetmine qe isha me pare !!! mendova me vete !!! dashuria qenka vec vetmi dhe dy pika lot ne fund te saj !!!


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:23

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Cigarja ime s'mund te jesh sepse ti ke arome magjike ne perralloren kopesht trendafilash. Eshte e vertete qe buzat e tua do me shoqerojne dhe dhimbja nga mungesa e beshmerise se tyre, do kete depertuar deri ne palc. Do me lagin buzet e tua, ne cdo enderr, te cilat jane shpeshtuar kohet e fundit, duke e pranuar qe ti s'je thjesht per t'u puthur e shtrenguar nga vetja, por je per tu ngrene 48 here ne 24 ore. Per te me humbur, veshtiresia ishte gje e panjohur, biles u cudite kur degjove fjalen qe sigurisht eshte shkruar ne nate, ''veshtiresi''. Por jeta sic ka fillimin, ka edhe fundin. Fundi eshte nje e bere dashuri, gjithe djerse, por te ftohta, ne vend te sheqerit trupat mbajne kripe, e cila nuk eshte marre nga fundi i detit, por fundi i djallit. Ai shtrat, fole e embel kujtimesh, eshte ndryshkur. Aty nuk jemi me ne zhurmuesit, ne te pameshiret qe gjithe hanibal-llek e shkelem cdo nate, biles shume here edhe ne dite, sidomos kur binte shi, i cili shoqeronte vokalin tone natyre-eksitues! Gjurmet e tua i kam ne zemer dhe zemren edhe pse te lenduar, e shikoj cdo sekond te jetes sime, je ti. Pra, ti je prane meje, ti je brenda meje dhe do te te dua aq sa s'te kam dashur kurre me pare...


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:23

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Do te shkruaj kete leter ani qe e dij qe kurr nuk do ta lexosh i dashuri im....
Kurr nuk pata rast te te shkruaj leter dashurie pasi nuk ishte nevoja me lexoje pa te shkrua fare....Tani kur te humba do mundohem te shkruaj ne leter per dashurin ton te pafat.
Shum te dashta dhe do te dua edhe tani kur nuk je me ishe dhe do mbetesh dashurija ime e pare dhe e fundit...Sa shum ishim te lidhur ne mes vedi por Ti ike dhe me le mua me vuajtje nuk dij e bere kete apo te morri vdekja ashtu pa pritmas??/Kurr nuk e mesova.Ishim te rij kur u njohem dhe menduam se asgje dhe askush nuk mund te na ndan por na ndan SHPIRT kurse Ti u ndave edhe nga jeta....Po me dridhet dora dhe loti me rrjedh pa nderpre qe nuk mund te jem me Ty, do ta gjeja lumturin vetem pran TEJE.....Ah moj Zemer sa e pafat qe jame,Pse nuk me more edhe mua?Qfar pyetje po kjo nuk esht e mundur e dij qe sdo me leje te vuaj!!!Do te isha njeriu me i lumtur ne bote po te ishe i gjalle edhe ne skaj te botes te ishe,edhe te ndar do te doja por tani nuk eshte e mundur kjo eshte vetem deshire e paplotesuar!!!Lutem qe sa me shpejt te bashkangjitem dhe te vazhdojm atu ku e lam dashurin ton....


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:24

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
hajde engjell dritebukur !!! te dua,kam nevoje per ty me shume se ujin qe pi,se driten qe shikoj !!! kam nevoje shpirt te vish te sherosh zemren qe eshte vrare qe diten qe ike!!! te dua zemer,ta dish sa do ishe me mua ne keto momente hidherimi,erresire !!! mos me ler vetem te me perpijne endrrat e keqija qe me kane kapluar qe kur ike !!! ktheje koken te pergjerohem.edhe pak,ia me kape doren qe eshte zhuritur ne pluhurin e harreses qe leshuan kembet e tua naten kur ike !!!kthehu zemer,ki meshire per sherbetorin tend qe po te lutet !!! ndihmoje te shikoi edhe njehere driten qe rrezaton miresia jote !!! bej qe te besoi edhe njehere ne dashuri !!! bej qe te besoj ne ekzistencen tende !!!


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

7Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:25

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
si ai peshku pa uje
si zogu pa krahe
si lulja pa arome
po jeta gjithsesi vazhdoka,edhe pse pa piken e kuptimit
forza kurajo shprese kerko te jetosh sikur neser sje me
e te mendosh sikur nuk do vdesesh kurre.......
te perqafoj...........


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

8Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:25

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
do doja te pakten te mbetemi shok, por as kaq nuk mundemi dot
por te pakten dua qe gjerat ti sqarojm, se me keto qe bejm njeri-tjetrin shum po e lendojm
ne qoft se problemi jot ishte te me flisje,ateher kete problem ta zgjidhje nuk dite
te desha... cfar u be? mund ta korigjoj?, nuk mun te kthehem mbrapsh me kohen te luftoj
por dicka te mbash mend se u fjalen ''te dua'' e them kur e ndjej, tjeter qe nuk arrita kurr qe ty ta rrefej.................


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

9Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:25

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Veshtir qenka te maresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te rri. Te prita te vish me buzeqeshje por ti me erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja, jam mire ketu Dhembja per ty dita dites po me shtohet se bashku me lotet e mi. me ka marr malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, syt e tu ...
Largimi yt i hershem shkaktoi plag te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag un nuk besoj. plaga do me sherohet atehere kure te vij dhe une ne parajs Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tande. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel. Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike vetem duke me shterguar doren. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une i perlotur te pres te kthehesh, po jo do vi une ma shpejt te ty te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma ktheshy lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shum se sa te kam dashur, edhe me shum se sa e dua veten,. Une do te jem ne shpirt vetem e ytja e ti vendos vet per lumturin qe mund ta kemi se bashku..atje ne parajse.me prit i dashur se kam edhe pak pune ta perkrah imaxhin tend dhe perseri do jemi se bashku dhe te lumtur.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

10Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:26

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Neser do iki larg,oh sa larg
Ne qiejt e pafund do jesh pa mua
Por me vete po me jep kete varg
"SE GJITHMONE DO TE ME DUASH""

Kur avioni te niset bashke me mua
Dhe kur te mos te me arrije me shikimi
Ta dish se prane teje do te jem
Hije e mbuluar me mantel mallengjimi

E qete pran teje do te kthehem ne vegim
Aty do te jem kur te me kerkosh
Si dallge qe zbon nga shpirti cdo dyshim
Nje kenge qe per jete ke deshire ta kendosh

Ditet do enden merzitshem te hutuara
Dhe netet do jen makth pa mbarim
Derisa te vijne ato caste perseri
Kure une do te them "MIRSE TE GJETA SHPIRTI IM "


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

11Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:27

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
sa veshtire eshte te shkruash ato qe ndjen,se sgjen dot fjal per ta pershkruar.nqs ti se kuptove shikimin tim esht e kote te te them te dua me fjal.asnjeher ste thash te dua une,te than lotet e mi qe ti as nuk i fshije,te tha shpirti im qe ti sdoje ta shihje,te tha zemra ime qe akoma spo hesht,fjalen te dua me tik_taket e saj ka lidhur ne perjetsi.pa ty asnje cast spo mundem te rri.per ty eshte shum e leht ngushllim ne krahet e nje tjetre te gjesh.por ta dish i dashur edhe pse me mendje jam dorzuar per ty me shpirt sme rrihet pa luftuar.me fal nqs te shqetsoj por dhimbjen time skam si ta largoj.mjafton te te shikoj vetem pak dhe jeta me duket me e gjate.edhe pse ti asgje smeriton as ske merituar un nuk behem pishman per asgje qe te kam dhuruar e duruar.gjithmon do jem loder ne duart e tua........por un prap te them te duuuuuuuuuaaaaaaaaaa kjo ishte nje leter nga nje vajze por e mora


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

12Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:27

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
“Kjo vetmi e gjate mori emrin tend
Ky trishtim pa fund mori emrin tim
Po me thuaj tani, ku je ti
Qe shum her i vizatove
Po kurre nuk i kuptove syte e mi
Eci vetem neper shi
Per te shplare kujtimin qe me le ti
Per te hequr nga mendja ato fjale aq te embla
Eci dhe koken nuk dua ta kthej
Per te pare se si gjithcka shembej
Nuk e kuptoj se si e humba zemren
dhe gjithckaje i vura tendin emer.”


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

13Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:28

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
E di se nje cast me ke munguar
E kuptoj s’te kam me prane
E ndjej zemra jote eshte lenduar
Por e fsheh dhimbjen e saj
Me fal nese nuk te them te dua
Por te dua nuk mjafton
Ti se ke iden se cfar je per mua
Po ta krahasojme dashurine tone
Nuk do mend qe ti nuk fiton
Je ne shpirtin time cdo ore e cast
S’ka mendim qe s’te perket
I mbyll syte shikoj imazhin tend
Dhe kur i hap prap aty te gjej
Hyre ne zemren time kur ne te kishte vetem zbrazeti
Ti s’ke per ta kuptuar sa te dua un kurre
asnjeher nuk do te doje njeri... madje as mua ti.”


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

14Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:29

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
gjysmen e kohes zbavitje te shfrenuara
gjysma tjeter vetem trishtim
ky perendim e lidhi..........ata ngrihen dhe perplasen kur bien
te humba ty,por te dua ketu pergjithmone
qe te jem dikush afer shpirtit tend
me thuaj nga te shkoj


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

15Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:30

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ti ike...gjurmet e tua nata i humbi.i humba dhe une ne erresire.ti ike dhe kete leter nuk e pe,dashuri!cdo hije ne rruge,me kujton hijen tende.zgjat doren ta kap,por ajo largohet.nuk je ti.hapat e mia degjohen ne heshtjen e rruges,nje nga nje...si rrahjet e zemres sime.do te doja te kthehesh,te me degjosh,por ti letren nuk e pe.a ka mbaruar cdo gje,dashuri?ti ike...
ku je...ku je...? kjo isht nga nje femer por e mora


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

16Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:30

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
besoj se ju pelqen


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

17Normal Re: Letra Dashurie prej Fri Jan 11 2008, 06:31

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi