Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Kosovė: PDK dhe LDK nėnshkruajnė marrėveshjen pėr koalicioni

Kosovė: PDK dhe LDK nėnshkruajnė marrėveshjen pėr koalicioni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kosovė: PDK dhe LDK nėnshkruajnė marrėveshjen pėr koalicionin qeverisės
Besim Abazi

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovės nėnshkruan sot marrėveshjen pėr koalicionin e ri qeverisės nė bazė tė rezultatit tė zgjedhjeve tė 17 nėntorit. Nė kėto zgjedhje Partia Demokratike doli e para duke lėnė prapa rivalen e saj tė vjetėr Lidhjen Demokratike e cila u shndėrrua nė partnerin e saj qeverisės.

Tė dy udhėheqėsit e kėtyre partive Hashim Thaēi dhe Fatmir Sejdiu hodhėn firmat e tyre nė marrėveshjen pėr ndarjen e pushtetit. Sipas kėsaj marrėveshjeje presidenti i Kosovės do tė zgjidhet nga radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe ai do tė jetė presidenti aktual Fatmir Sejdiu, kryeministėr Hashim Thaēi partia e tė cilit do tė ketė edhe postin e kryetarit tė Parlamentit.

Tė dyja partitė do tė kenė nga njė post zėvendėskryeministrash. Sipas marrėveshjes Partisė Demokratike i takojnė shtatė ministri: ajo e Ekonomisė dhe Financave, ministria energjetikės dhe Minierave, transportet dhe telekomunikacioni, ministria e punėve tė brendshme, e arsimit, e bujqėsisė dhe ajo e shėrbimeve publike.

Lidhjes Demokratike tė Kosovės i takojnė pesė Ministri: ajo e Tregtisė dhe Industrisė, Drejtėsisė, ministria e Shėndetėsisė, e Kulturės si dhe Ministria e Pushtetit Lokal. Sipas kėsaj marrėveshjeje partive politike nga radhėt e komunitetit serb u takojnė Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve dhe ajo e Punės dhe Mirėqenies Sociale, ndėrsa partive nga pakicat tjera u mbetet Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor.

Tė dy udhėheqėsit e partive tė koalicionit tė ri qeverisės thanė se mandati i kėtyre institucioneve do tė jetė katėr vjeēar, ndėrsa ai i presidenti pesė vjeēar qė ėshtė nė pajtim me propozimin e krye negociatorit tė Kombeve tė Bashkuara Martti Ahtisaari pėr statusin e Kosovės.

Duket se kjo ishte njė nga pikat kryesore qė ka ndikuar nė pėrmbylljen e bisedimeve disa javėshe pėr krijimin e institucioneve tė reja, tė cilat do tė votohen nė pako tė mėrkurėn nė Parlament, pėrfshirė edhe postin e presidentit. Nė marrėveshje janė pėrcaktuar edhe disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me emėrimin dhe vlerėsimin e punės sė ministrave tė kabinetit, ndėrsa njė pikė qė bie nė sy ėshtė zotimi i partnerėve tė koalicionit se nuk do tė ketė mocion votėbesimi pėr Presidentin dhe Kryeministrin e vendit.

Tė dy udhėheqėsit thanė se pėrparėsi kryesore e punės sė tyre do tė jetė pavarėsia e Kosovės. Zoti Sejdiu tha se shpallja e vendimit pėr pavarėsinė do tė ndodhė sa mė parė qė ėshtė e mundur. “Ne mund te themi se kemi njė orientim nė kornizėn themelore kohore dhe nė kuadėr tė kėsaj kornize kohore natyrisht se do tė ketė operacione ta quajmė, apo veprime tė koordinuara me bashkėsinė ndėrkombėtare, me mbėshtetėsit e pavarėsisė sė Kosovės qė tė ndodhė sa mė shpejt. Them se do tė ndodhė shumė shpejt", tha zoti Sejdiu.

Zoti Thaēi tha ndėrkaq se marrėveshja ndėrton institucionet qė do tė bartin procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. “Ėshtė koalicion apo marrėveshje pėr Kosovėn dhe jo pėr PDK-nė apo pėr LDK-nė. Ėshtė marrėveshje pėr interesin e tė gjithė qytetarėve dhe natyrisht pėrkushtimi numėr njė jo vetėm i koalicionit por gjithė spektrit politik dhe qytetarėve tė Kosovės ėshtė zyrtarizimi i shtetit tė pavarur, sovran e demokratik sa mė parė qė ėshtė e mundur dhe kjo do tė ndodhė sepse kemi mirėkuptim tė plotė ndėrkombėtarė nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe vendet tjera pėrreth", tha zoti Thaēi.

Pavarėsia e Kosovės kundėrshtohet ashpėr nga Beogradi i cili mbėshtetet nė qėndrimin rus i cili pamundėsoi arritjen e njė konsensusi ndėrkombėtarė nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ndaj planeve pėr t'i dhėnė Kosovės pavarėsi tė mbikėqyrur. //ad//



Qeveria do tė kryesohet nga Hashim Thaēi pasi partia e tij fitoi shumicėn e vendeve nė parlament. Partia Demokratike e Kosovės do tė qeverisė nė koalicion me Lidhjen Demokratike tė Presidentit, Fatmir Sejdiu


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin keto lajme u mundesuan nga Ma-Origano


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

aLbdigital

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
flm Ma-Origano











.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ska gje DigitaL


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi