Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Këngetaret & Muzika Shqiptare » Adelina Ismajli

Adelina Ismajli

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Adelina Ismajli prej Mon Feb 12 2007, 05:34

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin

Adelina Ismaili gjithashtu në fotot më të fundit duket si një tjetër person, nëse do të krahasohej me daljen e saj të parë në skenë, kur ende 14 vjeç dhe tejet e imët këndonte "Mos ma gjuj diellin me gurë". Nuk kishte asgjë seksi në pamjen e saj të asaj kohe, e vetmja gjë që binte në sy tek ajo, ishte një lirshmëri në skenë që nuk e kishte pasur asnjë këngëtare tjetër. As buzë të mëdha, as vetull me një të çarë në mes (ishte në fakt Adelina ajo që solli këtë lloj vetulle në modë) as mollëza të kërcyera e as fizik seksi. Por vajza çapkëne një vit më pas do të shfaqej me një pamje më seksi, dhe do të guxonte që të realizonte të parën zhveshje në një skenë shqiptare, me një palë të brendshme të kuqe. Dhe që nga ajo ditë, ekstravagancat e Adelinës kanë qenë po aq të shpeshta sa edhe daljet e saj në skenë. Në mos më tepër. Prej vitesh nuk ka sjellë asnjë hit. Por ka vijuar të çudisë me imazhin e saj: herë provokuese, herë mjaft e egër nëpër foto, dhe së fundmi e zbutur por me një tjetër ndryshim: buzët. Shumë më të mëdha se dikur dhe me një të stërfryrë në pjesën e përparme, që të kujton fotot e Loredana Leccizo-s që shkaktuan mjaft bujë në Itali rreth dy vjet më parë, duke sjellë alarmin e operacioneve plastike. E megjithatë, nga Adelina asnjë koment. Ka pozuar me buzët e saj të të superfryra pa pranuar të komentojë nëse kjo është rezultat i ndonjë ndërhyrjeje. Siç nuk e ka komnetuar edhe asnjë tjetër përpara saj.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi