Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Kosova e meriton pavarėsinė

Kosova e meriton pavarėsinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Kosova e meriton pavarėsinė prej Fri Jan 11 2008, 10:39

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
THE TIMES" LONDĖR - SERBĖT U DĖSHMUAN SI SUNDIMTARĖ TĖ PAMĖSHIRSHĖM, KURSE QĖ NGA VITI 1999 HUMBĖN KONTROLLIN MBI KRAHINĖN JUGORE

Kosova e meriton pavarėsinė


Derisa shqyrton mėnyrėn se si tė reagojė ndaj shpalljes sė pashmangshme tė pavarėsisė, BE-ja duhet tė ēlirohet sa mė tepėr qė tė jetė e mundshme nga fjalimet emocionale tė aktorėve rajonalė dhe tė revizionistėve dhe t`i mbajė mend tri fakte tė thjeshta: - pas vitit 1999 serbėt faktikisht dhe pakthyeshėm kanė humbur kontrollin mbi Kosovėn, - shumica e kosovarėve dėshiron pavarėsinė dhe, mbi tė gjitha, - ata meritojnė pavarėsinė.

Entoni Lojd

Larg nga kufijtė e Serbisė, njė fermė e shėmtuar e revizionizmit, vite me radhė dominonte ndėr kritikuesit e dėshirės sė shfaqur tė kosovarėve pėr pavarėsi. Ai pjesėrisht lindi nga dėshira e ēoroditur pėr kontradiktė. Nė pjesėn mė tė madhe ėshtė rezultat i injorancės, kurse pjesėrisht rrjedh nga racizmi: myslimanė enigmatikė e tė varfėr, gjuha dhe kultura e tė cilėve nuk i ngjajnė asnjė tjetre nė Europė, shqiptarėt e Kosovės janė shėnjestėr e lehtė "zezake" pėr elementėt tekanjozė tė klasave pseudo-politike tė Europės Perėndimore
Argumenti i kritikuesve tė pavarėsisė sė Kosovės mbėshtetet mbi dy parime tė rrejshme tė mohimit. Pikėsėpari, ata pohojnė qė Serbia nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr masakrėn me pėrmasa tė mėdha ndaj civilėve shqiptarė nė periudhėn e viteve 1998-1999 dhe nė vend tė kėsaj pohojnė se forcat serbe tė sigurimit kanė qenė nė njėfarė mėnyre tė mashtruara tė vrasin mijėra njerėz tė pafajshėm, pasi qė ishin tė provokuar nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Sė dyti, ata pėrfaqėsojnė teorinė se rreth 800 mijė refugjatė shqiptarė qė braktisėn shtėpitė e veta gjatė fushatės ajrore 79-ditėshe tė NATO-s e bėnė kėtė nga frika e bombardimeve, e jo nga njėsitet ushtarake serbe.
Sikur kėto pohime tė ishin tė sakta, atėherė argumentet thelbėsore pėr pavarėsinė e Kosovės, qė ėshtė nė qendėr tė vėmendjes ndėrkombėtare pas skadimit tė afatit tė pėrcaktuar nga OKB-ja pėr arritjen e marrėveshjes midis Beogradit dhe Prishtinės mbi statusin e ardhshėm tė Krahinės, do tė ishin krejtėsisht tė gabuara.
Por, pohimet e tilla nuk janė tė sakta. Kjo nuk ėshtė diēka qė ma merr mendja, por qė e di nė bazė tė fakteve. Kam shumė kujtime nga Kosova qė mė kanė mbetur gjatė kohės qė kalova atje, duke raportuar gjatė periudhės sė viteve 1998-2000.
Ndėr skenat rrėnqethėse tė varrezave masive, fshatrave tė shkrumbuara dhe kufomave tė fryra, nė kujtesė mė ka mbetur njė prej tyre me rėndėsi tė veēantė. Nė fushat afėr vendit tė quajtur Isniq nė jugperėndim tė Kosovės, njė ditė vere pashė kordonėt e policisė serbe qė kishin rrethuar afro 40 mijė kosovarė. Tė rinj, pleq, meshkuj, femra e fėmijė shikonin tė tmerruar horizontin derisa tymi nga fshatrat e tyre, tė djegura gjatė sulmit serb nga i cili ikėn, grumbullohej si shtėllungė nė qiell. "Ku ėshtė Europa"? Ku ėshtė Amerika", ankohej njė refugjat.
Pas disa ditėsh policia serbe i pėrzuri deri nė kufi, duke i ndjekur me shkopinj gome dhe me kėrcėnime qė jehonin nga altoparlantet e instaluar nė automjetet ushtarake. Kėta njerėz nuk kishin ikur nga frika e bombardimeve tė NATO-s.
Bomba e parė e NATO-s ka rėnė vetėm shtatė muaj mė vonė. Ngjarja ndodhi nė verėn e vitit 1998. Bota nė atė kohė fare pak ēante kokėn pėr Kosovėn, kurse serbėt tashmė kishin pėrzėnė mijėra njerėz nga shtėpitė e tyre.
Ky rikujtim ėshtė i rėndėsishėm pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės tani kur po zbulohet bashkėpjesėmarrja e autoriteteve serbe nė shkeljet e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė dhe po dėshmohet se edhe atėherė edhe mė vonė kanė qenė sundimtarė tė pamėshirshėm dhe tė padrejtė, nga tė cilėt shumica e shtypur e shqiptarėve tė Kosovės meriton tė jetė e pavarur.
UĒK-ja nuk kanė qenė engjuj. Sikurse ēdo forcė kryengritėse (e jo grup mafioz, siē thonė revizionistėt), e cila pėrbėhej nga luftėtarėt e lirisė, intelektualėt, fshatarėt, nacionalistėt, edhe ata kanė pasur elemente kriminogjene dhe i kanė shkelur fuqishėm tė drejtat e njeriut. Mirėpo, ata reflektonin dėshirėn e popullatės shumicė pėr pavarėsi, e tė cilėn dėshirė pikėsėpari e bėri kredibile sjellja e qeverisė serbe ndaj popullatės civile.
Derisa bashkėsia ndėrkombėtare vret mendjen se ēfarė tė bėjė me Kosovėn, do tė ishte mirė qė t`i rikujtonte kėto fakte. Koha nuk ėshtė mė aleate e asnjėrės palė. Pavendosmėria qė nga viti 1999 e kėtej mori shumė kohė.
Nė fillim tė kėtij viti u ringjall Rusia, e cila dėshiron ta rikthejė influencėn nė rajon. Ajo minoi planin e arsyeshėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės. Pasuan pesė muaj negociatash midis serbėve dhe kosovarėve para skadimit tė afatit tė caktuar deri mė 10 dhjetor.
Pat-pozicioni aktual ėshtė i qėndrueshėm. Nga njėra anė, kryeministri i posazgjedhur i Kosovės Hashim Thaēi, ish-pjesėtar i UĒK-sė, po pėrgatitet pėr shpalljen e njėanshmje tė pavarėsisė me mbėshtetjen e SHBA-sė, Britanisė, Francės dhe shumicės sė shteteve tė BE-sė. Nė anėn tjetėr kryeministri nacionalist serb Vojislav Koshtunica, i mbėshtetur nga Rusia, paraqiti ēėshtjen e statusit tė Kosovės si pjesė e Serbisė si temė kryesore tė politikės serbe dhe paralajmėroi pėr pasoja tė rrepta, po qe se BE-ja njeh pavarėsinė e Kosovės.
Parashikuesit pesimistė japin pasqyrėn e errėt, sipas sė cilės Kosova shpall pavarėsinė pėr tė cilėn Serbia pohon se ėshtė jolegale pa lejen e e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, tė cilėn e bllokoi Rusia. Dhuna do ta mbėrthejė Krahinėn, pastaj do tė pėrhapet nė Ballkan, sepse serbėt nė Bosnje dhe shqiptarėt nė Maqedoni po ashtu dėshirojnė pavarėsinė. Sė shpejti do tė shpėrthejė lufta e re ballkanike, e pėrkeqėsuar nga lufta e re e ftohtė.
Mirėpo, realiteti ėshtė krejtėsisht ndryshe. Z. Thaēi e di se pėr pavarėsinė i nevojitet njohja ndėrkombėtare dhe veē ka deklaruar se shpallja do tė bėhet nė bashkėpunim me BE-nė dhe SHBA-nė. Ai e kupton se shpallja e njėanshme e nxituar vetėm se do ta thellonte krizėn ekonomike tė Krahinės, e cila mbėshtetet plotėsisht nė ndihmėn e jashtme financiare pėr tė mbijetuar.
Aq mė tepėr, edhe pėrkundėr zhurmės qė bėn Koshtunica nė Serbi, shumica e serbėve ėshtė larg e larg mė e shqetėsuar pėr hallet e veta ekonomike sesa pėr statusin e Kosovės dhe nuk ka ndonjė vullnet tė posaēėm qė tė kėrkojė patronatin e Rusisė, po qe se kjo nėnkupton pėrkeqėsimin e marrėdhėnieve me BE-nė. Pasi qė luftuan dhe brenda 16 viteve humbėn katėr luftėra, nuk nxitojnė tė hyjnė nė njė konflikt tė ri. Edhe pėrkundėr vringėllimit me armė nuk ka mobilizim tė njėsiteve tė armatės serbe.
Brenda Kosovės, si pasojė e mungesės sė pajtimit midis dy grupeve etnike ē`prej vitit 1999, popullata minoritare serbe jeton nė enklava, kryesisht e ndarė nga shqiptarėt. Janė tė mundshme rrėmuja qytetare, trazira dhe vrasje, por nė praninė e 16.000 ushtarėve tė NATO-s nė Krahinė gjasat janė fare tė vogla pėr ndonjė konflikt me pėrmasa tė mėdha midis forcave tė konfrontuara paramilitare.
Pra, ecja pėrpara ndoshta nuk ėshtė edhe aq e rrezikshme sa druhet. Rrugėdalja ekziston. Mirėpo, nė ndėrkohė BE duhet t`i pėrforcojė misionet e veta civile dhe ushtarake nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė kujdesen qė pakica serbe tė jetė e mbrojtur. Ndonėse do tė ishte ideale sikur rrugėdalja tė mund tė gjendej me pėlqimin e Rusisė dhe tė Serbisė, BE-ja duhet tė pranojė se ka gjasa tė vogla qė kjo tė ndodhė.
Dhe derisa shqyrton mėnyrėn se si tė reagojė ndaj shpalljes sė pashmangshme tė pavarėsisė, BE-ja duhet tė ēlirohet sa mė tepėr qė tė jetė e mundshme nga fjalimet emocionale tė aktorėve rajonalė dhe tė revizionistėve dhe t`i mbajė mend tri fakte tė thjeshta: - pas vitit 1999 serbėt faktikisht dhe pakthyeshėm kanė humbur kontrollin mbi Kosovėn, - shumica e kosovarėve dėshiron pavarėsinė dhe, mbi tė gjitha, - ata meritojnė pavarėsinė.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Kosova e meriton pavarėsinė prej Fri Jan 11 2008, 10:40

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkutpimin keto lajme u mundesuan nga Ma-Origano


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Kosova e meriton pavarėsinė prej Wed Jan 16 2008, 13:02

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
normal qe e meriton pavaresine Kosova,,,,do ta marri dhe kjo nuk diskutohet
po nuk u be Kosova e pamvarur do beheni si ne israel
populli kosovar nuk eshte popull palestinenz,as kosova nuk do mund te jete Israel


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

4Normal Re: Kosova e meriton pavarėsinė prej Thu Jan 17 2008, 01:03

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
mendimi im shet se duhet tja japin


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Kosova e meriton pavarėsinė prej Thu Jan 17 2008, 02:53

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Ma-Origano shkruajti:mendimi im shet se duhet tja japin

eshte dashur t“ja japin me kohe,por gjithesesi,vone apo heret,do ta marri Smile


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

6Normal Re: Kosova e meriton pavarėsinė prej Thu Jan 17 2008, 03:32

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
edi LuNa por cka me be?


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi