Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Ekonomi & Biznes » Investimet

Investimet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Investimet prej Sun Jan 13 2008, 11:30

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Eshte ndezur sinjali jeshil per mijera banore te rrethit te Dibres per ndertimin e rruges se Arbrit. Kryeministri Fatos Nano ka firmosur dje studimin per ndertimin e kesaj rruge, e cila eshte nje deshire e hershme e dibraneve. Keshilli Kombetar i Rrugeve, i cili u mblodh dje nen drejtimin e kryeministrit Fatos Nano vendosi miratimin e studimit te fizibilitetit per te ashtuquajturen rruga e Arbrit, e cila duke nisur nga Tirana kalon ne uren e Brarit, ne Bulqize dhe perfundon ne kufi ne Gjorice. Rruga e Arbrit parashikohet te jete 10 metra e gjere dhe do te kete nje gjatesi prej 72.6 km. Ne fjalen e tij Nano e cilesoi kete rruge si nje nder arteriet kryesore te Shqiperise se Mesme qe lidhte ndermjet tyre disa zona. Ajo lidhte portin e Durresit, Ishmin e Siperm, fushen e Tiranes si dhe luginen e Matit te siperm me luginen e Drinit.

"Ne sot jemi mbledhur per te shqyrtuar ne mbledhjen e radhes se Keshillit Kombetar te Rrugeve nje nga rruget me te hershme, ate te Rruges Tirane-Diber, e quajtur ndryshe Rruga e Arbrit. Per kete rruge eshte folur shume dhe nevojat per te jane evidente. Erdhi me ne fund momenti qe ne te percaktojme hapat qe do ta rikthejne kete rruge mes shqiptareve", theksoi dje kryeministri Nano.

Nano shtoi se sipas burimeve historike dhe te Institutit te Monumenteve te Kultures, kjo rruge daton qe ne lashtesi ashtu si dhe Via Egnatia, madje kjo mund te konsiderohet si pjese apo dege e saj. Duke e vene theksin ne rendesine e kesaj rruge, Nano shtoi se funksionimi i kesaj rruge gjate mesjetes se hershme e te mesme vertetohet si nga burime dokumentare, ashtu edhe nga gjurmet e ndertimeve te ndryshme gjate saj. "Kjo rruge, eshte nje nder arteriet kryesore te Shqiperise se Mesme qe lidhte ndermjet tyre disa zona. Ajo lidhte portin e Durresit, Ishmin e Siperm, fushen e Tiranes si dhe luginen e Matit te siperm me luginen e Drinit. Ndermjet kesaj rruge Shkodra neper Kruje tregtonte me Dibren e po keshtu Vlora me Dibren pergjate rruges bregdetare Apolloni-Durres- Tirane", tha Nano. Ai vuri ne dukje se para viteve 50 lidhja e Tiranes me Dibren dhe Peshkopine ka qene: nga Tirana ne Milot "ura e Zogut) - Rreshen- Qaf Murre-Peshkopi. Megjithate eshte shume evidente qe rruga ekzistuese qe lidh Tiranen dhe sigurisht edhe Durresin me kryeqendren e rrethit te Dibres "Peshkopine) dhe me vete qytetin e Dibres paraqet nje gjurme te terthorte shume te zgjatur, ne krahasim me nje drejtim pak a shume te drejte, e perdorur nga karvanet ne lashtesi", tha kryeministri ne fjalen e tij. Nano theksoi se kjo ka qene edhe arsyeja kryesore e ketij studimi, por edhe nje kerkese e natyrshme dhe e vazhdueshme e banoreve te ketyre zonave. Perpos ketyre kerkesave te natyrshme edhe nje faktor tjeter me permbajtje te nje interesi pertej kufijve tane, per lidhjen e shkurter qe kjo rruge mund te siguroje per lidhjen e kryeqytetit tone dhe portit te Durresit me rajone e Maqedonise dhe me tej, eshte krejt e natyrshme te jete ne konsiderate dhe si nje argument per nje studim te tille.

Firma ITP "Infratransprojekt) kreu studimin

Firma ndertuese qe ka kryer studimin e fizibilitetit ITP "Infratransprojekt) me drejtues inxhinjerin Faruk Kaba. Firma ne fjale ka shfrytezuar ne studimin e saj te dhenat e hershme te kesaj rruge, ne bashkepunim edhe me shoqaten dibrane "Bashkesia Dibrane". Qe me nisjen e sudimit, nga verejtjet e para, firma konstatoi se ky aks ka mundesi fizike per t'u ndertuar. Sipas drejtuesve te firmes nga studimi rezulton se ky aks rrugor eshte krejt i mundshem per t'u ndertuar, brenda standardeve te kohes.

Shoqata "Bashkesia Dibrane", nxitesja e projektit

Shoqata "Bashkesia Dibrane" eshte mbledhur disa here ne takime te perbashketa me drejtues te firmes qe kryen studimin e fizibilitetit, me teknike, inxhinjere dhe mes tyre edhe banore te zones se Dibres. Qellimi i ketyre takimeve ka qene per te sensibilizuar opinionin publik, por ne menyre te vecante per t'i dhene nxitje qeverise shqiptare per te realizuar ndertimin e rruges se Arbrit. Madje shoqata disa here ka kerkuar mbeshtetjen e donatoreve te huaj per ndertimin e rruges se "Arberit" si nje projekt i nje rendesie shumeplaneshe. Kryetari i Shoqates "Bashkesia Dibrane", prof. Feti Borova, ka deklaruar disa here se ndertimi i kesaj rruge eshte i domosdoshem, per vete efektet pozitive qe do te jape ne zhvillimin ekonomik te zonave neper te cilat do te kaloje rruga.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Investimet prej Sun Jan 13 2008, 11:30

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Jo vetem banoret e zones, por deputetetet kane kerkuar disa here qe qeveria te gjeje donacione per ndertimin e kesaj rruge. Para pak muajsh, 23 deputete, me iniciative te deputetit Sali Shehu dhe Nikolle Lesi, kane kerkuar interpelance me Ministrin e Transporteve dhe Telekomunikacionit Spartak Poci, per rrugen e Arbrit. Deputetet nxiten Ministrin Poci qe te pershpejtohej miratimi i studimit te fizibilitetit. Rruga e Arbrit, parashikohet te jete nje nder arteriet kryesore te Korridorit Tete. Per nga rendesia, ajo eshte e njejte me korridoret lindje-perendim e veri-jug. Per nga interesat, ajo eshte nje rruge qe u sherben jo vetem banoreve, por edhe levizjes se lire te mallrave, kapitaleve e sherbimeve. Kjo rruge mendohet te shkurtoje rreth 100 kilometra largesine Tirane-Peshkopi. Rruga e Arbrit do te kaloje per trasene e rruges tradicionale Tirane-Shkall e Tujanit-Guri i Bardhe-Ura e Vashes-Blani i Bardhe-Qafa e buallit-Grykes se Bulqizes-Ura e Qytetit-Diber e Madhe ose Peshkopi.

E Diele, 25 Korrik 2004


EFEKTET POZITIVE TE RRUGES SE ARBRIT

Rruga Tirane-Diber e Madhe, rruge ekzistuese eshte 173 km, rruga e re do te jete rreth 72.5 km dhe diferenca do te jete 100 kilometra. Me ndertimin e rruges do te zhvillohet industria e zones, pasi do te shkembehen mallra ushqimore, tekstile, veshje, dru, vaj, cimento, kimikate, miniera, metale baze. Po keshtu prodhimet bujqesore: grure, miser, patate, zarzavate, fruta, panxhar sheqeri, rrush, mish, etj, do te kene mundesi transporti me te shpejte duke zhvilluar tregtine mes Tiranes dhe Dibres. Kjo rruge e re do te kete partner import-eksporti vende si Italia, Greqia, Turqia, Bullgaria, Maqedonia.

Rrethet me interes per Rrugen e Arbrit jane Tirana, Shkodra, Mirdita, Mati, Librazhdi, Lezha, Kurbini, Kukesi, Kruja,Kavaja, Elbasani, Durresi, Dibra, Bulqiza. Pra me kete rruge jane te lidhura interesat e popullsise se gjithe ketyre qyteteve, pra te 1 milion e 750 mije banoreve. Me shume se gjysma e popullsise se vendit tone qe perfshin nje territor prej 12000 km2 do te kete perfitime nga ndertimi i kesaj rruge. Ne kuadrin demografik te Shqiperise nuk mund te lihen jashte dhe te mos merret ne konsiderate popullsia shqiptare ne Kosove, Maqedoni, Turqi, Bullgari, Rumani, qe do te kene perfitime nga kjo rruge. Pervec shqiptareve qe jane me kombesi tjeter, shoqata "Bashkesia Dibrane" mendon se Rruga e Arbrit per shkak te rendesise qe ka jo vetem per zonat e varfera dhe te perjashtuara verilindore, por dhe per rendesine e saj strategjike mbarekombetare, duhet te jete nje prioritet.





Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Investimet prej Sun Jan 13 2008, 11:31

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ndalon autostrada Lushnje-Fier

Autostrada Lushnje-Fier ka ndalur punimet prej ditesh te tera. Nese udheton pergjate kesaj rruge, shikon me sy se gjithcka eshte ndalur. Ne autostrade nuk po punohet ne asnje segment te saj. Dhe ky nuk eshte konstatimi i nje dite te vetme, por i disa diteve me radhe. I vetmi punim qe ka bere firma zbatuese Maltaura, eshte shtrimi me nje shtrese asfalt ne nje gjatesi jo me shume se 500 metra qe nga rotondo deri ne Saver, por edhe ketu mjetet jane ndalur dhe nuk po punohet me. Ne te gjithe gjatesine e rruges Lushnje-Fier nuk shikon me shume se 5 mjete te ndaluara, pak punetore afer tyre, ndersa ne fshatin Kolonje te Fierit nje pirg te madh me material shtrimi prej guri per rrugen. Qe nga kjo pike e deri ne zonen e Fierit, rruga ka mbetur aty ku ka nisur 7 muaj me pare. Ne segmentin Kolonje-Fier, firma italiane nuk ka kryer asnje punim dhe gjithcka eshte mbuluar nga pluhurat e shumte. Ndersa ne vendin e quajtur “kthesa e shoferit”, autostrada nuk ka mundur te kryeje asnje punim per shkak se eshte ruajtur ende nje objekt i paprishur.

Drejtues te pushtetit lokal ne komunat Bubullime, Kolonje ku kalon autostrada thone se “autostrada po ecen me centimetra. Nuk punohet per dite me radhe. Dhe ne ato raste kur nisin te levizin 2-3 mjete, ato punojne tre dite per punen e nje dite”. Ardhja e ministrit Olldashi u duk sikur do te vinte ne levizje punimet ne kete segment rrugor aq te premtuar per te perfunduar kete vere per t’i ardhur ne ndihme turizmit dhe pushuesve te shumte te bregdetit te jugut. Por as ministri Olldashi dhe as ish ministri Lulzim Basha nuk po mundin te vene ne pune firmen italiane qe me sa duket do ta shtrije perfundimin e autostrades ne kufijte maksimal te kontrates


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Investimet prej Sun Jan 13 2008, 11:31

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
IFC, 20 milione euro kredi per shtepi nga BKT

Korporata Financiare Nderkombetare (IFC), ka nisur nje fushate kreditimi ndaj bankave te nivelit te dyte me destinacion tregun e banesave. Pas dhenies se nje kredie prej 10 milione eurosh Bankes Popullore, IFC miratoi dje nje kredi 20 milione euro per Banken Kombetare Tregtare, e cila eshte banka me e madhe e nivelit te dyte ne tregun bankar. Kredia prej 20 milion Euro do t’i jape mundesi bankes te fuqizoje aktivitetin e saj te kreditimit per banesat, te nxise konkurrencen, si nje element i rendesishem i programit te investimit per banesa qe po zbatohet ne Shqiperi nga IFC-ja.

Ky investim eshte pjese e zbatimit te programit te IFC-se, per zhvillimin e sektorit te banesave ne Shqiperi dhe ne vende te tjera ne rajon.

“Megjithese kredia eshte relativisht e vogel ne krahasim me bilancin financiar te BKT-se, ne total 700 milion Euro, ne i japim nje rendesi te vecante kesaj kredie per disa arsye: Se pari ky transaksion i rendesishem e ngre ne nje shkalle me te larte partneritetin tone afatgjate e te suksesshem me IFC-ne. Se dyti, kredia jepet me kushte vertete te konkurueshme krahasuar me tregun aktual, dhe se fundmi, investimi i kombinuar me sherbimet keshillimore te IFC-se eshte shume i vlefshem per Shqiperine, sepse ketu tregu i banesave eshte ne nje shkalle te hershme te zhvillimit te tij dhe nuk ka tregje dytesore”, tha Seyhan Pencapligil, Drejtori Ekzekutiv i Bankes Kombetare Tregtare, gjate ceremonise se firmosjes ne Stamboll. “Zhvillimi i sektorit financiar eshte nje element kryesor i strategjise se IFC per Shqiperine dhe ne jemi te kenaqur qe ndihmojme ne futjen e produkteve te reja sic eshte edhe financimi per banesa. Duke siguruar fonde per financimin e banesave IFC-ja”, tha Shahbaz Mavaddat, Drejtor i Departamentit te Evropes dhe Azise Qendrore ne IFC, kredia do te jepet me kushtet dhe normat e interesit qe ofron tregu. BKT eshte nje banke tregtare ne Shqiperi me nje total te aseteve rreth 700 milione euro. Ajo eshte banka e dyte per nga madhesia ne vend me nje rrjet prej 36 degesh ne 18 qytete


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi