Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Matematike,Fizike & Astronomi » Nje rrezik i kanoset Tokes

Nje rrezik i kanoset Tokes

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Nje rrezik i kanoset Tokes prej Sun Jan 13 2008, 09:41

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Shkencetaret kanë zbuluar së fundi një asteroid i cili do i afrohet aq shumë tokes sa nuk ka ndodhur kurrë me pare një gjë e tillë. Asteroidi i quajtur Apophis do të kaloje rreth 40 000 kilometra afër tokes me 13 prill 2029. Këto janë parashikimet e shkencetareve amerikane te universitetit te Miciganit, te cilët sidoqoftë perjashtojne mundësinë qe ky asteroid te perplaset me tokën. Por ne çdo rast një parashikim për një periudhe kaq te largët nuk mund te jetë dhe aq i saktë sa mendohet. Apophis do duket naten e 13 prillit ne Europe, Afrike dhe Azine perendimore. Gjihashtu ky trup qiellor do të afrohet me tokën dhe ne vitet 2035, 2036, 2037.
Ne rast perplasje pasojat shkaterruese nuk mund te jenë globale pasi diametri i asteroidit është goxha i vogël (400 metra), por përsëri pasojat shkaterruese lokale do mund te jenë shumë te mëdha.
Apophis është një nga 600 asteroidet e zbuluar nga astronomet, qe mund te kercenojne tokën ne të ardhmën.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Nje rrezik i kanoset Tokes prej Sun Jan 13 2008, 09:44

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Shumica jonë mendojmë se kercenimi më serioz për planetin e Tokes vjen nga Termetet,Vullkanet,Ciklonet,Hurrikanet,Vrima e Ozonit,ngrohja globale,Shperthimet atomike etj.Por zbulimet dhe studimet e fundit tregojnë se egziston një kërcënim tjetër shumë më serioz i quajtur "THE DOOMSDAY ASTEROID." ose Shqip "Dita e fundit e egzistences ASTEROID"




Për një kohe shumë te gjatë shkencaret kanë menduar se toka ka qenë goditur nga asteroide,kometa apo lloj lloj trupa te ngurte ne kohën fillestare te forimit te saj,rreth 3 bilion vite me pare!Deri koehet e fundit shkencaret kanë besuar se asteroidet janë ndeshur me tokën vetëm ne te kaluaren e saj te largët.Sidoqoftë,zbulimet e fundit kanë sjellur ne drite se Toka jo vetëm qe ka qenë e goditur me pasoja katastrofike miliona vite me pare,por është ne rrezik te goditet çdo moment nga asteorids,madhësia te te cilave mund te arrije
te krahasohet me shtrirjen gjeografike te SHBA'se.Nëse do kishe mundësi te shikoje c'fare shtrihet mes yjeve dhe tokes sone te vogël,mund të thuash: Shikoj qindra miliona trupa te ngurte dhe te akullt qe levrojne vazhdimisht ne kordinata të ndryshme nëpër qiell.

Ne kohët tona moderne,debatet rreth këtij subjekti zënë rrenje nga puna e atronomit te SHBA'se Gene Shoemaker.Ne vitin 1950,Shoemaker tronditi gjith komunitetin shkencor duke sygjeruar se disa kartere ne planetin tonë (po ashtu dhe ne Hene) janë formuar nga Asteroide dhe kometa,e jo nga shperthime vullkanike siç kanë besuar shkencaret me pare.



Duke marrë siperfaqen e Henes si një shembull,Shoemaker arrin te llogarise sa shpesh janë preplasur objektet qiellore ne Hene,dhe po ashtu dhe ne Toke.Me ndihmën e sateliteve moderne dhe antenave pergjuese,Shoemaker sebashku me shkencare te tjerë kanë arritur te zbulojnë rreth 200 pika te goditura nga objektet qiellore,rreth planetit tonë.Një nga këta pika me përmasa e saj shkon rreth 160 km kryq,dhe e groposur rreth 1600 metra poshte siperfaqes se Tokes,është krijuar 64 milion vite me pare,egzaktezisht ne atë kohe kur
Dinozauret u shduken ne mënyrë misterioze nga siperfaqja e dheut.Duke perkrahur idenë se c'fardo qe ka goditur tokën 64 milion vite me pare,ka sjelle një katastrofe globale!Gjeologet kanë zbuluar një rreth te erret ne hystorine gjeologjike te planetit tonë qe përmban elemente shumë te ngjashme me ato te asteroideve dhe tepër te rralla me ato te Tokes.Mbi shtresen e erret egzistojne mamals,dhe fosile te dryshme nga jeta e mëparshme,ndërsa poshtë saj fosile nga dinozauret dhe krijesa te tjera prehistorike.Kjo shtrese gjithashtu
përmban elemente qe dëshmojnë ne një lloj stuhie masive te zjarrte.Ndërkohë qe shkencaret akoma nuk janë plotësisht te sigurtë mbi enigmen e zhdukjes se Dinozaureve (ose egzaktesisht si është zhdukur dy e treta e specieve te tokes, dhe 90% e biomases se Tokes ish djegur) ka eveidence qe....

1) Qiejt e Tokes kanë qenë te rrethuara me flakë
2) Zjarre te mëdha kanë djegur pyjet e planetit
3) Qielli ka mundësi te jetë erresuar për muaj e mbase për vite
4) Të gjitha llojet e trazirave gjeologjike,te tilla si vullkane dhe rrjedhje llavash i janë bashkuar.

Kjo ishte 64 milion vite me pare.Po tani?

Ne Qershor te vitit 1908 një trup tjetër i rëndë është shperthyer ne ajrin sipër Siberise me force 100 here me te madhe se bomba atomike e cila është hedhur ne Hiroshima.Nerkohe qe shumë njerëz kanë spekuluar se UFO't apo diçka e tillë ka patur përgjithësi,specialiste e NOVA's janë tash me te sigurtë se shpërthimi ne Siberi ka qenë rezultat i një tjetër meteori.Nëse një shperthim i tillë do kishe
ndodhur ne qytetin e New York p.sh.,ekspertet mendojnë se mbi gjysmë milion njerezish do kishin vdekur.Deshmitare te qyteteve Evropjane tregojnë nga drita e shperthimit ne qiellin e Siberis ish aq e madhe saqë mund te lexoje librin ne pikë te mesnates.

Jo shum kohe me pare,ne 1994 shumica e botës ka deshmuar me sy momentin qe kometa Shemaker-Levy e perbere nga 21 shkembinjsh është perplasur ne Jupiter duke lënë një njolle te erret sa madhësia e tokes mbi siperfaqen e Jupiterit (Jupiteri është mbi 1000 here me i madh se Toka ) Kjo prplasje spektakulare u ka bërë njerëzve te qartë se asteroidet dhe kometat janë kërcënim serioz për planete te vogla dhe te brishta si planeti jonë.

Fatkeqesisht,shumica e Teleskopeve tanë janë destinuar te veshtrojne dhe sdudjojne trupa te mëdha planetare,dhe jo trupa te vegjel qe levrojne ne kordinata zig-zake jo shumë larg Tokes.Tani qe levrimi i këtyre asteroideve dhe kometave afër tokes ka sjelle alarmin e një kercenimi ekstremisht serioz,shkencaret bien dakort se nuk është çështje e "A mund te dodhe?" po "Kure?"

Për të mos u larguar nga subjekti,specialistet e NOVA's tregojnë se i vetmi sistem qe monitoron levrimin e këtyre trupave qiellore është departamenti i mbrojtjes ne SHBA.Dhe shumë nga regjistrimet e Departamentit te mbrojtjes ne US tregojnë se Taka është goditur ne mënyrë te padiskutueshme nga asteroide,jo shum kohe me pare.Nga disa regjistrime te rralla qe janë bërë te njohura ne publik del qartë se Toka është goditur aq shpesh nga meteoritet saqë Shkencaret qe kanë sdudiuar vazhdimisht situaten në lidhje me këtë subjekt,thonë se egzistojne shumë me tepër asteroide qe vershojne kryq e terthor Tokes dhe kometa,nga c'është menduar përpara,gjë e cila e bën situaten eshe më serioze.

C'fare metodë mund te perdorim për tu shmangur nga ky rrezik?

Shoemaker dhe shkencare te tjerë sugjerojne fillimisht identifikimin e sa me shumë asteroideve dhe trupave te tjerë qiellore për te cilat dyshohet se mund te bien ne kordinate perplasese me Token.Shkrirja e tyre me rakete atomike,devijimi i kordinates se tyre larg tokes, sa me shumë te jetë e mundur .Ndërkohë qe teknologjia egziston për te mbrojtur planetin tonë nga trupat qiellore,një pune efektive kërkon dhe studime serioze.Shkencareve do u duhet të mësojnë se nga c'është i perbere egzaktesisht asteroidi,qe te dinë egzaktesisht si ta
luftojne.Një rakete atomike e pallogaritur ne mënyrë precize mund te rezultoje ne copetimin e asteroidit ne shumë pjesë te vogla te cilat përsëri do vijnë drejt tokes,me të njëjta pasoja,e vetëm se do jetë me e vështirë për ti ndaluar.

Kjo fotoja me poshte është e karterit te Arizones,USA qe zbulimet e fundit kanë nxjerre ne drite qe nuk është e formuar nga vullkan por Meteorit.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: Nje rrezik i kanoset Tokes prej Sun Jan 13 2008, 09:44

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Asteroidi Apophis me 13 prill 2029 do të kalon rreth Tokes. Nëse vjen deri tek perplasja e tij me Token, për këtë ka shanca reale, njerezimi do të zhduket për disa sekonda nga kjo goditje. Ky lajm ka shtuar një interes të madh tek shkencetaret qe te hulumtojne shumë gjëra në lidhje me këtë te fundit dhe rreziku qe i kanoset planetit Toke.

Shumë shkencetare mendojnë se mundsia për te godit ky astereoid ne Toke janë më pak se 1% por mundsite ekzistojne ato janë me se reale. Shkencetari i njohur nga instituti "Max-Planck", doctor Klasu Jocker parashikon: "Nëse vjen deri tek perplasja, qe për këtë ka gjasa reale të ndodhë, i gjithë njerezimi do të zhduket brenda disa sekondave"

Edhe pse beson se kjo mund të ndodhë, kolegu i tij dr. Daniel Scheer, profesor ne Universitetin e Michiganit, beson se shtetet udheheqese te botës, veçanërisht SHBA-te, duhet qe këto paralamerime t'i marrin më serioz dhe te bëjnë diçka në lidhje me mbrojtjen e planetit tonë Toke.

Ne anën tjetër me shumë për këtë fitojne te ashtequajterit "parashikues te fundit te botës" qe me këmbëngulje tash pohojne së fundi i botës do jetë me 13 prill 2029. Paniku qe po shfaqet ne opinion sa me shumë i shiqon mundsite e jetës ne Mars dhe ne Hene qe te shpetojne nga ky kollaps.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi