Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Kosova shumė shpejt do tė jetė shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, tha Thaēi

Kosova shumė shpejt do tė jetė shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, tha Thaēi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Kosova shumė shpejt do tė jetė shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, tha kryeministri Thaēi

“Kanė mbetur vetėm edhe disa aspekte procedurale dhe Kosova do ta shpallė Pavarėsinė e vendit”, ka thėnė Kryeministri Hashim Thaēi, tė dielėn nė Prekaz. Ai ka theksuar se secila vizitė e kryetarit, kryeministrit, qeverisė dhe e institucioneve tė Kosovės, tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari, ėshtė respekt ndaj marrjes sė pėrgjegjėsive dhe energjive tė reja drejt realizimit tė synimeve shekullore tė popullit tonė, pėr shtet sovran dhe tė pavarur.
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, i shoqėruar nga dy zv/kryeministrat, Hajredin Kuēi dhe Ramė Manaj, kanė bėrė homazhe dhe kanė vėnė lule pranė varrit tė komandantit legjendar, Adem Jashari dhe kanė qėndruar pėr vizitė nė kullėn e Jasharajve.

“Jasharėt janė frymėzim i sė ardhmes”, ka thėnė me kėtė rast kryeministri Thaēi duke vazhduar se “ Lufta e komandantit legjendar Adem Jashari, e Familjes Jashari, bėri frymėzimin mė madhor pėr popullin e Kosovės, qė tė bashkuar tė gjithė t’i pėrvishemi rezistencės kundėr Serbisė, njė rezistence qė rezultoi nė partneritet tė ngushtė me SHBA-tė, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, dhe, sot nė bazė tė sakrificės kemi Kosovėn e lirė, e kemi tė ēliruar, dhe me pėrkushtimet e mėdha tė kosovarėve dhe ndėrkombėtarėve, e bashkuar dhe do tė jetė shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, shumė shpejt.
Duke folur lidhur me kohėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, kryeministri Thaēi ka thėnė se tash kanė mbetur vetėm aspektet procedurale dhe ceremoniale, duke shfaqur besimin se Parlamenti i Kosovės sė shpejti do ta nxjerrė vendimin – do tė jetė shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe do tė fillojė njohja kualitative dhe shumė e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimit Evropian dhe vendeve pėrreth, ka thėnė Thaēi.

Duke folur lidhur me hapat e qeverisė pėr realizimin e projektit memorial tė Jasharėve, Thaēi ka thėnė se Qeveria pėrkrahė tė gjitha projektet e deritashme dhe se do tė vazhdojė tė punojė me angazhim e bėrjes sė projekteve tė cilat sa mė shumė e madhėshtojnė dhe e vlerėsojnė kėtė vend tė lirisė dhe pavarėsisė Kosovės, ka theksuar kryeministri Thaēi.

Ndėrkaq, Rifat Jashari me kėtė rast ka kėrkuar nga kryeministri unitet, sepse vetėm kėshtu do ta ketė pėrkrahjen e Familjes Jashari.

“Tė jeni tė bashkuar, tė punoni unikė. Mė nuk jeni vetėm kryetar i njė partie, por jeni kryeministėr i njė populli 2 milionėsh dhe duhet anuar kah krahu politik, duket me qenė i drejtė pėr tė gjithė qytetarėt, pa marrė parasysh ēfarėdo pėrkatėsie”, ka thėnė Rifat Jashari.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi