Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu Ditari i Enverit

Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu Ditari i Enverit

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Historia e fejesës.

Ngjarjet zhvillohen në shtatorin e vitit 1981. Mehmet Shehu kishte hyrë në shtëpinë e re dhe e kishte fejuar djalin e tij, Skënderin, me vajzën e Qazim Turdiut, i cili gjatë luftës kishte qenë me Ballin. Familjet e ish-diktatorit dhe ish-kryeministrit i kishin bërë pushimet veç e veç atë verë. Enver Hoxha sapo ishte kthyer nga Pogradeci dhe qysh të nesërmen e kthimit i bëjnë vizitë Mehmetit dhe Fiqretin. Kjo ishte edhe një vizitë urimi me rastin e fejesës së djalit të Mehmetit, Skënderit. Një mbrëmje, kur familja e diktatorit po darkonte, Iliri, djali i Enverit, u jep lajmin familjarëve të tjerë se Neli (Skënder Shehu) ishte fejuar. Atë e kishin njoftuar për këtë dhe e kishin ftuar bashkë me Teutën vetëm një orë më parë. Kjo ishte edhe vizita e parë që bënte e fejuara e Skënder Shehut, Silva Turdiu, në shtëpinë e Mehmetit”. Iliri u thotë se vajza quhej Silva dhe ishte e bija e Qazim Turdiut, pedagog matematike në Universitetin e Tiranës. Të nesërmen vendosën të shkonin për vizitë në shtëpinë e Mehmetit për t’i uruar fejesën e djalit. Kjo vizitë që është përshkruar me hollësi, botuar e ribotuar, shkoi normalisht dhe u thanë fjalë të mira për Qazim Turdiun, Enveri dhe Nexhmija uruan çiftin e ri si dhe Mehmetin e Fiqretin dhe madje u bënë edhe fotografi. Gjithçka rrodhi normalisht. Por të nesërmen Enver Hoxha do t’i kërkontye Mehmet Shehut ta prishte fejesën e djalit, sepse familja e të fejuarës së Skënderit kishte 6-7 të dënuar politikë dhe nëna e vajzës ishte nga familja e Pipajve, e Muzafer e Arshi Pipës. Mehmeti atë ditë ndodhej në Konferencën e Korçës, por Enveri e thërret të kthehet për ta sqaruar këtë çështje sa më parë. E dha porosinë që atë natë dhe të nesërmen Mehmeti kthehet në Tiranë. Të nesërmen ishte e diel dhe në shtëpinë e ish-diktatorit mbërrijnë për të sqaruar çështjen e fejesës Mehmeti bashkë me Fiqretin.


Ditari ...

Enver Hoxha, qysh të nesërmen e vizitës në shtëpinë e Mehmet Shehut dhe pasi e ka uruar atë për fejesën e djalit të tij, Skënderit, me Silva Turdiun, bëri një kthesë 180 gradë dhe e trajtoi ashpër aktin e Mehmet Shehut lidhur me fejesën e djalit të tij. Enveri, gjithë atë ditë dhe pas darke, siç ka treguar Nexhmije Hoxha, fliste për këtë ngjarje, duke reflektuar. Madje kishte thënë: “Mehmeti sot është në Konferencën e Korçës, por kjo çështje duhet sqaruar sa më parë… sa më parë duhet mbyllur!… Si duket, që atë natë Enveri dha porosi që Mehmeti të kthehej në Tiranë. Të nesërmen ishte e diel... Dhe në shtëpinë e Enver Hoxhës mbërrijnë për vizitë Mehmeti me Fiqretin. Kështu, gjatë kësaj kohe, Enveri bëri me Mehmetin tri takime në shtëpi dhe një në zyrë. Pra, gjithsej katër takime për çështjen e fejesës që u shndërrua në një tragjedi. Përmbajtjen e plotë të këtyre takimeve do ta lexoni në ditët në vijim në faqet e gazetës “Shekulli”, duke filluar nga sot. Shënimet lidhur me këto takime janë marrë nga shënimet e Enverit të regjistruara në diktafon, të cilat janë të zbardhura, të daktilografuara në 3 fletore me nga 200 e ca faqe.

Takimi i parë i Mehmet Shehut me Enver Hoxhën për çështjen e fejesës së djalit të Mehmetit, Skënderit, me vajzën e Qazim Turdiut, sipas shënimeve të Enver Hoxhës, të regjistruara në diktafon dhe mandej të zbardhura e të daktilografuara

Enver Hoxha e quan Mehmet Shehun fsheharak se përse nuk e ka pyetur për fejesën e djalit dhe i kërkon ta ndalojë këtë fejesë menjëherë. Mehmet Shehu merr të gjithë fajin vetë përsipër dhe thotë se do të mendohet si ta rregullojë këtë punë. Dy orët e debatit të Enverit për të bindur Mehmetin që të prishte fejesën e Skënderit me Silva Turdiun
__________________


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Mehmet Shehu: Ky djalë ka pasur disa probleme që më kanë preokupuar, sepse po vonohej në krijimin e familjes së tij. Prandaj, kur erdhi një ditë e më tha se ka gjetur një vajzë me të cilën do që të fejohet, unë u gëzova shumë. E pyeta kush ishte dhe e kujt ishte. Më tha se ishte e Qazim Turdiut, që është profesor matematike në Universitetin e Tiranës. Djali më tha se ka ndonjë nga njerëzit e familjes me të kaluar a qëndrim jo të mirë, por ai i ka prerë marrëdhëniet me ta.

Enver Hoxha: Po ti, Mehmet, nuk pyete njeri për familjen me të cilën do të lidhej djali?

Mehmet Shehu: Po, pyeta Feçor Shehun. Ai më solli “curriculum vitae”. Më tha se vajza është e mirë, e ndershme, e zgjuar. Babai i saj, Qazim Turdiu, është njeri i nderuar, pedagog në Universitetin e Tiranës. Ka një vëlla të arratisur, por i ka prerë marrëdhëniet me të. Një vëlla tjetër, gjatë kohës së Luftës ka qenë për studime në Itali, pastaj, pas çlirimit, meqenëse nuk e kishte mbaruar shkollën, pushteti ynë e dërgoi në Jugosllavi për ta përfunduar dhe, kur ne u prishëm me Jugosllavinë, ai mbeti andej. Kështu, bashkë me Fiqretin gjykuam ta pranonim këtë fejesë, meqë “i ati vajzës nuk kishte ndonjë gjë negative, lidhje me të arratisurit nuk kishte, vetë vajza, gjithashtu, ishte e mirë, prandaj vendosëm dhe i thamë djalit që “ne jemi dakord të fejohesh me vajzën që ke zgjedhur”.

Enver Hoxha: Po përbërja e rrethit familjar të njerëzve të vajzës si është? Nuk të tha gjë Feçori? – e pyeti Enveri.

Mehmet Shehu: Jo, nuk më tha gjë, - u përgjigj Mehmeti.

Enver Hoxha: Atëherë po t’i tregoj unë,- i tha Enveri. Nëna e vajzës, me sa më kanë thënë, ka një vëlla të pushkatuar, që quhet... – dhe Enveri e lexoi në një copë letër që e mori nga tryeza e xhamtë – quhet Muzafer Pipa. Nëna e vajzës ka, gjithashtu, një vëlla tjetër të arratisur bashkë me të motrën. Një motër tjetër e nënës së vajzës ka qenë “metresa” e një tregtari të madh nga Durrësi. Por, mbi të gjitha, Arshi Pipa, një nga krerët e reaksionit, armik i betuar, që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk e ditke ti kush është Arshi Pipa?

Mehmet Shehu: Cilin Arshi Pipa? – pyeti Mehmeti si i befasuar.

Enver Hoxha: Pse më pyet? – i tha Enveri, - ti ke qenë ministër i Punëve të Brendshme dhe duhet ta dish mirë. Veç kësaj, neve na kanë ardhur vazhdimisht informata për të, se Arshi Pipa është një nga armiqtë më të egër e nga më agresivët.

Mehmet Shehu: Këto unë nuk i dija… - tha Mehmeti me gjysmë zëri, i zënë ngushtë – po, është e qartë tani, gabim të madh kam bërë, nuk u thellova më tej me Feçor Shehun. Për sa më tha, kur më solli informacionin, unë i bëra pyetjen: “Feçor, ti je shoku ynë, pa vure veten në këmbën time! Sikur të të ndodhte një ngjarje e tillë me djalin tënd, çfarë do të bëje?”. Dhe Feçori i kishte thënë: “Po të ishte për çupën, do ta merrja, për të tjerët do të vija të të pyesja ty”.

Enver Hoxha: Feçori do të të pyeste ty, - i tha Enveri, - po ti a nuk duhej të pyesje ndonjë shok tjetër? Natyrisht, në këtë situatë kë do të pyesje? Duhej, pra të vije të më pyesje mua, në radhë të parë. Pse nuk e bëre ti këtë? Familja me të cilën ti u lidhe kishte diçka të madhe politike në biografinë e saj. Le të supozojmë se rrethin familjar të nënës së vajzës ti nuk e njihje, por, të paktën, për përbërjen familjare të Qazim Turdiut, për aq sa të informoi Feçor Shehu, duhej të informoheshe mirë. Pse nuk e bëre këtë? Këtë ti nuk e bëre, se të pëlqeu mendja jote…Megjithëse re në dilemë, - vazhdoi Enveri, - ti nuk më pyete as mua, as ndonjë nga shokët. Dhe ka një shkak që nuk pyete. Nuk na pyete, sepse e vendose që fejesa të bëhej, edhe duke qenë i vetëdijshëm se ky akt ishte në kundërshtim me vijën e Partisë, pate frikë se nuk do të të pranohej kjo fejesë nga shokët dhe mendove më mirë ta bësh “fait accompli”, kështu, duan s’duan, do ta pranojnë… Por kjo vjen edhe nga diçka tjetër. E kupton, ti, Mehmet, ç’do të thotë fjala frëngjisht “cachottier”? Do të thotë fsheharak, pra, ai që fsheh veprimet përpara të tjerëve. Edhe ti, edhe Fiqreti, çështjet familjare e personale të kësaj natyre i fshihni, nuk jeni të hapët ashtu siç duhet të jeni me shokët më të ngushtë. Njeriu në asnjë mënyrë nuk ka arsye të njoftojë shokun për çdo gjë që bëhet në shtëpinë e tij. Por kur ka çështje të kësaj natyre, si kjo që të ndodhi ty, është e domosdoshme të bisedojë e të konsultohet me dikë, edhe me shokët, kurse ju, në fakt, nuk e bëtë këtë. As ti, as Fiqreti, të paktën, nuk na morët as në telefon të na njoftonit për këtë fejesë të djalit, që të gëzoheshim. Pse duhej të na e bënit të njohur fejesën nëpërmjet Ilirit dhe gruas së tij, duke i ftuar ata – dhe vetëm ata – në takimin tuaj të parë familjar me nusen e djalit? Ju edhe ata i vutë para një fakti të kryer.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Enver Hoxha: Mund të na sqarosh kush ia bëri djalit këtë fejesë? Mos e kanë futur të tjerët, për ta komprometuar? Dhe të vjen ty nusja e tij në shtëpi e ti bie në pozita të atilla, sa e gjykon me shumë lehtësi këtë fejesë, në një kohë që ti je aq i ashpër me të tjerët. Çfarë do të thonë kuadrot e Shkollës së Partisë për Fiqretin, që bëri skandal dhe organizoi mbledhje pas mbledhjeje për një nga pedagogët, sepse djali i tij u fejua a u martua me një vajzë që kishte “diçka“ në biografi dhe kjo “diçka”, sigurisht, ishte shumë larg nga biografia e të fejuarës së djalit të saj. Si mund të japë ajo mësim tani për luftën e klasave në Parti? Po ti, Mehmet, si do të guxosh të flasësh me shokët, me kuadrot, me komunistët, me masat për luftën e klasave?
Kjo që bëre ti, - vazhdon Enveri,- na dëmton edhe neve. Po të flasim tani ne për luftën e klasave, të tjerët do të thonë: “E po ç’na përrallisin edhe këta për luftën e klasave, nuk shikojnë ç’ka bërë Mehmet Shehu?”.
Kjo ngjarje ka marrë dhenë, fejesa e djalit tënd është biseda e ditës në gjithë Tiranën, në popull po i bëjnë biografinë vajzës dhe bëjnë pyetjen: “A i di këto të dhëna shoku Mehmet? Si ta ketë bërë një hap të tillë?!”.
Mehmeti, që dëgjonte në heshtje, i menduar dhe si i ngrirë, tha:

Mehmet Shehu: E bëra, e bëra këtë gjë! Unë e kam fajin, se djali më pyeti.

Enver Hoxha: Kështu si bën ti, - tha Enveri, - që e merr tërë fajin për vete, bën mirë, se je kryesori, po faj ka, gjithashtu, edhe Fiqreti, pastaj, edhe djali juaj nuk është pa përgjegjësi, që është marrë shumë nëpër gojë për lidhjet e tij me vajza imorale dhe ti, për ta shpëtuar nga këto lidhje, re nga shiu në breshër. Mirëpo çfarë do të bësh tani për ta ndrequr këtë gjendje të rëndë të krijuar? - e pyeti pastaj Enveri.

Mehmet Shehu: Do të mendohem, - tha Mehmeti, - dhe do ta rregulloj. Nuk ma ka fajin djali në këtë çështje, fajin e kam unë… unë! – përsëriti ai për të disatën herë.

Enver Hoxha: Kjo fejesë, Mehmet, duhet të prishet menjëherë. Për interesin e Partisë ne nuk mund të vemi t’i themi popullit se këtë gabim e ka bërë Mehmet Shehu, prandaj ne do të të mbrojmë ty, se kështu mbrojmë Partinë. Ne do të përpiqemi që ta kapërcejmë këtë vështirësi, që iu krijua Partisë nga kjo ngjarje jo e menduar thellë. Megjithatë, - vazhdoi Enveri, - ndërgjegjja ty do të të rëndojë, jo vetëm para Partisë, por edhe përpara djalit tënd, se i ke thënë vetë që mund të fejohet me atë vajzë. Partia do të të ndihmojë që ta kapërcesh këtë situatë, po më parë duhet të bësh përpjekje vetë për ta kapërcyer atë. Gabimi tani u bë dhe ti nuk duhet të dëshpërohesh. Unë e njoh karakterin tënd, ti je njeri i ekstremeve, ki kujdes se mos hidhesh në ekstremin tjetër! Pas afro dy orë debati, nga ana e Mehmetit për të bindur Enverin për rrethanat lehtësuese që e bënë ta pranonte këtë fejesë, kurse nga ana e Enverit që ta bindte Mehmetin se kjo fejesë duhej prishur, Enveri e mbylli bisedën, duke i thënë Mehmetit: “Mendohu, por s’ka rrugë tjetër”. Ata u ndanë në hollin para studios. Fiqreti mbajti këmbët dhe filloi t’i fliste Enverit, duke u munduar të justifikonte Skënderin për zgjedhjen që kishte bërë dhe, kur i tha “Skënderi është parimor, shoku Enver…”, Enveri, i acaruar, ia ktheu më zë të lartë: “Ç’parimor, moj shoqe!… Ai frekuenton lokale nate, shoqërohet me njerëz jo të mirë. Nuk i di ti këto?!”. Mehmeti dukej shumë i rënë, i mërzitur, i menduar dhe, duke zbritur shkallët ngadalë, ai tha: “Ja, edhe Ladi po më lë…”. Në një kohë kur sapo kishte mbaruar së ndërtuari vila e re e Mehmetit, ku të tre djemtë kishin apartamentet e tyre, Vladimiri, djali i madh i Mehmetit, po meremetonte një apartament të vjetër, ku do të kalonte me gruan e vet, vajzën dhe me fëmijën e dytë që priste. Të nesërmen, Mehmeti me Fiqretin kërkuan sërish të takohen me Enverin që i priti në shtëpi, pasdreke.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ja çfarë bisedoi Enveri me Mehmetin në takimin e dytë për fejesën e djalit. Mehmet Shehu i paraqet tre variantet e veta për rrjedhjen e ngjarjeve pas asaj që ndodhi. Sipas Mehmetit, Skënderi mund të mos e pranonte ndarjen dhe të martohej me vajzën duke u larguar nga shtëpia, por edhe mund të vriste veten nga dëshpërimi:

Kur erdhën Mehmeti me Fiqretin në takimin e dytë dukeshin shumë të tronditur për gabimin e madh politik që bënë, por edhe të alarmuar për çfarë mund t’i ngjiste Skënderit, kur t’i thoshin se duhej të priteshin marrëdhëniet me të fejuarën. Ata kishin imagjinuar disa variante se ç’mund të ngjiste, të cilat Mehmeti filloi t’i parashtrojë:

Varianti i parë:
Skënderi të kuptonte gabimin e tij dhe të tyre (të prindërve) dhe të pranonte likuidimin e kësaj situate të rrezikshme.

Varianti i dytë:
Skënderi mund të mos e pranonte ndarjen dhe të martohej me vajzën, duke zënë një apartament jashtë shtëpisë së Mehmetit.

Varianti i tretë: Djali mund të vriste veten nga dëshpërimi.

Ky qëndrim i Mehmetit e acaroi Enverin, sepse shikonte që ai ende s’po e kuptonte ose s’po e pranonte dot se kishte bërë një gabim të madh politik. Prandaj në përgjigjet e tij për këto variante, Enveri përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë:

ENVER HOXHA:
Varianti i parë do të ngjasë, - tha Enveri, - ai duhet të ngjasë. Kurse dy variantet e tjera, të siguroj unë se nuk do të ngjasin. Po të ngjasë varianti i dytë, djali braktis rrugën e Partisë dhe hyn në rrugë armiqësore. Por nuk do ta lëmë të ngjasë një gjë e tillë dhe s’ka pse e mendon këtë variant, Mehmet. Ti e njeh mirë djalin tënd, por mua, - theksoi Enveri, - më çudit fakti pse ti mendon kështu. Sa për variantin e tretë, mos ki merak fare! Skënderi yt ka kaluar disa herë në këto rrugë dhe as që është turbulluar fare, pa le më “të vrasë veten”.

MEHMET SHEHU: Ishallah kështu u bëftë, por këto variante më shkuan ndër mend. Pastaj nxori nga xhepi një tok me letra, të formatit të vogël, dhe filloi t’i tregojë Enverit mbi përbërjen e plotë të familjes së Turdiut dhe të gruas së tij.

ENVER HOXHA: S’është nevoja, ato që duhet të di, t’i thashë dhe ato qëndrojnë.

MEHMET SHEHU: Po, ato janë, por dua t’ju bëj vetëm disa përcaktime: Arshi Pipa, udhëheqësi i reaksionit shqiptar në Amerikë, nuk është i vëllai i nënës së vajzës, por djali i xhaxhait...

ENVER HOXHA: Njëlloj është.

MEHMET SHEHU: Të ta lexoj një çikë, ja tri faqe janë: Kriminelët e luftës, të burgosurit, të arratisurit janë, por nga familja e Turdiut ka nja katër a pesë në punë dhe filloi të tregonte: ky punon këtu, një tjetër atje etj. Si duket Enverit nuk i erdhi mirë që Mehmeti po mundohej të lehtësonte veten, të shfajësohej disi, ndaj i tha:

ENVER HOXHA: Ato që kemi biseduar nuk i luan topi, kjo është një familje plot me armiq.

MEHMET SHEHU: Ashtu është, - tha Mehmeti para se të largohej.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Pjesë nga fjala-dënuese e Enver Hoxhës ndaj Mehmet Shehut pas vetëvrasjes, 18 dhjetor 1981. Të nesërmen e vetëvrasjes ai e shpall ish-kryeministrin armik të partisë

Enver Hoxha: "Mehmeti, armik deri në çastin e vdekjes"


Shekulli

Tani edhe unë do të lexoj, ashtu si e kisha përgatitur, kritikën që pata menduar t’i bëja punës së Mehmet Shehut, pavarësisht se kjo po zhvillohet në mungesë të tij, se ai u tregua armik i Partisë deri në çastin e fundit, derisa vrau veten. Por, Partia si kurdoherë, është e fortë dhe në gjendje t’i kapërcejë të gjitha vështirësitë; ashtu sikurse ka kapërcyer edhe të tjera të tilla edhe më të mëdha, prandaj puna jonë vazhdon.


Shokë,
Byroja Politike po diskuton për një çështje me shumë rëndësi, për gabimin e madh politik që bëri shoku Mehmet, duke aprovuar fejesën e djalit të tij me një vajzë që, në rrethin e babait dhe të nënës së saj, ka 6-7 armiq të egër të pushtetit tonë popullor, të arratisur, kriminelë lufte, të burgosur e të internuar.
Para Kongresit të Partisë, Mehmeti më dërgoi një variant të parë të autokritikës së tij, prej 26 faqesh, dhe kërkonte ta ndihmoj. Ia ktheva këtë variant me vërejtjen që neve nuk na interesonte të flitej gjerë e gjatë mbi historikun se si ngjau gabimi, e këshilloja të thellohej në shkaqet e këtij gabimi, të cilat, i theksova, janë të lidhura me disa koncepte e qëndrime jo të drejta, me disa elemente negative në karakterin e tij dhe se duhej të kuptonte rrezikshmërinë e fajit dhe të gabimeve që bëri.
Pas Kongresit, shoku Mehmet dorëzoi për Byronë Politike autokritikën prej 39 faqesh, që ju e lexuat. Autokritika e tij nuk më bind që ta ketë kuptuar thellë gabimin që ka bërë. Në autokritikë ai zgjatet në disa rrethana, në faktorë e justifikime, më shumë për të shfajësuar veten dhe për të minimizuar gabimin.
Shoku Mehmet e vë theksin sidomos në momentet psikologjike, momente të një emotiviteti e sentimentalizmi të madh lidhur me disa anë patologjike të djalit, që e shtynë të gabonte. Por nuk janë këto arsyet kryesore dhe vendimtare, që e çuan në këtë gabim, por janë të tjera, janë disa anë të karakterit te Mehmetit, që ai i kalon përciptazi, që i quan sporadike dhe të rastit dhe që, duke “filozofuar”, del në konkluzionin që, po të mos korrigjohen, bëhen të rrezikshme. Pikërisht këto shfaqje në karakterin e Mehmetit janë bërë të dëmshme dhe të rrezikshme për vijën dhe për punën e Partisë. Në këto çështje ai duhej të ishte thelluar dhe në këtë drejtim duhet ta ndihmojmë edhe ne që t’i kuptojë dhe t’i zhdukë këto shfaqje negative.
Në planin politik, Byrosë Politike nuk i interesojnë rrethanat psikologjike të fejesës së djalit të Mehmetit. Ajo është e preokupuar për gabimin politik që bëri një nga anëtarët e saj më të vjetër e kryesorë, për të gjetur ç’e shtyri në këtë gabim dhe i ç’natyre është ai? Me këtë fejesë Mehmeti ka bërë një gabim të rëndë politiko-ideologjik. Ai, duke e konkretizuar këtë lidhje familjaro-shoqërore, bëri aleancë politiko-ideologjike me armiq të klasës. Ai e vuri veten mbi Partinë, s’pyeti fare udhëheqjen e Partisë, shkeli vijën e saj në lidhje me luftën e klasave.
Mehmeti e bëri gabimin me plot ndërgjegje, duke qenë plotësisht në dijeni me kë e lidh këtë aleancë. Formalisht, ai e pyeti ministrin e Punëve të Brendshme, Feçor Shehun, i cili e vuri në dijeni për veprimtarinë e të atit të vajzës, që ka qenë në përpunim në organet e Sigurimit të Shtetit, e vuri, gjithashtu, në dijeni edhe për dy vëllezërit e tij të arratisur. Feçori më shumë nuk dinte aty për aty, por nga Mehmeti u këshillua që të mos e fuste sigurimin në këtë çështje. Pse? Sepse, në fakt, i kishte të gjitha të dhënat. Fiqreti e pyeti edhe për familjen e Pipajve. Kjo do të thotë që Mehmeti dhe Fiqreti ishin në dijeni edhe për rrethin familjar të nënës së vajzës, që kishte pjesëtarë të burgosur e të arratisur, ndër të cilët, kriminelin e luftës, Myzafer Pipën, dhe reaksionarin e egër dhe shumë aktiv, Arshi Pipën, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të vjellë vrer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër pushtetit tonë popullor. Megjithëse Feçori, si anëtar Plenumi dhe ministër i Punëve të Brendshme, nuk mbajti qëndrim të prerë kur e pyeti Mehmeti: “Çdo të bëje ti, po të të ngjiste një rast i tillë në familjen tënde?”, ai iu përgjigj: “Do të vija t’ju pyesja ju”, domethënë do të pyesja Partinë.
Atëherë, Mehmeti përse nuk reflektoi pak mbi këtë përgjigje? Pse nuk erdhi të bisedonte me mua për këtë çështje, që dilte nga kuadri i zakonshëm familjar? Në një vend të autokritikës së tij, Mehmeti thotë: “Në fillim mendova të veja te shoku Enver”. Pse mendoi të vinte? Kur krushqitë midis familjeve bëhen në vijën e partisë nuk ka arsye që të kërkojmë aprovim. Por ai mendoi të vinte tek unë, se e kuptonte që kjo lidhje familjare nuk ishte në përshtatje me vijën e Partisë. Pastaj përpiqet ta shpjegojë mosardhjen që: “të mos e shqetësoja shokun Enver për çështje të tilla”. Kjo nuk qëndron. Ai nuk erdhi tek unë, jo që të mos më shqetësonte, por se e dinte që nuk do t’ia aprovoja vendimin që kishte marrë. Përse nuk bisedoi ai as me ndonjë shok tjetër të Byrosë Politike, si fjala vjen, me shokun Kadri, që ka qenë edhe ministër i Punëve të Brendshme?
Mehmeti veproi kështu për dy arsye: E para, se e merrte me mend që asnjë nga shokët nuk do të aprovonte këtë krushqi, dhe, e dyta, që është akoma edhe më e rëndë dhe burimi kryesor i gabimit të tij, se e konsideron veten mbi shokët. Ai e përjashton ose e vë veten mbi disiplinën e Partisë, gjë që e bëri të shkelë vijën e saj, që është një dhe e detyrueshme për të gjithë komunistët, pa dallim, aq më tepër për një komunist, që Partia e ka zgjedhur në udhëheqje pikërisht për ta ruajtur të pastër këtë vijë e për ta mbrojtur nga shkeljet e shtrembërimet.
Mehmeti, jo vetëm nuk u këshillua me asnjërin nga ne për këtë krushqi, por, mendoi ta bënte “fait accompli” me një nxitim të pashpjegueshëm. Këtë çështje unë e mora vesh indirekt, nga djali im, Iliri, që e kishin ftuar në fejesën e Skënderit. Po të gjykosh, edhe kjo ftesë nuk është pa hile. Pse duhej të asistonte djali im në vizitën e parë të njohjes që bënte e fejuara e Skënderit me prindërit e këtij? Që unë ta merrja vesh indirekt? Që të tatonte pulsin tim ose të më komprometonte edhe mua e familjen time në këtë çështje?
Ne, në familjen tonë , për Qazim Turdiun nuk dinim gjë tjetër përveç asaj që ai ishte profesor matematike, kurse rrethin familjar, qoftë të tij, ashtu edhe të së shoqes, s’e njihnim fare. Shkuam tok me Nexhmijen te Mehmeti, më shumë ta uronim për shtëpinë e re. Aty gjetëm fëmijët dhe të fejuarën e Skënderit (që Mehmeti vetë e kishte njohur një ditë më parë), i uruam, bëmë edhe fotografi. Mehmeti me Fiqretin ishin shumë të gëzuar dhe kjo ishte e drejta e tyre. Po si nuk u shqetësuan pak në ndërgjegjen e tyre, që
po përzienin e po futnin në këtë valle të ndyrë edhe shokun Enver? Ata menduan se me këtë prezantim u vulos kjo punë, u mor aprovimi i shokut Enver. Fotografitë që u bënë me mua, shkuan te Qazim Turdiu, ato shkuan deri edhe në Athinë, me skuadrën e vajzës dhe, që andej, përse të mos i shkonin edhe Arshi Pipës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do të shikonte kështu se me kë iu fejua mbesa dhe, për këtë fakt, i dërgohej edhe vërtetimi me fotografi?


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Sidoqoftë, për interesat e Partisë dhe të vetë Mehmetit, e këshillova këtë të reflektonte thellë për të zbuluar shkaqet e gabimit që bëri. Sa munda, e ndihmova, për të ndihmuar, në radhë të parë, Partinë nga një rrezik që i turrej (nga përçarja), jo se këtë Partia nuk do ta kapërcente dot edhe në rastin më të keq. Dhe ja, kjo që ndodhi është rasti më i keq, ky armik vrau veten për të shpëtuar veten dhe për të dëmtuar Partinë. Sidoqoftë, Partia dhe populli një traumë do ta kalonin. Dhe kur? Pikërisht para Kongresit të 8-të të Partisë. Armiqësia e tij nuk e shmangi këtë traumë. Armiqtë tanë, të brendshëm e të jashtëm, mund të përfitonin nga kjo ngjarje. Kjo u evitua, por ishte një alarm vigjilence për Partinë. ...
Dëshiroj t’ju them se unë jam plotësisht dakord me të gjitha diskutimet tuaja, si dhe me cilësimet që u bëtë karakterit dhe punës së Mehmetit, prandaj mendimet që kam për këtë armik, të cilat po jua lexoj, janë njësoj si tuajat. Por edhe ato që ka thënë, ai i ka veshur me shumë teorizime e justifikime, me rrethana e faktorë, me elemente që shfaqen “në raste të veçanta”, se “gabimi që bëra nuk është karakteristikë e përgjithshme tek unë... është vetëm një rast” etj. Këto janë të tëra thëniet e Mehmetit. Në autokritikë, Mehmeti teorizon, vërtitet rreth disa dukurive negative të karakterit të tij, premton se do të bëjë kthesë rrënjësore, por pse-të e vërteta nga rrodhi ky gabim, ose nuk përmenden fare, ose u shkohet atyre përciptazi, ose shtrohen shtrembër.
(...)
Në autokritikë, Mehmeti shpreh një mendim të pakontrolluar, sipas të cilit “më vonë do të isha vetë në gjendje të shihja se kisha gabuar dhe, gjithashtu, vetë do ta ndreqja gabimin, edhe pa më sinjalizuar ndokush”. Ky mendim tregon, gjithashtu, se ai mbivlerëson veten, bile edhe kur bën gabime. Ai harron se një gabim politik ka shumë rrjedhime. Dhe kush i paguan poçet e thyera? Pa dyshim, Partia. Ndihma e Partisë, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme. Edhe ndihma e shokëve nuk duhet nënvleftësuar, sepse, si ndihma e Partisë, edhe ajo e shokëve të japin forcë dhe qartësi të mos gabosh dhe, kur gabon, të ndreqesh.
Mehmetit unë i kam bërë shumë vërejtje për disa anë jo të mira të karakterit të vet, siç janë rrëmbimi, ashpërsia në marrëdhëniet me shokët dhe disa dobësi të tjera, që ai i përmend në autokritikë dhe ju ia vutë në dukje në diskutimet tuaja. Edhe për gabimin e fundit i kam folur gjerë e gjatë e pa dorashka, por ky gabim e ka bërë krejt të domosdoshëm të vihen mirë pikat mbi “i”.
(...)
Megjithatë, për këtë që bëri, përsëri ne po veprojmë ndaj tij me takt, duke e shtruar këtë çështje vetëm në Byronë Politike e jo në Plenumin e Komitetit Qendror dhe në Parti, se nuk duam të lëkundim besimin e udhëheqjes të Partisë te Mehmeti. Ai vrau veten, se do t’i kishte dëgjuar këto fjalë të miat, nuk pati trimërinë t’i dëgjonte, megjithëse hiqej trim. Akti që bëri nuk flet për trimëri tek ai. Por ne shkonim edhe me shpresë që ky medoemos duhet të bënte kthesë rrënjësore në mjaft anë të karakterit të tij, në disa anë të metodës së punës dhe sidomos në marrëdhëniet me shokët, qofshin këta kuadro të udhëheqjes ose të niveleve të tjera, në Parti dhe në shtet.
Një nga burimet më kryesore të këtij gabimi dhe të gabimeve të tjera të tij, që e kanë penguar të korrigjojë karakterin e vet, është mendjemadhësia, që Mehmeti e ka vënë në fund të listës dhe e ka paraqitur me kontorno teorike e me justifikime, duke na cituar Leninin për atë që ai ka quajtur “mendjemadhësia komuniste”. Dhe kjo lloj “mendjemadhësie, thotë Mehmeti, shfaqet në raste të caktuara, sikurse u shfaq në fejesën e djalit”. Prapë “rastësisht”, prapë “vetëm” për fejesën e djalit. Në qoftë se do të ishte kështu, atëherë, ai fare mirë mund të thoshte: “Pse po e bëni kaq të madhe këtë gjë?”
(....)
Në jetën e Partisë, shoku Mehmet ka bërë mjaft herë gabime, bile edhe të rënda. Ju të rinjtë nuk i dini këto, por do t’i mësoni. Cilat janë këto? Shkurtimisht na bie detyrë, me këtë rast, t’ia ripërmendim disa:
Mehmeti nuk mungon të vërë në dukje vlerën e luftës së tij, të cilën askush s’ia mohon dhe askush s’duhet t’ia mohojë. Por qëndrimet e veprimet e tij gjatë luftës kanë edhe anë të dobta, edhe gabime.
Mehmeti, në disa letra të tij dhe në qëndrimet që dimë, nuk e kishte aq të qartë vijën e Partisë për Frontin Nacionalçlirimtar. Ai shprehej me përbuzje dhe i ka shkruar një letër Dushan Mugoshës, me të cilën kritikon Shtabin e Përgjithshëm, duke quajtur “zabitë” oficerë, komunistë ose jo, ata që Partia i kishte afruar dhe u kishte dhënë reparte për t’i drejtuar. Kjo nuk do të thotë që komunisti nuk ka të drejtë të bëjë vërejtje, por në atë letër duken megalomaniadhe karrierizmi i Mehmetit. Rëndësi kanë orientimi politik i Partisë dhe interesi i Luftës Nacionalçlirimtare në shfrytëzimin e kapaciteteve dhe të influencës së këtyre njerëzve, që në atë kohë dhe për atë kohë nuk ishin as nulitet, as kundër vijës së Partisë.
(...)
Për çlirimin e Tiranës, në çdo përvjetor, vihet në dukje vetëm roli i shokut Mehmet. Ai ishte komandant i forcave dhe i shtabit operativ që u caktuan për çlirimin e Tiranës, por dihet që plani për çlirimin e Kryeqytetit u përpunua nga Shtabi i Përgjthshëm (këto dokumente harrohen), u përpunua edhe nga Korpusi i Parë, ku ishte komisar Hysniu. As roli i Hysniut, që merrej me drejtimin e bashkërendimin e veprimeve ushtarake për çlirimin e Tiranës, as kontributi i Gogos, si drejtues i organizatës së Partisë për Tiranën dhe i deleguari i Komitetit Qendror, nuk zihen fare në gojë. Përse ky monopolizim? Për këtë kanë faj kryesisht shokët e propagandës, të shtypit dhe ata që shkruajnë artikuj e japin intervista. Pse duhet të ndërhyj unë për këto gjëra? Edhe vetë Mehmeti mund t’i vinte dhe duhet t’i vërë gjërat në vendin e tyre, si komunist dhe udhëheqës që është.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Mehmeti dhe shokë të tjerë kanë qenë vullnetarë në Luftën e Spanjës. Kjo është një meritë për të gjithë këta, por nuk është e drejtë që të ngrihen lart vetëm meritat e Mehmetit, kurse për të tjerët, që kanë luftuar edhe ata si ai, që kanë pasur edhe përgjegjësira më të larta, (se Mehmeti ka qenë vetëm vullnetar i thjeshtë dhe arriti të bëhej deri në përgjegjës toge dhe jo komandant batalioni, siç thoshte ai) gati nuk flitet fare. Të kuptohemi, nuk është Mehmeti që ka penguar njeri të flasë për ta, po këtë punë e kanë merak vetë lajkatarët dhe oportunistët. Kur je në pushtet, të tillë tipa të lavdërojnë, ndërsa, kur të shket këmba, të hedhin gurin. Lufta e Spanjës ka anët e mira, por ajo ka edhe të metat e “koracës” së saj, si anarkizmin, terrorizmin, voluntarizmin etj. Prandaj po e përmend këtë çështje, se ka mundësi që këto influenca të rrezikshme të kenë lënë padashur mbresa te Mehmeti dhe të konsiderohen si merita që i mbulon hija e Luftës së Spanjës.
(...)
Kulti i personit është i dënueshëm, jo vetëm kur teprohet me brohoritje, slogane, këngë etj., por ai shfaqet, bile bëhet shumë i rrezikshëm edhe kur një udhëheqës, pavarësisht se nuk brohoritet për të, kërkon të imponohet me urdhra, me arrogancë, me prepotencë, kur ka krijuar bindjen se të tilla qëndrime, të tilla veprime janë të drejta janë normale dhe se, ndryshe nga shokët e tjerë, atij mundet e duhet t’i lejohen këto, sido që të jenë, edhe kur s’janë të drejta. Këtu qëndron përsëri kulti i personit. Me qindra herë kam theksuar se në Parti s’ka privilegje, se në Parti duhet të luftohet kulti i personit, se në Parti nuk duhet lejuar konformizmi, por të mbizotërojë bindja e vetëdijshme komuniste marksiste-leniniste nëpërmjet diskutimeve të hapta, të çiltra, pa asnjë fije drojtjeje nga kurrkush.
(...)
Në mbledhjen e kaluar të Byrosë Politike shtrova nevojën e një analize të thellë për korrigjimin e metodës së punës në Qeveri dhe në kryesinë e saj, duke marrë deri edhe disa masa organizative për kryesinë e Këshillit të Ministrave dhe për përcaktimin më të drejtë të ndarjes së punës e të funksioneve të anëtarëve të kryesisë, duke mos lejuar që kjo të vihet mbi Qeverinë. Ditët e fundit pata një bisedim të gjatë me shokun Adil dhe me Mehmetin për këtë problem. Tri orë të tëra biseduam e diskutuam bashkë vëllazërisht, shoqërisht, në një frymë shumë të hapët e të ngrohtë, bile edhe shakara u bëra të dy shokëve. Adili ishte i bindur për atë që kështu është e drejtë dhe kështu duhet bërë, binda kështu edhe Mehmetin.
(Por vetëvrasja tregoi se ai nuk ishte i bindur për asgjë.)
Ne duhet të përcaktojmë më qartë kompetencat e ministrave, si individë, që duhet të jenë shumë më të gjera. Përgjegjësia e tyre duhet të jetë shumë më e madhe për dikasteret a sektorët që drejtojnë dhe si anëtarë të Qeverisë, si një organ i lartë shtetëror kolegjial.
Të gjithë duhet të jemi plotësisht të mobilizuar e më shumë se kurdoherë në punë, që t’i përgjigjemi gjithë këtij hovi revolucionar që ka shpërthyer në klasën punëtore, në fshatarësinë kooperativiste, në gjithë punonjësit e sektorëve shkencorë, arsimorë e kulturorë të vendit tonë për të zbatuar, me komunistët në ballë, vendimet historike të Kongresit të 8-të të Partisë dhe për të realizuar planet e reja të pesëvjeçarit të shtatë.
Dua të shpreh bindjen që, ashtu si të gjithë ne, edhe Mehmeti, do të jetë në krye të punëve që i ka ngarkuar Partia.
(Mehmeti nuk pati durim, vrau veten edhe nuk e dëgjoi dhe diskutimin tim, që bashkohet dhe është në akord me vërejtjet e shokëve, Mehmeti e kishte humbur besimin te Partia.)


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Nga letra e Mehmet Shehut lënë për Enver Hoxhën para se të vriste veten

Shoku Enver,

Në librin “Kur lindi Partia”, në pjesën e shkrojtur me dorën tënde, ndër të tjera, me shkruaje

“Ti, i dashur Mehmet ke qenë dhe je një nga udhëheqësit e lavdishëm të Partisë, kurdoherë në ballë të çdo lufte, në çdo moment i gatshëm, i papërkulur e parimor për të mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinë që na rilindi e na kaliti si udhëheqës revolucionarë, luftëtarë të papërkulur për komunizmin, shërbëtorë të devotshëm për popullin, për luftën e madhe që ti ke bërë e po bën si bir dhe ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do të jenë mirënjohës.
Unë shoku yt më i afërt, i halleve dhe i fitoreve të përqafoj.

11 qershor 1981 Enver”

Por unë shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve gabova politikisht dhe ideologjikisht këto kohët e fundit, duke pranuar fejesën e djalit tim, Skënderit, me vajzën e Qazim Turdiut, fejesë, të cilën, me ndërhyrjen tënde të drejtë, unë e prisha. Arsyet pse e bëra unë këtë gabim politik i shpjegova në autokritikën që bëra. Asaj autokritike, të datës 12 nëntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjë presje”, sepse është autokritikë e sinqertë, absolutisht e sinqertë. Kjo autokritikë, në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 17 nëntor (1981) u hodh poshtë nga gjithë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike dhe, më në fund, ju e quajtët atë “alibi”, duke kërkuar që unë sonte të reflektoja dhe të pranoja të gjitha kritikat që m’u bënë në Byronë Politike dhe për të rrëzuar krejtësisht autokritikën time, që ju e quajtët “alibi”, d.m.th. gënjeshtër, mashtrim.
Në një shënim që më dërgove më 28 tetor 1981 në lidhje me projekt-autokritikën time që ta kisha dërguar, më thoshe që t’u bëja analizë elementeve negative në karakterin tim, se aty do të gjeja arsyen e vërtetë të gabimeve. Dhe i quajte “… disa elemente negative në karakterin (tim) që shfaqen shpesh herë në punën shumë të frytshme që (bëj) për interesin e Partisë, që ti (unë) e do (dua) dhe lë jetën për të“. Po, shoku Enver, unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për të lënë jetën për Partinë. Dhe pikërisht këtë po bëj tash: po lë jetën për Partinë, për të të dhënë rastin e vetëm që më mbeti, ty, shokut, mësuesit dhe vëllait tim të dashur, unë, shoku yt i afërt i halleve dhe i fitoreve, siç më ke quajtur me të drejtë, që të mësosh të vërtetën.
Unë po e lë jetën për Partinë pa hezitim dhe me gjakftohtësi, se s’më latë rrugë tjetër për të mbrojtur Partinë.
(…)
Unë nuk heq “asnjë presje” nga gjithçka kam shkruar e thënë për ty si shok, si mësuesi im marksist-leninist e si vëlla. Por tash që po ndahemi fizikisht të them atë që nuk mund të ta thosha gjer sot, sepse kurrë s’më krijove kushtet të të thosha të vërtetën (…) Unë bëra gabim e faj politik dhe kjo u fry (…) gjersa në mbledhjen e djeshme të Byrosë Politike (…) unë u quajta “Uni që e ve veten mbi Partinë”, “mendjemadhi që s’pyet për të tjerët”, “monopolisti i gjithë punës shtetërore”, dhe një mijë e një akuza djallëzore. Jo, shoku Enver, unë gabova për arsyet që thashë në autokritikë, unë kam edhe të meta në punë, por që të kem punuar për “dualizëm” (me ju!), për të vënë veten mbi Partinë e të tjera akuza të kësaj natyre që m’u bënë, këtë kurrë nuk e kam bërë, kjo ishte një akuzë e përbindshme që unë kurrë nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi, por e sinqertë. Unë kam punuar gjithë jetën për Partinë, për popullin, kurrë nuk kam luftuar e punuar për “karrige”, për “nam”, për t’u quajtur”strateg”, për të dalë përpara Enver Hoxhës (dualizëm), për privilegje personale. Akuza më e rëndë që m’u bë (…) ishte se unë gabimin e kam bërë (për të vënë veten mbi Partinë”, se unë kultivoj “unin” për t’u dukur, d.m.th. kundër Partisë. Kaq shpejt u harruan luftërat që bashkë kemi bërë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm? Ju, personalisht, nuk më quajtët armik, por (…) të tjerë, duke më akuzuar se e vë veten mbi Partinë, praktikisht, më kanë akuzuar për armik. (...) Unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë që m’u dha mundësia - vetëvrasja. Edhe njëherë: amanet Partinë!
Rroftë Partia jonë e lavdishme, me vijën e saj kurdoherë të drejtë, marksiste-leniniste! Rrofshi ju, të paktën, sa të siguroni Partinë e socializmin (…)
Poshtë imperializmi, me imperializmin amerikan në krye! Poshtë revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atë kinez) në krye!
Rroftë komunizmi! Poshtë reaksioni!
Amanet familjen time - Fiqretin, djemtë (përfshi edhe Skënderin e Bashkimin), fëmijët e nuset e djemve! Po të shihni se është interesi i Partisë, thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht duke manipuluar armët”! ose si të doni. Edhe armik po më quajtët, kam besimin se asgjë s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vërteta s’vdes kurrë.
Po vdes i pafajshëm (…)
Tiranë, 18.12.1981 Mehmet Shehu


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Liljana Hoxha
Zënë ngushtë prej flagrancës tashmë të lakuriqësisë së tij para popullit, mafia Alia e falangat mediatike të tij pas artikullit; “Ramiz Alia, tani kërko falje publike”, në gazetën “Panorama” të 14 shtatorit, gjen të udhës këtë reagim, apo përgjigje e mospërgjigje, duke theksuar parimisht (në realitet për të maskuar mashtrimin) që në radhë të parë, kur flitet për historinë, duhet pretenduar tek ajo që është kryesore; Ramiz Alia hedh dritë pozitive papritur edhe mbi Safet Butkën pas 65 vjetësh. Për të dalë formalisht nga roli i sejmenit, M. Nazarko bën pyetjen; “Mos po manipuloni historinë zyrtare”? (sikur këtu të qëndronte synimi i manipulimit të historisë së Shqipërisë nga ana e tij). Ramiz Alia përgjigjet; “Jo, nuk e manipuloj” (Gazeta ABC 17 Shtator 2005). Nga raporti simbiotik për fshehjen e fajit të Alisë me falangat e tij, vjen ky reagim, sa mjeran, po aq butaforik nga artifica, për më tepër skandaloz si i paskrupullt, në tallje e injorim flagrant të opinionit publik, edhe pse vepra e tradhtisë kombëtare e Ramiz Alisë, tashmë është e dokumentuar.
E drejta shqiptare, ideja ime fikse

Marr shkas nga idetë jo të çmuara (midis të tillave), të hedhura jo kot me titull “Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj” nga Kadare, në datën 15 Shtator 2005, në zbërthim teorik të domosdoshmërisë të vërtetimit dokumentar të së vërtetave. Kur në vend të denoncimit publik të aktit të Ramiz Alisë dhe të dokumentit të projektit të pluralizmit, mbajtur në Byronë Politike të PPSH-së në 1989, Kadare merr në mbrojtje “Dosjen K”. Jo për pretenciozitet, por e mësuar tashmë prej fakteve, e cilësuar ndonëse pa emër edhe prej tij, si avokate e Enver Hoxhës (unë apo kushdo) më duhet të reagoj. Përse Kadare i bie kaq shumë kësaj kambane tashmë të krisur? Për arsye se, përveçse kjo i duhet atij për t’u konsideruar vjetërsisht, antienverist kundrejt krizës së koshiencës në lidhje me të kaluarën, mua (apo kujtdo) vetëm më përkëdhel sedrën. Çka është e pamundur se askush s’mund të ndërtojë një Enver Hoxhë, ndryshe nga ai që njohim të gjithë, si për të mirë ashtu dhe për të keq. Prandaj thjesht kundërshtoj vetëm teprimet në mashtrimin e përgjithshëm, filluar në ’90 e përfaqësuar pikërisht nga Kadare. Përbaltje që s’i bën dot keq Enver Hoxhës, se sa i bën keq popullit shqiptar për minimumin e autosqimës, për të mos u vetëluftuar pikërisht në vlerat tona përfituar nga aspekti negativ i tyre. Kur pikërisht bota e çmon çdo ditë e më shumë Enver Hoxhën, si potencial e burrë i shquar shteti me dimensione ndërkombëtare. Krahas Bler-it, së fundi vinë konsideratat e CIA-s, që Enver Hoxha ka qenë krejtësisht i pavarur në të gjitha dimensionet e tij, për sigurimin rajonal e ndërkombëtar, pavarësisht nga ideologjia e sistemi politik përkatës, rrjedhojë historike pas luftës së dytë botërore.

* * *

Përgjithësisht sot ngrihen problemet në rrafshin teorik apo konceptual me shembuj apo shprehi praktike anonime, për çka realisht nuk i jepet fytyrë konkrete fenomenit të kritikueshëm që mundësisht ai të mos përsëritet. Prandaj, ngritja e problemeve, qoftë dhe me tragjizmin kadarean, gjithmonë përgjithshëm për katastrofën shqiptare, faturuar jo thjesht simbolikisht, por praktikisht e personalisht vetëm Enver Hoxhës apo gruas së tij, është vetëm një formalitet dhe kompromis konjuktural politik e social, çka media nga ana e saj e servir dhe madje na e detyron si çështje etike. Kjo mënyrë e atakimit të së “keqes” me pambuk është vërtetuar sidomos këto 15 vjet gati-gati si ceremoni e përgjithshme ndaj të keqes, duke e lënë atë aty ku është. Në të kundërt, mua më duhet të flas konkretisht (pa pasur kurrë gjë personale me kërkënd, ndonëse edhe të ishte ndryshe, jam në gjendje të kontrolloj arsyet e mia si të parëndësishme kundrejt interesit të përgjithshëm).
Gjithçka që bëj, për aq sa mundem, është në mbrojtje kryesisht konkrete të vetë shqiptarëve, sidomos për çka ata nuk dinë, por pse jo, edhe siç i shoh unë problemet.
Për çka botimi i “Dosjes K”, që mbron drejtpërsëdrejti interesat e Kadaresë ashtu siç e mbron për pasojë dhe ky i fundit atë, ishte i parakohshëm. Një gjë e tillë duhej bërë pasi të hapeshin dosjet apo arkivat nisur nga Ministria e Brendshme, apo nga gjithçka që dokumenton të panjohurën apo të vërtetën, fillimisht vetëm e vetëm për “ish” dhe “është” nomenklaturën. Filluar nga diktatori dhe e shoqja, tek të cilët përqendrohet Kadare, por vazhduar edhe me Ramiz Alinë, të cilin ai e eviton me insistim, sikur tek ai të shihte veten. Pa qenë nevoja deri tek shkrimtarët që e vërteta arkivore të dokumentojë “surrogatin” e të vërtetës orale. Për pasojë, traumatizimi kombëtar, për arsye madhore, madje shkencore në dokumentimin e të keqes historike, do të na bashkonte në dhimbjen e përgjithshme, pasojë e diktaturës. Do të na dhimbsej njëri-tjetri dhe do të donim të mos e njihnim rrezatimin e fajit deri në bazë, kundrejt nevojës për të falur njëri-tjetrin. E gjithë kjo, po të kishim hequr vatrën e infeksionit kanceroz. Me fajësim moral e izolim në fosile politike të metastazave të kastës së Ramiz Alisë, rigjeneruar nëpërmjet brezave, nepotizmit, interesave e kryesisht fajësisë së përbashkët. E bërë mbrapsht, pikërisht për diversion të Ramiz Alisë nëpërmjet Shaban Sinanit, për të neutralizuar si kundërshtar Kadarenë, madje për të thelluar bashkëpunimin, mua më dhemb diskreditimi i plejadës tonë të shkrimtarëve dhe artistëve kundrejt fenomenit më ordiner të diktaturës (një në tre shqiptarë do të ishte i sigurimit), pa demaskuar e analizuar shkakun që e mbolli këtë fenomen, me shef institucional ideologjik dje, por dhe sot, Ramiz Alinë. Ashtu siç ndjej dhimbje edhe kur kritikat ndaj Kadaresë janë dashaligësi që ushqejnë tendencat antikombëtare edhe në diskutim të artit të tij, për të cilin është Zot! Ndaj, me lutje i shkruaj këto radhë për të mos më detyruar më ta krikoj publikisht.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
panorama


debati publik
sekretet

Ramiz Alia dhe vetëvendosja intelektuale


Liljana Hoxha
Zënë ngushtë prej flagrancës tashmë të lakuriqësisë së tij para popullit, mafia Alia e falangat mediatike të tij pas artikullit; “Ramiz Alia, tani kërko falje publike”, në gazetën “Panorama” të 14 shtatorit, gjen të udhës këtë reagim, apo përgjigje e mospërgjigje, duke theksuar parimisht (në realitet për të maskuar mashtrimin) që në radhë të parë, kur flitet për historinë, duhet pretenduar tek ajo që është kryesore; Ramiz Alia hedh dritë pozitive papritur edhe mbi Safet Butkën pas 65 vjetësh. Për të dalë formalisht nga roli i sejmenit, M. Nazarko bën pyetjen; “Mos po manipuloni historinë zyrtare”? (sikur këtu të qëndronte synimi i manipulimit të historisë së Shqipërisë nga ana e tij). Ramiz Alia përgjigjet; “Jo, nuk e manipuloj” (Gazeta ABC 17 Shtator 2005). Nga raporti simbiotik për fshehjen e fajit të Alisë me falangat e tij, vjen ky reagim, sa mjeran, po aq butaforik nga artifica, për më tepër skandaloz si i paskrupullt, në tallje e injorim flagrant të opinionit publik, edhe pse vepra e tradhtisë kombëtare e Ramiz Alisë, tashmë është e dokumentuar.
E drejta shqiptare, ideja ime fikse

Marr shkas nga idetë jo të çmuara (midis të tillave), të hedhura jo kot me titull “Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj” nga Kadare, në datën 15 Shtator 2005, në zbërthim teorik të domosdoshmërisë të vërtetimit dokumentar të së vërtetave. Kur në vend të denoncimit publik të aktit të Ramiz Alisë dhe të dokumentit të projektit të pluralizmit, mbajtur në Byronë Politike të PPSH-së në 1989, Kadare merr në mbrojtje “Dosjen K”. Jo për pretenciozitet, por e mësuar tashmë prej fakteve, e cilësuar ndonëse pa emër edhe prej tij, si avokate e Enver Hoxhës (unë apo kushdo) më duhet të reagoj. Përse Kadare i bie kaq shumë kësaj kambane tashmë të krisur? Për arsye se, përveçse kjo i duhet atij për t’u konsideruar vjetërsisht, antienverist kundrejt krizës së koshiencës në lidhje me të kaluarën, mua (apo kujtdo) vetëm më përkëdhel sedrën. Çka është e pamundur se askush s’mund të ndërtojë një Enver Hoxhë, ndryshe nga ai që njohim të gjithë, si për të mirë ashtu dhe për të keq. Prandaj thjesht kundërshtoj vetëm teprimet në mashtrimin e përgjithshëm, filluar në ’90 e përfaqësuar pikërisht nga Kadare. Përbaltje që s’i bën dot keq Enver Hoxhës, se sa i bën keq popullit shqiptar për minimumin e autosqimës, për të mos u vetëluftuar pikërisht në vlerat tona përfituar nga aspekti negativ i tyre. Kur pikërisht bota e çmon çdo ditë e më shumë Enver Hoxhën, si potencial e burrë i shquar shteti me dimensione ndërkombëtare. Krahas Bler-it, së fundi vinë konsideratat e CIA-s, që Enver Hoxha ka qenë krejtësisht i pavarur në të gjitha dimensionet e tij, për sigurimin rajonal e ndërkombëtar, pavarësisht nga ideologjia e sistemi politik përkatës, rrjedhojë historike pas luftës së dytë botërore.

* * *

Përgjithësisht sot ngrihen problemet në rrafshin teorik apo konceptual me shembuj apo shprehi praktike anonime, për çka realisht nuk i jepet fytyrë konkrete fenomenit të kritikueshëm që mundësisht ai të mos përsëritet. Prandaj, ngritja e problemeve, qoftë dhe me tragjizmin kadarean, gjithmonë përgjithshëm për katastrofën shqiptare, faturuar jo thjesht simbolikisht, por praktikisht e personalisht vetëm Enver Hoxhës apo gruas së tij, është vetëm një formalitet dhe kompromis konjuktural politik e social, çka media nga ana e saj e servir dhe madje na e detyron si çështje etike. Kjo mënyrë e atakimit të së “keqes” me pambuk është vërtetuar sidomos këto 15 vjet gati-gati si ceremoni e përgjithshme ndaj të keqes, duke e lënë atë aty ku është. Në të kundërt, mua më duhet të flas konkretisht (pa pasur kurrë gjë personale me kërkënd, ndonëse edhe të ishte ndryshe, jam në gjendje të kontrolloj arsyet e mia si të parëndësishme kundrejt interesit të përgjithshëm).
Gjithçka që bëj, për aq sa mundem, është në mbrojtje kryesisht konkrete të vetë shqiptarëve, sidomos për çka ata nuk dinë, por pse jo, edhe siç i shoh unë problemet.
Për çka botimi i “Dosjes K”, që mbron drejtpërsëdrejti interesat e Kadaresë ashtu siç e mbron për pasojë dhe ky i fundit atë, ishte i parakohshëm. Një gjë e tillë duhej bërë pasi të hapeshin dosjet apo arkivat nisur nga Ministria e Brendshme, apo nga gjithçka që dokumenton të panjohurën apo të vërtetën, fillimisht vetëm e vetëm për “ish” dhe “është” nomenklaturën. Filluar nga diktatori dhe e shoqja, tek të cilët përqendrohet Kadare, por vazhduar edhe me Ramiz Alinë, të cilin ai e eviton me insistim, sikur tek ai të shihte veten. Pa qenë nevoja deri tek shkrimtarët që e vërteta arkivore të dokumentojë “surrogatin” e të vërtetës orale. Për pasojë, traumatizimi kombëtar, për arsye madhore, madje shkencore në dokumentimin e të keqes historike, do të na bashkonte në dhimbjen e përgjithshme, pasojë e diktaturës. Do të na dhimbsej njëri-tjetri dhe do të donim të mos e njihnim rrezatimin e fajit deri në bazë, kundrejt nevojës për të falur njëri-tjetrin. E gjithë kjo, po të kishim hequr vatrën e infeksionit kanceroz. Me fajësim moral e izolim në fosile politike të metastazave të kastës së Ramiz Alisë, rigjeneruar nëpërmjet brezave, nepotizmit, interesave e kryesisht fajësisë së përbashkët. E bërë mbrapsht, pikërisht për diversion të Ramiz Alisë nëpërmjet Shaban Sinanit, për të neutralizuar si kundërshtar Kadarenë, madje për të thelluar bashkëpunimin, mua më dhemb diskreditimi i plejadës tonë të shkrimtarëve dhe artistëve kundrejt fenomenit më ordiner të diktaturës (një në tre shqiptarë do të ishte i sigurimit), pa demaskuar e analizuar shkakun që e mbolli këtë fenomen, me shef institucional ideologjik dje, por dhe sot, Ramiz Alinë. Ashtu siç ndjej dhimbje edhe kur kritikat ndaj Kadaresë janë dashaligësi që ushqejnë tendencat antikombëtare edhe në diskutim të artit të tij, për të cilin është Zot! Ndaj, me lutje i shkruaj këto radhë për të mos më detyruar më ta kritikoj publikisht!

* * *

Flitet sot me të drejtë të rishikohet historia. Po kush do të dalë garant për të qenë i besueshëm se ku qëndron deformimi prej komunizmit për t’u zëvendësuar me një reformim të kalkuluar (se përsëri kemi të bëjmë me tendenca në reformim të profilit të Ramiz Alisë si frikacak, e në përqendrim të fajit tek Enver Hoxha, e pas vdekjes së tij, tek Nexhmije Hoxha) që përsëri do të jetë larg të “vërtetës” reale? Pikërisht në këtë çështje shqetësimi i Kadaresë mbetet jo adekuat, por përsëri edhe në 2005 revanshist e që shpreh dukshëm diskriminim politik edhe tek shprehet së fundi; “Maxima e njohur që “Historinë e shkruajnë fitimtarët”, në Shqipëri mund të përmbyset në “Historinë e shkruajnë të mundurit”
Pa u ndalur në shkulmet e njohura të cinizmit kadarean, por në vlerësim social politik të interpretimit të tij, a mundet të na i zbërthejë Kadare si më kompetent dhe bashkëpunëtor në këto punë për sa vijon :
- A është qëndrim parimor demokratik (përveç mangësisë së emancipimit personal shpirtëror) edhe pas 15-vjetësh demokraci (sado formale qoftë ajo), të flitet ende për të “mundurit” dhe “fitimtarët”, kur rotacioni është parimi bazë, jo vetëm i zhvillimit, por edhe i garancisë së saj ?
- A mund të na i ndajë ekzaktësisht Kadare pas 15-vjetësh se cilët janë tashmë të “mundurit” dhe cilët “fitimtarët” pas kompromisit antikombëtar të intelektualëve për projektimin e pluRAMIZMIT në ‘89-‘90 të shitur vetëm për:

“Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre, do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension” (Ramiz Alia, në diskutimin për pluralizmin me një pjesë të Byrosë Politike 1989)

“Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne. Për këtë edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjinden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë.” (po aty)
U gjetën intelektualët që njihen tashmë prej 15-vjetësh, si protagonistë të pluRAMIZMIT dhe u distancuan intelektualët e ndershëm që aspironin për PLURALIZËM të vërtetë.

Fatalitet shqiptar apo pasoja të këtyre qëllimeve të zeza?

Që herët, këto 15 vjet, më ka preokupuar fakti, në se jetojmë fatalitetin tonë apo përçudnimin e qëllimshëm të Shqipërisë, duke konkluduar gjithmonë e më monstruoz këtë të fundit? Ishte një kohë (vitet ‘30), kur Shqipëria duhej të njihte vetveten (me 800.000 banorë, gati 90 % analfabetë) në primitivizmin feudal të saj. Pavarësisht nga 50 vjet diktaturë e izolim, sot Shqipëria e njeh mirë potencialin e saj njerëzor (zhvillimet e vrullshme demografike sidomos pas ’90-ës) intelektual, e sidomos atë natyror për t’u zhvilluar tepër shpejt për të arritur standardet evropiane po të ishte punuar me ndershmërinë e duhur, po të mos iu kish vjedhur shansin shqiptarëve për vetëvendosje në zhvillimet demokratike, sërish Ramiz Alia. Pikërisht për këtë në vitet ‘91-‘92 shkoj dy herë në zyrë të tij për t’i theksuar se; “zhvillimet politike që provokonte hipokrizisht, nuk mund të sillnin demokracinë e vërtetë, por ishin veç mashtrim e tallje me popullin”.
Vetë Kadareja shqetësohet kaq shumë për ndërgjegjen e gjymtuar të Shqipërisë, madje pa rrugëdalje, konsideruar pak javë më parë në një të përditshme, që e tillë është Shqipëria, që tragjikisht vetërefuzohet (lidhur me proceset integruese euroatlantike). Duke aluduar si shkak edhe në 2005 për këtë në artikullin e fundit “Trimërimi i të keqes staliniste, arroganca, fryma revanshiste e saj, dëshmon pikërisht shpresën e saj për t’u kthyer”
- Cila e keqe staliniste e tremb kaq shumë Kadarenë (madje se mund të kthehet) pas paktit të ndyrë të trashëgimit të pushtetit nga diktatura në pluRAMIZËM, duke e ditur shumë mirë që Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha janë një në këtë pakt? Përse i intereson kaq shumë Kadaresë e të tjerëve të ndajnë artificialisht por medoemos, Ramiz Alinë nga Nexhmije Hoxha, përveç se të jenë në shërbim të tij? Me synimin që t’i imponohen opinionit publik, që pas vdekjes së diktatorit, vazhdonte njëlloj diktatorja apo diktatura, pavarësisht se Ramiz Alia i “shkretë” kishte të gjitha përgjegjësitë zyrtare e institucionale, që në gjallje të Enver Hoxhës si president i Shqipërisë, si shef ideologjik i komunizmit, madje shef i shërbimit sekret mbi PPSH-në e mbi Sigurimin e shtetit, përveç se suksesor i Enver Hoxhës pas vdekjes. Më duhet t’i përsëris shumë herë këto fakte, mbetur stoike, sa herë që të jetë nevoja t’u përgjigjem tendencave mashtruese të historisë. Në ç’vendosje vëmendjeje e justifikimi vetëmbrojtës, Kadare shpjegon “nuk është fjala për dosje të rëndomta spiunësh, e as për denoncime të vogla të lagjes, por për makinën kryesore të përgjimit e të terrorit kundër letërsisë dhe arteve. Është fjala për zyrat e Komitetit Qendror, për anëtarë të tij, për anëtarë të Byrosë Politike, për Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve te Shqipërisë, për gruan e diktatorit, për vetë diktatorin, në zyrën e të cilit përfundonin denoncimet kryesore”. Në të vërtetë, Kadare mashtron në lidhje me Enver Hoxhën, duke e ditur fare mirë që vetëm e vetëm Enver Hoxha e ka mbrojtur atë nga makineria e tmerrshme e diktaturës, të cilën nuk e vinte në lëvizje personalisht. E vinte ne lëvizje një epokë e tërë, epoka komuniste me sistem politik kontrolluar dhe vënë në lëvizje edhe nga poshtë, përqafuar nga gjysma e botës si sistemi politik më progresist i kohës. Në vetvete kjo është tymnajë për të shmangur domosdoshmërinë, që i takon pikërisht Kadaresë për të pasur përgjatë gjithë jetës së tij meritën e kundërshtisë ndaj gjunjëzimit të popullit nga e keqja, për çka do ta meritonte sigurisht edhe “Nobelin” . Që sot të godasë të keqen fatale tek rrënjët më antishqiptare se komunizmi, ato që e deformuan atë në kasaphanën më gjakatare dhe të sotmen në rrugë pa krye. Pikërisht në interesat agjenturore që i përcaktuan popullit shqiptar mallkimin, Ramiz Alia, për çka Kadare bën gjithmonë vesh të shurdhër për të qenë komod me “perëndimin”, si simbiotik për fshehje faji me Ramiz Alinë. Çka e vërteton vetë Alia; “Strategjia jonë e re: ne komunistët reformatorë....kemi përcaktuar rrugët për zbatim të qëllimit dhe të misionit tonë në një propagandë ekstreme kundër komunizmit. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin (komunist, shënimi im), por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste” (Ramiz Alia po aty) Nga ana e Kadaresë, ky është një shërbim i mirëfilltë në fshehjen e fajit të përbashkët, pa hezituar të traumatizojë popullin e vet në momente vendimtare për tendenca të tejskajshme politike, por pse jo edhe për egocentrizëm. Siç paragjykon që foshnjë qeverinë e re, madje paradoksalisht të djathtë, ndonëse ajo ka premtuar të luftojë korrupsionin, për çka të paktën fillimisht duhej inkurajuar.


Prandaj kundrejt gjuhës kadareane, detyrohem t’i kujtoj:

- Ku e fut veten ai, tek të “mundurit” apo tek “fitimtarët” ? Si ish-komunist, vendimtarisht jo i sinqertë, ende nuk më duket të japë gjithmonë kumtet e një demokrati të ndershëm, me shpirt të madh e që e vuan sinqerisht tragjizmin e popullit shqiptar.
- Apo të na përcaktojë çfarë janë sot “dallëndyshet e para” të demokracisë, Sali Berisha e Ylli Popa e më pas të tjerët si S. Godo, N. Ceka ,B. Mustafai, P. Zogaj , A. Imami, G. Pashko, M. Peka, E. Rama etj. që përveç se të përkëdhelur e nxënës të Ramiz Alisë apo të N. Hoxhës, janë shumica ish-komunistë të reformuar që filluan djathtas, pavarësisht se kundërkahjet e disave prej tyre alternohen lehtësisht. Janë këta “fitimtarët” që duhet të shkruajnë historinë? Ku dalloheshin këta në vitet ‘90 nga të “mundurit”, të tjerë nxënës e bashkëpunëtorë të Ramiz Alisë filluar nga: Nano, Mejdani, Gjinushi, F. Klosi, Islami, Ruçi, Milo etj. etj.

Sa për vetë popullin shqiptar, Kadare është fitimtari i përjetshëm, por jo që t’i besohet historia prej lojërave shumëfishe në çdo sistem. I gatshëm të shkatërrojë çdo vlerë shqiptare që e kundërshton apo i bën hije! Më mirë se unë, populli flet vetë:

“Kësisoj gjyshit tim ( spiun ordiner shkrimtarësh, shënimi im) që merr pensionin 100.000 lekë në muaj, do t’i duhej të paguajë kusuret e milionerëve të rinj, që pasi i shërbyen diktaturës me besnikërinë më të madhe, tani po kërkojnë kostumin e disidentit duke trazuar kazanët e arkivit” (Natasha Kone, “Letër e hapur Kadaresë”.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi