Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Nė kontinuitetin e kryengritjeve 500 vjeēare tė malėsorėve

Nė kontinuitetin e kryengritjeve 500 vjeēare tė malėsorėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
NĖ FSHATIN NIKMARASH - NĖ TRIESH U INAUGURUA PLLAKA PĖRKUJTIMORE E MALOTĖ GJEKĖS ARAPAJ

Nė kontinuitetin e kryengritjeve 500 vjeēare tė malėsorėve


Me rastin e 100 vjetorit tė luftės heroike tė Trieshit nė Lemajė, tė dielėn, nė fshatin Nikmarash nė Triesh, u bė inaugurimi i pllakės pėrkujtimore kushtuar Malotė Gjekės Arapaj, udhėheqėsi i kėsaj lufte. Fjalėn e rastit e tha Pjetėr Ivezaj, historian, kurse nė emėr tė Shoqatės "Vėllezėrit Ivanaj" foli dr. Lukė Gjokaj. Tubimin nė Triesh e pėrshėndeti edhe kryetari i KU tė Tuzit, Smajl-Maliq Ēunmulaj, kurse nė emėr tė familjes Arapaj tė pranishmit i pėrshėndeti Nikė Gjeti Arapaj. Pllakėn pėrkujtimore e zbuloi i nipi i Malotė Gjekės, Gjon Deda Arapaj.

Tė dielėn, nė fshatin Nikmarash nė Triesh, familja Arapaj pėrkujtoi 100 vjetorin e luftės sė Lemajės, me ē`rast u bė edhe inaugurimi i pllakės pėrkujtimore kushtuar udhėheqėsit tė kėsaj lufte, Malotė Gjekės Arapaj. Para disa dhjetėra njerėzve, moderatori i kėtij pėrkujtimi, Pjetėr Lucaj, ndėr tė tjera, tha " Veprimtaria, pėrpjekjet dhe angazhimet e shumta tė Malotė Gjekės Arapaj nuk ishin tė pėrqendruara vetėm nė ēlirimin e Trieshit dhe tė Malėsisė nga zullumi qindravjeēar otoman."
Ndėrkaq, fjalėn e rastit e mbajti Pjetėr Ivezaj, historian, i cili duke folur pėr rėndėsinė e luftės sė Lemajės, mes tjerash, veēoi: "Inaugurimi i pllakės pėrkujtimore kushtuar Malotė Gjekės Arapaj, e ndėrtuar nga tė afėrmit e tij, simbolizon jo vetėm luftėn e Lemajės dhe tė Trieshti, por edhe tė tė gjithė shqiptarėve nė pėrgjithėsi". Sipas tij ngjarja qė ka ndodhur para 100 vjetėve, pra lufta nė Lemajė ka zgjuar interesim tė madh, jo vetėm te historianėt shqiptarė, por edhe te ata botėrorė, duke treguar se trieshjanėt kanė marrė pjesė nė ēdo ngjarje.
"Karakolli ushtarak i Lemajės, si njėrI ndėr karakollet kryesore nė kufirin e quajtur, atėherė, kufiri turko-malazez, karakolli nė Lemajė do tė jetė pikėsynimi i sulmeve tė trimave tė Trieshit, por edhe tė tjerėve, sepse trieshjanėt nuk pajtohen me vendimet e pushtetit turk", thotė Ivezaj.
Sipas Pjetrit, beteja e Lemajės historikisht mund tė konsiderohet si njėra nga betejat qė nuk ka pasur derdhje tė shumtė tė gjakut dhe ka pasur njė domethėnie mjaft tė rėndėsishme. Nė vazhdim tė fjalės Ivezaj vuri nė dukje se beteja e Lemajės, e udhėhequr nga Malotė Gjeka Arapaj dhe pjesėmarrėsit e tjerė nga Trieshi, e zgjoi interesimin edhe tė shumė shteteve, ndėr to edhe tė SHBA-sė. Sipas folėsit Ivezaj, aty qėndron edhe roli mė i madh historik i Malotė Gjekės dhe shokėve tė tij trieshjanė, tė cilėt luftuan kundėr njėrit nga shtetet mė tė forta tė kohės.
Duke pėrfunduar fjalėn, Pjetėr Ivezaj theksoi se Beteja e Lemajės ėshtė nė kontinuitetin e kryengritjeve 500 vjeēare tė malėsorėve dhe ėshtė faza e parė e kryengritjes sė pėrgjithshme tė Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911. Beteja e Lemajės e udhėhequr nga Malotė Gjeka ka qenė betejė e organizuar me trimėri, me kurajo dhe me pushkė, kundėr njė okupatori atėherė shumė tė fortė.
Ndėrkaq, nė emėr tė Shoqatės "Vėllezėrit Ivanaj", dr. Lukė Gjokaj, duke falėnderuar organizatorin, u shpreh se duke pėrkujtuar Malotė Gjekėn Arapaj na jepet rasti tė pėrkujtojmė edhe tė gjithė bashkėluftėtarėt e Malotės dhe tė gjithė burrat dhe burrėreshat e Trieshit dhe tė Malėsisė sė Madhe.
"Malota dhe bashkėluftėtarėt e tij, sipas traditave luftarake, e kishin caktuar edhe skenarin e fillimit tė sulmit. Lufta e Lemajės i ka specifikat e veta. Jo vetėm se e penguan ngritjen e fortifikatave qė ishin menduar tė jenė tė pėrjetshme dhe jo vetėm qė e shporrėn nizamin dhe bazhibuzukun, por malėsorėt nė kėtė luftė treguan akte luftarake jashtėzakonisht tė larta, ēka mund tė shihet dhe tė takohet vetėm tek popujt e disiplinuar e me tradita tė lashta ushtarake".
Aktorja e Teatrit "Migjeni" nga Shkodra, Rajmonda Marku recitoi vargje nga kėnga popullore pėr luftėn e Lemajės dhe nga "Lahuta e Malcisė" tė Atė Gjergj Fishtės.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
LUFTA NE LEMAJE DHE NE GRABOM - ME RASTIN E 100 VJETORIT (3)

Trieshjanėt sulmojnė postat kufitare


L. Lucaj shkruan nė punimin tij (Trieshi...f 68-69 ) se eprorėt e Trishit nė mbledhjen e vėllezėrive e kishin caktuar dhe organizuar ditėn e sulmit. Atėherė trieshjanėt u organizuan si forcė ushtarake dhe sulmuan ashpėr me gjithė fuqinė qė kishin tė dy postat kufitare e jo si deri atėherė me disa vetė, por me dy ēetat e Trieshit afėr 150 vetėsh, nė tė vėrtetė me pėrjashtim tė rezervistėve qė ka pasur 33 veta (tė moshuar) dhe atyre qė ishin nė punė jashtė shtetit - 28.

Gjergj Nikprelaj

Do tė ishte shumė me rėndėsi t`i kishim edhe dokumentet nga Arkivi ushtarak i Turqisė.
Tashti, lufta e pėrgjakshme nė gjatėsinė e frontit Lemaja ( Haxhitahir ) - Hani i Grabomit e organizuar nga paria e Trieshit qė ditėn kritike kishte shkuar nė Cetinė, gjoja te Knjazi e Qeveria e tij pėr tė arritur "...mos tė kenė pėrgjegjėsi nė ditėn e sulmit ndaj Perandorisė Osmane, sepse luftėn e ka filluar vegjėlia pa dijen tonė"! - thonin ata. Nizamėt organizonin sulme tė forta nė shtėpitė e trieshjanėve, si edhe ndaj pasurisė sė tyre, vrisnin bagėti etj., duke parė se s`ka rrugėdalje tjetėr dhe se nuk duhet bėrė negociata me ushtrinė osmane edhe "pėrkundėr porosisė sė eprorėve, se duhet pushuar, sepse, gjoja, gjithēka ėshtė zgjedhur nė nivelin mė tė lartė ndėrshtetėror " si ka qenė porosia e parisė sė Trieshit dihet. Ne shkuam nė Cetinė, e ju bini sa mė parė"!
L. Lucaj shkruan nė punimin tij (Trieshi...f 68-69 ) se eprorėt e Trishit nė mbledhjen e vėllezėrive e kishin caktuar dhe organizuar ditėn e sulmit. Atėherė trieshjanėt u organizuan si forcė ushtarake dhe sulmuan ashpėr me gjithė fuqinė qė kishin tė dy postat kufitare e jo si deri atėherė me disa vetė, por me dy ēetat e Trieshit afėr 150 vetėsh, nė tė vėrtetė me pėrjashtim tė rezervistėve qė ka pasur 33 veta (tė moshuar) dhe atyre qė ishin nė punė jashtė shtetit - 28.
Siē thotė gjenerali Velisha Llazoviq, nė raportin sekret dėrguar ministrit ushtarak gjeneralit Martinoviq mė 11 tetor 1907 me kalendar tė vjetėr: "Tėrė Trieshi gjendet nė Luginėn e Cemit, nė kėtė luftė...".
Burimet ruse (raporti nr.47 i datės 12 tetor i vitit 1907) qė ambasadori rus nga Cetina ia dėrgon ministrisė pėr Punė tė Jashtme nė Petrovgrad konfirmon qė nė konfliktin e armatosur ndėrmjet banorėve tė brezit kufitar nga Trieshi dhe ushtrisė sė rregullt turke (nizamit) u vranė tre ushtarė turq, 9 tjerė u plagosėn dhe u plagos njė ofricer... Fjala ėshtė vetėm pėr betejėn e Lėmajės dhe Sheshit, kurse burimet malazeze raporti i cituar dėrguar ministrit ushtarak mė parė nė Cetinė gjeneralit Martinoviq, thotė se"kemi gjetur tre skeletė tė ushtarėve tė vrarė nizam". Numri i tė plagosurve nuk pėrmendet...
Nizami,ushtria e rregullt, ka pasur nė Haxhitahir (Lemajė e Shesh) 200 veta, tė cilėt gjendeshin aty jo vetėm si rojė kufiri, por edhe pėr arsye tė punimit tė Kėshtjellės nė Shesh. E parėndėsishme pėr ēėshtjen nė fjale ėshtė pyetja - a ka pasur shqiptarė nė pėrbėrjen e Ushtrisė perandorake, sepse kjo ka qenė luftė kundėr Turqisė e jo ndėrshqiptare...
Nė vizitėn e paralajmėruar tė trieshjanėve Cetinės, delegacionin e tyre e kryesoi major Galo Smail Lekoēaj, pėrndryshe njeri i menēur. Pėrveē tij nė kėtė grup eprorėsh ishin edhe Dedė Lokja Gjeloshaj, kapiten i Trieshit, Vatė Ujkaj, komandant i ēetės sė Trieshit tė Epėrm, Gjekė Nishku Lucaj, bajraktar i ēetės sė Trieshit tė Poshtėm, Mark Galo Lekoēaj, nėntoger me detyrė nė Triesh (Divizioni i Dytė nė Podgoricė) dhe Dok Gjelosh Lucaj, sekretar i kapitenit tė Trieshit.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Ti i Brengosuri,metevertete te thote mendja qe nuk e di aq histori sa shprehesh?! Po Ti qe e dijke historine e qenke i gjithedijtur,cfare solle ketu me kete shkrimin tend ,jo per mua ,por per lexuesit tjere te forumit?!Ti ,i Brengosuri,per sukseset e tjereve,per ignorimin qe te behet nga fakti se te njohin shume mire kush je,madje dhe si merr fryme,c`lakmi pate e c`orgazem perjetove te me sulmosh pa kurrfare baze,vetem e vetem pse shkruaj ketu me emer e mbiemer ,si Gjoke Gojcaj? C`te bera nese pohova qe nuk jam historjan,por shtrova disa pyetje ,qe per te miren tone ,per realitetin ,per te verteten qe gjithkush e do pervec genjeshtareve,manipuluesve e falcifikatoreve,hipokriteve ,e ku ta di une c`fare tipave te tjere.Skrimi im nuk perben asgje subjektive,as ndaj individeve e as fiseve e mahalleve, qe ti perpiqesh te mi inputosh.Malesia eshte teper e vogel per ta perjetuar e konsideruar te tille,per ta ndare ne mahalle ,lagje e fise.Prirjet e tilla jane tipare te njerzeve primitive qe nuk kane dashuri kombetare .Te atyre qe u shkon gjuha aty ku u dhemb dhembi.Keso elementesh gjeta ne shkresen tende.Dhe dije mire se aq histori sa meshef ti ne shkresen tende ,me duket perulje te them qe e di ne kete moshe qe kam,por e kam degjuar e mesuar shume vite me pare(ndersa ti foleshe serbishte me shoket tu shqiptare ,e ne dasma kendoshe "svako igra po malo") ,madje edhe kenduar e misheruar si pjese te krenarise qe kam per te kaluare tone te lavdishme .E ti te shprehesh cudi ,qe spaskam lexuar asgje ,megjithese (sic shprehesh) "pse dreqin u kem pase cua ne shkolle"?Sikur ti me paske pase shkolluar ,por s`paske gezuar ende satisfakcion qe te ka merituar!!! Ti ,me tutje vazhdon qe nuk do te beshe polemike me mua,por vetem sa te gjuash ata gure ,e meshefur doren,me ate thes ne koke (Pseodonim),me bindje se ashtu i meshefur mundesh t`ia arrish qellimit ,e pa dijtur kush se kush je!Keshtu gjithmone kane vepruar qyqet,spiunat dhe te poshterit dhe populli i ka identifikuar mire qe me kohe shpirterat e tille.Dhe eshte lehte te dallosh shpirtin normal nga shpirti i semure nga xhelozia, zemra e vogel dhe eshtrydhur nga merzia qe dikush tjeter mundet te kete me shume vlere ne shoqeri sesa Ti ,vet.Dhe si mund te keshe,kure perpiqesh te diskreditosh dike per qejfin tend te semure.
Une ,ne shkrimin tim kerkova pergjigje ,meqe edhe te isha historjan ,nuk do mendoja qe i di te gjitha sikur ti.Njesoj do me sulmoje edhe te pohoja qe nuk jam astronaut,sepse doje te perulesh mua permes replikes se rastit ,pa pseodonim. Zoti flokethinjur,ajo qe perpiqesh te me identifikosh si njeri me prirje fisnore,e perbuzur fiset tjera te Malesise,eshte kulmi ,ose i mosnjohjes sime ,ose i poshtersise qe ushqen ndaj meje dhe sigurishte se nuk te pin uje.
Une ,apostafat e theksova vendndodhjen time si Triesh,meqe nuk jam vetem i Hot,por i trieshjan e grudjan,i kojas e i kastrat,mirditor e dibran.Jam katolik dhe mysliman e mbi te gjitha jam shqiptar,edhepse nuk jam historjan
Pakez cuditem ,perse nuk shprehesh keshtu ne takime kur ndodhemi se bashku,kur vec qenke kaq i brengosur per keto pune.Bile ,te Dielen qe kaloi,u pame diku ,me edhe disa shoke te tjere,e nuk verejta qe kishe aq brenga ,te pakten ndaj meje ,a por ruhesh ....Ban mire te ruhesh (nese vec te ka mbetur edhe ndonje send pa zbuluar fytyren tende origjinale),se nuk ben mire te provosh te diskreditosh dike,pa kurrfare baze.E ke hetuar mire se ke mbetur i pavlere tek une ,prandaj provon te hakmerresh nga prita e me maske ne koke.
Nejse, i panderuar,une replikova ne kete teme per hire te lexuesve,sepse edhe nuk ia vlen shume te merrem me ty.Ky ,edhe nuk eshte vendi me i pershtateshem per te treguar vlerat tona ,por mbrojtja eshte e natyrshme edhe tek shtazet kure sulmohen nga armiqet e tyre.
Eshte bere sic duket nje praktike e rrezikshme per karakteret e shume njerzeve te kohes se sotme!Interneti dhe forumet shumekujte i kane dhene guximin per te lare hesape inatit me kundershtaret e tyre dhe ata qe i perjetojne si konkurente te pozites se nderuar ne shoqeri.Ka edhe aso qellimesh te flliqeta ne sherbim te armikut per te diskredituar e c`nderuar edhe ato "kokrra"qe mund te jene referenca mbeshtetese per masat.Me ne malesoret ,po ngjane dicka tipike e tille.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
besoj se ju pelqeu


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi