Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Ekonomi & Biznes » Kriza energjetike, Moisiu i kerkon ndihme BE-se

Kriza energjetike, Moisiu i kerkon ndihme BE-se

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kriza energjetike, Moisiu i kerkon ndihme BE-se

E Hene, 25 Qershor 2007


Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, kerkoi dje asistence emergjente dhe afatgjate nga Bashkimi Evropian per Shqiperine dhe rajonin ne sigurimin e burimeve te nevojshme te furnizimit te ekonomise me energji. I pranishem ne Samitin e kryetareve te Shteteve te Evropes Juglindore per energjine, kreu i shtetit shqiptar vleresoi si te nevojshme konsultime ne hartimin e strategjive dhe planeve te zhvillimit nder-rajonal ne fushen e energjetikes ne menyre qe vendet te ofrojne zgjidhje te perbashketa ndaj krizave lokale te mungeses se energjise. "Mendojme se Shqiperia dhe rajoni kane nevoje per asistence emergjente dhe afatgjate nga ana e Bashkimit Evropian, qofte ne reformen e perafrimit te legjislacionit tone me ate komunitar, qofte edhe me sigurimin e burimeve te nevojshme te furnizimit te ekonomise me energji, burime qe jane kufizuar pas hyrjes se Bullgarise ne BE", tha Moisiu. Presidenti theksoi se ne rastin e Shqiperise eshte me interes madhor dhe sigurimi i mbeshtetjes financiare per realizimin e projektit lidhes te Shqiperise me rrjetin evropian te gazit natyror.

"Realizimi i ketij projekti me kosto momentale, do te kishte vlera te shumefishta afatgjata qofte per zhvillimin ekonomik, per ambientin dhe per permiresimin e struktures se burimeve paresore energjetike", u shpreh kreu i shtetit. Moisiu u shpreh se Shqiperia e konsideron prioritare perballjen me krizen dhe sfidat e furnizimit me energji, pasi ajo ndikon direkt ne ecurine e ekonomise dhe ne jeten e qytetareve. "Ne jemi nje vend me burime te medha ujore, por me nje investim dhe teknologji qe nuk perballojne nevojat ne rritje te tregut te brendshem. Reformat e ndermarra vitet e fundit ne sektorin energjetik kane synuar perfshirjen sa me te shpejte dhe efektive te ketij sektori ne procesin e privatizimit", shpjegoi Presidenti.

Sipas Moisiut, kjo behet edhe me e domosdoshme pasi zhvillimet ne sektoret e tjere te ekonomise kerkojne nje pergjigje me te mire dhe te qendrueshme te sektorit energjetik. "Pjese e rendesishme e ketij procesi, madje i lidhur ngushte me te, eshte edhe procesi teresor i transferimit te aksioneve nga shteti tek sipermarresit private jo vetem ne sektorin energjetik, por edhe ne sektore te tjere strategjike te ekonomise, sic jane sektori i telekomunikacionit, i naftes dhe i gazit, i burimeve minerale, i zyrave postare, infrastruktures se transportit, si edhe kompanite shteterore te sigurimeve", tha kryetari yne i shtetit. Presidenti shpjegoi se ka nje plan konkret per shfrytezimin maksimal te burimeve natyrore permes ndertimit te nje HEC-i ne Bushat, investime per projekte te tjera TEC-e apo ndertimin e nje linje te re transmetimi te brendshem. "Ne nje plan me te gjere, realizimi ne teresi i ketyre synimeve madhore, pervecse vullnetit politik dhe angazhimit ligjor e administrativ, kerkon edhe nje asistence aktive dhe ne kohe te institucioneve nderkombetare te specializuara ne kete fushe", u shpreh Presidenti Moisiu. R. Rapushi


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi