Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Matematike,Fizike & Astronomi » Gjithesia dhe Trupat ne gjithesi.Yjet!

Gjithesia dhe Trupat ne gjithesi.Yjet!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Gjithesia dhe Trupat ne gjithesi.Yjet! prej Sun Jan 13 2008, 09:47

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Hapësira gjysemsferike qiellore të cilën e shohim mbi ne quhet qiell.
Qielli kur ka ngjyrë të kaltërt, atëherë është e ngrohtë me diell, kurse kur qielli është me ngjyrë hiri është vranët dhe me reshje.
Qielli gjatë natës është i errët dhe i mbushur me yje. Këto ndryshime të qiellit paraqiten për shkak të depertimit të rrezeve të Diellit në ajër i cili është i depërtueshëm në të gjitha drejtimet.
Qielli paraqet hapësirë të pakufizuar. Hapësira e pakufizuar e mbushur me yje dhe trupa të ndryshëm qiellorë quhet gjithësi ose kozmos.
Trupat qiellorë mund të jenë në shumë gjendje agregate: Të zjarrtë, të gaztë, të ngurrtë, të lëngët, të ftohtë, të pluhurt etj.
Trupat qiellorë lëvizin në drejtim të caktuar.
Trupat qiellorë sipas dimensioneve janë të ndryshëm. Ekzistojnë trupa qiellorë të cilët janë me dimensione të vogla të quajtura “xhuxhe”, por ka trupa të mëdhenj qiellorë të quajtura “gjigjantë” të cilat janë me miljona herë më të mëdha se sa Toka.
Në mbrëmje në qiell paraqiten shumë yje, yllësi, planete, satelitë, kometa, meteorë, meteoritë etj.

Yjet

Yjet janë trupa të mëdhenj qiellorë, të rumbullakët dhe të shndritshëm të përbërë prej gazrave të zjarrta.
Yjet gjatë mbrëmjes kur qielli është i kthjellët, prej Tokës shihen si pika shëndritëse me ngjyrë të verdhë.
Kjo paraqitet për shkak të largësisë së madhe që e kanë prej nesh e cila matet me vjet drite.
Një vjet drite paraqet largësine që rezzja e dritës e kalon për një vit me shpejtësi prej 300.000 km në sekondë.
Yjet sipas madhësisë ndahen në të mëdha “gjigjante” ku ne sipërfaqe temperatura është 70.000 C, dhe të vogla “xhuxhe” ku temperatura në sipërfaqe është 8000 C.
Ylli më i afërt me Tokën është Dielli i cili mer pjesë në yjet e vogla.
Yjet sipas ngjyrës ndahen në:
1. Yjet e Kuqe ku temperaturat arrin prej 0 deri në 1700 C.
2. Yjet e Verdha ku temperaturat arrin prej 1700 deri në 6000 C.
3. Yjet e Bardha ku temperaturat arrin prej 6000 deri në 30.000 C.
4. Yjet e Kaltërta ku temperaturat arrin prej 30.000 deri në 70.000 C.
Të gjitha yjet që shihen në hapësirën qiellore, ku është edhe Dielli që i takon sistemit të njëjtë yjor, quhet Galaktika ose Rruga e Qumështit. Galaktika paraqet një sistem yjor i cili është i përbërë prej 200 deri në 300 miliardë yje.
Sot Astronomët gjithësinë e ndajnë në 88 yllësi.
Yllësitë më të njohura janë: Arusha e madhe dhe Arusha e vogël, Luani, Demi, Peshku, Mjellma, Shqiponja, Dashi, Akrepi etj.
Një rrotullim i Diellit rreth Galaktikes quhet Viti kozmik – 250.000.000 km.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi