Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike

Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Tini


Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Pjetėr Budi
(1566-1622)

Pjetėr Budi u lind nė vitin 1566 nė fshatin Guri Bardhė nė rrethin e Matit.
Mėsimet e para dhe formimin e tij intelektual i mori nė vendlidje pranė disa Ipeshkėve tė ndryshėm qė ndodheshin gjatė asaj kohe nė ved.
Deri nė moshėn 21-vjeēare mendohet se ka qėndruar nė fshatin e lindjes.
Mė pas bėhet prift dhe nė vitin 1587 emėrohet famullitar nė Kosovė.
Mė vonė shėrben pėr rreth 17 vjet si zėvendės i pėrgjithshėm pėr dioqezat katolike tė Sėrbisė.
Nė njė letėr tė shkruar nė shqip ai ankohet pėr varfėrinė dhe mosdijeninė e popullit dhe shpreh keqardhjen e tij qė kėtu nuk ekzistojnė shkolla shqipe.
Mė pas vendoset nė Romė, ku nuk qėndron kohė tė gjatė.
Kthehet pėrsėri nė Shqipėri ku emėrohet peshkop i Sapės dhe i Sardės.
Ai kėmbėngulte qė ceremonitė fetare tė zhvilloheshin nė gjuhėn shqipe.
Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Pjetėr Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare.
Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim.
Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte: edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri.
Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj.
Nė Dhjetor tė vitit 1622 mbytet pabesishtė duke kaluar lumin Drin.
Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale por e planifikuar nga persona tė pabesė tė qarqeve tė shumta anti-shqiptare qė shikonin tek budi njė atdhetar tė flakėt dhe njė nga organizatorėt e luftės sė popullit pėr ēlirim kombėtar nga zgjedha e huaj.
Kėtė e vėrteton mė sė miri aktakuza me tė cilėn hidhet nė gjyq personi qė thuhet se e shkaktoi kėtė vdekje dhe aktet e gjyqit pėrkatės.
Nė kėtė mėnyrė Budi ėshtė njė nga martirėt e parė tė kulturės shqiptare.

Gjatė jetės sė tij Pjetėr Budi u angazhua pėr dėbimin e Perandorisė Osmane nga Ballkani dhe nė tė njėjten kohė punojė dhe botojė njė sėrė veprash fetare nė gjuhėn shqipe.
Pėrktheu dhe botoi disa vepra fetare.
Autor i parė i njohur deri mė tani i prozės nė gjuhen shqipe. Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar.
Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė.
Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fshehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare.
Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė.
Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė Rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė.
Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve.
Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari.
Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale.
Nė kėtė letėr pasqyrohen elemente tė jetės shqiptare tė kohės dhe ndihet shqetėsimi i klerikut patriot pėr fatet e popullit e tė gjuhės sė tij amtare.
Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet.
Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė„ e "leterotetė„ (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė...
Proza e Budit dėshmon jo vetėm pėr idetė pėrparimtare, por edhe pėr aftėsitė e tij letrare.
Edhe pse nė tė ndihet ndikimi i leteraturės kishtare latine, ai ėshtė munduar t'i japė gjuhės shqipe njė shprehje e formė tė bukur, duke shfrytėzuar pasurinė e gjuhės popullore dhe frazeologjinė e saj tė pasur.

Faqe me rėndėsi nė krijimtarinė e Budit pėrbėjnė vjershat e tij.
Pjetėr Budi na ka lėnė (trashėgim) 23 vjersha me mbi 2 300 vargje, prandaj me tė drejtė ai mund tė quhet nismėtari i parė i vjershėrimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janė tė pėrshtatura nga latinishtja e italishtja, vetėm pak janė origjinale.
Ėshtė e vėrtetė se nė hartimin e tyre nuk kemi njė frymėzim e teknikė tė lartė, por vihet re njė pėrpjekje serioze pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe edhe me krijime qė synojnė tė shprehin nė vargje tė bukurėn nė artin e fjalės shqipe.
Vepra e tij e cila ka shumė rėndėsi si letraro-artistike dhe gjuhėsore u bė e njohur relativisht vone.
Pėr herė tė parė ajo u botua nė Prishtinė nė vitin 1986.
Ndėrsa nė Shqipėri, poezia e Pjetėr Budit u bė e njohur nga botimi i studiuesit Behar Gjoka nė vitin 2002.

Pjetėr Budi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė botės shqiptare pėr kohėn kur jetoi.
Ai u pėrket atyre klerikėve, qė u dalluan pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare.
Ishte organizator dhe udhėheqės i masave popullore nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, pėrkthyes dhe krijues origjinal nė fushėn e letrave shqiptare pėr tė mbrojtur identitetin etnik e kulturor tė pupullit tonė.
Gjatė viteve 1616 - 1622 bėri disa udhėtime radhazi nė Itali, kryesishtė pėr qėllime atdhetare por edhe pėr tė botuar veprat e tij.

Gjatė 29 vjetėve qė shėrbeu nė vise tė ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetėr Budi u shqua edhe pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare.
Ai gjithė jetėn dhe energjitė e tij i'a kushtoi ēlirimit tė vendit.
Hartoi plane pėr dėbimin e pushtuesit dhe u pėrpoq tė siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende tė tjera.
Ai bėnte pjesė nė atė shtresė tė klerikėve, qė u lidhėn me krerėt e fiseve shqiptare dhe iu kundėrvunė jo vetėm sundimit tė egėr osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptar.
Ēlirimin dhe shpėtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarėsia e lirė, sidomos te malėsorėt, tė cilėt nuk u pajtuan asnjėherė me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qėndresėn e tyre.

Pėr jetėn, veprimtarinė, dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta.
Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin.
Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit.
Sikurse shkruhej nė letrėn qė i dėrgoi Gocadinit, misioni kryesor pėr tė cilin ai shkoi mė 1621 nė Romė, ishte qė tė bėhej zėdhėnės i kėrkesave tė shqiptarėve dhe tė kėrkonte ndihma.
Letra e tij ėshtė njė projekt i njė kryengritjeje tė armatosur qė njė klerik ia drejton njė kardianli dhe organeve tė administratės kishtare pėr tė kėrkuar ndihmė pėr popullin e tij, qė tė ēlirohej nga zgjedha e huaj.
Ndėr tė tjera shkruan:
"Kur u nisa prej kėtyre vendeve, fort m'u lutėn ata kryetarė fisesh, si dhe disa kryetarė myslymanė, qė t'ia shfaqja Papės ose ndonjė princi tjetėr kėtė dėshirė tė tyre e t'u lutesha qė tė na sigurojnė mbrojtje e ndihmė … pėr t'u ēliruar.
Dhe jo vetėm tė krishterėt, por edhe tė parėt e myslimanėve…
Tė gjithė duan tė dalin njė herė e mirė prej kėsaj gjendjeje tė mjeruar ose tė vdesin me armė nė dorė.

Por shpresat e tij, si gjithmonė, mbetėn tė zhgėnjyera.
Megjithatė, ai asnjėherė nuk u ligėshtua.
I dėshpėruar nga mosrealizimi i planeve tė tij, i'u vu punės pėr tė pėrkthyer e botuar veprat e veta nė gjuhėn shqipe.
Budi ėshtė i pari nga klerikėt qė do tė thotė se perėndia nuk e dėgjon atė qė i lutet nė gjuhė tė huaj, atė qė pėrsėrit vetėm fjalė boshe pa i kuptuar ato qė thotė.
Me kėmbėngulje dhe pėrpjekje tė mėdha arriti qė mė 1618 tė botonte nė Romė veprėn e parė "Doktrina e krishterė„ dhe mė 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e tė rrėfyemit"...


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit http://www.albdigital.net.ms

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi