Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Kuvendi i Kosoves rizgjedh pas tre votimeve z.Fatmir Sejdiu

Kuvendi i Kosoves rizgjedh pas tre votimeve z.Fatmir Sejdiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Kuvendi i Kosoves ka zgjedhur me 68 vota Fatmir Sejdiun President te vendit, per te dyten here mandati i se cilit do te jete 5-vjecar. Sejdiu, kandidat i koalicionit qeverises fitoi perballe kandidatit Naim Maloku i cili mori vetem 39 vota. 11 vota ishin te pavlefshme

Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaēi publikoi mbreme emrat e anetareve te kabinetit te tij qe pritet te votohet sot ne Parlamentin e Kosoves. Ish drejtuesi politik i Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves arriti nje marreveshje me Lidhjen Demokratike, rivalen e vjeter politike, per qeverisjen e vendit ne baze te rezultateve te zgjedhjeve te 17 nentorit.

Sipas marreveshjes, Partise Demokratike i takojne posti i kryeministrit te cilin do ta mbaje vete zoti Thaēi, ai i kryetarit te Parlamentit ku do te jete sekretari i pergjithshem i Partise Demokratike Jakup Krasniqi dhe nje post i zevendeskryeministrit qe do ta drejtoje Hajredin Kuqi. Kesaj partie i takojne edhe shtate ministri:

Ministria e Energjetikes dhe Minierave - Justina Pula Shiroka

Ministria e Arsimit, Shkences e Teknologjise - Enver Hoxhaj

Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit - Fatmir Limaj

Ministria e Ekonomise dhe Financave - Ahmet Shala

Ministria e Puneve te Brendshme - Zenun Pajaziti

Ministria e Bujqesise e Pylltarise - Idriz Vehapi

Ministria e Sherbimeve Publike – Arsim Bajrami

Lidhja Demokratike e Kosoves do te kete postin e presidentit te cilin pritet ta mbaje presidenti aktual Fatmir Sejdiu, nje post te zevendes kryeministrit ku eshte vendosur Rame Manaj, sekretar i pergjithshem i LDK e cila do te kete edhe pese ministri:

Ministria e Drejtesise - Nekibe Kelmendi

Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve - Skender Hyseni

Ministria e Shendetesise - Alush Gashi

Ministria e Tregtise dhe Industrise - Lutfi Zharku

Ministria e Pushtetit Lokal – Sadri Ferati

Partive politike serbe u jane ndare dy ministri:

Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale – Boban Stankovic

Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve -

Ndersa pakicave te tjera u ka mbetur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor - Mahir Yakcilar

Parlamenti i Kosoves pritet te votoje sot per keto institucione. Por, mbledhjes se sotme te Parlamentit do t'i paraprijne edhe nje varg keshillimesh edhe me autoritetet nderkombetare per menyren e votimit te institucioneve. Fillimisht eshte thene se te gjitha postet, ai i presidentit, kabinetit qeverises dhe udheheqja e parlamentit do te votohen ne pako, por kjo forme bie ndesh me Kornizen Kushtetuese me te cilen qeveriset Kosova e cila parashikon qe presidenti duhet te zgjidhet me dy te tretat e votave ne dy raundet e para te votimeve dhe nese nuk ka sukses atehere ne raundin e trete zgjidhet me shumicen e deputeteve. I mandatuari per postin e kryeministrit Hashim Thaēi, kryetar i partise Demokratike fituese e zgjedhjeve tha se kjo ēeshtje do te zgjidhet ne oret e para te mengjesit te sotem. Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Fatmir Sejdiu i cili kandidohet per postin e presidentit qe e mban aktualisht, eshte i bindur se votimet e sotme do t'i japin bekimin koalicionit te ri qeverises.

Por, partite politike qe kane mbetur ne opozite kane paralajmeruar mundesine qe te mos votojne fare ne mbledhjen e sotme te Parlamentit. Ato kane shprehur rezervat e tyre te thella per koalicionin e ri qeverises si dhe kane kritikuar ashper disa pjese te marreveshjes se arritur ndermjet Partise Demokratike dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ato e cilesojne te papranueshme posaēerisht pjesen e marreveshjes per koalicionin ku partneret zotohen se "nuk do te kete mocion votebesimi per presidentin dhe kryeministrin e vendit". Per, mandatarin Hashim Thaēi kjo marreveshje ka te beje vetem me partneret e koalicionit dhe nuk e pengon opoziten qe te ndermarre te gjitha veprimet qe i takojne perfshire edhe mocionin e votebesimit.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit http://www.albdigital.net.ms

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi