Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » 5 Shtetet me te vogla ne bote

5 Shtetet me te vogla ne bote

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal 5 Shtetet me te vogla ne bote prej Sun Jan 13 2008, 10:43

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Ku ndodhen, sa banorė kanė dhe sa janė pėrmasat e tyre

Me masėn e njė fushe golfi, qyteti i Vatikanit ėshtė shteti mė i vogėl nė botė. Nė parim ėshtė nė enklavė me mur brenda Romės. Ėshtė kaq i vogėl, sa i gjithė shteti nuk ka asnjė adresė. Qyteti i Vatikanit mund tė jetė i vogėl, por ėshtė i fuqishėm. Ėshtė territori sovran i Kishės Katolike (nė parim qeveria qendrore), e cila ka 1 miliardė njerėz (rreth 1 e 6-ta e banorėve tė planetit) si pjesė pėrbėrėse. Ėshtė krijuar nė vitin 1929 nga Traktati Lateran (i cili ėshtė nėnshkruar nga diktatori Benito Mussolini) dhe

drejtohet nga Papa, njė monark jo i trashėgueshėm, i cili ka autoritet absolut. Papa ėshtė monarku absolut nė Evropė. Njė e veēantė e shtetit ėshtė se nuk ka banorė permanentė. Shtetėsia jepet gjatė kohės qė njerėzit janė atje dhe i hiqet sapo largohen. Dhe ju qė mendonit se gjuha latine ishte gjuhė e vdekur! S’ėshtė e vėrtetė, se nė Vatikan latinishtja ėshtė gjuhė zyrtare. Vatikani mbėshtetet financiarisht nga dhurues, shitja e pullave postare e publikimeve dhe turizmit. Ashtu si parajsa, nuk ka taksa.

Monako ėshtė shteti i dytė mė i vogėl nė Tokė (gati me masėn e Parkut Qendror nė Nju Jork), por ka popullsinė mė tė dendur, 23,660 banorė pėr kilometėr katror. Territori sundohet nga njė princ. 7 shekujt e kaluar Monako ėshtė qeverisur nga princat e familjes Grimaldi nga Genoa. Gjithēka filloi njė mbrėmje mė 1297, kur Franēois Grimaldi u maskua si murg dhe me njė ushtri tė vogėl pushtoi kalanė qė ruante Shkėmbin e Monakos. Nė 1861, Monako ia dha gjysmėn e territorit Francės nė shkėmbim tė parave dhe pavarėsisė. Kur princi qė sundonte kuptoi se burimet natyrale vinin nga ajo pjesė qė u dha, vendosi ta vėrė bast ekonominė (njė zgjidhje universale e provuar nga koha) nė kumar. Kėshtu lindi Monte Karlo, njė krahinė e njohur pėr kazinotė luksoze. Tani qė gjithė banorėt jo vendas paguajnė taksa, ndėrsa tė lindurit atje e kanė tė ndaluar tė hyjnė nė kazino.

Nauru ėshtė shteti ishullor mė i vogėl nė botė, republika mė e vogėl e pavarur dhe e vetmja republikė nė botė pa njė kryeqytet zyrtar. Vendi ka njė burim kryesor tė ardhurash: fosfat mijėravjeēar nga plehrat dhe jashtėqitjet e zogjve. Pėr njė kohė tė gjatė banorėt ishin mjaft tė pasur, pasi e eksportonin fosfatin sikur ai nuk mbaronte kurrė. Nė vitet ‘70 vetėm njė pjesė e vogėl vazhduan gjimnazin dhe shumė pak tė rritur punonin. Atėherė ishin njerėzit mė tė pasur nė botė. Pėr kėtė arsye ata vuajnė nga obeziteti dhe diabeti. Tani Nauru ka njė skemė tė jashtėzakonshme pėr tė bėrė para. Ėshtė kthyer nė njė kamp pėr njerėzit qė kėrkojnė azil nė Australi.

Tuvalu, jo vetėm qė ėshtė njė ishull i vogėl nė Oqeanin Paqėsor, por pas 50 viteve mund tė mos ekzistojė, nėse niveli i deteve vazhdon tė rritet. Tė ardhurat kryesore i vijnė pasi jep me qira kodin e vendit pėr internet.

Republika e San Marinos ėshtė themeluar nė vitin 301 pas Krishtit nga njė gurgdhendės me emrin Marino, i cili sė bashku me njė grup tė krishterėsh i largohej persekutimit fetar. San Marino ėshtė republika mė e vjetėr nė botė. Republika ishte njė fqinje aq e mirė, sa ėshtė pushtuar vetėm nė vitin 1500 dhe 1700, njė muaj pėr secilėn herė. Ndėrkohė qė Napoloni gllabėronte pjesėn mė tė madhe tė Evropės, San Marinon e la tė qetė, duke dhėnė se ishte njė republikė model. Vendi drejtohet nga njė kėshill i zgjedhur prej 60 personash, i cili zgjedh dy regjentė nga secila parti opozitare pėr tė drejtuar ēėshtjet qeveritare pėr 6 muaj.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: 5 Shtetet me te vogla ne bote prej Sun Jan 13 2008, 10:44

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi