Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Hashim Thaēi zgjidhet Kryeministėr i Kosovės

Hashim Thaēi zgjidhet Kryeministėr i Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Hashim Thaēi zgjidhet Kryeministėr i Kosovės.09-01-2008


Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės dhe ish udhėheqėsi politik i ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Hashim Thaēi, nga sot ėshtė kryeministėr i vendit. Kabineti i tij qeverisės i pėrbėrė nga Partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovės dhe tre ministra tė pakicave kombėtare u votuan nė orėt e mbrėmjes nė Parlamentin e ri tė Kosovės.

Partia e zotit Thaēi, fituese e zgjedhjeve tė 17 nėntorit, do tė ketė shtatė ministri, ndėrsa pesė tė tjera i mbeten Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Tetėdhjetė e pesė deputetė votuan pėr, 22 ishin kundėr ndėrsa katėr prej tyre ishin tė pėrmbajtur. Nė mesin e tė pėrmbajturve kishte edhe anėtarė tė partnerėve tė koalicionit.

Tridhjetenėntėvjeēari Hashim Thaēi do tė drejtojė koalicionin e ri qeverisės i cili do tė pėrballet me sfidėn themelore tė vendimit pėr statusin politik tė Kosovės. Duke folur para Zoti Thaēi u zotua pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės nė njė afat tė shkurtėr por nė bashkėrendim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Duke ju drejtuar bartėsve tė institucioneve ai tha se para tyre ndodhen sfida tė mėdha.

“Unė pres bashkėpunim tė ngushtė me ju nė mandatin tonė 4-5 vjecar nė periudhėn kritike qė do tė ketė kjo qeveri nė pėrpjekjet e saj pėr tė vėnė Kosovėn nė epokėn e re tė lirisė, pavarėsisė, zhvillimit dhe rendit demokratik”, tha kryeministri Thaēi.

Por, shpallja e pavarėsisė nuk mund tė pritet para zgjedhjeve presidenciale nė Serbi tė caktuara pėr 20 janar, pėrkatėsisht 3 shkurt tė kėtij viti. Beogradi i mbėshtetur edhe nga Rusia kundėrshton ēdo mundėsi tė pavarėsimit tė Kosovės, si dhe vendosjen e njė misioni tė ri tė Bashkimit Evropian qė do tė zėvendėsojė Misionin e Kombeve tė Bashkuara.

Pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve tė Kosovės kanė paralajmėruar se do tė ndėrmarrin veprime kundėrshtuese ndaj pavarėsisė sė mundshme tė Kosovės, posaēėrisht nė veriun e saj. Zoti Thaēi tha sonte se Kosova do tė funksionojė si njė tėrėsi nė kufijtė aktual tė saj, ndėrsa u zotua pėr bashkim tė tė gjithėve pėrballė sfidave e pengesave qė e presin Kosovėn.

“Institucionet e Kosovės do tė funksionojnė nė tėrė territorin e Kosovės nė bashkėpunim me komunitetin ndėrkombėtar. Pėr Kosovėn nuk do tė ketė aneksim, do tė ketė vetėm integrim. Unė do tė ndėrtojė apo do tė vazhdojė tė ruaj dhe kultivoj raportet e Kosovės, tė fqinjėsisė sė mirė edhe me Maqedoninė, edhe mė Shqipėrinė edhe mė Malin e Zi dhe nė tė ardhmen demokratike edhe me Serbinė si dy vende tė veēanta”, theksoi ai.

Zoti Thaēi duke ju drejtuar pjesėtarėve tė komunitetit serb nė gjuhėn e tyre, u zotua se do tė punojė pėr barazi dhe siguri pėr tė gjithė. Ai tha se qeveria e tij do tė punojė pėr kthimin e tė gjithė atyre qė janė larguar nga Kosova.

“Kosova ėshtė atdheu i tė gjithė qytetarėve tė saj dhe unė do tė jem kryeministėr i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės”, tha zoti Thaēi, duke u zotuar pėr njė jetė mė tė mirė tė tė gjithėve dhe pėr rimėkėmbje ekonomike.

Votimit pėr kabinetin qeveritar i paraprinė kritikat e rrepta tė partive qė kanė mbetur nė opozitė. Ato kritikuan nė veēanti disa pjesė tė marrėveshjes ndėrmjet Partisė Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, posaēėrisht pjesėn nė tė cilėn partnerėt e koalicionit zotohen se nuk do tė ketė mocion votėbesimi pėr kryeministrin dhe presidentin e vendit. Zoti Thaēi tha se kjo ka tė bėjė vetėm me partnerėt e koalicionit dhe nuk e pengon opozitėn qė tė kėrkojė votėbesim kurdo qė ajo ta vlerėsojė se ka nevojė pėr njė gjė tė tillė, ndėrsa u zotua se siē u shpreh ai, do tė jetė avokat i opozitės.//lk


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
keto lajme u mundesuan nga Ma-Oirgano ju flm per mirkuptimin


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi