Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » Letersia shqiptare

Letersia shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:33

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Dita i kishte nisur mbare.
Perveē faktit qe nuk ishte aspak ftohte, atij qe mengjes i kishin thene se duhej te hapte tre gropa.
Te treja gropat duhej te perfundoheshin brenda ores dymbedhjete.

Ai punonte varr mihes ne varrezen e qytetit.
Nuk paguhej me rroge fikse, por vetem athere “kur kishte pune”.
Ndonjehere i qellonte te rrinte kot me dite te tera, e ndonjehere te rraskapitej aq shume …se “puna” i vinte njeheresh…


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:33

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ne pranvere, nje muaj (majin), nuk kishte marre rroge fare.
Njerezit nuk vdisnin ne pranvere.
Siē dukej qe stine teper e bukur… per te vdekur...!

Pranverave ai e harxhonte kohen duke u ngrohur ne diell… apo duke i’u gezuar sytheve te nje peme bajameje, qe s’dihej se si ishte vete - mbjelle ne ane te varrezave.
Ndonjehere luante letra me “arkivol - beresin”.
Edhe ai e kishte baraken e tij te “punes” dy hapa larg varrezave.
Te dyve, “puna” i’u vinte ne te njejten kohe.

Ndonjehere matane gardhit te varrezave shume kateshe ( kur behej fjale per boten e pertejme, banoreve te atij qyteti te vogel, i’u hipte nje deshire e shfrenuar per luks),kalonte ndonje i njohur i tij dhe e pyeste ne se kishin patur “pune”…
Ai sipas rastit i pergjigjej me fjalet nje rrokeshe, perkatesisht; po ose jo…


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:34

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Njelloj si tregetaret e perimeve apo dyqanet e kinkalerive… edhe ai “punen me te madhe” e kishte ēdo fund- viti.

Dukej se Ai i madhi atje lart, nxitonte te mbyllte llogarite me disa qenie ne toke, te cilet i kishte patur me medyshje ne listen e tij.
Dukej gjithashtu, se Ai kishte ngut t’i mbyllte keto llogari, perpara se te vinte Viti i Ri .


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:34

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Nen diellin e bute te atij fillim - dhjetori ai kishte punuar “me terezi” (do te shprehej gjyshja e tij, po te ishte gjalle,) derisa i kishte hapur te tre gropat.

Ora ishte njembedhjete e gjysem dhe ai kishte perfituar per t’u ēlodhur pak mbi dheun e bute, te porsa nxjerre nga kraharori i nentokes.
Dheu ishte i shkrifet e i bukur, per syte prej profesionisti te varr mihesit. Por i kishin qelluar edhe raste kur dheu protestonte heshturazi dhe ashtu kokeforte nuk e linte lopaten te futej ne brendesi.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:34

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ai kishte nxjerre nje cigare nga paketa e tij modeste dhe e kishte thithur fort.

Papritur kishte degjuar nje piskame te forte zeri femeror, qe vinte prej nje varri, ngjitur me varrin dy katesh te hamallit te qytetit, i cili nuk kishte shume kohe qe kishte vizituar boten e pertejme ( sa ishte gjalle, hamalli kishte jetuar ne nje biruce te ngushte si brime miu...).
Ai ishte ngritur ne kembe dhe kishte vene njeren dore mbi balle si strehe, per te pare me mir


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:35

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Nje grua rreth te pesedhjetave, klithte dhe qellonte me majen e kepuces, mermerin e bardhe...
- Maskara... Don Zhuan, mizerje... - bertiste gruaja mes te qarave duke vazhduar te qellonte me majen e kepuces.
Varr mihesi i’u afrua ngadale, si te kishte frike se mos papritur, gruas i shkrepej te qellonte edhe ate...
Burri, te cilit gruaja i adresonte te sharat, krekosej shperfilles, ne fotografi... me nje veshtrim te larget... si te mos e ēante koken prej goditjeve te majes se kepuces se gruas...


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

7Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:35

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Zonje... zonje...
- Ikni... me lini ne hallin tim... ikni... – i ishte ējerre gruaja varmihesit...
- Zonje nuk eshte mire te bertisni ketu... zonje...
- E perse , mos valle i’u prishet qetesia te vdekurve... ?
- Zonje...
- E shikon kete maskarain... e shikon...?
Gruaja i drejtoi gishtin fotografise se burrit te krekosur.
- E shikon…ky maskarai... edhe i vdekur… me tradheton… !
Varrmihesi... murmuriti i mbytur ca fjale pa kuptim: « Kur… kush... ? »
- Ē’jane keto eeee... ē’jane keto... ??
Gruaja mori ne dore nje tufe me trendafila te kuq, te fresket, qe ishin vendosur kujdesshem afer fotografise, i grisi e i beri cope – cope, pastaj i hodhi te kembet e varr mihesit.
- Kush i’a ka sjelle eeee....?


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

8Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:35

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
<HR style="COLOR: #d4d4d4" SIZE=1>
Varr mihesit i’u kujtua menjehere nje femer e hijshme rreth te tridhjetave, qe mbante nje shall ne koke dhe syze te errata ne sy.
Ajo e vizitonte shume shpesh varrin dy – katesh.
Sillte gjithmone trendafila te kuq. Nuk e hiqte shallin nga koka asnjehere dhe as syzet nga syte…
Perkedhelte fotografine e burrit me gishtat e bukur, lyer me nje manikyr me ngjyre te forte, peshperiste disa lutje neper dhembe dhe largohej me nxitim.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

9Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:35

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Varr mihesi u perpoq t’a qetesonte gruan duke i shpjeguar se gjate karrieres se tij dinjitoze prej varr mihesi, i kishte qelluar shpesh here te shihte vizitore qe ngeteronin varret.
Madje ai i tregoi nje rast kur nje vejushe kishte qare me ore te tera mbi varrin e gabuar. Kur varr mihesi kishte nxituar t’i shpjegonte vejushes qe ai nuk ishte varri i bashkeshortit te saj, asaj jo vetem qe i kishin shterur lotet, por i’a kishte shkrepur gazit. ( Nga eksperienca prej varr mihesi, ai kishte nxjerrre perfundimin se njerezit depresive kalonin lehte nga nje gjendje emocionale ne tjetren ).

Por perpjekjet e varr mihesit dolen pa rezultat.
Pesedhjetevjecarja nuk e hante ate koker ulliri.
« E di une se ē’mall kam patur per burre... » kishte turfulluar ajo.

U ēorr edhe pak, pastaj e lodhur u ul mbi nje gur.

Mbasi u sigurua se gruaja nuk do te bertiste me, varr mihesi u kthye te gropat e tij.
« Kete muaj te pakten, do te kem ē’te firmos ne bordero... » mendoi me vete.
Ne nje bllok te vjeter e te zhubrosur ( edhe pak te bere pis prej gishtave gjithmone te baltosur ), kishte mbajtur shenim me kujdes, te gjitha gropat qe kishte bere ate muaj.
Nuk ishin dhe aq shume, por deri ne fund te muajit, ai e dinte qe fleta do te mbushej plot.

Padyshim me mire se ne muajin ( maj ), fleta perkatese e bllokut te atij muaji, rrinte gjithmone bardhe.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

10Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:36

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ai kishte edhe nje bllok tjeter, te cilin e mbante ne shtepi, mė me kujdes se te parin.
Ai ishte nje bllok i bukur, i paster me kapake roze.
Ne ate bllok se bashku me gruan kishin bere listen e veshjeve qe nuk kishin mundur t’i blenin bebit te tyre te ardhshem.
Gruaja e tij ishte shtatzene ne muajin e nente.
Ato veshje ende te pablera, te shenuara me nje shkrim te bukur ne bllok (ishte shkrimi i gruas se tij ), vareshin prej rroges qe do te merrte ai ne fund te muajit.

« Ehhh... bote e ēuditshme... « mendoi ai me vete dhe pati nje ndjesi bezdisese ne kraharor, kur i shkoi neper mend fakti, se rrobat e femijes se tyre te ardhshem, vareshin prej gropave qe duhej te hapte.

Ai veshtroi jashte gardhit.
Bajamja anes varrezave i kishte rrezuar te gjitha fletet dhe kishte mbetur kercure
Tutje ne rrugen kryesore ai pa makinen e erret te shefit.
Ora nuk kishte shkuar akoma dymbedhjete. .
Shenonte njembedhjete e dyzete pese minuta.

Papritur ndjeu uri.
U ul mbi dheun e shkrifet dhe hapi qesen e bukes, te cilen gruaja i’a pergatiste ēdo mengjes.
U sigurua qe shefi nuk mundte t’a shikonte ne ate pozicion ndenjeje dhe nisi te hante buken me oreks.

Kur mbaroi se ngreni, nuk haroi te nxirrte bllokun e te shenonte ne te, tre gropat e dites.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

11Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:36

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

12Normal Re: Letersia shqiptare prej Sat Jan 12 2008, 03:36

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
keto u mundesuan nga Ma-Origano


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi