Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Shqipfolėsi flet serbisht me shqipfolėsin

Shqipfolėsi flet serbisht me shqipfolėsin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Shqipfolėsi flet serbisht me shqipfolėsin prej Fri Jan 11 2008, 10:42

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Shqipfolėsi flet serbisht me shqipfolėsin

Zakonisht shqipfolėsit kur flasin pėr pushtetin komunikojnė nė serbisht, pavarėsisht faktit nėse i referohen pushtetit vendor apo qendror. Kėshtu njė shqiptar, mjek specialist, duke folur me kolegėt e tij mjekė pėr qėndrimin e pushtetit vendor ndaj mjekėve nė kėtė komunė, fliste nė serbisht, pėr mendimin konkret tė kėtij institucioni qeverisės. Ėshtė i njohur fakti se nė Ulqin pushtetin vendor e udhėheqin subjektet shqiptare qė nga fillimi i sistemit shumėpartiak.

Haxhi Shabani

Ulqinaku kur flet me ulqinakun pėr temat serioze, flet serbisht. Kėshtu ėshtė shprehur njė i anketuar pėr arsye e kalimit nga shqipja nė serbisht gjatė komunikimit me bashkėvendėsin e tij tė njė kombi. Ky konstatim, ndonėse mund tė bėhet i diskutueshėm dhe nuk ėshtė konstant e ka bazėn e tij. Sė pari, ulqinaku shqipfolės, kur iu referohet subjekteve tė cilėt kanė folur nė serbisht, ai rregullisht i citon, gjegjėsisht i parafrazon ato nė origjinal, duke folur me bashkėkombėsin e tij. Ai kėtė rregull e shtrin gjerėsisht, duke iu referuar ēdo burimi nė origjinal qė e ka shfrytėzuar nė serbisht, qė nga njė dokument nė administratė e deri te njė barcoletė, qė nga njė mendim i njė politikani shprehur nė kėtė gjuhė e deri te njė koment i njė gazetari sportiv pėr njė ndeshje futbolli. Po shfaqjet e kėtilla nuk pėrfundojnė me kaq. Shqipfolėsit duke folur me gojėn e tyre shkojnė deri aty sa improvizojnė se si do tė fliste akėcili serbishtolės nė raste tė ndryshme dhe nė situata tė llojllojshme gjuhėsore, duke e imituar atė nė gjuhėn e tij. Situatat e kėtilla gjuhėsore janė tė zakonshme pėr personat qė shkollimin e tyre e kanė kryer nė serbisht. Nė anketėn e zhvilluar me 30 persona, 11 nga ata janė pėrgjigjur se janė duke e kryer, apo e kanė kryer shkollimin nė serbisht. Jo vetem se ėshtė tregues i kėsaj ankete, por sė paku besohet se njė e treta e popullatės sė Ulqinit, ta kenė kryer njė pjesė apo tėrė shkollimin nė serbisht. Kėta folės, kur flasin pėr temat e tyre nga profesioni e ndryshojnė kodin nga shqip nė serbisht nė kėto fusha, sepse njohuritė, madje edhe shumicėn e informacionit, edhe pas shkollimit e kanė marrė dhe e marrin nė kėtė gjuhė.
"Tekniku biling i cili normalisht nė shtėpi e flet gjuhėn A dhe i cili nė punė e flet mjaftueshėm, jo mė shumė gjuhėn X, megjithatė mund tė jetė nė gjendje ta shprehė atė qė dėshiron ta thotė mė mirė nė gjuhėn X". Por, ndryshimi i kodit nuk ėshtė gjithnjė i zakonshėm, ai varet edhe nga marrėsi. Kur ai ėshtė njė shqipfolės qė nuk e ka atė pėrvojė shkollimi nė serbisht, atėherė solidariteti i folėsit dhe i marrėsit ėshtė i dyanshėm. I pari pėrpiqet qė tė mos e ndryshojė kodin, i dyti pėrpiqet qė ta mirėkuptojė atė pėr vėshtirėsitė qė i krijohen gjatė komunikimit. Kurse, kur vjen puna pėr tė folur pėr temat siē janė familja e rikthejnė kodin nė shqip. Se tė komunikuarit nė serbisht nga ana e shqipfolėsve nė disa situata krijon edhe gjendje absurditeti dhe situata qesharake tregojnė dy rastet konkrete qė do tė pėrmenden mė poshtė. Zakonisht shqipfolėsit kur flasin pėr pushtetin komunikojnė nė serbisht, pavarėsisht faktit nėse i referohen pushtetit vendor apo qendror. Kėshtu njė shqiptar, mjek specialist, duke folur me kolegėt e tij mjekė pėr qėndrimin e pushtetit vendor ndaj mjekėve nė kėtė komunė, fliste nė serbisht, pėr mendimin konkret tė kėtij institucioni qeverisės. Ėshtė i njohur fakti se nė Ulqin pushtetin vendor e udhėheqin subjektet shqiptare qė nga fillimi i sistemit shumėpartiak. Ndryshimi i kodit nė kėtė rast ndodhi pėr shkak tė krijimit tė traditės si mendėsi qė pushtetin real e udhėheqin ata qė flasin serbisht, paēka se ata nė kėtė rast janė shqiptarė. Kalimi nga njė kod nė tjetrin, pra nga shqipja nė serbisht gati rregullisht ndodh edhe nė situatėn kur shqiptari takohet me njė tė huaj. Njė fqinj imi, duke u pėrpjekur tė lidhej nė telefon me tė vėllain qė i punon nė Itali, pasi vėllai nuk i del nė telefon, i kishte dalė njė italian pėrpiqej tė kuptohej me tė nė serbisht! Kjo situatė gjuhėsore e krijuar, ėshtė qesharake dhe absurde njėkohėsisht. Italiani realisht nuk e kuptonte as serbishten e as shqipen. Ai mund tė ketė mundėsi potenciale tė marrė vesh mė shumė shqipen, pėr shkak tė shumė shqiptarėve qė jetojnė nė Itali, por shqipfolėsi i pėrmendur flet me tė nė serbisht.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin keto lajme u mundesuan nga Ma-Origano


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi