Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Ekonomi & Biznes » Biznesi...

Biznesi...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:40

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
KLSH ēon ish-drejtorin e KESH-it, BELI, nė prokurori

Ndaj ish-drejtorit tė KESH-it, Beli, dhe 30 zyrtarėve tė tjerė tė Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare, Kontrolli i Lartė i Shtetit ka kėrkuar ndjekje penale. Nė krye tė listės qė KLSH-ja ka ēuar nė prokurori ėshtė ish-kreu i KESH, Andi Beli, i cili akuzohet pėr shkelje tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nė prokurimet e zhvilluara nga ana e KESH-it. Kėshtu, sipas KLSH-sė ka njė shkelje tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, sipas tė cilit nė rastet e blerjes sė energjisė me prokurim tė drejtėpėrdrejtė, duhet qė tė zgjidhet oferta mė e ulėt financiare qė ofrohet. Por nga ana e KESH, sipas KLSH-sė, gjatė periudhės nė tė cilėn ka drejtuar Andi Beli Korporatėn ky vendim i Kėshillit tė Ministrave nuk ėshtė zbatuar. Pra, energjia nuk ėshtė blerė me ēmimin mė tė ulėt qė ėshtė ofruar, por me njė ēmim mė tė lartė.
Nga ana tjetėr njė nga shkeljet pėr tė cilat KLSH-ja ka bėrė edhe denoncim nė prokurori pėr ish-drejtorin e KESH-it, Beli, janė mėnyrat e pagesave tė realizuara pėr energjinė e blerė nga kompani tė ndryshme private. Shkelja e konstatuar nga Kontrolli i Lartė i Shtetit ishte pėr formėn e pagesės sė blerjes sė energjisė, nga transferta bankare me pagesė nė letėr krediti qė pėrfshin edhe interesat bankare. Kėto veprime, sipas KLSH-sė pėrmbajnė elementė tė veprės penale, ku janė shkaktuar edhe dėme tė mėdha financiare nė bilancin e kėsaj kompanie. Vlera e dėmit financiar nė KESH kap shifra tė larta, pasi edhe volumi i transaksioneve qė po kryen kjo kompani ėshtė rritur ndjeshėm me dyfishimin e ēmimeve tė blerjes sė energjisė.

***

Nė raportin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit tė realizuar gjatė 6 mujorit tė parė tė kėtij viti ėshtė konstatuar njė volum shkeljesh prej 3 215 952 000 lekė. Ndėrsa vetėm dėmi qė ėshtė konstatuar nė KESH shkon nė miliona lek. Dosja voluminoze e Kontrolleve nė KESH prej mė shumė se 400 faqesh, nuk ėshtė bėrė publike nga ana e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, ndėrsa burime brenda kėtij institucioni bėjnė tė ditur se kopje tė Kontrollit tė realizuar nė Korporatėn Elektroenergjitike Shqiptare i janė dėrguar institucioneve mė tė larta nė vend. Nė listėn e pėrfshirė nė denoncimin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit pėrfshihen emrat e shumė drejtuesve tė KESH-it. Akuzat e ngritura nga KLSH-ja, janė pėr shpėrdorim detyre dhe shkelje tė procedurave nė tendera dhe abuzime me detyrėn.

***

Gjatė vitit 2006-ė importi i energjisė elektrike ka kapur njė vlerė prej rreth 38.3 milionė dollarėsh, nga 7.6 milionė dollarė qė ka qenė ky tregues gjatė vitit 2005-ė. Ndėrsa pėr vitin 2007-ė parashikohet qė vlera e importuar e energjisė tė shkojė nė 215 milionė dollarė, gati 30 herė mė shumė se nė vitin 2005-ė dhe rreth 5 herė mė shumė se nė vitin 2006-ė. Importi i energjisė pėr vitin qė lamė pas ishte i pėrqendruar kryesisht nė muajin e fundit tė vitit, ndėrsa pėr vitin 2007-ė parashikohet qė 50% e energjisė nė ēdo muaj tė jetė nga importi. Pėr vitin 2006-ė plotėsimi i nevojave tė brendshme me energji elektrike, si dhe rritja e ēmimit tė energjisė kanė pesėfishuar shpenzimet nė importe tė kėsaj kategorie, ndėrkohė qė sasia e importuar u rrit gjithashtu ndjeshėm, me rreth 3,5 herė, krahasuar me vitin 2005. Ndėrsa, pėr sa i pėrket vitit 2007-ė krahasimet e treguesit tė importit pėr energjinė sipas tė gjitha parashikimeve, do tė thyejnė ēdo prirje tė viteve tė mėparshėm. Kontributi i energjisė elektrike vlerėsohet rreth 8 pėr qind nė nivelin e pėrgjithshėm tė importeve. Por ky nivel i importit tė energjisė elektrike vlerėsohet qė tė jetė disa herė mė i madh pėr vitin 2007-ė. Gjatė 4 muajve tė parė tė kėtij viti ka pasur njė rritje tė ndjeshme tė shpenzimeve pėr importe tė energjisė, qė kanė shkuar nė rreth 1 milionė USD nė ditė. Importimi nė sasi tė larta tė energjisė qė pritet tė vazhdojė edhe gjatė gjithė kėtij viti, ka bėrė qė Ministria e Financave tė kėrkojė njė menaxhim mė tė mirė tė energjisė nga ana e KESH, duke pasur parasysh efektet negative tė kėtyre shpenzimeve nė buxhet. Pjesa mė e madhe e blerjes sė energjisė elektrike gjatė muajve tė krizės ėshtė realizuar me anė tė prokurimit tė drejtėpėrdrejtė qė ka qenė edhe njė nga format mė tė kritikuara nga ana e Kryeministrit Berisha nė kohėn qė ai ka qenė nė opozitė. Por, duket se mungesa e madhe e energjisė dhe pamundėsia pėr tė zhvilluar tendera tė suksesshme gjatė periudhės sė krizės sė energjisė, ka bėrė qė KESH-i tė pėrdorė nė mė tė shumtėn e kohės blerjen e energjisė me anė tė prokurimit tė drejtėpėrdrejtė qė sipas Kontrollit tė Lartė tė Shtetit ėshtė bėrė edhe baza e njė sėrė shkeljesh dhe abuzimesh me detyrėn nga njė pjesė e madhe drejtuesve nė Korporatėn Elektroenergjitike Shqiptare. Lista prej 30 emrash e zyrtarėve mė tė lartė tė KESH, bazuar nė raportin e KLSH-sė ka sjellė njė humbje financiare prej miliona lekėsh .


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:41

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Lum” kallėzimesh nė prokurori, rreth 23 denoncime nė ditė <hr style="COLOR: #d1d1e1" SIZE=1>TIRANĖ- Prokuroria e Rrethit Tiranė, vetėm pėr 20 ditė ka pranuar e depozituar nė kryesekretarin e institucionit tė akuzės 450 kallėzime tė ndryshme. Ku nga njė pėrllogaritje e thjeshtė, i bie qė pėr 20 ditėt e muajt gusht, tė jenė depozituar pėr ēdo ditė nga 23 kallėzime. Burimet zyrtare pranė organit tė akuzės, konfirmuan shifrat, duke shtuar se "vetėm brenda 20 ditėve tė muajt gusht, pranė prokurorisėpolicia e shtetit ka sjellė 400 kallėzime, me persona tė arrestuar, tė hetuar nė gjendje tė lirė dhe pa autor. Po ashtu, gjatė kėtyre 20 ditėve tė para tė gushtit, zyrės sė prokurorėve tė gatshėm pranė prokurorisė sė Rrethit Tiranė, janė paraqitur 20 persona, duke bėrė kallėzime tė ndryshme". Mėsohet se, kėto kallėzime kanė si objekt vepra tė ndryshme penale, si vjedhje, rrahje, kanosje, aksidente qė nuk janė tė pakta dhe kundėrshtim tė forcave tė policisė, qė po ashtu bien nė sy qė janė me shumicė. Gjithashtu, nė kallėzimet e qytetarėve, bie nė sy denoncimi pėr veprėn penale tė "kanosjes" me anė tė telefonit, nė mėnyrė direkte, dėmtimit tė pronės, vjedhje, si dhe pėr akuza tė ndryshme, deri tek ato tė vjedhjes me anė tė mashtrimit nė ēifte. Sipas kėtyre burimeve theksohet se muaji gusht, ka qenė njė nga muajt mė me shumė kallėzime se 7 muajt e kaluar tė kėtij viti. "Me depozitimin e kėtyre kallėzimeve pranė kryesekretarisė, prokurorėt e gatshėm i kanė vlerėsuar fillimisht, duke i ndarė ata qė presin pėr fillimin e hetimit nė shtator dhe ata qė duhet regjistruar procedim menjėherė. Kėshtu, deri mė tani janė regjistruar si procedim rreth 30 % e kallėzimeve, ndėrsa tė tjerat priten t'i ndahen nė shtator prokurorėve tė kėtij institucioni", - thuhet nga akuza. Ndėrkohė, kallėzimet qė presin fillimin e shtatorit do tė vlerėsohen, mė pas verifikohen dhe me konsultimin e zv.prokurorėve tė rrethit vendoset tė regjistrohet apo jo procedimi penal. Sipas burimeve, nga fundi i muajt korrik e deri nė ditėt e parė tė muajt shtator, prokurorėt ndodhen me pushime nė bazė tė ligjit pėr "Funksionimin e Prokurorisė", dhe me mbarimin e pushimeve i pret njė punė e madhe.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:41

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Berisha premtoi heqjen e prokurimit tė drejtėpėrdrejtė <hr style="COLOR: #d1d1e1" SIZE=1>Blerja e energjisė pa tender mbetet njė nga format mė problematike tė konstatuara nga kontrollet
Blerja e energjisė me prokurim tė drejtėpėrdrejtė ėshtė njė nga format mė problematike tė konstatuara nė mjaft raporte tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit nė vite dhe raporte tė institucioneve tė tjera qė realizojnė kontrolle dhe monitorim tė fondeve buxhetore. Ishte vetė Kryeministri Berisha, asokohe nė opozitė qė kontestoi formėn e prokurimit tė drejtėpėrdrejtė tė fondeve tė buxhetit tė shtetit, dhe veēanėrisht ato qė pėrdoren pėr blerjen e energjisė elektrike. Por qė nė fillimet e saj, qeveria e djathtė, nuk arriti qė tė realizonte dot tendera tė hapur pėr blerjen e energjisė elektrike dhe i aplikoi prokurimet e drejtėpėrdrejta edhe nė shumė sektorė tė tjerrė tė ekonomisė. Fundi i vitit 2005-ė dhe fillimit i vitit 2006-ė ishte edhe periudha e madhe e shtimit tė numrit tė prokurimeve tė drejtėpėrdrejta pėr blerjen e energjisė elektrike. Madje gjatė kėsaj periudhe ka pasur njė sėrė dėshtimesh nė blerjen e energjisė, gjė qė sipas specialistėve dhe ERE solli edhe agravimin e situatės sė rėndė energjitike qė pėrjetoi vendi gjatė dimrit 2005-2006. Por e njėjta situatė nė blerjen e energjisė ka vazhduar gjatė gjithė vitit 2006-ė dhe nė vazhdim. Vetė Berisha ka bėrė me dije nė momentet e krizės qė do tė pėrdoren tė gjitha mėnyrat pėr tė blerė energji elektrike, duke futur kėtu edhe blerjen me anė tė prokurimit tė drejtėpėrdrejtė. Kėto blerje janė tė rregulluara me anė tė njė Vendimi tė Kėshillit tė Ministrave. Por nga ana tjetėr vetė procedura e negocimit dhe mospasjes sė njė gare tė drejtėpėrdrejtė midis pjesėmarrėsve nė kėto blerje, lėnė mundėsi edhe pėr abuzime. Njė nga shkaqet e vėnies nė vėshtirėsi pėr blerjen e energjisė nė rajon ėshtė mbyllja e centralit bėrthamor nė Bullgari. Nė kėto kushte, duke mos pasur asnjė investim nė gjithė kėto vite, as nė prodhim dhe as nė transmetim, KESH-i dhe qeveria shqiptare janė tė detyruara qė tė presin radhėn nė importimin e energjisė nga jashtė. Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet qė ka sjellė edhe njė problematikė tė madhe nė marrėveshjet e blerjes sė energjisė, pasi energjia qė duhet tė kontraktohet duhet tė gjejė edhe rrugėn e lirė tė transmetimit nga vendet fqinjė qė janė gjithashtu importues neto. Nė kėto kushte, zgjedhja qė po aplikon qeveria pėr miliardat e energjisė ėshtė prokurimi i drejtėpėrdrejtė qė nga kontrollet dhe nė vite ka vėrtetuar se ėshtė njė nga format ku shfaqet edhe volumi mė i madh i shkeljeve.

Energjia elektrike tashmė ėshtė kthyer nė njė nga zėrat mė tė rėndėsishėm tė llogarisė koherente tė vendit me jashtė. Kėshtu pėr vitin 2007-ė, importi i energjisė elektrike llogaritet qė tė jetė mė shumė se 200 milionė euro dhe dėshtimi i vazhdueshėm i tenderave tė energjisė lė si rrugė tė vetme, blerjen me prokurim tė drejtėpėrdrejtė. Edhe pėr muajin gusht tė kėtij viti, energjia e blerė nga KESH-i ishte me anė tė prokurimit me negocim. Kėshtu sipas KESH-it u arrit qė tė blehej energji me njė ēmim prej 78 euro pėr megavat orė nga 5 kompani qė sigurojnė njė sasi energjie afėrsisht sa gjysma e prodhimit tė vendit.

Shifrat e abuzimeve kapin 36 milionė USD

Kaq ėshtė edhe dėmi financiar qė sipas KLSH-sė ėshtė shkaktuar nga ana e abuzimeve financiare nė buxhetin e shtetit, sipas kontrollit tė kėtij institucioni gjatė pjesės sė parė tė kėtij viti. Nė krye tė abuzimeve tė institucioneve janė pėrsėri tatimet dhe doganat, por njė dosje voluminoze pėr shkelje tė mėdha financiar, sipas raportitėshtė konstatuar edhe nė Korporatėn elektroenergjitike Shqiptare. Abuzime tė mėdha janė konstatuar edhe nė dhėnien me qira dhe shitjen e trojeve.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:41

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Skandali: Uji derdhej nė det, KESH vazhdonte importin


KESH i fal 2 milionė euro dy kompanive duke mos konfiskuar sigurimin e kontratės pas shkeljes sė saj. Rreth 1.7 milionė euro energji ėshtė importuar, nė njė kohė qė uji nė kaskadėn e Drinit derdhej
Nga 46 milionė dollarė qė ėshtė sasia totale e importeve pėr periudhėn 2005-2006, vetėm shkeljet financiare qė janė konstatuar nė KESH shkojnė nė 17.5 milionė dollarė (sipas kursit tė djeshėm euro/dollar). Nėse i referohemi kontrollit tė realizuar nga ana e KLSH nė Korporatėn Elektroenergjitike Shqiptare, pjesa dėrrmuese e shkeljeve janė realizuar nė transaksionet e KESH me kompanitė private nga tė cilat ėshtė blerė energji

Ēudirat nė menaxhimin e KESH nuk kanė tė sosur. Nė njė kohė qė vendi pėrballej me krizė energjie dhe mungesa tė mėdha nė energji, KESH derdhte ujin nė det, ndėrsa vazhdonte tė importonte energji nga jashtė. Periudha nė fjalė i korrespondon 3 mujorit tė parė tė vitit 2006. Kontrolli i Lartė i Shtetit ka konstatuar se dėmi financiar i shkaktuar nga hapja e portave nė kaskadėn e Drinit, nė njė kohė qė vendi importonte energji nga jashtė, shkon nė 1.672.337 euro. Energjia qė nuk ėshtė shfrytėzuar gjatė kėsaj periudhe kapte njė sasi prej 37.9 GĖH.

Kesh i fal 2 milionė euro dy kompanive

Kjo ėshtė edhe shuma qė Korporata Elektroenergjitike Shqiptare i ka falur dy kompanive me tė cilat kishte kontrata pėr blerjen e energjisė elektrike. Siē u bė e rrugės, gjatė vitit 2006, dy kompanitė qė KESH u ka falur 2 milionė euro, nuk kishin zbatuar kontratat pėr furnizimin me energji tė vendit. Dy kompanitė me tė cilat KESH kishte lidhur kontrata ishin tė detyruara qė tė ofronin sasinė e energjisė tė pėrcaktuar nė kontratė pėr periudhėn 01.04.2006 – 31.12.2006. Por, megjithėse KESH-i kishte nė dorė siguracionin e ofertės qė ishte 1.949.030 Euro, korporata nuk e konfiskoi ketė shumė pėr thyerjen e kontratės, nė njė kohė qė kjo vlerė financiare ishte e lėnė nė formėn e kėtij figuracioni, posaēėrisht pėr rastet kur kontrata e lidhur shkelej nga kompanitė.

Abuzimet nė KESH sa 1/3 e importeve

Nga 46 milionė dollarė qė ėshtė sasia totale e importeve pėr periudhėn 2005-2006, vetėm shkeljet financiare qė janė konstatuar nė KESH shkojnė nė 17.5 milionė dollarė (sipas kursit tė djeshėm euro/dollar). Nėse i referohemi kontrollit tė realizuar nga ana e KLSH-sė, nė Korporatėn Elektroenergjitike Shqiptare, pjesa dėrrmuese e shkeljeve janė realizuar nė transaksionet e KESH, me kompanitė private nga tė cilat ėshtė blerė energji. Nėse i referohemi statistikave, gjatė 2 viteve 2005-2006 KESH ka importuar rreth 46 milionė dollarė energji elektrike nė total. Ndėrsa shkeljet financiare tė konstatuara nga ana e KLSH-sė pėr kėtė periudhė shkojnė nė 17.5 milionė dollarė. Pra mė shumė se 1/3 e vlerės sė energjisė sė importuar ėshtė klasifikuar si aferė korruptive.

+++

Shkelja e ligjit, dėmi financiar 17.5 milionė USD

Nga mosrealizimi i dispozitave ligjore dhe veprimeve tė kundraligjshme, dėmi financiar nė KESH shkon 17.5 milionė USD

Shkelje nė vlera tė konsiderueshme financiare janė konstatuar edhe nė moszbatimin e kontratave me kompanitė qė ėshtė blerė energji, mosblerjen e energjisė elektrike nė ato shoqėri tė cilat kanė ofruar ēmimin mė tė ulėt, importimin e energjisė nė njė kohė qė uji derdhej kot nė kaskadėn e Drinit, faljen e vlerės sė sigurimit nė rastet kur kompanitė kanė shkelur kontratat pėr furnizimin e vendit me energji, etj..

Ky ėshtė edhe ēmimi i dėmit financiar tė shkaktuar nga shkelja e ligjit nė KESH gjatė periudhės 2005-2006. Sipas raportit tė KLSH-sė nga moszbatimi i dispozitave ligjore nė fuqi, Korporatės i ėshtė shkaktuar njė dėm ekonomik nė vlerėn e 7.43 milionė euro, 237 mijė DM dhe 10.5.2 milionė lekė. Gjithashtu, si pasojė e veprimeve tė kundraligjshme ėshtė evidentuar nga ana e KLSH-sė njė efekt negativ financiar pėr Korporatėn nė vlerėn e 3.4 milionė Euro dhe 64 milionė lekė. Nė total dėmi financiar i realizuar gjatė kėsaj periudhė shkon nė 17.5 milionė dollarė, vetėm pėr periudhėn 2005-2006. Ky ėshtė edhe dėmi financiar pėr tė cilin Kontrolli i Lartė i Shtetit ka ēuar para organeve tė drejtėsisė personat shkaktarė pėrgjegjės tė nivelit drejtues, midis tė cilėve edhe kreun e KESH-it tė asaj kohe, Andi Beli.

Lista e shkeljeve tė konstatuara nga ana e KLSH-sė gjatė kėsaj periudhe ka njė diapazon tė gjerė. Kėshtu ėshtė konstatuar se janė shkaktuar dėm financiar me vlerė rreth 5.5 milionė euro pėr mosvėnien nė evicensė tė kredive tė dhėna nga ana e Bankės Botėrore. Gjithashtu KESH nuk ka pėrdorur me efektivitet fondet e akorduara nga ana e donatorėve tė huaj, parashikuar nė kontratat pėrkatėse me njė vlerė prej 500 mijė USD. Shkelje nė vlera tė konsiderueshme financiare janė konstatuar edhe nė moszbatimin e kontratave me kompanitė qė ėshtė blerė energji, mosblerjen e energjisė elektrike nė ato shoqėri tė cilat kanė ofruar ēmimin mė tė ulėt, importimin e energjisė nė njė kohė qė uji derdhej kot nė kaskadėn e Drinit, faljen e vlerės sė sigurimit nė rastet kur kompanitė kanė shkelur kontratat pėr furnizimin e vendit me energji.

Lista e dėmeve financiare

1)Tejkalimi i humbjeve nė rrjet mbi nivelin e miratuar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave dhe studimit tė Bankės Botėrore, qė pėr vitet 3004-2006 rezultojnė 825.1 milionė KĖH, duke shkaktuar njė dėm ekonomik nė vlerėn prej 5.8 miliardė lekė.

2)Marrjen e kredive nga Banka Botėrore pėr sistemin e informatizimit tė tė dhėnave ekonomiko financiare dhe projektet e sistemit pilot me njė vlerė totale 698 milionė lekė, tė cilat nuk janė vėnė nė eficencė dhe projektet pilot kanė dėshtuar.

3)Mospėrdorimi i fondeve tė akorduara nga ana e donatorėve tė huaj brenda afateve tė parashikuara nė kontratat pėrkatėse, me pasojė pagesėn e penaliteteve pėrkatėse nė shumėn 33.761.298 lekė. Njėkohėsisht nė nenin 4 tė kontratave tė lidhura ka paguar penalitete nė formėn e Tarifės sė Angazhimit, me pasojė rritjen e shpenzimeve financiare nė vlerėn 16.4 milionė lekė.

4)Mospėrcaktimin nė kontratėn e nėnshkruar nga palėt, tė kushtit pėr sigurimin e kontratės pėr mospėrmbushjen e detyrimeve kontraktuale apo moslėvrimin tė sasisė sė energjisė elektrike, sipas kontratės sė nėnshkruar me 3 shoqėri tė huaja, me njė efekt negativ nė shumėn 812.632 Euro, ēka bie nė kundėrshtim me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave pėr rregullat e prokurimit publik, ku pėrcaktohet se kushti i sigurimit tė kontratės do tė jetė sa 10% e vlerės sė kontratės.

5)Mosblerjen e energjisė elektrike nė ato shoqėri tė cilat kanė ofruar ēmimin mė tė ulėt, duke shkaktuar njė efekt financiar negativ nė vlerėn e 1.745.571 euro (rezultat i diferencės midis ēmimit tė blerjes dhe atij tė shitjes).

6)Importimin e energjisė nė periudhėn 01.01.2006-31.03.2006, ndėrkohė qė nė kėtė kohė ėshtė derdhur ujė nė kaskadėn e Drinit, duke mos shfrytėzuar 37.7 GĖH, veprim i cili ka sjellė njė efekt financiar negativ nė vlerėn e 1.672.337 euro.

7)Moskonfiskimin e vlerės sė sigurimit tė kontratės pėr mosrealizimin e detyrimeve kontraktuale pėr periudhėn 01.04.2006 – 31.12.2006 nga 2 shoqėri tė huaja, veprim nė kundėrshtim me kushtet e pėrgjithshme tė kontratės neni 27, duke sjellė njė efekt financiar me dėm ekonomik nė vlerėn 1.949.030 Euro.

8)Heqjen nga kushtet e kontratės tė klauzolės nė rast mosrealizimi tė penaliteteve reciproke, veprim nė kundėrshtim me nenin 34 tė kushteve tė veēanta tė kontratės, qė ka sjellė njė efekt financiar negativ nė vlerėn 64.019.783 lekė.

9)Pėrdorimi pa efektivitet tė letėr kredive dhe garancive bankare pėr blerjen e energjisė elektrike, me pasojė rritjen e shpenzimeve financiare tė KESH nė vlerat 55.155.031 lekė dhe 3.902 euro.

10)Vonesėn prej 7 vjetėsh tė implementimit tė projektit "Rehabilitimi i Hidrocentraleve mbi lumin Drin" dhe zgjatjen e kohės sė kontratave me konsulentin, duke rėnduar koston nė vlerėn 2.55 milionė euro, mospėrmbushjen e detyrimeve tė KESH pėr projektin, duke paguar mė tepėr tarifa Angazhimi nė vlerėn prej 978 mijė euro.

11)Moszbatimin e detyrimeve kontraktuale nė 5 raste pėr dorėzimin nė afat tė punimeve ose lėvrimin e mallit, veprime tė cilat kanė sjellė dėm ekonomik nė vlerėn 33.6 milionė lekė (penalitete tė llogaritura).

KLSH:KESH pėrjashtoi kompanitė me ēmime tė ulėta

Raporti, gjatė viteve 2005-2006 kompanitė qė ofruan ēmim tė ulėt e skualifikuan

Sipas ekspertėve tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, dėmet e mėdha prej miliona eurosh tė konstatuara gjatė periudhės qė nė krye tė KESH ishte Andi Beli, janė faktuar nė bazė tė materialeve fizike. Pra KLSH, si institucion kontrolli, ka pėrdorur tė gjithė dokumentacionin e vėnė nė dispozicion nga ana e KESH, pėr tė zbuluar kėto shkelje

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nė vitet 2005-2006 nuk ka blerė energji nga kompanitė qė kanė ofruar ēmime mė tė ulėta. Blerja e energjisė me prokurim tė drejtpėrdrejtė, sipas Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, gjatė kėsaj periudhe, ėshtė bėrė nė kundėrshtim me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave (VKM) nr. 842 datė 30.12.2005, ku thuhet se: "Autorizohet KESH sh.a qė nga shoqėritė e listuara tė pėrzgjedhė ato nga tė cilat do tė marrė energji elektrike, duke pėrdorur kriterin e ēmimit mė tė ulėt tė sigurimit tė sasisė tė nevojshme dhe tė transmetimit tė energjisė elektrike". Sipas raportit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, nė kundėrshtim me kėtė Vendim tė Kėshillit tė Ministrave, pothuajse nė tė gjitha rastet e blerjes sė energjisė elektrike me prokurim tė drejtėpėrdrejtė me VKM nga ana e KESH sh.a pėr periudhėn tetor 2005-dhjetor 2006, nuk ėshtė lidhur kontratė me firmat qė kanė ofruar ēmimin mė tė ulėt, dhe nė ndonjė rast kur ėshtė lidhur kontratė nuk ėshtė realizuar pėr tė gjithė sasinė e pėrcaktuar nė VKM.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:42

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Ēmimi i lartė, humbjet 1.8 milionė euro

Kaq ėshtė humbja qė ėshtė shkaktuar si pasojė e blerjes sė energjisė nga kompanitė qė kanė ofruar ēmimin mė tė lartė nė prokurime, dhe jo nga ato qė kanė ofruar ēmimin mė tė ulėt. Humbjet e shkaktuara nga blerja e energjisė me ēmime tė larta, nė njė kohė qė energjia ofrohej me ēmime mė tė ulėta, i pėrkasin periudhės 2005-2006, dhe pikėrisht asaj kohe qė nė krye tė Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare ishte Andi Beli.

Prokuroria, hetim pėr afera korruptive shtesė

Sipas ekspertėve tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, dėmet e mėdha prej miliona eurosh tė konstatuara gjatė periudhės qė nė krye tė KESH ishte Andi Beli, janė faktuar nė bazė tė materialeve fizike. Pra KLSH-ja si institucion kontrolli ka pėrdorur tė gjithė dokumentacionin e vėnė nė dispozicion nga ana e KESH, pėr tė zbuluar kėto shkelje. Burime nga KLSH-ja bėjnė me dije se organi i akuzės mund tė ēojė mė tej hetimet pėr zbulimin e fakteve tė reja pėr afera tė tjera korruptive nė KESH, qė tashmė ėshtė kthyer nė njė gropė tė zezė, ku humbjet kanė kapur vlera tė mėdha.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:42

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Kriza: KESH rrit importin e enrgjiėe

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bėrė tė ditur se ka rritur me 1.5 milionė kilovat-orė energjinė e importuar. Importi i energjisė gjatė ditėve nė vazhdim, bashkė me shtesėn e deklaruar pritet qė tė shkojė nė rreth 8.3 milionė kwh. Por rritja e importit tė energjisė nuk pritet qė tė sjellė ndryshime nė furnizimin e vendit me energji. Shkak pėr kėtė situatė ėshtė rėnia e prodhimit tė energjisė nė vend. Kėshtu, prodhimi vendės ka rėnė me mė shumė se 1 milionė kwh nė ditė. Burime nga KESH bėjnė me dije se nga 5.5 milionė kwh qė ishte prodhimi vendės gjatė disa ditėve mė parė, aktualisht ky prodhim ka shkuar nė 4.4 milionė kwh nė ditė. Rritja e ndjeshme e importit tė energjisė elektrike po shfrytėzohet nga ana e KESH pėr tė ruajtur nivelet e kaskadės sė Fierzės. Niveli i liqenit tė Fierzės aktualisht ėshtė 265.5 metėr mbi niveln e detit dhe konstatohet se ka njė rritje tė lehtė tė prurjeve nė lumin Drin, por qė nuk sjellin asnjė ndryshim nė situatėn hidrike nė vend. Sipas parashikimeve edhe pėr 2 muajt nė vazhdim nuk pritet asgjė e re nė furnizimin e vendit me energji. KESH shpreson qė tė paktėn tė ruajė oraret aktuale tė furnizimit deri nė fillimin e reshjeve qė janė edhe vendimtare pėr fatin e kufizimeve. Nga ana tjetėr kriza e thellė energjitike ka paralizuar tė gjithė sektorėt jetikė tė vendit, duke sjellė rritje ēmimesh dhe vėshtirėsi tė mėdha tė furnzimit me ujė.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

7Normal Re: Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:42

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Kukullat Barbie, rrezik pėr jetėn e fėmijėve


Tėrheqja si pasojė e tejkalimit tė nivelit tė lejuar tė plumbit nė ngjyrat e produkteve
Produktet e kompanisė amerikane Mattel Inc qė gjenden edhe nė dyqanet shqiptare janė tė prodhuara nė manifakturat e kėsaj kompanie nė Kinė. Nė listėn e produkteve bėjnė pjesė lodra tė ndryshme pėr fėmijė nė pėrbėrje tė tė cilave ka elementė tė rrezikshėm qė rrezikojnė shėndetin e tyre.

Pas pėrhapjes sė skandalit pėr prodhimet e kompanisė Shoqėria Mattel Inc nė tė gjithė botėn, shoqėria ka bėrė tė ditur gjatė ditės sė djeshme tėrheqjen e produkteve tė saj edhe nga tregu shqiptar. Referuar edhe lajmeve tė publikuara nė shumė media tė huaja, produktet e kėsaj shoqėrie pėrmbajnė elementė tė rrezikshėm pėr shėndetin e fėmijėve. Sipas Associated Press, pėrgjegjėsit pėr shpėrndarjen e miliona lodrave nė tė gjithė botėn, qė rrezikojnė shėndetin e fėmijėve, janė vetė kompania amerikane Mattel Inc dhe manifakturat e saj nė Kinė. Lodrat e shpėrndara edhe nė vendin tonė tė kėsaj kompanie, janė pikėrisht pjesė e kėtij kontingjenti mallrash, jashtė standardeve me pėrbėrės tepėr tė rrezikshėm qė janė prodhuar nė Kinė.

Shoqėria Mattel Inc qė njihet pėr prodhimin e lodrave pėr fėmijė tė markave si Barbie, Fisher Price, Polly Pocket, etj., nėpėrmjet njoftimit tė saj pėr shtyp drejtuar konsumatorėve nė tė gjithė botėn, njoftoi tėrheqjen tė njė numri lodrash tė saj nga tregu mbarė botėror. Kjo tėrheqje erdhi si pasojė e tejkalimit tė nivelit tė lejuar tė plumbit qė u konstatua nė ngjyrat e disa prej produkteve. Nė tė njėjtėn kohė, Mattel Inc, shpalli tėrheqjen vullnetare tė disa prej lodrave qė pėrmbajnė magnete tė fuqishme qė rrezikojnė tė shkėputen nga struktura e lodrės dhe tė rrezikojnė shėndetin e fėmijėve. Lodrat e afektuara nga kėto magnete janė produkte nga programi Polly Pocket.

***

Shoqėria Mattel Inc ėshtė e pranishme nė tregun e Shqiptar nėpėrmjet shpėrndarėsit tė saj tė autorizuar pėr Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, shoqėrisė Solution D. Sipas tė dhėnave nė bashkėpunim me shpėrndarėsin e saj te autorizuar, shoqėria Mattel Inc identifikoi se ka shpėrndarė nė tregun e Shqipėrisė dy produkte tė tilla nė sasi tė vogla, modeli Barbie & Tanner – kodiJ4927 -12 cope dhe modeli Polly Pocket – kodi J1661 dhe J1662 – 108 copė). Mattel Inc, bėn tė ditur se sė bashku me shpėrndarėsin, ka marrė masat e duhura dhe ka tėrhequr tashmė kėto produkte nga tregu i Shqipėrisė.

***

Por sipas kėsaj shoqėria, nė treg ka sasi tė tjera tė kėtyre produkteve qė janė shpėrndarė nga ana e firmave tė tjera qė nuk kanė lidhje nė shpėrndarje me kompanisė Mattel inc. Pėr tė identifikuar dhe pėr tė tėrhequr edhe kėto produkte tė sajat qė sipas Mattel Inc janė tė rrezikshme pėr shėndetin e fėmijėve shoqėria dhe shpėrndarėsi i saj i autorizuar pėr Kosovėn kanė marrė masa dhe po i intensifikojnė ato pėr identifikimin e kėtyre produkteve dhe tėrheqjen nga tregu. Kompania Mattel Inc bėn tė ditur gjithashtu se, nė bashkėpunim tė ngushtė me shpėrndarėsin e saj tė autorizuar, ka ndėrmarrė tė gjitha masat pėr njoftimin e autoriteteve kompetente nė pėrputhje me dispozitat ligjore nė fuqi.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

8Normal Re: Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:42

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Konfindustria, kriza po rrezikon lekun

Njė situatė e tillė sipas industrialistėve do tė pėrkeqėsojė situatėn e biznesit vendės. Fenomeni sipas tyre ėshtė edhe mė shqetėsues nėse marrim parasysh, se bazuar nė tė dhėnat e industrive mė tė rėndėsishme tė vendit - anėtare tė Konfindustrisė, njė numėr i madh lėndėsh tė para importi nė tregjet ndėrkombėtare vihet re se kemi rritje tė konsiderueshme ēmimesh.
Njė zhvlerėsim i mundshėm i monedhės vendėse, nė kushtet kur kriza energjitike po detyron blerjen e qindra milionė eurove energji, ka vėnė nė alarm biznesin vendės. Njė situatė e tillė do tė thoshte qė tė gjitha lėndėt e para tė importuara do tė ishin mė tė shtrenjta pėr biznesin vendės, duke pėrfshirė kėtu edhe karburantet edhe energjinė qė janė edhe disa nga faktorėt e rėndėsishėm tė prodhimit. Nė deklaratėn e saj pėr mediat Konfindustria, shpreh shqetėsimin lidhur me faktin se pėr herė tė parė nė sezonin e verės monedha kombėtare LEK nuk po forcohet, dhe nė disa momente po shfaq edhe dobėsi kundrejt EURO-s. Sipas bizneseve shqiptare kjo dukuri ėshtė shqetėsuese, duke pasur parasysh kohėn kur ndodh, periudhėn kulmore tė ardhjes sė fluksit tė emigrantėve nė Shqipėri, kur tradicionalisht kemi pasur forcim tė Lekut ndaj Euro-s.

***

Dobėsimi i Leku-t kushtėzon shtimin e kostove tė industrive, qė punojnė pėr tregun e brendshėm, duke parė orientimin e ekonomisė shqiptare ku pesha e eksporteve ėshtėpothuaj e papėrfillshme dhe e orientuar drejt rieksportove, si edhe lėndėve tė para minerare. Njė situatė e tillė sipas industrialistėve do tė pėrkeqėsojė situatėn e biznesit vendės. Fenomeni sipas tyre ėshtė edhe mė shqetėsues nėse marrim parasysh se bazuar nė tė dhėnat e industrive mė tė rėndėsishme tė vendit - anėtare tė Konfindustrisė, njė numėr i madh lėndėsh tė para importi, nė tregjet ndėrkombėtare, vihet re se kanė rritje tė konsiderueshme ēmimesh. Rritja e ēmimeve ka pėrfshirė industrinė e miellit dhe nėnprodhimeve tė tij, industrinė e prodhimit tė birrės, industrinė e prodhimit tė letrės dhe nėnprodhimeve tė saj, etj.

***

Industrialistėt bėjnė tė ditur se shkaqet e mosforcimit tradicional tė LEK-ut me tendencė dobėsimi nė periudhėn e verės 2007-tė mbeten pėr t’u kėrkuar kryesisht nė shpenzimet e mėdha tė blerjes sė energjisė me ēmime tė larta jashtė vendit, rritjes sė ēmimit dhe sasisė se importeve tė karburanteve, dhe po ashtu edhe problemeve te tjera, qė kanė tė bėjnė me daljen nė sasi tė mėdha tė valutės jashtė, si pasojė e financimeve tė disa investimeve tė rėndėsishme nė vend. Sipas industrialistėve, deficiti tregtar, bazuar nė shifrat e 6 mujorit tė parė tė 2007-tė, para fillimit tė krizės energjitike, ka kapur nivelet historike relative prej 23% dhe po ashtu edhe nė nivele absolute importesh. Pėr mė shumė dhe ēka e bėn mė problematik fenomenin ėshtė se dobėsimi i Lekut-t nė periudhėn e verės, ndodh nė kushtet kur Banka e Shqipėrisė vetėm disa kohė mė parė rriti normėn bazė tė interesit pėr Leku-n me 0.25%.



Fullani: Bankat tė rrisin transparencėn me klientėt

Bankat e nivelit tė dytė duhet qė tė rrisin transparencėn me klientėt, pasi ky ėshtė njė element i rėndėsishėm nė zhvillimet e marrėdhėnieve tė kėtij biznesi. Deklarata ėshtė bėrė gjatė ditės sė djeshme nga Guvernatori i BSH-sė, Ardian Fullani, nė seminarin me temė “A reduktohen normat e interesit nga transparenca e bankės qendrore”, me lektor profesorin e mirėnjohur ne fushėn e transparencės sė bankave qendrore, prof. Sylvester Eijffinger nga Fakulteti i Ekonomisė sė Universitetit tė Tilburg-ut nė Hollandė.

Fullani gjatė fjalės sėtij ka bėrė tė ditur se “do tė kėrkoja qė sistemi bankar tė rrisė mė tej transparencėn e tij me publikun, veēanėrisht nė drejtim tė shpjegimit tė thjeshtė dhe tė sinqertė tė produkteve qė ofron, tė komisioneve qė aplikon, pa harruar tė pėrmendė dhe publikimin nė kohė dhe me cilėsi tė rezultateve financiare, sipas detyrimeve ligjore. Nė kėtė kontekst, dėshiroj tė bėj me dije se Banka e Shqipėrisė do tė jetė rigoroze nė pėrmbushjen e tė gjitha detyrimeve qė burojnė nga respektimi i ligjeve dhe bazės rregullative. Siē thotė miku im Eijffinger:“transparenca pėr njerėz tė ndryshėm do tė thotė koncepte tė ndryshme”. Kuptohet qė e lė tė hapur debatin si nė rrafshin akademik, ashtu edhe nė atė praktik. Elemente tė reja, tregues sasiorė, modele empirike i shtohen atij vazhdimisht”.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

9Normal Re: Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:43

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Pse nuk po punohet nė segmentin Lushnjė-Fier


Punimet me njė ritėm tepėr tė ulėt, nė autostradėn Lushnjė -Fier, e kanė kthyer trafikun nė kėtė segment nė njė kaos tė vėrtetė. Megjithėse janė hapur 5 kilometrat e para tė autostradės, vetėm nė njėrin krah, kjo nuk ka dhėnė asnjė ndihmė pėr pėrmirėsimin e gjendjes.
Punimet e autostradės Lushnjė -Fier vazhdojnė tė ecin me ritme tė ulėta, ndėrsa dje nė tė gjithė segmentin rrugor tė saj nuk konstatohet asnjė punėtor, dhe mjetet e rėnda tė firmave qė kanė marrė pėrsipėr punimet janė parkuar anės rrugės, nė pritje pėr tė marrė urdhėr pėr tė punuar. Sipas kontratės, kjo autostradė duhet qė tė mbarojė nė muajin mars tė vitit 2008-tė, pra pas rreth 7 muajsh. Nėse rruga tė bie nė kėtė segment, atėherė tė bie nė sy ritmi i ulėt i punimeve, ku urat ende nuk kanė filluar per tu ndėruar. Por njė fakti i tillė nuk e shqetėson italianin Rozati, qė ėshtė edhe drejtuesi i punimeve nė kėtė rrugė. Ai ėshtė optimist pėr punėn qė po kryhet, dhe lidhur me situatėne krijuar, drejtuesi punimeve Rozati, ifirmės kontraktore Maltauro, ka dhėnė njė konferencė pėr shtyp ku ka folur lidhur me situatėn aktuale nė kėtė autostradė. Ai sqaron se firma nė bazė tė kontratės ka filluar punimet nė muajin mars tė vitit 2006-tė dhe dopėrfundojėautostradėn nė mars tė vitit 2008-tė. Ai ėshtė shprehur se : “ne si firmė do tė bėjmė tė pamundur pėr ta pėrfunduar brenda afatit kohor kėtė rrugė tė rėndėsishme, pasi nė tė kundėrt do tė pėrballemi me penalizime .Nė kėto ne jemi tė angazhuar ta mbarojmė atė nė kohė dhe me cilėsi”. Sipas drejtuesit tė punimeve Rozati nė kėtė moment po punohet pėr pilat e urave, dhe pėr tė mbledhur materiale pėr vazhdimin e rrugės. Ndėrkohė ėshtė punuar pėr tė pėrgatitur karierat, guroret, ku kjo firmė merr lėndėn e parė pėr tė qenė gati kur tė na duhet. Gjithēka ėshtė e programuar. Sipas tij, pas pėrfundimit tė punimeve autostrada do tė ketė njė garanci 10 vjeēare. Sigurimi pėr cilėsinė e punimeve pėr kėtė periudhė do tė jetė 6 milionė euro, ndėrsa 5 milionė euro do tė jenė pėr aksidentet qė mund tė ndodhin si rezultat i cilėsisė sė punimeve.

Bllokimi i punimeve nė rrugėnLushnjė-Fier nuk ėshtė i pari qė nga fillimet e kėtij projekti. Qė nė fillimin e kėsaj rruge, ka pasur njė vonese prej disa muajsh. Kėshtu shiriti i punimeve ėshtė prerė nga ana e Kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit tė Transporteve Basha rreth 3 muaj para se tė fillonin edhe punimet e rrugės. Edhe nė kontratė, sipas firmės italianė, punimet kanė njė afat qė ishte rreth 2 muaj mė vonė seē kishte parashikuar qeveria. Pėr tė pėrballuar kostot e ndėrtimit tė kėtij segmenti, ėshtė akorduar tashmė njė fond qė kap vlerėn 24 milionė e 350 mijė euro, financuar nga qeveria italiane. Edhe qeveria shqiptare do tė kontribuojė nė kėtė projekt, me anė tė njė fondi me vlerė rreth 4, 9 milionė eurosh. Kjo shumė do shkojė kryesisht pėr tė pėrballuar kostot lokale dhe problemet qė lidhen me shpronėsimet e pronarėve, mbi tokat e tė cilėve do tė kalojė segmenti Lushnjė-Fier. Projekti pėr ndėrtimin e kėtij segmenti tenton pėrmirėsimin e lėvizjes sė mjeteve nė kėtė aks, duke iu afruar standardeve evropiane tė rrugėve


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

10Normal Re: Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:43

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Maqedonia hap portat e Drinit tė Zi


Prurjet nė kaskadėn e Drinit kanė shkuar nė 40 metėr/kub nė sekondė gjatė pasdites sė djeshme
Hapja e portės sėDrinit tė Zi nė Strugė dhe tė digės nė Dibėr tė Maqedonisė ka bėrė qė vetėm pas pak orėsh, nė orėt e mbasdites prurjet nė kaskadėn e Drinit tė shkojnė nė 40 m3 nė sekondė. Padyshim qė rritja e prurjeve nuk do tė pėrmirėsojnė krizėn energjitike qė ka pllakosur vendin, por tė paktėn ato do tė mundėsojnė ruajtjen e rezervės ujore tė hidrocentraleve nė veri tė vendit.

Strugė - Kėrkesės sė njėpasnjėshme tė qeverisė shqiptare pėr tė zbatuar marrėveshjen nė bazė tė protokollit tė nėnshkruar nė vitin 1962, qeveria Maqedonase ėshtė pėrgjigjur vetėm gjatė ditės sė djeshme me hapjen e portave tė Drinit tė Zi. Sipas marrėveshjes sė lidhur midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė, pėrcaktohet qė nėse gjatė muajve tė verės prurjet nė lumin Drin bien poshtė 45 metėr/kub nė sekondė, atėherė Maqedonia duhet qė tė hapė portat e saj qė bllokojnė ujin pėr nė territorin shqiptar. Qeveria shqiptare prej 10 ditėsh kishte kėrkuar zbatimin e marrėveshjes dy palėshe, por ajo ėshtė zbatuar vetėm sot nė mėngjes. Hapja e portės sėDrinit tė Zi nė Strugė dhe tė digės nė Dibėr tė Maqedonisė ka bėrė qė vetėm pas pak orėsh, nė orėt e mbasdites, prurjet nė kaskadėn e Drinit tė shkojnė nė 40 m3 nė sekondė. Padyshim qė rritja e prurjeve nuk do tė pėrmirėsojnė krizėn energjitike qė ka pllakosur vendin, por tė paktėn ato do tė mundėsojnė ruajtjen e rezervės ujore tė hidrocentraleve nė veri tė vendit. Kėshtu, pas shumė tentativash zbatohet kjo marrėveshje, pas shumė vitesh tė periudhės sė tranzicionit, pasi kriza energjitike tek ne edhe nė tė kaluarėn ka buruar edhe nga liqeni i Ohrit, pasi fqinjėt tanė maqedonas mbyllnin portėn e Drinit tė Zi nė Strugė, duke thyer marrėveshjen dy palėshe dhe duke ndikuar edhe ata nė kėtė gjendje tė vėshtirė hidrike.

Rrjedha e Drinit tė Zi

Drini i Zi buron nga burimi i Shėn Naumit dhe rrjedha e tij kalon mes pėrmes Liqenit tė Ohrit, deri nė qytetin e Strugės, tė cilin lumi e ndan nė dy pjesė. Urat e shumta qė lidhin dy brigjet e Drinit tė Zi, i japin Strugės epitetin “Qyteti i Urave”. Lumi rrjedh nė veri, nė drejtim tė qytetit tė Dibrės, nė njė zonė malore, ku pastaj prek njė pjesė tė kufirit Maqedoni-Shqipėri, pėr tė kaluar pastaj nė territorin e Shqipėrisė. Nė pjesėn e Maqedonisė rrjedha e lumit ėshtė e ndėrprerė nga dy liqene artificiale, tė cilat shėrbejnė pėr pėrfitimin e rrymės elektrike. Pranė qytetit tė Kukėsit, Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhė, duke formuar lumin e bashkuar Drin, qė ka derdhje nė Detin Adriatik.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

11Normal Re: Biznesi... prej Sun Jan 13 2008, 11:43

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Skemė e re pėr TVSH-nė nė Bujqėsi


Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar pėr sektorin e bujqėsisė pritet qė tė ndryshojė skemė. Sipas draftit tė ri tė pėrgatitur nga ana e ekspertėve tė ministrisė sė Bujqėsisė, futja nė skemėn e TVSH-sė do tė fillojė qė prej prodhuesit tė parė, pra fermerit. Deri tani skema e furnizimit tė TVSH-sė fillonte nė industritė prodhuese, tė cilat i lėshonin kėto fatura nė bazė tė preferencave tė tyre.Sipas grupit tė ekspertėve tė kėtij projekti, ai do tė krijojė njė lehtėsi shumė tė madhe pėr tė gjithė fermerėt, pasi do t'i ndihmojė ata qė tė marrin TVSH-nė pėr prodhimet qė shesin. Ndėrkohė grupi i punės po punon duke u mbėshtetur dhe nė eksperiencėn e vendeve tė rajonit, me qėllim realizimin e njė projekti tė suksesshėm dhe tė qėndrueshėm. Por nga ana e pėrfaqėsuesve tė pėrpunimit, njė skemė e tillė ėshtė vlerėsuar si e dėshtuar dhe me pasojė tė dyanshme negative, pasi ajo nuk mund tė funksionojė nė bujqėsinė shqiptare. Sipas agropėrpunuesve, njė skemė e tillė do tė bėjė qė fabrikat e pėrpunimit tė produkteve bujqėsore tė drejton nga importi, dhe kėshtu qė prodhimet vendėse do tė mbeten pa u shitur. Sipas MBUMK-s, kjo skemė pritet tė bėhet efektive brenda vitit tė ardhshėm, 2008-tė, pasi tė diskutohet dhe me pėrfaqėsues tė fermerėve e grupet e interesit.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

12Normal Re: Biznesi... Today at 20:59

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi