Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit.

Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Shqipėria » Ēėshtja Kombėtare



Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit
E hene, 07-01-2008, 10:16pm (GMT)


Kenge per luften e shenjte, foto te terroristeve dhe materiale mirefilli te lidhura me terrorizmin, te gjitha ne shqip. Kush fshihet pas ketyre mesazheve ekstreme dhe te panjohura me pare per Shqiperine?

Nga Gazeta Albania

Mes dhjetera faqeve islame shqip te internetit dallon njera prej tyre, e cila eshte e krahasueshme per nga permbajtja vetem me faqet elektronike te organizatave terroriste me te medha ne bote. Forum-islamik.com, e gjitha ne shqip, e gjitha e perqendruar ne vazhdimin e luftes se shenjte dhe nderimin e personaliteteve qe rendom njihen si terroriste me fame boterore. Me shume se gjithēka tjeter spikat nje kenge e kenduar nga nje person i vetem e cila i ben thirrje te gjitheve qe te bashkohen ne luften e shenjte. Mes vargjeve te kenges jane lehtesisht te konstatueshme thirrjet per arme dhe per gjunjezim te armikut me te madh: Amerikes. Nga sa kuptohet, del qarte se dikush ka financuar mirembajtjen e nje faqeje elektronike dhe sponsorizimin deri edhe te kengeve qe hymnizojne levizjen e Xhihadit, por kesaj here sikunder askush nuk e kishte menduar gjithēka eshte ne shqip dhe vetem ne shqip. Porsa faqja shfaqet, permbajtja e saj eshte e pabesueshme per cilindo shqiptar. Dokumente, diskutime dhe materiale muzikore e filmike qe lidhen me Afganistanin e Irakun. Nese germon mes materialeve te kesaj faqeje elektronike, perveē hymnizimit te figures se terroristit Osama Bin Laden dhe Al-Zarkauit, papritmas gjenden dhe dokumente qe jo ēdo fillestar do te mund te shtinte ne dore.

Leterkembimi

Vemendja ndaj seksioneve te ndryshme te kesaj faqeje elektronike te njeh dhe me disa dokumente qe zor se mund t’i hasesh ne faqe klasike qe flasin per terrorizmin. Mes tyre eshte dhe leterkembimi mes kreut te vrare te Al-Kaedes ne Irak Al-Zarkaui dhe dijetarit Muhammed al-Makdisi. Ky i fundit njihet si nje dijetar me shume autoritet ne boten islame qe ka denuar haptazi ekstremizmin islamik dhe aktet terroriste. Sikunder eshte tradite ne komunikimin mes myslimaneve, ndonese dy bashkebiseduesit perfaqesojne rryma krejt te kunderta ata i drejtohen njeri-tjetrit me shume respekt dhe kortezi. Por nuk eshte ky thelbi i ketij leterkembimi, por shtenia ne dore e tij. Duke qene se asokohe Al-Zarkaui ishte nje nder personat me te kerkuar ne bote, ishte e qarte se dhe mesazhet e tij duhet te transmetoheshin ne menyre krejt sekrete. Kesisoj, keto mesazhe ishin te ditura vetem per nje grup te ngushte njerezish, ndaj dhe renia ne dore e per me teper perkthimi ne shqip ngre pikepyetje mbi prapavijen e themeluesve te kesaj faqeje interneti. “Ketu gjendet pergjigjja e Al-Zarkauit (RahimehuLlahi Alejhi) ndaj dijetarit Muhammed al-Makdisi”, - shkruhet ne nje nga seksionet e faqes Forum-islamik.com, ndersa ne fund te kesaj letre nuk gjendet kurrkund vendi nga i cili eshte marre. Por perveē leterkembimit vihet re se disa anetare shume aktive te faqes elektronike ofrojne materiale ose bejne diskutime qe reflektojne nje nivel te kenaqshem njohurish teologjike, ēka te ben te mendosh se ata kane studiuar diku.
Anetaret

Ne debatet teologjike spikat nje personazh i vetequajtur Behar Beqiri. Nisur nga permbajtja e tezave te tij, duket se ky personazh ka njohuri te zgjeruara lidhur me debatin teologjik dhe problemet me te medha te islamizmit sot. Por jane me dhjetera anetare te tjere, te cilet perkthejne materiale dhe bejne debate lidhur me domosdoshmerine e terrorizmit. Nga terminologjia dhe dialekti i perdorur eshte e lehte te dallosh se nje pjese e anetareve dhe artikullshkruesve flasin gjuhen gege ndersa nje pjese tjeter ate toske. Nderkohe qe nje anetar i forumit, i prezantuar me pseudonim, ka ofruar nje artikull te quajtur ”Synimi i Xhihadit ne rrugen e All-llahut te Madheruar”. Por ne fund te ketij shkrimi behet nje sqarim domethenes ku jepen te dhena mbi autoresine dhe perkthimin e materialit ku shkruhet: ”Marre nga libri “Terbijetul xhihadije fi dev’il kitabi ue sunneh” me autore: Abdul Aziz ibn Nasir el-Xhulejl, e perktheu dhe e pershtati: Shukri Aliu, 28 shkurt 2007”. Perkthyesi i quajtur Shukri Aliu korrespondon me nje hoxhe shume problematik ne Kosove veprimtaria e te cilit eshte denuar shpesh here nga Komuniteti Mysliman i Kosoves.

Teksti i kenges ne shqip qe ben thirrje per Xhihad

Do ta marrim boten ne te gjithe
Kemi zotin, fuqine mbi gjithesine
S’lusim njerezit, s’lusim Amerike
Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike
Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike.

(Perseritet strofa e pare)

Mos mendo Amerike qe na frikeson
Se fitorja neve na takon
Muxhahidet jo nuk i frikeson
Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon
Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon.

(Perseritet strofa e dyte)

Merre armen vella me Bismilah
Se qafirave plumbi ka me u ra
Me Tekbih dhe La-ilahe-il-Allah
Do ta marrim ne kete dynja
Do ta marrim ne kete dynja.

(Perseritet strofa e trete)

Kur ben Tekbir Allahu Ekber
I betohem zotit si ēdo here
Islamine do ta mbrojme me nder
Se eshte e paster dhe me vlere
Se eshte e paster dhe me vlere.

(Perseritet strofa e katert)

FUND .


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi