Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Ekonomi & Biznes » Ekonomi!

Ekonomi!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:45

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ketu do mund ti postoni te gjith lajmet me te reja ne lidhje me Ekonomi.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:45

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Sezoni, sa kushtojne hotelet shqiptare


Hotelieret shqiptare nuk kane ulur cmimet. Edhe kete vere te pushosh ne bregdetin shqiptar kushton pak a shume po aq sa edhe nje vit me pare. Cmimet me te "nxehta" gjenden pergjate rivieres shqiptare, vendi me i lakmuar nga shqiptaret. Kjo eshte arsyeja, qe hotelet prane bregut me uje te kripur kushtojne me shtrenjte sesa hotelet liqenore. Por, edhe ndermjet hoteleve buze detit verehen luhatje ne cmime, kjo e ndikuar nga zona ku gjendet hoteli, nga kategoria e hotelit, kushtet dhe sherbimet te cilat ofron. Gjate nje survejimi te kryer nga gazeta "Koha Jone" kete jave, ne rreth 50 hotele pushimi me kushte dhe sherbime qe luhaten nga 1 ne 3 yje, te shtrira nga veriu ne jug te vendit, u vu re se tarifat per akomodim "notojne" ne te njejtat ujera sikunderse edhe veren e kaluar.

Keshtu, nje nate fjetjeje ne hotelet pergjate bregdetit te Jonit kushton mesatarisht 2500 leke per person, per akomodim ne dhome dyshe. Por cmimi per nje dhome dyshe mund te shkoje edhe ne 90 euro nata, tarife e ofruar per pushime ne muajin gushtit ne nje hotel ne Himare. Ne pergjithesi hotelet joniane kane ne dispozicion te pushuesve edhe plazhe private, kuptohet siperfaqe te kufizuara per vete terrenin shkembor. Shezloni dhe cadra ofrohen falas sikunderse edhe parkimi. Disa prej tyre kane ngritur edhe pishina me uje te embel. Nuk mungon ajri i kondicionuar dhe televizori ne dhome, madje nje pjese e mire e hoteleve mundesojne edhe kanale satelitore.

Interesant eshte fakti se nga hoteli ne hotel lista e cmimeve jepet e shprehur here ne monedhen vendase dhe here ne ate te perbashket evropiane. Mund te mos vihet re ne pamje te pare, por holle-holle pronaret e ketyre hoteleve me ane te vleresimit te dhomave te tyre me euro, duan te komunikojne idene se jane hotele te rangut te turisteve te huaj.

Hotelet qe lagen nga Adriatiku jane kuotuar disi me lire ne krahasim me strukturat akomoduese ne jug te vendit. Bregu ranor ju pershtatet me shume familjeve me femije, kjo per shkak te siperfaqeve te gjera qe ofron ky lloj plazhi. Ne Durres cmimet variojne nga 30 deri ne 60 euro nata, per nje dhome per dy persona. Ne Shengjin hotelet kushtojne disi me lire, ne 2500 leke dhoma. Akoma me ne veri, ne Velipoje, cmimet per periudhen korrik-gusht jane akoma me ekonomike deri ne 2 mije leke dhoma per nje nate. Nderkaq, per pushime ne liqenin e Pogradecit, cmimi per dhome dyshe shkon ne rreth 2500 leke nata.

Per t'u vleresuar eshte fakti se pjesa dermuese e hoteleve te pyetur, ofronin se bashku me dhomen e hotelit edhe mengjesin ne restorant. Nje shenje kjo, e cila tregon se hotelet e kane kuptuar formulen "bed & breakfast", perhapur ne mbare boten.

Megjithese pjesa me e madhe e hoteleve te pyetura nuk kishin me shume se 30 dhoma ne dispozicion, ne asnje rast nuk u konstatua mungese vendesh per muajt korrik apo gusht. Kjo tregon se shqiptaret nuk i rezervojne pushimet e tyre ne avance. Por nga ana tjeter, kjo mund te jete nje shenje qe kete vere mund te kete nje renie te punes per keto hotele, te cilat nuk po tregohen atraktive me cmimet e ofruara; cmime te cilat konkurrohen lehtesisht nga hotelet malazeze apo turke.

BOX

Tarifat ne leke, te dhomave per dy persona, nga 1 korrik deri 31 gusht, perfshire mengjesin:

Ne Velipoje

2 000 leke

Ne Shengjin

3 000 leke

Ne Durres

Nga 4 000 deri 7 000 leke

Ne Golem

Nga 2 000 deri 8 000 leke

Ne Divjake

Nga 2 000 deri 5 000 leke

Ne Vlore

Nga 3 500 deri 7 000 leke

Ne Radhime

Nga 3 500 deri 7 000 leke

Ne Himare

Nga 3 000 deri 10 000 leke

Ne Sarande

Nga 3 000 deri 7 000 leke

Ne Pogradec

Nga 2 000 deri 2 500 leke

#Shqiperia krahasohet me Kroacine e viteve '90

Operatoret turistike italiane kane hedhur syte ndaj bregut tjeter te Adriatikut, drejt Shqiperise. Te bindur per resurset turistike te vendit tone, profesionistet e turizmit nga shteti fqinj, kane vene ne shenjester te tyre brigjet shqiptare, ne te cilat kane parashikuar nje rritje te tille te krahasuar me Kroacine e viteve '90. Keshtu, se fundmi nje prej tour-operatoreve me te medhenj italiane te turizmit, Itermar, ka pershire vendin tone ne listen e destinacioneve turistike qe u servir klienteve te saj ne Itali.

"Perfshirja e Shqiperise si destinacion per kalimin e pushimeve eshte tregues i bindjes tone, se ky vend mund te konsiderohet Kroacia e 15 viteve me pare. Nje treg i ri dhe premtues per hapesira te frytshme biznesi", eshte shprehur Gabriel Pesaresi, drejtori i shitjeve i Itermar. Krahas vendit tone, kompania u ka dedikuar katalog dhe ka zgjeruar oferten e vet edhe per Malin e Zi, Sllovenine dhe Kroacine. Permiresimi i infrastruktures turistike ne vend, rritja e cilesise se sherbimit dhe larmise se ofertes per pushime, duke mbajtur nivele te arsyeshme cmimesh, do te ndikonin pozitivisht ne thithjen e turisteve italiane ne brigjet shqiptare. F.Zguro



#Dyndja, vijne 300 mije turiste te huaj

Rritet numri i vizitoreve te huaj qe hyne ne Shqiperi per periudhen janar-maj 2007

Gjate 5 muajve te pare te ketij viti, ne vendin tone jane regjistruar plot 291759 vizitore te huaj. Kjo shifer rezulton pozitive e krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2006, me nje rritje prej 22,8 per qind apo 54 mije shtetas te huaj me shume. Shifrat jane bere publike nga Ministria e Turizmit. Po nga i njejti burim rezulton se 3 ne 4 vizitore qe kane hyre ne vendin tone kane pasur qellime pushimi. Nderkaq, sipas menyres se udhetimit, numri i vizitoreve qe kane hyre ne Shqiperi me rruge tokesore ka zene pjese e luanit------- me gati 70% te mberritjeve, i ndjekur nga vizitoret e hyre me rruge ajrore ato detare. Sipas pikave kufitare te hyrjes, fluksi me i madh i vizitoreve eshte ne pikat kufitare te Qafe Thanes, ne aeroportin ne Rinas dhe ne piken kufitare Muriqan.

Vetem gjate muajit te kaluar, ne Shqiperi kane hyre 77577 shtetas te huaj, nje rritje prej rreth 16,3 per qind e krahasuar me periudhen respektive te vitit te kaluar. Nderkohe, interesant eshte fakti se nje pjese e konsiderueshme e tyre jane vizitore ditore, te cilet nuk mund te perfshihen ne kategorine "turiste", pasi qendrojne me pak se 24 ore ne vend.

Po gjate muajit maj, vizitoret nga Maqedonia kane kryesuar mberritjet ne vendin tone, me pas vizitoret nga Kosova dhe ata nga Mali i Zi. Gati 90 per qind e vizitoreve te huaj te hyre ne vendin tone muajin e kaluar i takojne kontinentit evropian. F.Zguro



Portali zyrtar i turizmit shqiptar ne internet vazhdon te jete "under construction". Nese klikoni domain-in www.albaniantourism.com do te perballeni me foton e mesiperme dhe asgje me teper. Ky uebsajt, qe prej disa muajsh me pare duhet te ishte funksional per turistet ne dy gjuhe, shqip dhe anglisht. Nga Agjencia e Zhvillimit te Turizmit (ish-Enti i Turizmit) nuk ka nje pergjigje per daten e lancimit te ketij portali, ndersa koordinatorja e PNUD ne Tirane, Lauren Bohatka, tha per "KJ" se nga 1 korriku do te filloje prezantimi "soft" i portalit, apo thene ndryshe do te behet testimi teknik i tij.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:45

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Telekomunikacionet, rregullore si BE



E Enjte, 28 Qershor 2007


Rregullorja e funksionimit te tregut te telekomunikacioneve po shkon drejt perputhjes me ate te Bashkimit Evropian. Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme per Zgjerimin e Komisionit Evropian, organizuan ne Tirane, nje seminar treditor, i cili mundesoi asistence teknike dhe shkembim informacioni per vendet qe synojne anetaresimin ne BE, ne kuader te reformes per perafrimin dhe harmonizimin e legjislacionit vendor me ate komunitar, ne sektorin e rregullimit te telekomunikacionit. Tematika e seminarit, u perqendrua kryesisht ne eksperiencen evropiane ne periudhen e tranzicionit per kalimin nga regjimi i licensimit bazuar ne direktivat 1998, tek regjimi i bazuar ne direktivat 2002 ( Direktivat per Autorizimin e rrjeteve dhe sherbimeve elektronike), ndarjen e llogarive, kontabilizimi i kostove si dhe ne sherbimin Universal dhe te drejtat e perdoruesve. ERT i ka filluar perpjekjet dhe ka bere aplikimet perkatese per te perfituar mbeshtetje ne kuader te programit TAIEX, qe ne mesin e vitit 2006. Ky seminar ishte aktiviteti i trete qe u zhvillua ne kuader te programit TAIEX, nderkohe qe programi parashikon edhe aktivitete te tjera. Seminari mbuloi tre tema, te cilat ERT i konsideron shume te rendesishme me qellim permiresimin e paketes rregullatore ekzistuese, si dhe per kalimin sa me te zbutur dhe pergatitjen e kuadrit te ri rregullator qe duhet pershtatur pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri "Per Komunikimet Elektronike", ligj ky i cili, do te pergatitet ne perputhje me Direktivat e vitit 2002, te KE-se.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:45

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Aftesite kredimarrese, Shqiperia merr note kaluese

Blerina Hoxha
E Shtune, 30 Qershor 2007


Shqiperia ka marre noten kaluese ne lidhje me kapacitetet per te marre borxh ne tregun nderkombetar. Nje nder kompanite me te medha ne bote te vleresimit te huadhenies, Moody's, pas nje inspektimi qe i eshte bere zhvillimeve ekonomike te vendit tone dha noten "B1", e cila e ben mjaftueshem te besueshme qeverine tone per te marre hua ne tregun nderkombetar.

Kjo eshte hera e pare qe vendi yne i nenshtrohet nje procesi vleresimi me kerkesen e qeverise shqiptare dhe eshte nje standard kualifikimi qe perdoret nga kompanite e medha financiare ne te gjithe globin per te marre vendime investimi.

"Kjo note e Moody's eshte nje vleresim i progresit ekonomik dhe fiskal qe Shqiperia ka bere gjate viteve te fundit dhe nje tregues tjeter shume i rendesishem i progresit te vendit tone drejt integrimit ne komunitetin financiar nderkombetar", tha ministri i Financave, Ridvan Bode. Duke pranuar kete vleresim, qeveria konfirmon se eshte e gatshme te gjykohet me te njejtat kritere dhe njekohesisht pranon te gjitha standardet financiare dhe ekonomike si ato te vendeve te tjera. Ministria e Financave, nga ana e saj siguron se me perfundimin e vleresimit nga Moody's, do te krijohet mundesia e hapjes se tregut nderkombetar te kapitaleve per Shqiperine, duke siguruar hapesira te medha financimi per projektet e zhvillimit ne te ardhmen.

Nisur nga nje marreveshje me Fondin Monetar Nderkombetar, Shqiperia duhet te ule nivelin e pergjithshem te borxhit te Shqiperise ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto. Per nje periudhe 3-vjecare, pra deri ne fund te vitit 2008 eshte rene dakord per nje limit ne kreditimin e ekonomise se brendshme ne teresi, per nje vlere prej 680 milione euro si kredi tregtare. Ndersa hapi i pare ne kete drejtim eshte bere.

Ende pa u marre vleresimi nga Moody's ne tregun monetar nderkombetar, qeveria ka marre nje hua me terma tregtare prej 230 milion USD me destinacion ndertimin e rruges se re Durres-Kukes.

Moody's: Shqiperia strukture jo te favorshme per borxhin

Renditja e Shqiperise ne nivelin B1 reflekton faktet se, Shqiperia eshte ne tranzicion per te krijuar nje ekonomi tregu nga nje ekonomi teresisht e izoluar dhe me te ardhura shume te uleta per frymw" eshte shprehur per Revisten Forbes, zv/presidenti i Moody's, Jonathan Schiffer. Tavani i huamarrjes se qeverise shqiptare i vleresuar B1, ka gjasa qe perkohesisht vendi te mos kete aftesi pagese, ka vleresuar Moodys.

Nderkohe qe, kane marre vleresime mw pozitive, tregues te tjere ne lidhje me kapacitetet depozituese te bankave."Shqiperia eshte nje vend me treg tw pazhvilluar kapitalesh dhe gjithashtu ka nje strukture jo te favorshme te maturimit te borxhit, por ana pozitive eshte se elita politike eshte pro biznes", tha zyrtari i larte i Moodys. Ai shtoi se, perfitimet e Shqiperise jane afatgjata, nderkohe qe prurjet e emigranteve jane duke ndihmuar financimin e deficitit te larte tregtar dhe ne forcimin e monedhes vendase. Moody's gjithashtu beson se implikimet e kreditimit te Shqiperise mund te rrezikohen nga situata jo e favorshme gjeopolitike nw Ballkan.

Borxhi i qeverise, c'monopolizohet tregu

Marrja e huave ne tregun nderkombetar per te plotesuar nevojat per shpenzime qe nuk mund te sigurohen nga te ardhurat, pritet t'i siguroje qeverise financime me interes me te bute. Aktualisht shumica e nevojave per shpenzime plotesohen me borxh te brendshem, por interesi qe ofrojne bankat vendase eshte i larte. Kjo per shkakun se deri me tani ky treg ka qenw monopol, pasi mundesine e blerjes se obligacioneve qeveritare i kane vetem pak banka te nivelit te dyte. Per shkak te kesaj situate, interesi qe bankat vendase marrin nga letrat me vlere te qeverise eshte shumefish me i larte se, ne tregun nderkombetar. Vleresimi i Moody's pritet t'i krijoje mundesi qeverise qe te plotesoje nevojat per financime edhe ne tregun nderkombetar, me kushte shume me te favorshme.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:46

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
BASH-BIA, festohet shkrirja

E Shtune, 30 Qershor 2007


Sistemi bankar ne vendin tone po shkon drejt ristrukturimit, per sa i perket aksionereve. Banka Amerikane e Shqiperise dhe Banka Italo-Shqiptare jane ne proces shkrirje per shkak se, tashme kane te njejtet aksionere, italianet e Grupit bankar Intesa Sanpaolo S.p.A. Dje gjate nje ceremonie zyrtare ne Tirane u nenshkrua marreveshja e transferimit te paketes kontrolluese ne masen 80 per qind te aksioneve te Bankes Amerikane te Shqiperise, tek Grupi bankar Intesa Sanpaolo S.p.A. Itali, me vlere 156.9 milion usd. Sipas BSH-se, aksioneri i ri i Bankes Amerikane te Shqiperise, Intesa Sanpaolo S.p.A eshte nje lider italian me dimension evropian dhe synon qe te krijoje nje operator te rendesise primare, i afte te prodhoje produkte te rendesishme per klientelen e te konkurroje ne menyre me efikase, ne sektorin e sherbimeve bankare dhe financiare. Por banka Amerikane e Shqiperise nuk do te ndryshoje emrin edhe per nje periudhe te pakten dyvjecare kohe. Grupi Intesa Sanpaolo eshte i pranishem ne 48 vende. Rrjeti i brendshem i Intesa Sanpaolo perbehet afersisht nga 5500 dege te shperndara ne gjithe Italine dhe i sherben rreth 12 milione klienteve. Me filialet e veta ne 13 vende te Evropes Qendrore dhe Lindore dhe me nje rrjet prej rreth 1650 degesh, ai i sherben rreth 7.7 milione klienteve. Me miratimin e ketij transferimi, struktura e kapitalit aksioner te Bankes Amerikane te Shqiperise zoterohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndermarrjeve dhe Grupi Intesa Sanpaolo S.p.A, ne raportet FSHAN, 3,000,000 aksione qe perfaqesojne 20 per qind te kapitalit aksioner dhe Intesa Sanpaolo, 12,000,000 aksione qe perfaqesojne 80 per qind te kapitalit aksioner te Bankes. Banka Amerikane e Shqiperise do te perfshihet, per efekt te mbikeqyrjes, ne grupin bankar Intesa Sanpaolo S.p.A Itali


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:46

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
AMC avancon teknologjine e sherbimeve

E Shtune, 30 Qershor 2007


Albania Mobile Comunication (AMC) ka observuar nje teknologji nepermjet te ciles permiresohet dukshem cilesia e sherbimeve. AMC eshte e para ne tregun shqiptar qe permireson rrjetin e saj 2.5G me teknologjine inovative EDGE, e cila lejon sherbime e-maili, interneti, shkarkime audio dhe video me nje shpejtesi te larte. Teknologjia EDGE ose EGPRS ofron transferim dhe shkarkim te sigurt te dhenash me nje shpejtesi rreth 4 here me te larte se sa GPRS. Duke iu pergjigjur kerkesave te tregut, AMC po investon ne zgjerimin e kapacitetit te EDGE ne rrjetin e saj ne Shqiperi, me synimin per t'iu ofruar abonenteve sherbime me cilesi te larte, njoftuan burimet e kompanise. Teknologjia EDGE eshte aktualisht e disponueshme ne zonat e biznesit ne Tirane. Abonentet AMC mund te perjetojne eksperiencat qe ofron EDGE nepermjet telefonit celular, nje Laptopi, ose kompjuteri tavoline, duke perdorur USB Connect Card (Karta lidhese USB), e cila mund te gjendet ne dyqanet AMC dhe ne rrjetin e gjere komercial. Me futjen e EDGE, AMC permireson me tej sherbimet e te dhenave, duke plotesuar ne vecanti nevojat e biznesmeneve, te cilet kerkojne komunikim te shpejte dhe te sigurt. Per zhvillimin dhe perdorimin e teknologjise se re, AMC bashkepunoi me NOKIA. Drejtori Ekzekutiv i AMC, Stefanos Oktapodas, u shpreh se pas hedhjes ne treg te sherbimeve GPRS per here te pare ne Shqiperi ne dhjetor 2004, AMC ndermerr nje tjeter hap te pare ne telefonine celulare. "Me futjen e EDGE, deklaroi ai, AMC mund te krijoje nje mjedis teknologjik te ri, duke ju ofruar klienteve sherbime te avancuara qe jane praktike, unike dhe te lehta ne perdorim".


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

7Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:46

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ekspertët shtojnë presionin mbi qeverinë. Bello: Të përdoren sa më parë "dieselat". Nepravishta: Të presim dhe shtatorin


TEC-et e lëvizshme, qeveria në dilemë

Kostot e larta trembin Rulin. Në shtator vendoset nëse do të përdoren


Kriza energjetike po thellohet gjithnjë e më tepër, sa që mjaftojnë vetëm edhe 2-3 muaj të tjerë thatësirë që vendi të shkojë në një kolaps të plotë energjetik. Ky është mendimi i ekspertëve, që thonë se situata tashmë është bërë më se e rrezikshme dhe nuk mund të flitet më për ulje të kufizimeve. Sipas tyre, shqetësimi kryesor është ruajtja e rezervës në Fierzë, e cila në këtë pikë merr rëndësi jetike. Për këtë, instalimi i TEC-eve të lëvizshme, që pranoi qeveria një ditë më parë, ndonëse është një zgjidhje me kosto shumë të lartë përkrahet nga të gjithë ekspertët, edhe ata të opozitës, të cilët kërkojnë madje rritjen e kapacitetit të instaluar në më shumë se 100 mega. "Qeverisë i duhen tani të paktën 150 mega për të përballuar krizën. Kjo e grupeve diesel është një zgjidhje e vonuar, e cila duhej zbatuar që më parë", thotë Pajtim Bello, ish- zëvendësministri i Energjetikës.

Kostoja e lartë

Por problemi kryesor që pengon instalimin tyre ka të bëjë me koston e prodhimit të energjisë nga ta, që sipas disa ekspertëve, edhe nëse qeveria do të hiqte akcizën e naftës mund të shkojë në mbi 10 lekë për kilovat orë. "Për të prodhuar një kilovat orë energji, këtyre gjeneratorëve u duhet rreth 200 mililitra naftë", thotë Bujar Nepravishta, drejtor i Entit Rregullator të Energjisë dhe një nga ekspertët më të njohur të kësaj fushe në vend. Edhe nëse qeveria do të hiqte akcizën e naftës që do të përdoret për këta prodhues të energjisë, kostoja e një kilovati do të mbetej sërish shumë e lartë, pasi një litër naftë e tipit D1, me të cilën punojnë ata edhe pa akcizë kushton mbi 50 lekë. Në situatën ku ndodhemi tani, zgjidhja më ekonomike mbetet ajo e importit, ku një kilovat orë energji blihet me 8-8.5 lekë. Por kjo nuk ofron zgjidhjen përfundimtare të problemit për shkak të pamundësisë, që ka vendi, për të importuar sasi të mëdha. Kjo ka vënë në dilemë edhe qeverinë, teksa ministri Ruli ka deklaruar në një bisedë konfidenciale se do të presë gjysmën e parë të muajit shtator për të parë nëse thatësira do të vazhdojë apo jo, para se të vendosë përdorimin e gjeneratorëve të fuqishëm.

Prokurimi

Por dilema tjetër që shtrohet ka të bëjë me mënyrën se si do të prokurohen këta gjeneratorë, përmes marrjes me qira apo blerjes përfundimtare të tyre. "Nëse qeveria do të blejë grupe diesel me fuqi 100 mega, do t‘ i duhet të shpenzojë mbi 100 milionë dollarë", tregon Nepravishta. Nga ana tjetër, edhe marrja e tyre me qira për një periudhë të caktuar kohe është kushtueshme dhe hap disa probleme të tjera që kanë të bëjnë me çmimin e energjisë që do paguajë cash nga kompanitë që do prodhojnë energjinë me to. Në këtë pikë, duke pasur parasysh edhe faktin se përgjatë 3 viteve të ardhshme Shqipëria është e predispozuar të përballet me kriza të tjera energjike për shkak të parashikimeve për një mot me thatësira, ekspertët sugjerojnë blerjen përfundimtare të tyre. Madje, ata i kërkojnë qeverisë që të vendosë sa më parë për këtë për shkak, se edhe instalimi i tyre kërkon 3-6 muaj kohë, që nëse do të jetë kaq e thatë do të zhyste vendin në një situatë, së cilës nuk mund t‘i parashikohen pasojat.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

8Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:46

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
"Megagjeneratorët", ide e opozitës


Harasani: Mjafton të bliheshin dy grupe gjeneruese nga 100 M/Wat secila dhe do të kalohej kriza deri në fillimin e shirave


Ideja e megagjeneratorëve që qeveria është përgatitur të instalojë për të minimizuar efektet e krizës energjetike, është hedhur më parë nga opozita. Në një prononcim para pak kohësh për "Shqip", deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, përmendi idenë e "megagjeneratorëve". "Ka zgjidhje shumë të thjeshta, që nuk varen nga reshjet. Mjafton të bliheshin dy grupe gjeneruese nga 100 M/Wat secila dhe do kalohej kriza deri në fillimin e shirave. Ajo çka ne duhet të kuptojmë mirë është se nuk flasim vetëm për një krizë energjetike, por për një krizë ekonomike. Krizë që siç tha me të drejtë zoti Pajtim Bello është shumë më e rëndë se sa kriza e piramidave në vitin 1997", tha Harasani. Sipas ish-kreut të KESH-it, zgjidhja është rikthimi tek ajo strategji, "për moszbatimin e së cilës zoti Berisha mban përgjegjësi penale që nuk e zbatoi për dy vjet me radhë", tha ai. Harasani vëren se zgjidhja do të ishte respektimi i të gjitha detyrimeve të qeverisë për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, linjës me Malin e Zi që është lënë deri tani thjesht për afera korruptive të ministrit Ruli. "Po ashtu, dhënia me koncesion e hidrocentralit të Bratilës, heqja dorë nga ato që dëgjojmë si hidrocentrale në Devoll, apo hidrocentrale të tjera që nuk kanë asnjë studim fizibiliteti dhe nuk ka asnjë ide se si mund të bëhen", tha Harasani. Sipas deputetit socialist, jo çdo projekt që do të ndërmerret duhet të jetë si ai i rrugës Durrës-Morinë, pa studim, pa kosto, thjesht përfitues ministri dhe Kryeministri që firmosin dhe firma kontraktuese. "Për zgjidhjen afatshkurtër, jam i bindur se nëse krijohet një tryezë ekspertësh pasi ky është problem kombëtar dhe jo politik, ky problem do kapërcehej brenda dy muajsh", thekson Harasani.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

9Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:47

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
KLSH gjen shkelje në Bashkinë e Tiranës


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar rezultatet përfundimtare të kontrollit të ushtruar në bashkinë e Tiranës. Sipas KLSH, në bashkinë më të madhe të vendit u konstatuan shkelje në drejtim të zbatimit të legjislacioni e të administrimit të pronës e të fondeve publike, madje edhe shkelje financiare disa prej të cilave të shoqëruara me dëme ekonomike. Ndër shkeljet e bashkisë së kryeqytetit nga data 1 janar 2005 deri më 31 gusht 2006 përmendim dhënien e shpërblimeve për anëtarët e këshillit të bashkisë pa ndonjë bazë ligjore. Dëmi i shkaktuar për dhënien e shpërblimeve pa bazë ligjore kap shifrën 2.972.898 lekë. Vendimi i këshillit bashkiak për dhënien e shpërblimeve bie ndesh me ligjin numër 8652, datë 31.07.2000 "për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore". Sipas KLSH emrat e tre drejtorëve të rëndësishëm të cilët kanë abuzuar me detyrën janë Dritan Agolli, Julian Zanaj dhe Albert Lenja. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është gjetur parregullsi në mos derdhjen e detyrimit në shumën prej 442.266 lekë dhe 428 USD nga ndërmarrjet në varësi të Bashkisë, si detyrim prek 10% të vlerës së arkëtuar nga dhënia me qera e objekteve në vitet 2005 dhe 2006. Një tjetër shkelje sipas KLSH-së është dhe përfitimi pa të drejtë i shumës prej 404.352 lekë nga një shoqëri publicitare për prodhimin dhe transmetimin e spoteve televizive. Në fund të raportit KLSH propozon largimin nga shërbimi civil të 6 punojnësve, duke i ndarë nga zritja në detyrë deri tek pezullimi.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

10Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:47

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Berisha: Do të pesëfishohen investimet


Drejtuesit e komunave të Dropullit i shprehën Kryeministrit mirënjohjen për mbështetjen që ka dhënë qeveria në realizimin e projekteve të kësaj zone duke pesëfishuar investimet.

Kryeministri Berisha siguroi drejtuesit vendorë për mbështetjen financiare, nga ana e qeverisë, të ndërtimit të një ujësjellësi për komunën e Dropullit, si dhe i inkurajoi ata të paraqesin sa më shumë projekte në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e financimeve. Kryeministri Berisha diskutoi me ta edhe lidhur me zhvillimin e bujqësisë, ku kërkoi që fermerët e zonës të shfrytëzojnë fushën e Dropullit për prodhimet bujqësore. Kryeministri garantoi drejtuesit e pushtetit vendor se qeveria mbetet e angazhuar të shndërrojë në realitet premtimin e saj për sigurimin e tregut për produktet vendase.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

11Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:48

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ju lutem nqs dini ndonje lajem te re me lidhje ne kete teme postojeni


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

12Normal Re: Ekonomi! prej Sun Jan 13 2008, 11:48

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi