Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Historiku i shkurtër i PDK-së

Historiku i shkurtër i PDK-së

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:14

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
<HR style="COLOR: #cccccc" SIZE=1>



Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:15

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
HISTORIKU

Partia Demokratike e Kosovës u themelua në një moment të veçantë të historisë sonë. Pas luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosjes së forcave ndërkombëtare , fillimit të organizimit dhe të ndërtimit të institucioneve të para demokratike të Kosovës u krijuan kushtet e përshtatshme për veprimtari politike.
PDK është trashëgimtare e strukturave politike të UÇK –së dhe e sistemit të vlerave politike kombëtare për liri demokraci e pavarësi të Kosovës .

Partia Demokratike e Kosovës u themelua me dhjetë tetor të viti 1999.
Deri me sot Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur 3 Kuvende Zgjedhore dhe dy Kuvende të Punës.

ë nga themelimi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës është z. Hashim Thaçi. Kryetari i Partisë zgjidhet nga Kuvendi i Partisë.
Organ më i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës është Këshilli Drejtues i cili sot numëron 106 anëtarë. Këshilli Drejtues zgjedh me procedurë të vecantë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë.

PDK ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës. Aktiviteti në terren mbulohet nga 32 degë.
Organ Ekzekutiv i PDK- së është Kryesia e cilia zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë.

Nënkryetarët dhe Sekretarët e Partisë Demokratike zgjidhen nga Kryesia e Partisë.
Partia Demokratike e Kosovës ka udhëhqur Qeverinë e Kosovës nga viti 2001-2004. Kryeministër nga radhët e PDK-së ishte z. Bajram Rexhepi.

Aktualisht, Partia Demokratike e Kosovës ka 30 deputetë në Kuvendin e Kosovës.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:15

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
PROGRAMI I PARTISE DEMOKRATIKE TE KOSOVES

PAVARËSIA E KOSOVËS – KUSHT I DOMOSDOSHËM PËR STABILITET NË RAJON
INTEGRIMET SHQIPTARE NË RAJON DHE EVROPË
KOSOVA DHE INSTITUCIONET EVROPIANE
KOSOVA SHTET ME INSTITUCIONE DEMOKRATIKE
TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT SIPAS STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE
E DREJTA PËR JETË , INFORMIM DHE ZGJEDHJE TË LIRA
TOLERANCA DHE MIRËKUPTIMI NDËRETNIK
MODERNIZIMI I FORCËS MBROJTËSE TË KOSOVËS
EKONOMIA E TREGUT
PËRKUJDESJA SOCIALE
FËMIJËVE – FËMIJËRI TË LUMTUR
RINIA
EMANCIPIMI DHE TË DREJTAT E GRUAS
KULTURA
MODERNIZIMI I ARSIMIT KUSHT PËR NIVELIZIMIN ME STANDARDET PERËNDIMORE
POLITIKA SHËNDETËSORE
PËR NJË AMBIENT KUALITATIV TË JETËS

HYRJE > Partia Demokratike e Kosovës ( më tej në tekst PDK ), krijohet në një moment të veqantë të historisë sonë . Pas luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dëbimit të pushtuesit serb, vendosjes së forcave ndërkombëtare , fillimit të organizimit dhe të ndërtimit të institucioneve të para demokratike të Kosovës , janë krijuar kushtet e përshtatshme për veprimtari politike publike.

PDK është trashëgimtare e strukturave politike të UÇK –së dhe e sistemit të vlerave politike kombëtare për liri demokraci e pavarësi të Kosovës . PDK identifikohet në vlerat dhe synimet e organizatave patriotike të pas Luftës së Dytë Botërore , trashëgimtare e luftës së UÇK-së dhe vazhduese e realizimit të synimeve të saja në paqe.

Duke dalur nga lufta e armatosur kundër okupatorit , PDK do të respektojë përkrahjen e popullit që na u dha në momentet vendimtare. Ajo do të ruajë në kujtesën e saj të gjithë ata , që ranë heroikisht në beteja , që u vranë e u masakruan dhe që vdiqën në tortura .

PDK mbështet të gjitha përpjekjet pozitive të bashkësisë ndërkombëtare për krijimin e parakushteve për zgjidhjen përfundimtare të statusit politik të Kosovës. Në këtë fazë është e domosdoshme të shfaqet e plotë dhe e dinjitetshme aftësia jonë për të qeverisur , për të ndërtuar shtetin demokratik të së drejtës, për të ndërtuar institucionet demokratike , për të rimëkëmbur jetën politike, ekonomike e sociale, për të rindërtuar vendin dhe për të arritur e ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

PDK është e vetëdijshme se , ashtu si liria që nuk erdhi pa luftën e UÇK –së e të NATO- s, poashtu as rindërtimi e zhvillimi i Kosovës s’mund të bëhet pa punën , përpjekjen e vendosmërinë tonë, pa ndihmën politike ekonomike dhe humanitare të SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian.

PDK konsideron se në këto momente duhet të arrihet një bashkim sa më i gjerë i mendimit politik e demokratik shqiptar në Kosovë dhe një angazhim i fuqishëm i të gjitha energjive krijuese dhe realizuese të popullit tonë për sendërtimin real të aspiratave të tij .

PDK do të përcaktojë si përparësi rindërtimin e menjëhershëm dhe ndarjen e ndihmave ekonomike në rajonet më të dëmtuara nga lufta si : strehimin e popullësisë, furnizimin me ujë dhe energji , telekomunikacionin , infrastrukturën , prodhimin bujqësor , institucionet arsimore dhe ambientin shëndetësor .

Për PDK –në, dialogu dhe konfrontimi demokratik i ideve do të jenë si mjete parësore për të realizuar emancipimin dhe vazhdimin e procesit të pavarësimit të Kosovës .
PDK është ngushtësisht e lidhur me lirinë e mendimit , laicitetit të shtetit dhe të shkollës.

PDK konsideron se në këto momente duhet të arrihet një bashkim sa më i gjerë i mendimit politik e demokratik shqiptar në Kosovë dhe një angazhim i fuqishëm i të gjitha energjive krijuese dhe realizuese të popullit tonë për sendërtimin real të aspiratave të tij .

PDK do të përcaktojë si përparësi rindërtimin e menjëhershëm dhe ndarjen e ndihmave ekonomike në rajonet më të dëmtuara nga lufta si : strehimin e popullësisë, furnizimin me ujë dhe energji , telekomunikacionin , infrastrukturën , prodhimin bujqësor , institucionet arsimore dhe ambientin shëndetësor .

Për PDK –në, dialogu dhe konfrontimi demokratik i ideve do të jenë si mjete parësore për të realizuar emancipimin dhe vazhdimin e procesit të pavarësimit të Kosovës .
PDK është ngushtësisht e lidhur me lirinë e mendimit , laicitetit të shtetit dhe të shkollës.

PAVARËSIA E KOSOVËS – KUSHT I DOMOSDOSHËM PËR STABILITET NË RAJON > Për PDK-në pavarësia e Kosovës mbetet kusht i domosdoshëm për paqen stabilitetin në Kosovë e rajon . Pavarësia e Kosovës është zgjidhje reale dhe nuk rrezikon askënd .
PDK i vë vetes për qëllim realizimin e aspiratave të shoqërisë civile në Kosovë për pavarësinë e vendit përmes proceseve demokratike.
PDK periudhën e bashkëqeverisjes me UNMIK-un, OSBE –në e konsideron kalimtare, gjatë së cilës periudhë procesi i pavarësisë do të kristalizohet dhe realizohet përmes të drejtës për vetvendosje të popullit të Kosovës.

INTEGRIMET SHQIPTARE NË RAJON DHE EVROPË > Në kuadër të rajonit , PDK rreshtohet përkrah forcave politike që kanë për qëllim demokratizimin e tij . Politika e shtypjes dhe e diskriminimit ndaj popujve dhe kombeve ka sjellë pashmangshëm politikën e konflikteve të vazhdueshme që kanë destabilizuar tërë rajonin .Pa respektimin e të drejtës dhe vullnetit të çdo populli as që mund mund të bëhet fjalë për demokratizim të Ballkanit.
PDK mbështet përpjekjet e forcave politike shqiptare në rajon, të cilat kanë për qëllim që me pjesëmarrje në procesin e integrimeve rajonale dhe evropiane të realizojnë të drejtat e pakontestueshme kombëtare.
Politika e PDK-së do të synojë që Kosova të jetojë në paqe e demokraci me të gjitha shtetet e rajonit . Ne jemi për bashkëpunim fqinjësor bilateral e multilateral si në rrafshin politik , ekonomik , të mbrojtjes e sigurisë ashtu edhe në atë arsimor, kulturor, tekniko- shkencor, e sportiv si dhe në çdo aspekt të jetës ekonomiko – sociale.
PDK angazhohet për ndërtimin e një politike sa më të afruar e të njësuar me shtetin shqiptar, kombëtare e ndërkombëtare.

KOSOVA DHE INSTITUCIONET EVROPIANE > PDK përcjell me interesim të veçantë reformat e institucioneve evropiane dhe duke qenë Kosova si pjesë e kontinentit evropian , angazhohet përkrah forcave politike të Evropës Perëndimore që synojnë integrimin e popujve të kontinentit tonë në një Evropë politike dhe ekonomike . Në këtë drejtim , duke u angazhuar drejtëpërsëdrejti për demokratizimin e Kosovës, kontribuojmë në përshpejtimin e realizimit të këtij qëllimi. Vetëm një bashkim demokratik i Evropës që respekton veçoritë e secilit komb dhe di t’i integrojë përmes tolerancës dhe solidaritetit , bëhet realitet për dhënien fund të konflikteve të armatosura në rajon .

KOSOVA SHTET ME INSTITUCIONE DEMOKRATIKE > PDK angazhohet që në Kosovë të vendoset shteti i demokracisë parlamentare , ndërtimi i shtetit të së drejtës, ngritja e të gjitha institucioneve demokratike, sistemi i ri juridik në të gjitha nivelet , sistemi bankar dhe strukturat shtetërore e administrative, pra, pushteti legjislativ , ekzekutiv dhe gjyqësor .

TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT SIPAS STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE > PDK do të punojë për një shoqëri demokratike dhe sistem ligjor , që siguron realizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut sipas standardeve ndërkombëtare në përputhje me Deklaratën universale mbi të drejtat dhe liritë e njeriut të OKB-së dhe dokumentet e OSBE-së , duke bërë bashkërendimin e të drejatve të individit me të drejtat shoqërore dhe me vlerat shpirtërore , kombëtare e demokratike .

E DREJTA PËR JETË , INFORMIM DHE ZGJEDHJE TË LIRA > PDK do të krijojë kushte reale për të garantuar e siguruar në praktikë liritë e njeriut , të drejtat politike, zgjedhjet e lira me votë të fshehtë plurale dhe të barabartë.
PDK do të garantojë jetën e mbrojtur me ligj , të drejtën e informimit , lirinë e shprehjes së mendimit , lirinë e shtypit dhe mediave , të bindjes e të fesë , paprekshmërinë e pronës , lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave si dhe lirinë e punës.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:16

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
TOLERANCA DHE MIRËKUPTIMI NDËRETNIK > PDK angazhohet për barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale, fetare apo racore .
PDK do të mbrojë dhe garantojë të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare që jetojnë në Kosovë në pajtim me standardet që dalin nga Konventat ndërkombëtare.

MODERNIZIMI I FORCËS MBROJTËSE TË KOSOVËS > PDK vlerëson si një ndër momentet më vendimtare të historisë sonë themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj për paqe , liri , pavarësi dhe demokraci .
PDK angazhohet fuqishëm për ristrukturimin dhe modernizimin e Forcës mbrojtëse të Kosovës në kushtet e krijuara , me objektiv integrimin e saj në strukturat Evro – Atlantike .
PDK angazhohet përherë për profesionalizëm dhe ngritje të aftësisë së saj mbrojtëse .
PDK do të kundërshtojë energjikisht çdo tendencë për politizimin e forcave Mbrojtëse të Kosovës .
PDK do të angazhohet që statusi , vendi , roli dhe pozita materiale e forcës mbrojtëse të Kosovës të rregullohet në mënyrë sistemore me ligj.

EKONOMIA E TREGUT > PDK angazhohet për ekonomi private në Kosovë , të bazuar në ligjet e ekonomisë së tregut , të hapur e të lirë , të integruar në institucionet rajonale dhe evro-atlantike. Kjo perspektivë e përgjithshme do të përcaktojë orientimin e saj politik , legjislativ dhe administrativ.
PDK do të angazhohet për privatizimin e pronës shoqërore sa më shpejt që do të jetë e mundur pas zgjedhjeve të lira.
PDK gjatë fazës tranzitore do të bëjë përpjekjet maksimale të sanojë pasojat e luftës dhe të zvogëlojë prapambetjen ekonomike që karakterizon vendin tonë në raport me Evropën. Për arritjen e këtyre objektivave PDK angazhohet në frymën e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore që donatorëve dhe investitorëve të jashtëm t’ua lehtësojë rrugën e realizimit të projekteve që kanë të bëjnë me Kosovën .
PDK angazhohet që ekonomia jonë të adaptohet në rrethanat e reja qoftë me kontekstin evropian qoftë me atë botëror . Krijimi i një tregu fleksibil është një ndër objektivat tona.
Duke qenë se konkurrenca e lirë në treg dhe liria e këmbimit janë të domosdoshëm për të stimuluar rritjen e zhvillimit ekonomik, PDK angazhohet për një treg të fortë dhe konkurues.
Për këtë arsye ekzistenca e një kornize, që do t’u mundësojë forcave të tregut të përmbushin me korrektësi rolin e tyre , është e domosdoshme për sukseset ekonomike , dhe paraqet një kusht për një politikë efikase të punësimit .
Në botën ku globalizimi dhe progreset shkencore nuk kanë të ndalur , Partia duhet të krijojë kushte që do t’u mundësojnë ndërmarrjeve të prosperojnë dhe të adaptohen , të cilat do të favorizojnë edhe krijimin e ndërmarrjeve të reja.
PDK do të stimulojë , favorizojë dhe mundësojë krijimin e ndërmarrjeve duke bërë lehtësime dhe duke i zbutur masat administrative….
Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme paraqet për ne prioritet absolut sepse, në këto ndërmarrje ndodhet potenciali më i madh i rritjes së rendimentit dhe krijimit të vendeve të punës .
PDK do ta orientojë shoqërinë drejt ekonomisë moderne dhe do të angazhohet kundër çdo ngulfatjeje të inovacioneve .
Duke qenë se konkurrenca e lirë në treg dhe liria e këmbimit janë të domosdoshëm për të stimuluar rritjen e zhvillimit ekonomik, PDK angazhohet për një treg të fortë dhe konkurrues .
Duke qenë se , teknologjitë e reja modifikojnë rrënjësisht natyrën e punës dhe i japin organizimit të punës një dimension ndërkombëtar , PDK konsideron se një nga detyrat më të rëndësishme që nënkupton modernizimin , duhet të jenë , investimet në kapitalin njerëzor me qëllim që individët dhe ndërmarrmimet shoqërore dhe ekonomike nga depërtimet e reja teknologjike në Kosovë dhe rajon , do të përcillen edhe me një dozë të pasigurisë rreth punësimit të njerëzve. Për këtë arsye PDK do të angazhohet për krijimin e kushteve të pregaditjes profesionale të vazhdueshme kompatibile , konform nevojave të tregut .

PËRKUJDESJA SOCIALE > PDK ka për qëllim mbojtjen e shtresave shoqërore të varfëra dhe të mesme mbi të cilët rëndojnë pasojat e luftës. Në mënyrë të veçantë familjet e dëshmorëve , të të burgosurve politikë dhe viktimave të agresionit serbomadh.
PDK do të angazhohet posaçërisht për t’i ndihmuar ata dhe për t’i integruar sa më denjësisht në shoqëri .
PDK angazhohet për institucionalizimin e një fryme të re sociale që konsiston në krijimin e kushteve të barabarta për progres të çdo qytetari të Kosovës.
Periudha e papunësisë duhet të shëndërrohet në një periudhë për të përmirësuar kualifikimin profesional.
PDK do të përpiqet të respektojë normat sociale minimale, t’i ndihmojë familjet që të adaptohen në përputhje me ndryshimet dhe t’u ofrojë mundësi të reja atyre familjeve që nuk mund të ndjekin evolucionin.
Për të krijuar një mirëqenie të gjithëmbarshme të popullit ne do të angazhohemi;
- të hapim një perspektivë të re për qytetarët e Kosovës,
- të hapim vende të reja pune,
- të mundësojmë kualifikime të reja që do të jenë në përputhje me standardet evropiane,
PDK do të angazhohet për t’iu siguruar të gjithë pensionistëve të drejtën në
pension , shfrytëzimin e kësaj të drejte universale sociale e njerëzore.
PDK do të ketë përkujdesje të vazhdueshme për të përndjekurit politik, të të
gjitha kohrave , për familjet e dëshmorëve , për invalidët e luftës dhe për të gjithë ata që në forma të ndryshme pësuan nga pushtuesi.
PDK do të përkujdest për punësimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .
PDK angazhohet në gjetjen e mënyrave më të përshtatshme për të luftuar problemet gjithnjë e më urgjente që lidhen me kriminalitetin , ç’integrimet shoqërore, përdorimin e narkotikëve dhe të të gjitha devijimeve të tjera në shoqëri.

FËMIJËVE – FËMIJËRI TË LUMTUR > Në përputhje të plotë me Deklaratën universale të të drejtave të njeriut , me rezolucionet , deklaratat , konventat dhe rekomandimet e OKB-së , si dhe të insitucioneve të specializuara që kanë për objekt eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit PDK do të angazhohet që fëmijëve të Kosovës pa dallim të përkatësisë etnike , fetare , gjinore apo racore t’u sigurojë një jetë të lumtur dhe me perspektivë.
PDK do të angazhohet që e drejta e fëmijëve të mbrohet me ligj , që fëmijëve t’u sigurohet mbrojtje sociale për zhvillim normal psiko –fizik, fëmijët të gëzojnë të drejtën e arsimit të obligueshëm fillor falas.
PDK do të angazhohet që fëmijëve si në qytet ashtu edhe në fshat t’u krijojë kushte për mësim , dëfrim dhe aktivitete të ndryshme kulturore sportive dhe rekreative.
PDK do të angazhohet që të ndalojë me ligj punën dhe eksploatimin e fëmijëve të moshës jomadhore.

RINIA > Rinia ishte shtylla kryesore e luftës sonë çlirimtare , ajo do të jetë forcë kohezive e shoqërisë në Kosovën e Pavarur e demokratike.
PDK e sheh si të domosdoshme mbështetjen e gjithanshme të rinisë, për arsim , edukim punësim dhe përfshirjen e saj me përparësi në gjithë jetën politike e shoqërore të vendit. Kujdes të veçantë do t’i kushtojë ngritjes së tyre profesionale, punësimit dhe specializimit të tyre edhe në botën e jashtme .
PDK do të stimulojë të rinjët për aktivitete rekreative dhe sportive.

EMANCIPIMI DHE TË DREJTAT E GRUAS > PDK angazhohet për emancipimin e shoqërisë në përgjithësi , e të gruas në veçanti .
PDK vlerëson lartë rolin dhe rëndësinë e gruas shqiptare gjatë luftës çlirimtare .
PDK do të angazhohet që për një punë me vlerë të njejtë të ketë pagë të njejtë pa dallim gjinie dhe do të luftojë kundër çdo forme të diskriminimit të gruas si në këtë aspekt, ashtu edhe në të gjitha aspektet tjera.
Ne do të angazhohemi që të ndërmirren të gjitha masat e nevojshme duke përfshirë edhe dispozitat ligjore për të luftuar të gjitha format e tregtisë me gra dhe të prostitucionit si deformitete të shoqërisë moderne.

KULTURA > PDK do të angazhohet dhe do të favorizojë një zhvillim të gjithanshëm kulturor në të gjitha lëmitë me qëllim që të vendoset një ekuilibër i harmonishëm në mes të progresit teknik e teknologjik dhe ngritjes intelektuale e morale të njerëzve.
PDK do të angazhohet për ruajtjen, kultivimin , pasurimin dhe përhapjen e kulturës sonë kombëtare .
PDK do të angazhohet për një bashkëpunim kulturor kombëtar dhe ndërkombëtar që do të shtrihet në të gjitha fushat e aktiviteteve intelektuale dhe kreative që lidhen me edukimin , shkencën dhe kulturën. Bashkëpunimi kulturor kombëtar e ndërkombëtar do të ketë për qëllim :
- të shpërndajë njohuritë dhe të stimulojë begatinë kulturore;
- të zhvillojë marrëdhënie paqësore dhe të miqësisë në mes të popujve;
- t’i mundësojë çdo njeriu t’i afrohet njohurisë të shijojë artet dhe letërsinë e popujve të ndryshëm , të marrë pjesë në progresin e shkencës që është arritur në tërë pjesët e botës dhe të kontribuojë nga ana e tij në pasurimin e jetës kulturore.

Bashkëpunimi kulturor do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë edukimit moral e intelektual të rinisë në një frymë të miqësisë të mirëkuptimit ndërkombëtar dhe të paqes.

MODERNIZIMI I ARSIMIT KUSHT PËR NIVELIZIMIN ME STANDARDET PERËNDIMORE > PDK do të angazhohet për modernizimin e sistemit të arsimit në Kosovë, dhe nivelizimin e tij me standardet e shteteve të demokracive perëndimore.
Një angazhim të veçantë do të kemi në shtrirjen e arsimit fillor për të gjithë qytetarët e Kosovës.
PDK do të ketë synim të saj të vazhdueshëm përmirësimin e kushteve të gjithanshme në të gjitha nivelet e arsimit, stimulimin adekuat në bazë të vlerave të punës dhe ngritjes profesionale të punëtorëve arsimor.
PDK do të inkurajojë dhe mbështesë iniciativën për depolitizimin e sistemit arsimor dhe do të angazhohet për krijimin e kushteve për arsimim privat .
PDK do të angazhohet për krijimin e kushteve për intelektualët , specialistët dhe kuadrot tjerë të shoqërisë moderne për punë normale shkencore e inovative të cilët do të çmohen dhe nderohen nga Partia jonë.

POLITIKA SHËNDETËSORE > PDK angazhohet për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të të gjithë qytetarëve si detyrë për krijimin e një shoqërie të shëndoshë në Kosovë.
Me qëllim që të bëjmë këtë , politika shëndetësore do të bazohet në planifikimin shëndetësor si detyrë kryesore drejt ristrukturimit tërësor të sistemit shëndetësor përmes elaborimit global dhe të koordinuar politik pa harruar përparësinë në ndarjen e mjeteve në kuadër të kësaj politike.

PËR NJË AMBIENT KUALITATIV TË JETËS > PDK angazhohet për një ambient ekologjik kualitativ.
PDK do të angazhohet për ruajtjen e ambientit jetësor nga ndotja ekologjike, nga shkatërrimet e pandërgjegjshme, sidomos të pyjeve. Do të angazhohemi për planifikim hapsinor dhe planizim urbanistik , për rregullimin e territorit dhe planifikimin e hapsirës zhvillimore.
PDK do të mbështet uljen e taksave për teknologjinë bashkëkohore që nuk bënë ndotjen e ambientit dhe do të insistojë në ngritjen e tatimeve ndaj firmave ndotëse të ambientit.

Prishtinë, 21.05.2000.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:17

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
S T A T U T I
I PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
Prishtinë, 29 qershor 2002

Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbajtur në Prishtinë, më 29 qershor 2002, miratoi këtë:

S T A T U T
TË PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Dispozitat e përgjithshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është parti politike, e pavarur dhe unike, e anëtarëve të cilët organizohen dhe veprojnë me qëllim të përmbushjes së detyrave programore, duke u bazuar në:

• Respektimin e njeriut, dinjitetit të tij, të drejtave dhe lirive të tij, pavarësisht nga përkatësia nacionale, fetare, gjinore, nga bindjet politike, aftësitë e kufizuara apo statusi social i tij,
• Realizimin e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe personave, të cilët jetojnë nga puna e vet,
• Afirmimin e të drejtave dhe lirive të personave të braktisur dhe të diskriminuar në cilëndo periudhë kohore,
• Afirmimin e mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik, angazhimin për arritjen e këtij objektivi,
• Zhvillimin dhe përparimin e vlerave demokratike, sistemin juridik dhe mbisundimin e drejtësisë,
• Zhvillimin e sistemit shumëpartiak demokratik, sigurimin e bazës për zhvillim ekonomik dhe politik, për përparim të vetëqeverisjes në nivel lokal,
• Mbrojtjen e natyrës, mjedisit njerëzor dhe shëndetit të njerëzve.

PDK do të angazhohet veçanërisht:

• Për tejkalimin e ngecjes së zhvillimit ekonomik dhe të varfërisë dhe për rritjen e punësisë dhe të mirëqenies,
• Për luftimin dhe zhdukjen e mendësisë së ngushtë e të prapambetur politike e shtetërore dhe për mbështetje të nisiativës së lirë dhe konkurruese,
• Për luftimin e paligjshmërisë dhe të korrupcionit dhe për ngritjen e nivelit të përgjegjësisë politike dhe shoqërore,
• Për ndërtimin e institucioneve demokratike, për mbikëqyrje e transparencë të veprimeve të organeve të pushtetit,
• Për mbisundimin e ligjit mbi çdo forcë politike.

Emri, selia, fushëveprimi

Neni 1

1.1 Emri i partisë është: Partia Demokratike e Kosovës,
1.2 Akronimi i partisë është: PDK,
1.3 Fushëveprimi i PDK-së është në Kosovë,
1.4 Organizimi dhe vendimmarrja është demokratike,
1.5 Selia e PDK-së është në Prishtinë,
1.6 Simboli i PDK është………………………
1.7 Logoja e PDK-së është …………………
1.8 PDK ka flamurin e vet në përpjestim 2:1, me ngjyrë të kuqe, në mes i vendosur simboli ose logoja e Partisë. Gjatë fushatave të PDK-së, flamuri mund të ketë edhe ngjyra të tjera.

Anëtarësimi në Parti

Neni 2

2.1 Në PDK mund të anëtarësohet çdo person fizik, i cili pranon parimet themelore të saj, të parapara me Program dhe me këtë Statut dhe i cili më parë e ka plotësuar aplikacionin. Mosha më e re për t’u pranuar në PDK është 14-vjeçare.

Neni 3

3.1 Për pranimin e anëtarit vendos Kryesia e Seksionit, brenda katër javësh nga aplikimi i konkurruesit. E verifikon Kryesia e Degës, në mbledhjen e parë të ardhshme,
3.2 Në rast të refuzimit të kërkesës për pranim, konkurruesi ka të drejtë t’i ankohet Kryesisë së Degës. Vendimi i Kryesisë së Degës është përfundimtar.
3.3 Në rast se kundër pranimit të një anëtari nuk bëhet ankesë brenda një viti, vendimi për pranimin e tij është përfundimtar,
3.4 Të drejtë ankese ka çdo anëtar që bënë pjesë në atë seksion. Ankesa duhet të jetë e argumentuar. Ankesën e shqyrton dhe e vendos Nëndega. Kundër vendimit konkurruesi i pakënaqur mund t’i paraqesë ankesë Kryesisë së Degës.
3.5 Çdo anëtar i PDK-së duhet të jetë anëtar i një seksioni, që është kompetent për vendbanimin e tij,
3.6 Në rast të përjashtimit, vendos Kryesia e Nëndegës, pasi të ketë marrë qëndrim Kryesia e Seksionit,
3.7 Anëtarësimi i dyfishtë nuk lejohet.

Neni 4

4.1 Anëtari mund të largohet apo përjashtohet,
4.2 Largimi duhet të arsyetohet me shkrim. Dorëzimi i librezës së anëtarësisë konsiderohet si deklaratë largimi,
4.3 Pas largimit apo përjashtimit, anëtari humb çdo të drejtë që ka pasur në raport me PDK-në, me komisionet e kontrollit apo me anëtarët e partisë veç e veç,
4.4 Anëtari i larguar apo i përjashtuar nuk ka më të drejtë të merr pjesë në aktivitetet e përbashkëta të PDK-së.

Neni 5

5.1 Anëtari i PDK ka të drejtë dhe obligim të merr pjesë në përcaktimin dhe në realizimin e politikës partiake,
5.2 Të ndërmerr nisma, të cilat nuk janë në kundërshtim me Statutin dhe Programin e PDK-së, e të cilat do t’ia prezantojë organeve vendimmarrëse,
5.3 Të zgjedh dhe të zgjedhet në organet e PDK-së,
5.4 Të caktohet si kandidat i PDK-së në listat zgjedhore për zgjedhje parlamentare apo komunale,
5.5 Të jetë i informuar për punën e organeve të PDK-së,
5.6 Të merr pjesë në të gjitha aktivitetet e PDK-së,
5.7 Të realizojë të drejtat dhe t’i përmbushi obligimet tjera të parapara me Program, me Statut dhe me akte dhe vendime të PDK-së.

Neni 6


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:18

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
6.1 Anëtari i PDK-së nuk ka të drejtë të jetë anëtar i një partie tjetër politike. E njëjta gjë vlen edhe për veprimtaritë, kandidaturat apo mbledhjet e nënshkrimeve nga ana e një partie tjetër politike,
6.2 Anëtari i PDK-së nuk ka të drejtë të kandidohet për një funksion, nëse më parë Partia e ka nominuar një kandidat tjetër,
6.3 Anëtari i PDK-së nuk ka të drejtë të angazhohet në ndonjë shoqatë apo organizatë, për të cilën Kryesia, në bashkëpunim me Këshillin Drejtues, vlerësojnë se vepron kundër PDK-së,
6.4 Vendimet e tilla të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues i obligojnë të gjitha organet e PDK-së.

Neni 7

7.1 Kërkesa për ripranim në PDK të një personi, i cili më parë ka qenë i përjashtuar nga Partia, duhet t’i drejtohet Kryesisë së seksionit, ku ai banon. Para se të vendoset mbi kërkesën për ripranim duhet të dëgjohet organi i cili ka kërkuar përjashtimin e tij. Të dy palët kanë të drejtë që kundër vendimit t’i drejtohen Kryesisë së PDK-së.

Mënyra e organizimit

Neni 8

8.1 PDK është e organizuar në seksione, nëndegë, degë dhe në nivelin qendror. Në këto organe zhvillohet dhe sendërtohet politika e PDK-së sipas parimit poshtë-lartë,
8.2 Bazë e organizimit të PDK-së janë degët, për hapsirën e veprimit të të cilave vendos Kryesia e PDK-së, në bazë të interesave politiko-ekonomike. Sipas këtyre parimeve bëhet edhe përkufizimi i nëndegëve dhe i seksioneve,
8.3 Në kuadër të PDK-së funksionon Organizata e Gruas Demokratike dhe Organizata e Rinisë Demokratike, të organizuara nëpër seksione, nëndegë, degë dhe në nivelin qendror të Partisë. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të tyre përcaktohet me rregullore të veçanta, të cilat i miraton Këshilli Drejtues,
8.4 Në raste të veçanta, PDK-ja organizohet edhe në diasporë, në mënyrë që anëtarëve, të cilët jetojnë jashtë, t’u japin të drejtë në sendërtimin e politikës së PDK-së dhe në dhënien e mbështetjes për realizimin e qëllimeve të tyre,
8.5 Për mënyrën e organizimit të tyre, vendos Kryesia e Partisë,
8.7 Mënyra e organizimit në degë, nëndegë dhe seksione, fushëveprimi dhe kompetencat, përcaktohen me rregullore të veçanta, të cilat i miraton Këshilli Drejtues.

Neni 9

9.1 Angazhimi në PDK bëhet mbi bazën e parimeve, të cilat janë të përcaktuara nga Kryesia dhe nga Këshilli Drejtues,
9.2 Për kryerjen e punëve profesionale dhe administrative - teknike, formohet shërbimi profesional,
9.3 Fushëveprimtaria, mënyra e organizimit, numri i punëtorëve dhe obligimet e tyre, caktohen me rregulloret mbi sistematizimin në shërbimin profesional, të cilat i miraton Këshilli Drejtues,
9.4 Për detyra të veçanta, me vendim të Kryesisë së PDK-së, formohen grupe të posaçme. Veprimtaria e tyre caktohet sipas parimeve që i përcakton Këshilli Drejtues. Këto grupe kanë të drejtën e fjalës edhe në Kuvendin e Përgjithshëm, vetëm për lëmitë për të cilat ato janë përgjegjëse.

Neni 10

10.1 Kryesia e PDK-së mund të formojë grupe për çështje të veçanta, ku mund të bëjnë pjesë edhe njerëz të cilët nuk janë anëtarë të PDK-së.

Funksionet e PDK-së

Neni 11

11.1 Funksionar i PDK-së është personi i zgjedhur nga organet e Partisë për një funksion të caktuar,
11.2 Funksionari e humb funksionin:
pas kalimit në funksion të ri, pas shkarkimit nga funksioni partiak ose me kalimin e afatit të caktuar,
a) pas dorëheqjes,
b) pas humbjes së anëtarësisë në PDK,
11.3 Përfaqësues i PDK-së konsiderohet vetëm ai që është i autorizuar nga PDK,
11.4 Kandidatët për zgjedhje komunale i propozon Këshilli Drejtues i Degës, ndërsa vendimin për përcaktimin e listës e merr Këshilli Drejtues i PDK-së,
11.5 Nëse në listën e propozuar për zgjedhje komunale bëjnë pjesë dy ose më shumë degë, përfshirja e kandidatëve duhet të jetë në përputhje me numrin e anëtarëve të regjistruar në Degë,
11.6 Në rast se degët nuk mund ta harmonizojnë listën, atëherë vendos Këshilli Drejtues, sipas propozimit të Kryesisë,
11.7 Kandidatët për zgjedhje parlamentare i cakton Këshilli Drejtues i PDK-së, në bashkëpunim me Kryesinë dhe me degët.

Neni 12

12.1 Kompetent për shkarkim nga funksioni është organi që ka bërë zgjedhjen,
12.2 Personi i shkarkuar nga funksioni ka të drejtë të ankohet në instancat më të larta të PDK-së,
12.3 Afati për t’u ankuar është dy javë, duke filluar nga momenti kur personit të shkarkuar i është dorëzuar vendimi me shkrim.

Pagesa e anëtarësisë

Neni 13

13.1 Çdo anëtar është i obliguar ta paguajë anëtarësinë,
13.2 Lartësia e anëtarësisë përcaktohet me vendim të Këshillit Drejtues, sipas Rregullores për afarizmin financiar,
13.3 Nuk ka të drejtë të kandidohet për funksione partiake dhe të përfshihet në listat e PDK-së për zgjedhje lokale apo qendrore, dhe as të drejtë vote në organet partiake, anëtari i cili nuk e ka paguar anëtarësinë më shumë se tre muaj.

Raportimi

Neni 14

14.1 Për çdo tre muaj të vitit kryesitë e degëve i dërgojnë raporte me shkrim Kryesisë së PDK-së, ku përshkruhet aktiviteti i tyre, numri i anëtarëve, gjendja politike dhe ekonomike, të hyrat dhe të dalat, si dhe përdorimin i mjeteve financiare, etj.

Organet drejtuese

Kuvendi
Neni 15

15.1 Kuvendi i PDK-së është organi më i lartë i Partisë,
15.2 Kuvendi, për nga natyra e punës, është:
a) Kuvend zgjedhor, i cili mbahet çdo dy vjet,
b) Kuvend pune, i cili mbahet çdo vit,
c) Kuvend i jashtëzakonshëm (neni 21),
15.3 Kuvendi përbëhet nga:
a)xxx delegatë të zgjedhur përpjestimisht me numrin e anëtarëve, të evidencuar në raportin e fundit para caktimit të datës së mbajtjes së Kuvendit (degët raportojnë sipas nenit 14),
b) Anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së,
c) Anëtarët e Kryesisë së PDK-së.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

7Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:18

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Neni 16

16.1 Kuvendi verifikon legjitimitetin e mandateve, zgjedh Kryesinë e punës dhe përcakton rendin e ditës,
16.2 Kuvendi i zhvillon punimet nëse vërtetohet se marrin pjesë më shumë se gjysma e delegatëve me të drejtë vote,
16.3 Kuvendi zgjedh Komisionin verifikues dhe Komisionin zgjedhor,
16.4 Vendimet në Kuvend merren me shumicën e votave të delegatëve të pranishëm,
16.5 Vendimet që merren në Kuvend, duhet t’u dërgohen të gjithë delegatëve.

Neni 17

17.1 Kuvendin zgjedhor e thërret Këshilli Drejtues i PDK-së,
17.2 Vendin dhe datën e mbajtjes së Kuvendit e cakton Këshilli Drejtues.

Neni 18

18.1 Për datën e mbajtjes së Kuvendit, delegatët informohen së paku 3 muaj më herët. Përveç ftesës, delegatët duhet ta marrin edhe propozimin për rendin e ditës,
18.2 Mënyra e punës së Kuvendit përcaktohet me Rregullore të punës,
18.3 Kërkesat, ankesat dhe parashtresat, të cilat vijnë nga organet e ndryshme të PDK-së, duhet t’i dorëzohen Kryesisë, së paku tetë javë para mbajtjes së Kuvendit,
18.4 Kërkesat, të cilat nuk respektojnë këtë afat, mund të futen në rendin e ditës vetëm me vendim të veçantë të Kuvendit.

Neni 19

19.1 Me qëllim të shqyrtimit të ankesave dhe parashtesave, Kuvendi formon Komisionin për parashtresa dhe ankesa, i cili i raporton Kuvendit,
19.2 Në rast se ndonjë delegat konsideron se ankesa apo parashtresa e tij, pa të drejtë, nuk është marrë parasysh nga komisioni kompetent, ai mund t’i drejtohet Kuvendit, me kërkesë që ta përfshijë në rend të ditës,
19.3 Vendimi i Kuvendit është përfundimtar,
19.4 Komisioni përbëhet nga pesë anëtarë; 3 delegatë të Kuvendit dhe dy anëtarë të Këshillit Drejtues.

Neni 20

Kuvendi vendos për këto çështje:
• Miraton Programin e Partisë,
• Miraton ndryshimet dhe plotësimet e Statutit,
• Miraton rregullore,
• Miraton rezoluta,
• Shqyrton raportin mbi aktivitetin e Kryesisë, të Kryetarit dhe të Këshillit Drejtues,
• Zgjedh Këshillin Drejtues,
• Zgjedh Kryetarin,
• Zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm,
• Shqyrton dhe merr vendime lidhur me ankesat dhe parashtresat, të cilat i paraqiten Kuvendit.

Neni 21

21.1 Vendimin për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm mund ta marrë:
a) Kuvendi i përgjithshëm,
b) Këshilli Drejtues,
c) 1\2 e delegatëve, që kanë marrë pjesë në Kuvendin e fundit, dhe
d) 1\3 e degëve.
21.2 Në rast se Kryesia e Partisë refuzon ta pranojë kërkesën, ajo shqyrtohet në Kuvend të jashtëzakonshëm.

Neni 22

22.1 Për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, delegatët duhet të njoftohen katër javë përpara,
22.2 Së paku pesë ditë para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm, propozimet duhet t´u dërgohen delegatëve dhe strukturave organizative me qëndrimin e Komisionit për parashtresa,
22.3 Në raste të tilla Kuvendi i jashtëzakonshëm zbaton nenet 15 dhe 16.

Këshilli Drejtues

Neni 23

23.1 Këshilli Drejtues është organ i drejtimit politik dhe ekzekutiv i PDK-së brenda dy kuvendeve të përgjithshme zgjedhore,
23.2. Përbërja dhe numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues përcaktohet me vendim të posaçëm të Kuvendit,
23.3 Anëtaret e Këshillit Drejtues zgjedhen në Kuvendin zgjedhor, me mandat dyvjeçar, nga lista e propozuar nga Komisioni kandidues dhe e plotësuar me propozime nga delegatët e Kuvendit. Çdo propozim duhet të arsyetohet,
23.4 Radhitja e kandidatëve në fletëvotim duhet të jetë sipas rendit alfabetik,
23.5 Këshilli Drejtues mund të shqyrtojë dhe të merr vendime, nëse në mbledhje marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve. Vendimet merren nëse për to votojnë shumica e anëtarëve të pranishëm,
23.6 Mbledhjet e Këshillit Drejtues mbahen së paku çdo tre muaj,
23.7 Mbledhjen e Këshillit Drejtues e thërret Kryetari i PDK-së,
23.8 Pjesëmarrja e anëtarëve të Këshillit Drejtues në mbledhje është e obligueshme. Mospërmbushja e këtij obligimi dhe mungesat e paarsyeshme në tri mbledhje radhazi, rezulton me pushim të mandatit të anëtarit të Këshillit Drejtues.

Fushëveprimi i Këshillit Drejtues

Neni 24

24.1 Këshilli Drejtues përcakton propozimet për Program dhe Statut të PDK-së,
24.2 Miraton rregulloren për punën e vet,
24.3 Miraton rregullore tjera në kompetencën e vet, të përcaktuara me Statut,
24.4 Zgjedh anëtarët e Kryesisë,
24.5 Zgjedh komisionet, këshillat dhe trupat punuese nga lëmenj të ndryshëm,
24.6 Miraton llogarinë përfundimtare dhe buxhetin për vitin vijues,
24.7 Miraton Programin dhe Platformën zgjedhore,
24.8 Zgjedh Shtabin qendror zgjedhor të PDK-së,
24.9 Miraton listën e kandidatëve për zgjedhjet e përgjithshme,
24.10 Themelon degë të reja apo i shuan degët të cilat nuk u përmbahen Programit, Statutit dhe rregulloreve të PDK-së,
24.11 Vendos lidhur me pjesëmarrjen në koalicione para dhe pas zgjedhjeve.

Neni 25

25.1 Puna dhe funksionimi i Këshillit Drejtues përcaktohet me rregullore të veçantë.

Kryetari i PDK-së

Neni 26

26.1 Kryetari i PDK-së:
• Përfaqëson PDK-në në organet vendore,
• Përfaqëson PDK-në në organe dhe organizma ndërkombëtare,
• Udhëheq punën e organeve të PDK-së,
• Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues,
• Propozon nënkryetarët dhe sekretarët e PDK-së,
• Propozon komisione dhe trupa punues për lëmenj të ndryshëm,
• Propozon përbërjen e delegacioneve të PDK-së për takime brenda dhe jashtë vendit,
• Kryen punë të tjera, të parapara me Statut dhe rregullore.
26.2 Mandati i Kryetarit zgjatë dy vjet, me të drejtë rizgjedhjeje,
26.3 Për punën e vet Kryetari i përgjigjet Kuvendit,
26.4 Për dëmtim të interesave të PDK-së dhe për keqpërdorim të postit, Kryetari mund të shkarkohet nga funksioni edhe para mandatit,
26.5. Procedurën e shkarkimit mund ta inicojë Kryesia, Këshilli Drejtues dhe13 e degëve të PDK-së.
26.6 Lidhur me kërkesën për shkarkimin e Kryetarit vendos Kuvendi i jashtëzakonshem, që thirret nga Kryesia ose Këshilli Drejtues me 23 e votave të anëtarëve të pranishëm.

Neni 27

27.1 Sekretari i Përgjithshëm koordinon punën e Partisë, drejton qendrën e partisë,përgatit dhe realizon fushatën e zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm, në marrëveshje me Kryesinë, emëron përgjegjësit në nivelin qendror dhe lokal,
27.2 Dispozitat e nenit 26.2 - 26.6, vlejnë edhe për Sekretarin e Përgjithshëm.

Kryesia e Partisë


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

8Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:19

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Neni 28

28.1 PDK-ja drejtohet nga Kryesia e saj,
28.2 Kryesia përbëhet prej Kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe anëtarëve, të zgjedhur nga Këshilli Drejtues,
28.3 Kryesia ka xxx anëtarë,
28.4 Mandati i anëtarëve të Kryesisë zgjatë dy vjet, me të drejtë rizgjedhjeje,
28.5. Kryesia zgjedhet në mbledhjen e parë të Këshillin Drejtues që mbahet pas Kuvendit të përgjithshëm zgjedhor, në raunde të veçanta votimi, me propozim të Kryetarit. Pas zgjedhjes së Kryesisë, zgjedhen nënkryetarët dhe sekretarët,
28.6 Zgjedhja bëhet në bazë të Rregullores për zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë për të gjitha nivelet e organizimit. Konsiderohet i zgjedhur ai kandidat, i cili ka fituar më tepër se gjysmën e votave të anëtarëve me të drejtë vote,
28.7 Nëse kandidatët nuk e fitojnë këtë shumicë, atëherë mbahen raunde të tjera të votimit. Të zgjedhur janë ata që marrin shumicën e përgjithshme të votave. Në rast të votave të barabarta organizohen, sipas nevojës, zgjedhjet e balotazhit (zgjedhjet e dyta). Në rast se sërish numri i votave është i barabartë, vendoset me short,
28.8 Kryesia e mëparshme i propozon Këshillit Drejtues zgjedhjen e Kryesisë dy javë para mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues,
28.9 Këshilli Drejtues ka mundësi që, më së voni një ditë para zgjedhjes së Kryesisë, të paraqes propozime plotësuese (të tjera). Këto propozime duhet të mbështeten të paktën nga 40 delegatë,
28.10 Në propozimin për zgjedhjet plotësuese, emrat e kandidatëve shënohen sipas rendit alfabetik dhe duhet t´u dorëzohen delegatëve n; fillim të mbledhjes.

Organet në strukturat tjera e PDK-së

Neni 29

29.1 Organet drejtuese të Degës, janë:
a) Kuvendi,
b) Këshilli Drejtues,
c) Kryetari,
ç) Kryesia,
29.2. Organet drejtuese të Nëndegës, janë:
a) Kuvendi,
b) Këshilli Drejtues,
c) Kryetari,
ç) Kryesia,
29.3 Organet drejtuese të Seksionit, janë:
a) Kuvendi,
b) Kryesia,
c) Kryetari,
29.4 Fushëveprimtaria, përbërja dhe mënyra e zgjedhjes së organeve drejtuese përcaktohen me Rregulloren për zgjedhjen e organeve drejtuese të PDK-së,
29.5 Rregulloren e miraton Këshilli Drejtues i PDK-së.

Pasuria dhe burimet

Neni 30

30.1 Pasurinë e PDK-së e përbëjnë patundshmëritë, mjetet themelore, aparatet dhe stabilimentet, paratë e gatshme, pagesat e anëtarësisë, donacionet dhe subvencionet, dhuratat dhe trashëgimia në bazë të testamenteve, si dhe të ardhurat nga aktiviteti i Partisë, i ndërmarrë me pasurinë dhe burimet e saj,
30.2 Në rast të shpërbërjes së Partisë, përpilohet llogaria përfundimtare, e cila duhet të përmbajë aktivën, pasivën dhe saldon, sipas pikës 31.1,
30.3 Mjetet e mbetura pas përmbushjes së obligimeve ndahen sipas vendimit të Këshillit Drejtues, për:
a) Buxhetin e konsoliduar të Kosovës, xx %.
b) Shoqatën e Invalidëvë të Luftës të UÇK-së, xx %,
c) Shoqatën për Përkujdesje për Familjet e Dëshmorëve, xx %,
30.4 Sekretari për financa drejton afarizmin e PDK-së në marrëveshje me Kryetarin dhe Sekretarin e përgjithshëm, sipas vendimeve të Kuvendit, të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë,
30.5 Kryesisë së PDK-së i takon përmbushja e obligimeve të rregullta të llogarisë publike në përputhje me ligjin,
30.6 Kryesia e PDK-së, në marrëveshje me degët, realizon afarizëm financiar brenda PDK-së.

Neni 31

31.1 Kryesia e PDK-së menagjon të gjitha mjetet financiare dhe pasurinë tjetër. Kryesia e ka për obligim të kërkojë dhe realizojë kthimin e borxhit nga huamarrësit. Në rast kontesti gjyqësor, anëtari i autorizuar nga Kryesia përfaqëson PDK-në në procedurat gjyqësore dhe jogjyqësore.

Neni 33

32.1 Kryesia e PDK-së është e autorizuar t’i mbrojë të drejtat e personaliteteve të PDK-së, veçanërisht të drejtën e emrit dhe të postit, derisa të jenë të zgjedhur ose të emëruar në ato poste,
32.2 Kryesia e PDK-së apo Komisioni i kontrollit nuk mund t’i detyrojë anëtarët e Partisë, që merren me biznes, me obligime materiale,
32.3 Anëtari i PDK-së nuk mund të veprojë kundër Partisë së vet, Kryesisë së saj apo kundër Komisionit të kontrollit.

Neni 33

33.1 Kryesia, në çdo kohë mund t’i kontrollojë strukturat e PDK-së dhe
nismat e saj, si dhe grupet e punës dhe prej tyre të kërkojë shpjegime dhe llogari,
33.2 Kryesia e PDK-së ka të drejtë që në të gjitha takimet partiake t’i këshillojë pjesëmarrësit, trupat e Partisë dhe grupet e punës,
33.3 Kryesia angazhohet që çdo kryesi e degëve dhe e nëndegëve t’i përmbushë detyrimet e dhënies së llogarisë publike,
33.4 Menaxhimi i mjeteve financiare dhe funksionimi i arkës rregullohet me rregullore të veçantë dhe me vendimet e Këshillit Drejtues.

Neni 34

34.1 Asnjë anëtar i PDK-së nuk ka të drejtë t’i mbajë ose harxhojë mjetet e PDK-së, pa vendim të organit përkatës,
34.2 Asnjë anëtar nuk ka të drejtë që, pa vendim të Kuvendit, t’i shikojë dokumentet afariste apo dokumentet e Kryesisë, të Komisionit të kontrollit apo të Partisë, të bëjë hartime prej kopjeve apo ekstrakte të tyre, të kërkojë informacione apo raporte për gjendjen e pasurisë të anëtarëve të PDK-së.

Komisioni i kontrollit

Neni 35

35.1 Për kontrollin e Kryesisë, si dhe për shqyrtimin e ankesave për Kryesinë, Kuvendi i përgjithshem zgjedh Komisionin e kontrollit prej pesë anëtarëve,
35.2 Anëtarët e Kryesisë apo të Këshillit Drejtues të PDK-së, si dhe bashkëpunëtorët aktivë zyrtarë dhe bashkëpunëtorët e Partisë, nuk mund të jenë pjesëtarë të Komisionit të kontrollit.
35.3 Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të kontrollit bëhet me votime të fshehta të shumicës së të pranishmëve,
35.4 Në rast të numrit të njejtë të votave, vendoset me short,
35.5 Për drejtimin e punës, Komisioni i kontrollit zgjedh kryetarin nga radhët e veta,
35.6 Kontrolli duhet të zhvillohet të paktën një herë në tre muaj,
35.7 Të gjitha dërgesat për Komisionin e kontrollit i drejtohen kryetarit të Komisionit,
35.8 Me kërkesën e Komisionit të kontrollit apo të Kryesisë, mund të mbahen mbledhje të përbashkëta,
36.9 Komisioni i kontrollit është i obliguar t’i kryejë detyrat e revizionit sipas nenit xx të Rregullores mbi afarizmin financiar të PDK-së.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

9Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:20

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
c) Pushim i përkohshëm i disa apo i të gjitha të drejtave nga anëtarësia, deri në tri vjet,
ç) Largim apo përjashtim nga Partia,
39.3 Masa e largimit apo përjashtimit mund të shqiptohet vetëm nëse konstatohet se me veprimet e tij anëtari i ka shkaktuar dëme të rënda PDK-së,
39.4 Kërkesa për inicimin e procedurës disiplinore partiake i bëhet Komisionit të arbitrazhit të Nëndegës nga çdo anëtar i organizatës partiake (neni Cool të cilës i përket anëtari,
39.5 Anëtar i Komisionit nuk mund të jetë personi, kundër të cilit ka filluar procedura.

Shpërbërja

Neni 40

40.1 Nëse Partia ka vendosur që të shpërbëhet, të shkrihet në një parti tjetër apo të bashkohet në një lidhje partishë, atëherë vendoset me referendum,

Neni 41

41.1 Kryesia cakton ditën dhe kohën e referendumit, që dhe duhet të publikohet në Informatorin e PDK-së më së voni dy javë para ditës së votimit në referendum. Votimi duhet të bëhet brenda tre muajve nga dita e marrjes së vendimit për referendum,

Neni 42

42.1 Çdo anëtar, i cili e ka paguar anëtarësinë, ka të drejtë vote,
42.2 Në fletëvotim theksohet se për çka votohet në referendum dhe ipet një përgjigje: jo ose po,
42.3 Çdo nëndegë paraqet një qendër votimi,
42.4 Referendumin e zbaton Komisioni për referendum, i cili emëron nënkomisionet nëpër degë dhe këshillat e referendumit nëpër nëndegë,
42.5 Rezultatet e referendumit i shpall Komisioni për referendum.

Neni 43

43.1 Kryesia e Partisë është përgjegjëse për përmbajtjen, disenjimin,
shtypjen dhe shpërndarjen e fletëvotimeve, procesverbaleve dhe materialit tjetër votues në Degë,
43.2 Degët i dorëzojnë fletëvotimet në kryesitë e nëndegëve,
43.3 Kryesitë e nëndegëve janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e referendumit. Ato duhet t’ua bëjnë të njohur anëtarëve kohën e votimit, vendin e votimit dhe për çka votohet. Ato marrin masa paraprake për mbarëvajtjen e votimeve, vendosin për vlefshmërinë e votave, përpilojnë procesverbalin për rrjedhën e votimit, e dërgojnë menjëherë në Degë rezultatin e votimit në referendum,
43.4 Degët e njoftojnë Kryesinë e PDK-së me rezultatet e votimit. Fletëvotimet dhe procesverbalet e votimit ruhen në Degë, së paku një vit,
43.5 Referendumi është i suksesshem nëse votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve me të drejtë vote nga regjistri i votuesve,
43.6 Rezultatet e votimit mblidhen nga të gjitha degët dhe botohen në Informatorin e PDK-së,
43.7 Nuk mund të organizohet referendum i ri për të njëjtën çështje pa kaluar një vit.

Vendimi i anëtarësisë

Neni 44

44.1 Vendimi i anëtarësisë mund të ndryshojë, të hedhë poshtë vendimin e një organi tjetër ose ta mbështes një vendim të një organi tjetër,
44.2 Çështje e një vendimi të tillë mund të jenë vetëm vendimet, të cilat nuk përjashtohen përmes normave partiake apo përmes normave tjera të një organi të PDK-së. Veç tjerash, nuk mund të jenë çështje e një vendimi:
a) Vendimet e Kuvendit të Partisë,
b) Vendimet e Komisionit të arbitrazhit,
44.3 Një vendim i anëtarësisë merret sipas kërkesës së një anëtari. Kërkesa e anëtarit duhet të përmbajë një propozim-vendim konkret dhe të jetë e argumentuar. Kjo mund të arrihet nëse mbështetet nga 10 për qind e anëtarëve,
44.4 Përveç kësaj, një vendim i anëtarësisë merret, nëse
a) Kuvendi i PDK-së e vendos me shumicën e përgjithshme,
b) Kryesia e PDK-së vendos me tri të katërtat e shumicës,
c) Kërkojnë dy të pestat e kryesive të degëve,
44.5 Këto vendime apo kërkesa duhet të përmbajnë një propozim-vendim dhe të argumentohen,
44.6 Lidhur me kërkesën e anëtarit, Kryesia e PDK-së mund ta qesë propozimin e vet në votim,
44.7 Me vendim të anëtarësisë merret një vendim për organin, të cilit i është drejtuar vendimi. Vendimi është i vlefshëm nëse për të kanë votuar të paktën 1/3 e anëtarëve të Partisë me të drejtë vote. Brenda dy vjetëve pas vendimit të anëtarësisë, Kuvendi i Partisë mund të marrë një vendim tjetër me 2/3 e shumicës. Më pas mjafton shumica e thjeshtë.

Zgjedhjet brenda strukturave partiake

Nominimi për Kryetar dhe Kryeministër të Kosovës

Neni 45

45.1 Nominimi për Kryetar dhe Kryeministër të Kosovës bëhet me anë të votimit,
45.2 Zgjedhja e kandidatëve për Kryetar apo Kryeministër të Kosovës bëhet me vendim të:
a) Kuvendit,
b) 2/3 të anëtarëve të pranishëm të Këshillit Drejtues,
c) ¾ e anëtarëve të Kryesisë,
ç) kërkesës së 10 për qind të anëtarëve të Partisë,
45.3 Zgjedhet ai që fiton më shumë se gjysmën e votave të vlefshme,
45.4 Nëse asnjë kandidat nuk e fiton këtë shumicë, atëherë organizohen zgjedhjet e balotazhit për dy kandidatë të plasuar më mirë. Zgjidhet kandidati që fiton më shumë vota.

Zgjedhjet qendrore dhe komunale


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

10Normal a prej Fri Jan 11 2008, 23:21

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Neni 46

46.1 Për propozimin e kandidatëve për zgjedhjet qendrore dhe komunale vlejnë përkufizimet e Ligjit zgjedhor dhe të këtij Statuti,
46.2 Për zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës dhe për kuvendet komunale, përfaqësimi i femrave dhe i meshkujve sigurohet përmes propozimit të listës së përbashkët të Partisë,
46.3 Lista përpilohet sipas kritereve të parapara me Ligjin zgjedhor.

Shpallja e zgjedhjeve

Parimet e përgjithshme

Neni 47

47.1 Zgjedhjet mund të mbahen nëse ato janë paraparë me rendin paraprak të ditës, i cili u dërgohet anëtarëve, përkatësisht delegatëve, të paktën një javë më herët.

Neni 48

48.1 Zgjedhjet për organe drejtuese në të gjitha nivelet janë të fshehta, të parapara me këtë Statut dhe me Rregullore të veçantë,
48.2 Zgjedhjet bëhen me fletëvotime. Janë të lejueshme aparaturat për numërimin e votave,
48.3 Të pavlefshme janë fletëvotimet, kur:
a) ka më shumë të votuar se sa zgjedhen,
b) përmbajnë fjalë ofenduese për kandidatët ose Partinë,
c) janë të formatit dhe të disenjuara ndryshe nga ë‘është përcaktuar nga organi përkatës,
ç) janë të grisura,
48.4 Abstenimet janë vota të vlefshme dhe numërohen,
48.5 Propozimet për zgjedhje duhet të plotësojnë parakushtet, sipas rregullores. Kryesitë përkatëse kanë të drejtën e propozimit,
48.6 Kandidatët që kanë një detyrë publike, para zgjedhjeve duhet t’i bëjnë publike të ardhurat e tyre.

Renditja në fletëvotim

Neni 49

49.1 Në rast se paraqiten më shumë kandidatë të PDK-së për t’u zgjedhur, radhitja bëhet sipas rendit alfabetik,

Raundet e zgjedhjeve të ndara

Neni 50

50.1 Kryesia ose komisionet tjera partiake zgjedhen sipas rregullores, ndaras nga njëra-tjetra,
a) kryetari,
b) zëvendëskryetari,
c) anëtarët,
50.2 Zgjedhjet mund të caktohen ose lejohen në raunde të ndara për zgjedhje.
50.3 Nëse me Statut ose rregullore nuk është i përcaktuar numri i anëtarëve të tjerë, atëherë duhet të caktohet numri i anëtarëve të atij organi ose komisioni para zgjedhjes.

Zgjedhja për plotësimin e një posti partiak

Neni 51

51.1 Nëse janë propozuar dy apo më shumë kandidatë, zgjedhet ai që fiton më shumë vota,
51.2 Nëse kandidati nuk fiton shumicën e votave, zhvillohet një raund tjetër i zgjedhjeve, në të cilin vendos shumica e votave,
51.3 Në rast të votave të njëjta, zhvillohen zgjedhjet e balotazhit.
51.4 Nëse sërish barazohen votat, atëherë vendos shorti.

Zgjedhja për plotësimin e shumë posteve partike

Neni 52

52.1 Në raundet e zgjedhjeve, në të cilat njëkohësisht zgjedhet më shumë se një person (lista e zgjedhjeve), në një fletëvotim mund të zgjedhen aq kandidatë, sa janë për t’u zgjedhur. Një fletëvotim është i vlefshëm, nëse të paktën është rrethuar një kandidat i propozuar,
52.2 Në listën e zgjedhjes zgjedhen ata kandidatë që kanë fituar numër më të madh të votave, për aq sa plotësojnë kuotën e paraparë,
52.3 Në rast se për plotësimin e vendit të fundit ka më shumë kandidatë me numër të njejtë të votave, zhvillohet raundi i dytë për këta kandidatë,
52.4 Për plotësimin me delegatë rezervë, vlen rregulla vijuese: nëse mungon një delegat, atëherë plotësohet me një delegat tjetër, nëse mungon një delegate, atëherë plotësohet me një delegate tjetër.

Shkarkimi

Neni 53

53.1 Për shkarkimin e funksionarëve, vlejnë rregullat përkatëse, sipas procedurës së zgjedhjes së tyre,
53.2 Kërkesa për shkarkim duhet të argumentohet,
53.3 Vendimin për shkarkim e merrë organi, i cili e ka zgjedhur,
53.4 Vendimi mirret nëse për të votojnë shumica e anëtarëve të pranishëm të atij organi,
53.5 Shkarkimi i funksionarëve duhet të paraqitet për t’u përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes paraprake, në të cilën duhet të votohet për kërkesën e shkarkimit. Ky rend dite duhet t’u dërgohet me kohë anëtarëve, përkatësisht delegatëve.

Rizgjedhjet

Neni 54

54.1 Për rizgjedhjet vlejnë të njëjtat rregulla, si për zgjedhjet,
54.2 Rizgjedhja e një funksionari bëhet kur përfundon mandati i funksionit të mëparshëm,
54.3 Zëvendësimi i postit të funksionarit të shkarkuar, nuk mund të bëhet në mbledhje, në të cilën është bërë shkarkimi i tij. Kjo caktohet për rendin e ditës të mbledhjes së ardhshme.

Kundërshtimi dhe pavlefshmëria e zgjedhjeve

Neni 55

55.1 Për kundërshtimin e zgjedhjeje apo kanstatimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, vendoset sipas dispozitave të këtij Statuti dhe Rregullores për zgjedhjen e organeve drejtuese të PDK-së,
55.2 Vendimin e merr Kryesia, sipas propozimit të Komisionit zgjedhor ose Komisionit të arbitrazhit,
55.3 Nëse zhvillohen zgjedhjet për organet e Seksionit ose Nëndegës, kompetent është Komisioni i arbitrazhiti i Degës përkatëse,
55.4 Vendimi i Komisionit kompetent të arbitrazhit është përfundimtar,
55.5 Komisioni i arbitrazhit mund të thirret vetëm atëherë kur është vendosur për kundërshtimin apo pavlefshmërinë e zgjedhjeve nga ana e Kryesisë,
55.6 Në rast të dekretimit të Kryesisë gjatë kërkesës për konstatimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve që të mos ketë zgjedhje të reja, çdo anëtar brenda një jave mund t’i drejtohet Komisionit të arbitrazhit,
55.7 Në rast të dekretimit të Kryesisë për zgjedhje të reja, duhet që ajo të thirrë mbledhje të menjëhershme, në të cilën inicohen zgjedhje të reja,
55.8 Për shkak të kundërshtimit të zgjedhjeve apo konstatimit të pavlefshmërisë së zgjedhjeve, Gjykata shtetërore mund të thirret vetëm atëherë kur të ketë vendosur Komisioni kompetent i arbitrazhit.

Kundërshtimi i zgjedhjeve

Neni 56

56.1 Kompetentë për kundërshtimin e zgjedhjeve, janë:
a) Kryesia e Partisë,
b) Kryesitë e degëve,
d) Një e dhjeta e pjesëmarrësve të mbledhjes, me drejte vote,
56.2 Gjatë punës kolektive, kompetent për kundërshtimin e zgjedhjeve është Kryesia e PDK-së,
56.3 Kundërshtimi i zgjedhjeve është i lejueshëm brenda dy javëve, që nga dita e zhvillimit të zgjedhjeve. Kryesia e PDK-së, në bazë të nenit 56.7, mundet që brenda këtij afati të caktojë zgjedhje të reja,
56.4 Zgjedhjet mund të kundërshtohen, nëse konstatohet se ka pasur:
a) influencim në rezultatin e zgjedhjeve,
b) keqpërdorim të fletëvotimeve,
c) parregullësi gjatë procesit të votimit dhe numrimit të votave,
56.5 Shpallja e kundërshtimit të zgjedhjeve duhet të bëhet me shkrim, në tri kopje dhe, sipas nenit 56.2, duhet t’i dërgohet Kryesisë përgjegjëse në afatin e caktuar. Aty duhet të paraqiten arsyet për kundërshtimin dhe dëshmitë, veçanërisht dëshmitarët dhe certifikatat,
56.6 Nëse kundër vendimit të Kryesisë thirret Komisioni i arbitrazhit, atëherë vlen paragrafi 56.4,
56.5 Shpallja e kundërshtimit të zgjedhjeve nuk ka ndikim të mëvonshëm. Në bazë të nenit 56.5, Kryesia përgjegjëse dhe Komisioni i arbitrazhit, mund të shpallin dekret të përkohshëm.

Neni 57

57.1 Sipas nenit 56.5, Kryesia kompetente duhet të dekretojë zgjedhjet e reja, nëse:
a) është zgjedhur një person që nuk është anëtar. Përjashtimet, në bazë të Rregullores, mbeten të paprekura në zgjedhjet komunale dhe qendrore, ku në listat e Partisë mund të radhiten edhe simpatizantët dhe donatorët e saj,
b) dikush që është zgjedhur në funksion, ndonëse Komisioni i arbitrazhit ka vendosur ndryshe,
c) i zgjedhuri i takon një partie tjetër politike,
ç) nuk është zgjedhur në mënyrë të fshehtë, siç është parapar me Rregullore,
d) zgjedhja është bërë nën presion apo me dhunë,
dh) është falsifikuar materiali zgjedhor,
57.2 Verifikimi i pavlefshmërisë së zgjedhjeve mund të kërkohet nga çdo anëtar i Partisë,
57.3 Kërkesa për konstatimin e pavleshmërisë së zgjedhjeve mund të shtrohet edhe gojarisht para Kryesisë përgjegjëse. Nëse Komisioni i arbitrazhit konstaton pavlefshmërinë e zgjedhjeve ose zgjedhjet i shpall të paligjshme, atëherë vlen neni 56.8,

Ndryshimi i statutit

Neni 58

58.1 Statuti i PDK-së mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Partisë, me votat e dy të tretave të delegatëve pjesëmarrës në Kuvend,
58.2 Kërkesë për ndryshimin e Statutit mund t’i parashtrojë:
a) Këshilli Drejtues,
b) Kryesia,
c) 10 % e degëve,
ç) Komisioni për akte normative,
58.3 Në rast se një dispozitë e Statutit paraqet pengesë për zgjerimin dhe funksionimin e organeve partiake, me vendim të Këshillit Drejtues mund të bëhet shmangie nga ajo dispozitë,
58.4 Shmangia duhet të raportohet dhe miratohet nga Kuvendi i ardhshëm i PDK-së.

Neni 59

59.1 Ky Statut hyn në fuqi ditën e miratimit nga Kuvendi i PDK-së,
59.2 Me këtë Statut shfuqizohen dispozitat e Statutit, të miratuar në Kuvendin e mbajtur më 21 maj 2000,
59.3 Gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti, duhet të përfundojë procedura e harmonizimit të rregulloreve ekzistuese dhe miratimi i rregulloreve të reja, të parapara me këtë Statut,
59.4 Përgjegjës për hartimin e projektrregulloreve është Komisioni për akte normative, kurse për miratimin e tyre është Kryesia dhe Këshilli Drejtues,

Neni 60

60.1 Dispozitat e këtij Statuti nuk kanë efekt retroaktiv në zgjedhjen e organeve të seksioneve, nëndegëve dhe degëve, të bëra para miratimit të këtij Statuti,

Neni 61

61.1 Obligohet Kryesia e PDK-së që në afat prej 30 ditësh ta botojë tekstin integral të Statutit, si botim të veçantë,
61.2 Statuti duhet t’u dërgohet të gjitha degëve, nëndegëve dhe seksioneve,

Neni 62

62.1 Interpretimin autentik të Statutit e bën Kuvendi i PDK-së, kurse sqarimet e nevojshme rreth implementimit i bën Komisioni për akte normative.

Prishtinë, më 29 qershor 2002
Kryetari - Hashim Thaçi


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

11Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:21

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
VIZIONI I PARTISE DEMOKRATIKE PËR KOSOVËN

Shtet i pavarur dhe sovran
• Bashkëpunim me shtetet fqinje duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit
• Anëtar i Kombeve të Bashkuara (OKB)
• Marrëveshje për Asociim-Stabilizim
• Anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE)
• I inkuadruar në Partneritetin për Paqe
• Anëtar i ardhshëm i Organizatës së Traktatit Veriatlantik (NATO)
• Vazhdim i bashkëpunimit me Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore

2. Shtet qytetar që punon drejt krijimit të një identiteti shtetëror
• Të gjithë qytetarët do të jenë shtetas të Kosovës
• Shtetësi e dyfishtë me marrëveshje bilaterale, sipas nevojës dhe vullnetit, për ata që janë lindur në Kosovë, që janë pasardhës të prindërve të lindur në Kosovë dhe të cilët vendosin të marrin shtetësinë e Kosovës

3. Sundimi i ligjit
• Bazë ligjore dhe legjislacion në interes të të gjithë qytetarëve
• Një kushtetutë në përputhje me ato të shteteve demokratike perëndimore
• Gjyqësi e pavarur e paanshme dhe e përgjegjeshme para ligjit
• Të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit
• Masa rigoroze antikorrupsion në të gjitha segmentet e insitucioneve me zbatim të barabartë në të gjitha nivelet

4. Të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët
• Vend shumetnik dhe shumëfetar
• Kundër diskriminimit në baza të identitetit etnik, gjinor, racor ose fetar
• Mbrojtje e të drejtave të pakicave me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare
• Nënshkruese e Kartës Evropiane të të Drejave të Njeriut dhe e Paktit mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe e traktateve të tjera relevante
• Shtet ku gjuha shqipe dhe serbe do të jenë gjuhët zyrtare. Pjesëtarët e komuniteteve të tjera do të kenë të drejtë të praktikojnë dhe komunikojnë në gjuhët e tyre në të gjitha nivelet e institucioneve

5. Mbrojtja dhe siguria
• Kufinj ekzistues në përputhje me parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare
• Garancione të sigurisë nga NATO-ja duke përfshirë edhe ngritjen dhe zhvillimin e forcës mbrojtëse të Kosovës të integruar në NATO
• Në partneritet me NATO-n përmes Iniciativës së Evropës Juglindore
• Pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit

6. Shoqëri moderne demokratike me qeverisje funksionale
• Shërbim civil modern dhe profesional me status të mbrojtur me ligj
• Reforma zgjedhore me aplikimin e listave të hapura për një Parlament më të përgjegjshëm ndaj nevojave të të gjithë qytetarëve
• Paga në sektorin publik konkurrente me ato në sektorin privat
• Shoqëri aktive civile, media të lira dhe të pavarura

7. Zhvillimi ekonomik
• Euro si valutë, inkuadrim i plotë në të ardhmen në Eurozonë
• Marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet fqinje dhe vendet e tjera
• Respektim dhe mbrojtje me ligj e pronës private
• Lehtësimi i investimeve ndërkombëtare
• Krijimi i kuadrit favorizues për sipërmarrjen e lirë dhe biznesin e vogël

8. Mirëqenia sociale
• Asistencë sociale për qytetarët që nuk kanë mundësi t’i përmbushin nevojat elementare për veten dhe familjet e tyre
• Pensione të rregulluara me ligj
• Standarde evropiane të shëndetësisë, arsimimit dhe sigurisë në punë
• Përkujdesje për veteranët e luftës

9. Përkrahje e plotë për integrimin e të kthyerve
dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të komuniteteve
• Kthim i qëndrueshëm dhe i sigurtë i të gjithë refugjatëve në shtëpitë e tyre
• Integrim i të kthyerëve në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës
• Mbrojtje dhe respektim i trashëgimisë kulturore dhe fetare të të gjithë kosovarëve

10. Shtet i ri i cili mirëpret
• Angazhimin i vazhdueshëm i NATO-s, SHBA-së, OKB-së dhe BE-së për garantimin e paqes dhe sigurisë, për ngritjen dhe forcimin e kapacitetit të Kosovës në këto fusha, në partneritet me institucionet e Kosovës
• Asistencë e vazhdueshme ndërkombëtare në forcimin e institucioneve demokratike, gjyqësore dhe civile
• Asistencë e vazhdueshme ndërkombëtare për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë dhe të infrastrukturës


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

12Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:22

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

13Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:22

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

14Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:22

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
KRYESIA

• Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm

• Fatmir Limaj, nënkryetar për çështje politike

• Rrustem Mustafa, nënkryetar për çështje organizative

• Bajram Rexhepi, nënkryetar për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime

• Hajredin Kuçi, nënkryetar dhe lider i Kabinetit për Qeverisje të Mirë

• Enver Hoxhaj, sekretar për marrëdhënie me publikun

• Fehmi Mujota, sekretar organizativ

• Berat Luzha, sekretar për komunikim të brendshëm

• Ramë Buja
• Azem Syla
• Bajrush Xhemajli
• Xhavit Haliti
• Hydajet Hyseni
• Safete Hadërgjonaj
• Adem Grabovci
• Nait Hasani
• Emin Krasniqi
• Basri Musmurati
• Shemsi Veseli
• Xhevat Bislimi
• Flora Brovina
• Hajredin Hyseni
• Demir Limaj
• Sabri Kiçmari
• Selvije Halimi__________________


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

15Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:23

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
KËSHILLI DREJTUES

• Hashim Thaçi
• Adem Grabovci
• Artan Nimani
• Ali Jakupi
• Arsim Bajrami
• Azem Syla
• Bahri Hyseni
• Bajram Rexhepi
• Bajrush Xhemaili
• Basri Musmurati
• Bedri Halimi
• Berat Luzha
• Besim Beqaj
• Demir Limaj
• Drita Statovci
• Driton Lajqi
• Emin Krasniqi
• Enver Hoxhaj
• Fatmir Limaj
• Fatmir Xhelili
• Fehmi Mujota
• Fitim Selimi
• Flamur Shala
• Flora Brovina
• Gani Buqinca
• Gani Koci
• Gani Krasniqi
• Hajdin Abazi
• Hajredin Hyseni
• Hajredin Kuçi
• Hatixhe Hoxha
• Hydajet Hyseni
• Hysni Kilaj
• Ibrahim Shala
• Idriz Blakaj
• Isa Krasniqi
• Ismail Kurteshi
• Ismail Syla
• Jakup Krasniqi
• Kurtan Kajtazi
• Leonora Makolli
• Lirak Çela
• Lirie Zogiani
• Lumnie Rama
• Mevludin Krasniqi
• Mujë Rugova
• Nait Hasani
• Naim Fetahu
• Naim Zeqiri
• Naser Graiqevci
• Nasim Haradinaj
• Nergjivane Dauti
• Njazi Kryeziu
• Nexhat Demaku
• Prend Buzhala
• Qemajl Mustafa
• Ramadan Avdiu
• Ramadan Gashi
• Ramë Buja
• Rexhep Hoti
• Rifat Blaku
• Ruzhdi Morina
• Safet Hoxha
• Safete Hadergjonaj
• Sala Ahmeti
• Sala Berisha-Shala
• Saranda Çeku
• Sebahate Muharremi
• Sadik Halitjaha
• Sejdi Veseli
• Selim Daci
• Selvije Halimi
• Shemsi Veseli
• Shukri Buja
• Sokol Bashota
• Teutë Hadri
• Xhabir Morina
• Xhavit Haliti
• Xhelal Canziba
• Xhevat Bislimi
• Ylber Topalli
• Zenun Pajaziti.
• Ali Haxhosaj
• Gani Sylaj
• Ilir Beqiri
• Salim Januzi
• Xhabir Zharku
• Ahmet Krasniqi
• Ahmet Tmava
• Nazmi Sijarina
• Hysni Mjeku
• Qazim Qeska
• Muhamet Latifi
• Daut Xhemajli
• Rrustem Ferizi
• Mufail Suma
• Ibrahim Qarri
• Nimon Tofaj
• Bedri Hoxhaj
• Zafir Berisha
• Drita Kadriu
• Izmi Zeka
• Elheme Hetemi
• Ibush Vishi
• Bilall Sherifi
• Defrim Rifaj


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

16Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:24

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
PËRBËRJA E KABINETIT
PËR QEVERISJE TË MIRË PËR KOSOVËN (KQMK)


Udhëheqës i Kabinetit
Hajredin Kuçi

Bordi i Politikave
Bajram Rexhepi

Anëtar, Kryetar i Grupit Parlamentar
Jakup Krasniqi

Departamenti i Shërbimeve Publike
Ramë Buja

Departamenti i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
Enver Hoxhaj

Departamenti i Pushtetit Lokal dhe Komuniteteve
Fehmi Mujota

Departamenti i Shëndetësisë
Salih Ahmeti

Departamenti i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor
Selvije Halimi


Departamenti i Punës, Çështjeve sociale dhe Diasporës
Rifat Blaku

Departamenti i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Sylë Sylani

Departamenti i Tregtisë dhe Industrisë
Ilhami Gashi

Departamenti i Kulturës
Lirak Çelaj

Departamenti i Energjetikës dhe minierave
Bajrush Xhemajli

Departamenti i Telekomunikacionit
Blerim Peja

Departamenti i Ekonomisë dhe Financave
Bedri Hamza

Departamenti i Rinisë
Memli Krasniqi

Departamenti i Sportit
Zenun Pajaziti


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

17Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:24

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Jakup Krasniqi
shef i grupit

• Hashim Thaçi
• Bajram Rexhepi
• Flora Brovina
• Hajredin Kuçi
• Nerxhivane Dauti
• Xhavit Haliti
• Teuta Hadri
• Enver Hoxhaj
• Ramë Buja
• Sala Ahmetaj
• Hydajet Hyseni
• Afrim Arzullaxhiu
• Drita Statovci
• Fehmi Mujota
• Bajrush Xhemaili
• Sala Berisha-Shala
• Hajredin Hyseni
• Gani Koci
• Safete Hadergjonaj
• Nait Hasani
• Demir Lima
• Selvije Halimi
• Berat Luzha
• Emin Krasniqi
• Zahrije Jusufi
• Xhelal Canziba
• Sokol Bashota
• Hatixhe Hoxha
• Xhevat Bislimi


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

18Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:25

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
RDK në vlugun e konsolidimit të radhëve të saj

(Komunikatë për media e Kryesisë së Rinisë Demokratike të Kosovës)

Nën moton “Rina është e sotmja dhe e ardhmja e vendit”, Rinia Demokratike e Kosovës është në vlugun e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore nëpër degët e saj, nga të cilat po dalin struktura edhe më të përgatitura të RDK-së. Të gjitha kuvendet po reflektojnë gatishmërinë e të rinjve për të përqafuar konceptin politik të Partisë Demokratike të Kosovës dhe për këtë janë krijuar mundësitë e barabarta për pjesëmarrje në zgjdhje të të gjithë të rinjve.

RDK mirëpret angazhimin e të rinjëve dhe fton ata që të jenë pjesë aktive e këtyre zgjedhjeve, me qëllim që nga Kuvendi i Katërt Zgjedhor, që pritet të mbahet në fund të muajit qershor, RDK të dalë organizatë rinore politike edhe më e fuqishme dhe më e konsoliduar.

Gjatë procesit të deritashëm zgjedhor në degët e RDK-së është parë një interesim i shtuar i të rinjve që të jenë pjesë e kësaj organizate dhe vërehet se politika dhe vizioni i PDK-së dhe liderit të saj z. Hashim Thaçi nga të rinjtë shihet si mundësia e vetme që vendit t`i sigurohet një qeverisje e dinjitetshme dhe Kosovës t`i hapet rruga e perspektivës.

RDK deri më tani ka organizuar një numër të konsiderueshëm të kuvendeve në degë, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Ndërkaq, është duke u zhvilluar një proces intensiv drejt finalizimit të këtij procesi të rëndësishëm për RDK-në.

RDK me datën 26.05.2006 do të mbajë kuvendin zgjedhor në Viti, kurse më 27.05.2006 do të mbajë kuvendet zgjedhore në Ferizaj, Besianë, Drenas, ndërsa më 28.05.2006 do të mbahet kuvendi zgjedhor në degën e Zhurit.



Prishtinë

Kryesia e Rinisë Demokratike të Kosovës

25.05.2006

----------------------------

UDHËHEQËSIA E RDK-së

Kryetar:
Ruzhdi Morina

Nënkryetarë:
Shasivar Haxhiaj
Sherife Shala

Sekretare:
Ganimete Musliu

Anëtar Kryesie:

Haxhi Raci
Lirie Zogiani
Muhamet Kiçina
Naim Zeqiri
Ilir Gashi
Avdyl Dreshaj
Shkëlqim Latifi
Ruzhdi Kryeziu
Amir Shala


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

19Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:25

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e








Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

20Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:26

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Duke falënderuar për pritjen e mrekullueshme, që i është bërë në selinë qendrore të PDK-së, kryeministri shqiptar, duke lavdëruar konceptin udhëheqës të liderit të Partisë Demokratike të Kosovës theksoi:
“Mënyra e shkëlqyeshme e trajtimit të realitetit aktual politik dhe e çështjes së Kosovës nga ana juaj, ndërtimi dhe ruajtja e unitetit të udhëheqjes kosovare, është meritë e lidershipit tuaj të shkëlqyer” u shpreh kryemintri Berisha.

“Udhëheqja juaj vizionare, në momentet vendimtare për Kosovën dhe rajonin në tërësi, është një shembull i mirë, që dëshmon se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe është gjithmonë e angazhuar dhe e përkushtuar në suksesin e procesit që do të çojë në ndërtimin e shtetit demokratik dhe ligjor të Kosovës” theksoi z.Berisha.

Kryeministri z.Sali Berisha në takimi me liderin e subjektit më të madh opozitar në Kosovë, z.Hashim Thaçi poashtu potencoi:

“Gjenerata të tëra janë shkrirë për lirinë e Kosovës. Në këtë kontekst, mund të them se nuk ka asgjë më të rëndësishme se finalizimi i shtetësisë së Kosovës. Për Kosovën dhe të gjithë ne nuk ka zgjidhje tjetër, përveç respektimit të vullnetit politik të popullit të Kosovës”.

Berisha në takimin e përzemërt me kryetarin Thaçi gjithashtu shprehu domosdonë e konsolidimin e mëtejmë të institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Kryeministri shqiptar theksoi edhe njëherë rëndësinë e investimeve në ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës dhe të Shqipërisë, duke iu krijuar kushte dhe mundësi reale investimeve vendore dhe të huaja.

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i premtoi liderit të Partisë Demokratike të Kosovës se rruga Prishtinë – Durrës do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë që drejton ai, duke siguruar z.Thaçi se një pjesë e madhe e buxhetit të qeverisë shqiptare do të ndahet çdo vit për ndërtimin e kësaj rruge të rëndësishme jo vetëm për shqiptarët, por për integrimet rajonale në tërësi.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Hashim Thaçi pas takimit të ngrohtë me kryeministrin shqiptar z.Sali Berisha u shpreh për domosdonë e ruajtjes së unitetit të klasës politike kosovare në momentet shumë të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Lideri i PDK-së e përgëzoi kryeministrin Berisha për angazhimin e shtetit shqiptar në përkrahje të gjithanshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane, si dhe për qëndrimet realiste për statusin e Kosovës.
“Liria e Kosovës i ka hapur perspektivën evropiane jo vetëm Kosovës, por edhe vetë Shqipërisë dhe rajonit. Në këtë kontekst, ju përgëzoj për suksesin e arritur në marrëveshjen e stabilizim asocimit”.

Lideri demokrat i Kosovës poashtu përshëndeti angazhimin e vazhdueshëm të kryeministrit Berisha dhe të qeverisë së tij në luftimin e dukurive negative dhe të korrupsionit në këtë kuadër.

Kryetari Thaçi në takimin me z.Berisha shtroi edhe njëherë domosdonë e ndërtimit të konceptit të qeverisjes së mirë në të dy anët e kufirit. “Stabiliteti politik dhe ekonomik në Shqipëri do të thotë stabilitet edhe për Kosovën” u shpreh Thaçi.

“Udhëheqja politike e Kosovës është e angazhuar jetësisht vetëm për një zgjidhje për Kosovën dhe ajo është respektimi i vullnetit të popullit të Kosovës për pavarësi, duke siguruar të drejta për të gjitha minoritetet. Me ngadhënjimin e demokracisë qytetare Kosova do të krijojë identitetin e vet shtetëror” tha kryetari Thaçi, i cili në takimin me kryeministrin shqiptar shoqërohej nga nënkryetarët Limaj, Rexhepi e Kuçi, nga sekretari i përgjithshëm Krasniqi dhe nga anëtarët e kryesisë Hoxhaj dhe Buja.

Lideri i PDK-së z.Hashim Thaçi siguroi kryeministrin shqiptar se ai dhe partia që drejton do të jetë në shërbim të perspektivës evropiane të Kosovës:

“Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës jemi të angazhuar 100% në shërbim të ndërtimit të shtetit të Kosovës, në shërbim të suksesit në procesin negociator, duke vazhduar forcimin e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare, gjithnjë në shërbim të vendimit të drejtë për shtetin e Kosovës. Poashtu, ju siguroj se do të ketë Kosovë të bashkuar, me Mitrovicë të bashkuar”.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

21Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:26

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ORGANET DREJTUESE TË PARTISË


Hashim Thaçi Kryetar



Fatmir Limaj, nënkryetar për çështje politike


Rrustem Mustafa-Remi, nënkryetar për çështje organizative


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

22Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:27

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e

Bajram Rexhepi, nënkryetar për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime


Hajredin Kuçi, nënkryetar dhe lider i Kabinetit për Qeverisje të Mirë


Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

23Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:28

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e

Enver Hoxhaj, sekretar për marrëdhënie me publikun


Fehmi Mujota, sekretar organizativ


Berat Luzha, sekretar për komunikim të brendshëm


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

24Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:28

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kiçmari: Kemi të drejtë të jemi shtet dhe kësaj nuk mund t’i ikë as bashkësia ndërkombëtare

Anëtari i Kryesisë së PDK-së Mr.Sabri Kiçmari duke i bërë një vështrim aktivitetit politik dhe situatës politike në Kosovë veç tjerash para anëtarëve të Këshillit Drejtues të Degës së PDK-së në Besianë, në takimin e së shtunës ka theksuar se procesi i bisedimeve për statusin e Kosovës është duke rrjedhur mirë, duke shtuar se faza e parë e bisedimeve nga ana e Ekipit Negociator ka përfunduar dhe se pozicioni i palës Kosovare ka lëvizur në kuptimin pozitiv.

Kiçmari e ka vlerësuar pozitivisht edhe bashkësia ndërkombëtare. Ndërsa pala serbe sipas tij e ka bërë të kundërtën, duke mos lëvizur fare nga pozicioni fillestar.
Edhe në këtë fazë është shprehur qëndrimet e palëve janë diametralisht të kundërta, por që lëvizjet dhe ofertat e palës kosovare kanë marrë vlerësimet e duhura nga bashkësia ndërkombëtare, e cila po mbikqyrë nga afër procesin e bisedimeve. Kiçmari më tej ka shtuar se tendencat dhe angazhimet e palës serbe janë të qarta: që përbrenda Kosovës të krijojnë autonomi politiko-territoriale përmes formimit të komunave të reja, duke bërë edhe lidhjet territoriale në emër të decentralizimit, por gjithashtu duhet ditur, ka pohuar Kiçmari se faktori politik kosovar është shumë unik që kjo mos të ndodhë, duke ofruar argumente të qëndrueshme edhe para bashkësisë ndërkombëtare.
Ndërsa, sa i përket statusit përfundimtar të Kosovës dhe pjesëmarrjes së PDK-së në procesin politik, Kiçmari në këtë takim është shprehur: “Procesi i bisedimeve për Kosovën dhe për PDK-në, gjithsesi është jetik. Ne jemi në proces për të dhënë kontributin tonë dhe për të evituar lëshimet eventuale, duke pohuar se ne si parti kemi marrë edhe obligimet dhe përgjegjësit që na takojnë, ndërsa si parti jemi në opozitë në raport me qeverisjen tepër të keqe të Qeverisë së Kosovës, duke qenë në një situatë tepër të vështirë që të sfidojmë këtë qeverisje, e cila do duhej të largohej nga skena politike për shkak të dështimit dhe keqpërdorimeve të shumta në të gjitha sferat”.
Më tej, anëtari i Kryesisë së PDK-së theksoi: “Ne kemi të drejtë të jemi shtet dhe kësaj nuk mund t’i ikë as bashkësia ndërkombëtare, për çka edhe shumë shtete e kanë kuptua këtë realitet, duke e thënë edhe hapur këtë”.
Në këtë takim gjithashtu nga niveli qendror i PDK-së, përveç z.Sabri Kiçmari ka prezantuar edhe Hajredin Hyseni-Dini, anëtar i kryesisë, i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Hyseni veç tjerash ka dhënë përgjigje rreth shqetësimit të shprehur nga anëtarët e KD-së lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës.
“Me rezolutën 1244 vetëm është qeverisur Kosova, ndërsa lidhur me statutin përfundimtar Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të nxjerri rezolutë tjetër. As Ekipi Negociator e askushi në Kosovë nuk ka të drejtë që të negociojë statusin e Kosovës, sepse ai është i panegociueshëm. Pavarësia është alternativa e vetme”.
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, z.Hajredin Hyseni në vazhdim të bashkëbisedimit me anëtarët e Këshillit Drejtues të Degës së PDK-së në Besianë theksoi se përkushtimin për shtetësinë e Kosovës e kanë dëshmuar qytetarët e Kosovës edhe me luftë, edhe përmes referendumit dhe përmes Kuvendit të Kosovës, duke pohuar se edhe bashkësia ndërkombëtare e ka kuptua se kjo është zgjidhja e vetme e pranuar e shumicës absolute të shqiptarëve dhe shumicës së komuniteteve të Kosovës, duke dhënë edhe garancitë ndërkombëtare për pakicat, përkujdesjen ndaj monomenteve kulturore dhe të gjitha obligimet dhe detyrimet e bashkësisë ndërkombëtare.

Ndërsa, kryetari degës së PDK-së, Muhamet Latifi, para anëtarëve të KD-së paraqiti raportin e punës dhe aktivitetit disa mujor të kësaj partie. Latifi ka pohuar se rezultatet e punës dhe aktivitetit janë evidente, duke shtuar se vetëm për këtë periudhë kohore kjo parti ka arritur që në radhët e veta të antarësojë mbi 500 veta, kuadro të profileve të ndryshme, duke përfshirë student dhe anëtar të partive tjera.

“Kemi arritur që të konsolidojmë edhe strukturën organizative në terë territorin e komunës së Besianës, kështu që jemi të gatshëm që të fitojmë zgjedhjet lokale për të qeverisur me komunën” ka pohuar kryetari i degës Latifi para anëtarëve të KD-së. Po në këtë takim gjithashtu është bërë zgjedhja e Naim Çunakut, për anëtar kryesie, i cili njëherësh është edhe anëtar i Asamblesë Komunale dhe njëherësh siç dihet ditë më parë ka aderuar nga radhët e LDK-së në PDK.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

25Normal Re: Historiku i shkurtër i PDK-së prej Fri Jan 11 2008, 23:29

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Në Besianë shënohet Dita e Çlirimit, merr pjesë nënkryetari Rrustem Mustafa

Ish komandanti i ZOLL-it, gjeneral majori Rrustem Mustafa-Remi, tani nënkryetar i PDK-së

Në manifestimin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Besianës përveç shumë mysafirëve të ftuar nga e gjithë Kosova, mori pjesë edhe ish komandanti i ZOLL-it, gjeneral majori Rrustem Mustafa, tani nënkryetar i PDK-së, i cili u mirëprit nga shumë familjarë të dëshmorëve, qytetarë e bashkëluftëtarë.

Në organizim të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të ZOLL-it, u bë kremtimi i Ditës së Çlirimit - 19 qershorit, i cili manifestim u mbajt në Llapashticë të Besianës, vend ky i njohur për rezistencë të armatosur, ku edhe praktikisht 7 vite më parë ishte i vendosur Shtabi i ZOLL-it. Qysh në mëngjesin e hershëm përfaqësueit e shoqatave të luftës bashkë me një delegacion të PDK-së, i kryesuar nga Muhamet Latifi, kryetar dege janë përulur para komandantit të shquar të UÇK-së, Zahir Pajazitit në Galab dhe vunë kurora lulesh dhe bënë homazhe pranë varrit të tij. Kurora lulesh këto delegacione me rastin e Ditës së çlirimit kanë vënë edhe pranë përmendores në vendin e quajtur Tabet e Llapashticës, për të filluar me pas me kremten madhështore kushtuar Ditës së Çlirimit. Mijëra qytetarë të Llapit e të Gallapit, familjarë të dëshmorëve, pjesëtarë të TMK-së,veteranë të luftës me kolona automjetesh mëngjesin e të henës duke u nisur nga Qendra e Besianës për të filluar kremten e vërtetë në Llpashticë.

Në këtë manifestim përveç shumë mysafirëve të ftuar nga e gjithë Kosova mori pjesë edhe ish komandanti i ZOLL-it, gjeneral majori Rrustem Mustafa - Remi, tani nënkryetar i PDK-së, i cili u mirëprit nga shumë familjarë të dëshmorëve, qytetarë e bashkëluftëtarë.

Me rastin e shënimit të këtij manifestimi llapashticasit kishin shtrua sërish sofrat e tyre, me bujarinë që kanë duke kujtuar triumfin e shumë betejave mbi okupatorin serb shtatë vite më parë. Organizimi i këtij manifestimi janë shprehur organizatorët do të jetë tashmë tradicional, duke u begatuar me programe të zgjeruera prej viti në vit. Në emër të shoqatave të UÇK-së, Xhemshit Gashi ka pohua se ishim të injoruar edhe nga KK i Besianës i cili nuk e ka pa të udhës që të na ftoi për të bërë një organizim të përbashkët, duke shtua se kjo nuk është hera e parë, por tash e katër vite asnjëherë nga ana e pushtetarëve as familjet e dëshmorëve, e as shoqatat tjera të dala nga lufta nuk ftohen në organizimin që bënë KK,i Besianës.

Edhe Naim Fetahu, kryetar i grupit parlamentar nga radhët e PDK-së, është shprehur se as ne si grup i këshilltarëve nuk jemi ftuar nga KK i Besianës, për tu konsultuar apo eventualisht për të bërë organizimin e kësaj kremteje në mënyrë të përbashkët. Fetahu pohon se kjo nuk është hera e parë që pushtetarët na injorojnë në këtë mënyrë, duke u munduar që me këtë të fitojnë poena politik. “Mendoj se sjellja e tillë pushtetarëve nuk i kontribuon forcimit të unitetit rolit dhe përgjegjësisë që kanë si kuvend, por me këtë synohet që të krijohen ndasi edhe të përfitohet politikisht, edhe kur është fjala me përvjetore të dëshmorëve, manifestime apo kremte, sikur që është rasti tash me Ditën e Çlirimit të komunës, ku gjithsesi ne do duhej të ishim të bashkuar.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi