Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Anton Çeta BurrË Me OrË.

Anton Çeta BurrË Me OrË.

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Anton Çeta BurrË Me OrË. prej Sun Jan 13 2008, 23:51

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Bashkëpunëtorë » Agim Gashi



Agim Gashi: Anton Çetta burrë me orë
E marte, 01-01-2008, 02:04pm (GMT)



Smallushë 1990 me ekipin e pajtimit


Rapsodi

Anton Çetta burrë me orë

Nga Agim Gashi

Anton Çetta burrë me orë
Mire iu zgjue shpirti rinor –
Sa mire ora nisi I priu
Si yll n´zemër fort i ndriu.
N´kry t´rinisë u vu prijtar
Nisi punën fort të mbarë:
Tuj pajtue n´Kosovë gjaqet,
tue i gzue, besa, konaqet,
tue I gzue votrat e ndryme,
tue I qelë zemrat e vyeme;
me guxim e urti burrit
rend po I zbutë zemrat prej gurit –
po I pushton burrat e dheut
tanë stërnipa t Skënderbeut,
me ba ballë edhe burrni
me dëshmue besë e trimni
fund për jetë me I dhanë gjaksimit
tuj shtri dorën e pajtimit.

Anton Çetta flet n´kuvend
Fjalë prej shpirti e me mend –
Po I pushton ai zemrat rend,
Po I forcon me fjalë burrnije
E po I ndezë me dritë lumnije,
mirë i ndezë me orë të bardhë:
-Po ju qofshi faqe bardhë:
Që n´ditë t´sodit kshtu veproni
Ship e fis mire I nderoni,
E nderoni poplin tuej
Që sduron sundin e huej –
Me guxim e shpirt bujari
Si zakon na la i pari
Per ma ba punën trimnisht,
për me e falë gjakun burrnisht
si i ka hije vetëm trimit
për me shtri dorën t´pajtimit;
me dhanë besën prej shqiptari
trashëgim që na la I pari;
se prej sodit kurr ma tjetër
s´do të ketë gjaksi të vjetër,
s´kem me u vra, pra, vlla me vlla,
po me u deshtë kem pa ia da,
porsi nana qi don fminë,
si I don motra vllazninë,
porsi zogu qi don qiellin,
sikur bima qi don diellin,
si na msoi njaj Kastrioti –
për me u desht-o sa t´jetë moti!

Si rrufeja fjal´t tingllojnë
Si n´pranverë zemrat gufojnë,
shtrihen duert, sa mirë bashkohen
bjeshkë e fushë përnjiherë gzohen,
n´rreze t´diellit fort krenare –
mirë po ndrit ora shqiptare.

U këndua në vitin 1990 për nder të aksionit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.


Pajtimi 1990

Bubavec 1990


Promotorët e pajtimit


Smallushë 1990 me ekipin e pajtimit


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Anton Çeta BurrË Me OrË. prej Sun Jan 13 2008, 23:51

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Video: Pajtim i Gjaqeve ne Kosove nga Anton çeta 1990
http://de.youtube.com/watch?v=a5hP7k25sDo

Video: Kenge per Anton çeten Ilir-Shaqiri 1990
http://de.youtube.com/watch?v=jIbrDi...eature=related


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Anton Çeta BurrË Me OrË. prej Sun Jan 13 2008, 23:51

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi