Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Mos tu befte “fara bar” ! (Reagim nga Prele Sinishtaj)

Mos tu befte “fara bar” ! (Reagim nga Prele Sinishtaj)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Mos tu befte “fara bar” ! (Reagim nga Prele Sinishtaj)

Me kujdes lexova reagimin e z. Nikola Gegaj (e jo Nikolle Gegaj) per aresye se Mali i Zi akoma
nuk njeh drejtshkrimin shqip (me “e” te pazane) per emrat shqip. Pra emri juaj ka vetem nji “L” e jo dy apo jo???!!!
Sidoqofte z. Gegaj duket se eshte penduar qe kohe me pare e quajti diasporen “Saka jada” apo nji grusht te mjeresh.
Une kete fjale te paren here e lexova ne shtypin malazias ne gazeten e perditshme “Vijesti” kohe me pare.
Nese Gegaj duhet te bejne polemike, duhej te bente me shtypin malazias e jo me levizjen “Atdheu na Bashon”.
Ai ne vend se te kerkoj falje, vazhdon me akuza e sulme kunder diasporas, por kesaj here kunder nji shoqate qe vepron ne diaspore. Z. Gegaj nuk tregohet i denje kur sulmon personat per ndryshimin e emrave, dhe shkon aq larg sa i akuzon se ata e bejne kete me qellim te komoflojne emrat e tyre se jan Shqiptare!!???
Une kam vetem nji pyetje per ty z. Gegaj?
Nese Gegaj eshte kaq i zoti pse nuk u bashkangjitet partive shqiptare, ti ndihmone ato, ti reformojne dhe te coj voten shqiptare per te miren e shqiptareve e jo te votohet ( me mburrje) disa here deputet madje edhe ne qeverine e Millosheviqit, kur ajo qevri vriste e piqte mijera shqiptare!
E per cfare shqiptari flasim ne kete rast, kur eshte fjala per z. Gegaj??!!!.
Gegaj perpiqet te mshihet pas te pareve te tij. Ketu nuk behet fjale per Athanas Gegen etj. Ketu behet fjlale per Nikola Gegaj, qe vjen ne diaspore dhe nuk takohet me shoqatat e diapsores, por ben takime gjysem ilegale, se ai e din mire se na ne diaspore do ta pyesnim se pse ai ne na ofendon kur na punojme, veprojme e shpenzojme per te miren e atdheut.
Ma ne fund, nese ai kaq vite punon me partitie serbe e malazeze, pergjigjen qe ai e ka bere, nuk duket se eshte e tij, por e dishepullit te tij nga New York, i cili specializon ne ofendime publike!.
Madje edhe stili ne te cilin eshte shkruar letra, duket i te njejtit person qe me vite shan here kete e here ate person!
z. Gegaj ju duhet te kerkoni falje per ofendimin qe i keni bere diasporas ne rend te pare e tash se dyti edhe levizjes “Atdheu na bashkon”. Perndryshe diaspore shqiptare nuk besoj se deshiron ta ndegjoj emrin tuaj as per te mire e as per te keq.
Porosoia ime eshte:
Mos u ngutni me ofendime se s’di si vijne kohet..nji dite mund te pendohesh rende tij e dishepulli yt qe te meson te shajsh shqip se ti zotni me mendue mendon serbisht!! Ndoshta nji dite iken edhe Gjukanoviqi, ashtu si iku Millosheviqi!!??
Atehere ku do te shkoni Ju? Me mire beni ndryshime si disa tjere, derisa ende ke kohe te pendohesh!!??
S’ka nevoje per spjegime per punet tua, se per te mirat tua sjedh kombit shqiptare, faktet flasin vet!
Nji fjale popullore thote “Mos tu bafte fara bar..kesaj here duket se fara eshte be bar.Ju zotni nuk duket se keni asgje te perbashket me at fare (Athanas Gegen) qe dikur punonte e vepronte per te miren e kombit Shqiptare”! Sikur te paret tu sot te ishin gjalle ata me sguri do te distancoheshin prej teje.
Atyre do tu vinte turp per ate qe ju beni, ne sherbim te pushtuesit shekullor, ne dem te popullit shqiptare.
Na ne diaspore s’duhet te merremi me ty, se eshte kohe e humbur. Shko atje te shkijet e merru me ta e na le
te qet, mos na lavdro por as mos na shaj, se nuk te kemi bere ndonji te keqe!
Shpresojme qe ky vit te ju sjedhi mend dhe te hyni ne “vathen” shqiptare. Duke shpresuar se ti dhe ata si ti qe jan ne sherbim te partive malazeze do te beni ndryshime, ju urojme vitin e ri.

Prele Sinishtaj (Nju Jork).


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
NGA NIKOLLE GEGAJ


Gazeta shqiptaro-amerikane "Illyria" ne edicionin e saj 16-19 Nentor, 2007 botoi deklaraten e Levizjes "Atdheu na Bashkon" me titull Diaspora shqiptare nuk eshte "nje grusht te mjeresh" dhe vazhdon me nentitull shpifes dhe qellimkeq: "Deputeti shqiptar i Partise malazeze, Nikolle Gegaj, ka ofenduar rende diasporen shqiptare". Percaktimi i shpifjes ne "Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe" eshte "Trilloj me qellim gjera te paqena, them e perhap fjale te rreme per t'i perlyer dikujt nderin e emrin e mire, per t'i ngarkuar nje faj qe nuk e ka bere, per te njollosur dicka ose per synime te tjera jo te ndershme". Kjo eshte formula per ate qe duan te specializojne degen e shpifjeve, sic eshte Levizja "Atdheu na Bashkon". Shtetet e Bashkuara dhe diaspora Shqiptare e Amerikes gjithmone kane simbolizuar lirine, demokracine dhe begatine. Vetem nje i cmendur ose diktator sic ishte Enver Hoxha mund te fyente diasporen shqiptare. Mergimtaret shqiptare te Amerikes jane shume te nderuar, sepse kontributi i tyre per ceshtjen kombetare eshte teper i rendesishem. Si mund te shaj Nikolle Gegaj diasporen shqiptare kur xhaxhai im Dr. Athanas Gegaj bente pjese ne eliten intelektuale dhe antikomuniste te Amerikes. Te gjithe e dime se me kerkesen e Imzot Nolit, Dr. Gegaj u emerua editor i gazetes "Dielli" te Bostonit dhe e kreu ate detyre me nder e dinjitet si asnje shqiptar tjeter. Ju krereve te Levizjes "Atdheu na Bashkon" ua bej te ditur se ishte Athanas Gegaj qe filloi fushaten me serioze antikomuniste midis shqiptareve te Amerikes. Ju zoterinj te "nderuar" nuk e dini historine e familjes Gegaj. Ndoshta keni degjuar prinderit ose gjysherit tuaj qe axha yne Gjergj Gegaj shpetoi dhjetera hoten nga masakrat e Toger Babes ne fund te Luftes se Dyte Boterore. Ndonjeri prej krereve te Levizjes "Atdheu na Bashkon" mund te kete degjuar per gjyshin tim, mesuesin e permendur Kole Preloken Gegaj. Pra veprimtaria arsimore, shkencore dhe politike nuk fillon me mua, por eshte ne traditen tone familjare per me shume se nje shekull. Jemi shume kryelarte per veprimtarine e tyre sidomos te Dr. Athanas Gegaj zerin e te cilit e degjonim ne radio-valet e Zerit te Amerikes kur ju ende nuk kishit vendosur ne Shtetet e BBashkuara. Ju nuk kishit lindur kur familja jone kishte lidhje te drejtperdrejte me Diasporen shqiptare te Amerikes. Lidhjet tona familjare dhe shoqerore me kete Diaspore jane teper te gjata dhe te natyrshme sepse atje kemi nje pjese te madhe te farefisit tone. e keni mbushur koshin e plehrave te internetit me berllog fjalesh, por nuk u ka hije sepse ju pretendoni se jeni levizja per bashkimin e atdheut, pavaresisht se nuk e kuptojme se per te cilin atdhe e keni fjalen. Shpresoj se ju e dini qe dheu i Arberit do me thene dhe i shqiptareve eshte i ndare ne 6 shtete ballkanike. Do te ishim kurioze te dinim cili eshte atdheu juaj dhe ku do te na bashkoni?
Si demagoge qe jeni i drejtuat ato shigjeta kunder meje rreth fjales "saka jada" te cilen nuk e kam degjuar dhe nuk e kam thene kurre ne jeten time ne asnje gjuhe. Natyrisht se eshte fabrikuar nga individe te caktuar per qellime denigruese. Diasporen shqiptare te Amerikes vetem nje i cmendur mund te quaje "Nje grusht te mjeresh". Une i kuptoj deshperimet tuaja por mos kerkoni viktima.
Vjeshten e kaluar isha per nje vizite ne Shtetet e Bashkuara dhe me kete rast zhvillova disa takime me rendesi ne Washington. Keshtu qe Seksioni Shqiptar i Zerit te Amerikes kerkoi nje interviste. Biseduam per shume ceshtje por kyci i intervistes sime me Zerin e Amerikes ishte pavaresia e Kosoves.
Ju zoteri qe fabrikoni shpifje te tilla mos t'u vije keq por aspiratat shekullore te Kosoves per pavaresi jane teper te shejta. Per pavaresine e Kosoves kam bere shume beteja politike, duke vene jeten ne rrezik. Ju mund te keni degjuar per fjalimet e mia ne Beograd, ne Parlamentin e Serbise dhe Malit te Zi. Nuk ishte lehte me u ballafaqua ne ate Keshtjelle politike me deputetet e Millosheviqit dhe te Sheshelit. Ne castet kur ne benim thirrje per pavaresine e Kosoves degjonim fyerje e sharje me te ndryshmet. Ne shenimin tuaj tedencioz beni te ditur se jam zyrtar i Parttise malazeze DPS. Eshte e vertete qe jam anetar i Partise ne fjale. Ne kete parti nuk kam hyre ilegalisht. Pjesemarja ime ne DPS dhe te gjitha veprimet dhe aktivitetet e mia politike jane legale. Per kete edhe para pese viteve jemi pritur zyrtarisht dhe me nderime nga autoritetet me te larta te Kongresit amerikan. Shpifjet tuaja sic duket jane pasoje e nje xhelozie. Une jam anetar i DPS-it ketu ne mal te Zi ashtu sic mund te jeni edhe ju anetare te Partise Demokrate ose Republikane ne Shtetet e Bashkuara. Te gjitha aktivitetet dhe takimet e mia politike ne Mal te Zi dhe ne Shtetet e Bashkuara jane publike. Ndersa shume takime qe ju shvilloni me autoritetet e huaja i mbani sekrete. Per takimet tuaja te fsheta flitet shume, bile edhe me ata qe i shani me fjalet me banale. Do te ishte mire qe edhe ju te ishit transparent ne veprimet tuaja. Ne shenimin tuaj theksoni kontributin e shqiptareve te Amerikes. Por diaspora shqiptare nuk fillon me ju. Ajo ka nje histori te gjate per me shume se nje shekull. Disa prej jush jeni vendosur atje kahere, dhe beni nje jete shume luksoze, por ne asnje regjister ketu ne vendlindje nuk eshte shenuar qe te keni derguar nje dollare per atdheun tuaj qe na bashkon.
Nje fjale e urte popullore thote "Marrja rrine e i zoti se lene". Mua me quajne Nikolle Gegaj dhe me kete emer jetoj e veproj. Nuk kam ndryshuar asnje pike dhe asnje presje nga emri dhe mbiemri im. Shume prej jush te Levizjes "Atdheu na Bashkon" i keni deformuar emrat shqiptare dhe Gjoni ne Amerike e ka pagezuar veten Xhan, ndersa Sabriu - Sam dhe Paloka thote se eshte Poll. Keto ndryshime nuk i keni bere se kishit frike nga Amerika, por i keni bere qe te mos u njohin se jeni shqiptare. Mendoni ju se eshte patriotizem me mdrushue emrin e pagezimit shqiptar? Deformimi kombetar fillon tek emri dhe mbiemri. Keshtu e mohoni edhe gjuhen e traditen shqiptare.
Eshte lehte me qene trim pertej Oqeanit, por urdhenoni ketu. Eshte lehte me u hallakat neper Amerike. Urdheroni ketu e veproni ne kushtet tona. Une Nikolle Gegaj jam kryelarte per emrin tim, per gjuhen dhe traditen shqiptare per fene dhe historine e te pareve. Asnjehere ne jete nuk me ka shkuar ndermend te ndryshoj emrin, kombin, gjuhen ose fene. Ne ketu veprojme ne kushte me te veshtira politike dhe shoqerore dhe ekonomike. Eshte lehte per ju atje ne Ameriken demokratike. Shqetesimet tuaja per gjendjen e shqiptareve ne mal te Zi nuk jane serioze, sepse nuk jeni te pranishem ne shoqerine tone dhe nuk mund t'i perjetoni veshtiresite tona. Sikur ta kishit dashur aq shume kete toke nuk do ta kishit braktisur aq lehte. Nuk keni shkuar atje per ceshtje atdhetare por per nje jete me te mire dhe me luksoze.
Disa prej jush e keni plotesuar aspiraten e jeteses personale me standarte te larta ne kategorine e shqiptateve dhe tash ne vend se te ndihmoni vendlindjen beni propaganda kunder nesh. Na akuzoni per te gjitha problemet e vendit. Ju nuk e dini qe ne kemi bere veprime te rendesishme per perdorimin e gjuhes shqipe ne Parlamentin e malit te Zi, per ndertimin e infrastruktures ne trevat shqiptare dhe disa objekteve me rendesi. Kemi kerkuar me kembengulje zgjerimin e mjeteve te informacionit ne gjuhen shqipe. kerkojme cdo dite inkuadrimin e profesionisteve shqiptare dhe angazhimin e tyre ne qeverisjen e vendit. Shoqeria shqiptare eshte rrenuar per me shume se nje shekull dhe nuk eshte aq i lehte riorganizimi dhe rindertimi i saj. Cka eshte edhe me keq, ju jeni shume te shqetesuar edhe per takimet e mia me Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Sulmi kunder tyre tregon se jeni te pabese dhe primitiv. Thua se eshte dashte te kerkojne leje prej jush per takimet e mia me ata. Shoqata juaj eshte themeluar nje vit me pare dhe tani kerkon te marre flamurin e veprimtarise kombetare ne Amerike. Nuk na shqetesojne shume shpifjet dhe sulmet tuaja. Bejme pyetje pse gazeta "Illyria" i mori nga interneti sharjet tuaja dhe i botoi. Urojme Levizjen "Atdheu na Bashkon" per vepromtarine e suksesshme ne fushen e shpifjeve e te pavertetave.

Nikolle Gegaj eshte anetar i Keshillit kryesor te PDS ne Malin e Zi, ish deputet ne Parlamentin e Malit te Zi dhe ne Parlamentin e Bashkimit Shteteror Serbi-Mali i Zi (dy mandate)

Shenim: Gazeta Illyria nuk e ka marre deklaraten e shoqates Atdheu na BAshkon nga interneti, sic thote Nikolle Gegaj ne reagimin e tij. Deklarata i eshte derguar nga vete shoqata ne fjale. Ish- deputeti nga Mali i Zi mund te ishte sqaruar per kete ceshtje nese do te kontaktuar redaksine tone Ai gjithesesi ka te drejten te jape reagimin e tij per akuzat qe i jane bere nga veprimtaret e komunitetit. Ndonese ne gazeten Illyria botohen shpesh reagime dhe deklarata te shoqatave apo individeve, ato nuk paraqesin domosdoshmerisht pikepamjet e redaksise dhe te botuesit.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin !


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi