Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Demonstratë për përkrahjen e pavarësisë së Kosovës në Londër

Demonstratë për përkrahjen e pavarësisë së Kosovës në Londër

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Demonstratë për përkrahjen e pavarësisë së Kosovës në Londër




Shoqata “Ardhmeria” së bashku me shoqata tjera të shqiptarëve të Britanisë organizon një demonstratë formale në përkrahje të pavarësisë së Kosovës më 09 dhjetor 2007 përpara ndërtesës qeveritare Nr.10 Downing Street nga ora 11:30 – 15.00.

Edhe pse ka sinjale pozitive në lidhje me pavarësinë e Kosovës komuniteti ynë nuk duhet të rrijë në gjumë. Ashtu si ditëm të përkrahim luftën çlirimtare të Kosovës dhe intervenimin e NATO-s ashtu duhet që së paku formalisht të përkrahim edhe pavarësinë e Kosovës.

Pra shpërndani këtë lajm, merrni flamuj, vishni tesha me ngjyrat tona kombëtare dhe zbrisni në zemër të Londrës që të dëshmojmë se kemi një komunitet vibrant që di të demonstroj me dinjitet por di edhe të respektoj Britaninë, vend që po përkrahë pavarësinë e Kosovës nga i gjithë spektri i saj politik.

Për më shumë informata thirrni në këta numra: 07881973711 dhe 02072527471 apo email:
ardhmeria_uk@yahoo.com dhe sit: www.ardhmeria.co.uk.

Gjatë kësaj demonstrate kryeministrit Gordon Brown do t’i ipet një peticion nënshkruar nga organizata dhe individë që përfaqësojnë shqiptarët në Britani dhe që thotë:

=======================
Ne, të nënshkruarit, përfaqësues të organizatave të komunitetit shqiptar duke përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, me anë të këtij peticioni i kërkojmë kryeministrit, sekretarit të punëve të jashtme dhe zëdhënesit të parlamentit të njohin të drejtën sublime të popullit të Kosovës për vet-vendosje, të njohin zyrtarisht Kosovën si nje shtet sovran dhe ti ofrojnë asaj të drejtën për tu bashkuar me komunitetin e kombeve të lira.

Ashtu sikurse, kryeministri, sekretari i punëve të jashtme, dhe zëdhënësi i parlamentit janë në dijeni, bisedimeve përfundimtare midis shqiptarëve te Kosovës dhe delegacioneve serbe po i afrohet fundi. Sic duket, shanset për një zgjidhje me kompromis midis palëve të përfshira në negociata, megjithë periudhat e gjata të bisedimeve janë të pakta, për shkak të kundërshtimit të vazhdueshëm të Serbisë për të njohur realitetin e pas-luftës në Kosovë. Për këtë arsye, ka ardhur koha për cdo shtet që të nderojë rekomandimet e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisarit për të njohur Kosovën si një shtet të pavarur.

Afati i 10 dhjetorit 2007 po afron. Kjo është koha kur populli i Kosovës po sheh nga vendet si Mbretëria e Bashkuar, me qëllim që të materializojë përpjekjet e tyre për një Kosovë të pavarur dhe demokratike.Mbarimi i dy viteve të bisedimeve me ndërhyrje ndërkombetare duhet të përfundojë një kapitull të errët të së shkuarës, kur kosovarët iu nënshtruan shtypjes, persekutimit dhe pastrimit etnik nga ana e Serbisë. Një Kosovë e pavarur, duhet të ndjekë rrugën e lirië dhe zhvillimit demokratik duke synuar integrimin në strukturat Euro-Antlantike.

Populli i Kosovës e njeh, dhe është përgjithmonë mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë
ndërhyrjes vendimtare në luftën e 1999-ës.Kjo ndërhyrje shpëtoi kombin tonë dhe i dha fund politikave të genocidit të presidentit të mëparshëm të Serbisë, Slobodan Miloshevic. Kombi ynë do ta kujtojë me respekt vendosmërinë dhe kurajon e kryeministrit të atëhershëm, Z. Toni Bler.Kombi ynë do ta kujtojë kontributin e shumë qytetarëve anglezë që rrezikuan jetën e tyre për të parandaluar katastrofën humanitare dhe për ti sjellë lirië dhe drejtësinë popullit të Kosovës.

Ashtu sikurse deklaroi presidenti Xhorxh Bush, gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri në 9 qershor 2007, 'nuk ka më kohë ....' sepse populli i Kosovës ka pritur shumë gjatë për te pasur vendin e tyre te lire e te pavarur.Ne i bejme thirrje qeverise britanike qe te ndermarri hapin perfundimtar dhe ne bashkepunim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, te njohe pavaresine e Kosoves. Kjo do te jete mireseardhja e popullit tone ne familjen e kombeve te lire e te pavarur dhe do ti hape rrugen stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik ne rajon. Ne te gjithe mezi presim diten kur Kosova dhe Serbia do te hyjne ne Bashkimin Europian dhe NATO si dy shtete mevete, duke hapur nje kapitull te ri ne stabilitetin e rajonit.

Ky peticion eshte nenshkruar nga perfaqesuesit e te gjitha shoqatave shqiptare ne Britani. Bashkangjitur do te gjeni listen e personave qe e kane nenshkruar.

Zoti e bekofte Mbreterine e Bashkuar, miken e besuar dhe aleaten tone!


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Mbahu kosove e mos ke frike
Se ke djemte ne Amerike
Bite e beses Skenderbeut
Qe i dalin zot Atdheut


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
kam edhe shume kenge


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi