Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Peja, Dukagjini e Kosova kërkon drejtësi për malësorët e bur

Peja, Dukagjini e Kosova kërkon drejtësi për malësorët e bur

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Peja, Dukagjini e Kosova kërkon drejtësi për malësorët e burgosur

Mt. Është mbajtur protestë artistike në Pejë
t. Peja, Dukagjini e Kosova kërkon drejtësi për malësorët e burgosur
nt. “Kemi ngritur zërin edhe në Malësi e SHBA për të kërkuar drejtësi dhe liri për malësorët e arrestuar në aksionin famëkeq të policisë malazeze. Ata njerëz po mbahen pa të drejtë në burg sepse as edhe një fajësi e tyre nuk është dëshmuar deri tani”, u ka deklaruar protestuesve në Pejë përmes linjës telefonike deputeti e veprimtari Mehmet Bardhi



Pejë, 26 dhjetor- Shoqata e Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” me seli në Pejë ka organizuar në ditën e Krishtlindjeve një protestë artistike për ta sensibilizuar opinion vendor e ndërkombëtar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Malësi e veçmas për padrejtësitë që janë duke iu ngjarë 14 malësorëve të arrestuar në shtatorin e vitit të kaluar nga forca të policisë malazeze, të cilat në aksionin famëkeq “Fluturimi i shqiponjës” nuk kishin kursyer nga dhuna as pleq e fëmijë për të vazhduar edhe me sharje në baza nacionale e duke demoluar orendi e çdo gjë që u është gjendur afër. Në këtë protestë është ngritur zëri i kritikës edhe ndaj institucioneve vendore e ndërkombëtare në Kosovë pse nuk kanë bërë aq sa është dashur për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Në këtë ditë të madhe të festës së krishtlindjeve shumë familje në Malësi në vend të gëzimit e përgëzimeve jetojnë me ankthin e frikën për fatin e malësorëve që pushteti i Malit të Zi i arrestoi pa as një arsye. Nga këtu u drejtojmë edhe si njerëz të fesë, por edhe si vëllezër të një gjaku e një kombi gjithë malësorëve mesazhin se ashtu si gjithmonë edhe sot e tërë jetën ne do të jemi me ta dhe urojmë që drejtësia të triumfojë në mënyrë që Malësia të jetojë në gëzime e festa e jo në frikë e ankth”, është shprehur në emër të Bashkësisë Islame, hoxha Sadri Zeka.

“Kemi ngritur zërin edhe në Malësi e SHBA për të kërkuar drejtësi dhe liri për malësorët e arrestuar në aksionin famëkeq të policisë malazeze. Ata njerëz po mbahen pa të drejtë në burg sepse as edhe një fajësi e tyre nuk është dëshmuar deri tani”, u ka deklaruar protestuesve në Pejë përmes linjës telefonike deputeti e veprimtari Mehmet Bardhi, i cili ka shprehur gjithë respektin dhe përshëndetjet e Malësisë për organizatorin dhe pjesëmarrësit e kësaj proteste. Edhe zyrtari nga komuna e Tuzit, Nikollë Camaj, në pamundësi që të gjendej mes protestuesve në Pejë, u është drejtuar atyre përmes linjës së drejtpërdrejtë telefonike. “ Malësia falënderon Pejën e Dukagjinin për këtë përkrahje dhe për këtë zë të protestës. Duke parë se ju jeni pranë nesh dhe po ndani dhembjen me Malësinë në këtë ditë të madhe feste ne jemi më të fortë dhe dhembjen e lotin për bijtë tanë që po mbahen padrejtësisht në burgun e Shpuzit do ta kthejmë në këngë dhe në lutje që drejtësia të këndellet dhe t’i lirojë vëllezërit tanë dhe tuajt. Uroj që vëllezërit nga të gjitha trojet etnike të jenë shpejt në një valle të madhe për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë kryetari i kuvendit të komunës urbane të Tuzit , Nikollë Camaj. Duke iu bashkëngjitur zërit të kësaj proteste poeti nga Vuthajt Hasan Gjonbalaj dhembjen e ka shprehur përmes të vargut poetik, ndërsa Pren Marashi nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së ka lavdëruar burrërinë dhe kujdesin që kishin treguar malësorët në kohët e katrahurave për mijëra familje nga Dukagjini. Dritë Krasniqi duke folur në emër të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është shprehur se ajo që ngjau në aksionin famëkeq të policisë malazeze dhe gjithë ato veprime të dhunshme ndaj të burgosurve dhe familjeve të tyre janë shkelje të të drejtave elementare dhe janë të dënueshme kudo në botë. Ajo ka uruar që drejtësia të triumfojë dhe që malësorët e burgosur t’u kthehen familjeve sa më shpejtë. Sali Lukaj, ish i burgosur politik ka thënë se “ Ne në Kosovë kemi përjetuar torturat e burgosjet dhe prandaj edhe e dimë se policia sllave është e tmerrshme dhe përdorë dhunën edhe ndaj familjeve, por e vazhdon atë edhe në burg për të thyer njerëz, por malësorët janë të fortë si bjeshka ku Dedë Gjo Luli ngriti flamurin, pra janë të pathyeshëm dhe të tillë do të jenë tërë jetën ata”, ka thënë Lukaj.

Dodona Hysenaj dhe aktorët e Shoqatës Ukshin Jashari, Frashër Rraci, Jeton kelmendi dhe fëmijët Qëndresa, Shpëtimi e Qëndrimi bashkë me Ismet Demajn e Enver e Azem Lukajn me këngë e vargje i kanë dhënë forcë kësaj proteste artistike.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi