Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Nėntori i flamurit kombėtar, nėntori i komandantit legjendar Adem Jashari

Nėntori i flamurit kombėtar, nėntori i komandantit legjendar Adem Jashari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nėntori i flamurit kombėtar, nėntori i komandantit legjendar Adem Jashari


Janė bėrė tok nė njė vend e nė njė sofėr vėllezėrit nga trojet etnike

“Janė mbledhur tok e nė njė sofėr vėllezėrit nga trojet etnike pėr tė kremtuar bashkė nė Dukagjin festėn e madhe tė flamurit kombėtar dhe pėr tė nderuar ditėlindjen e komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari. Manifestimi “Shqipja nuk vdes” po lidh penj e atdheut”, ka thėnė nė hapje tė takimeve nė Pejė, organizatori i takimeve



Pejė, 16 nėntor- Nėntori i flamurit tonė kombėtar, nėntori i komandantit legjendar Adem Jashari, ka bėrė tok e nė tė njėjtėn sofėr vėllezėrit nga trojet etnike pėrmes Manifestimit Kulturor tė trojeve etnike “Shqipja nuk vdes”, qė u bė freski pėr Dukagjinin nė kohėn e pėrditshmėrisė sė fushatės zgjedhore.

“Janė mbledhur tok e nė njė sofėr vėllezėrit nga trojet etnike pėr tė kremtuar bashkė nė Dukagjin festėn e madhe tė flamurit kombėtar dhe pėr tė nderuar ditėlindjen e komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari. Manifestimi “Shqipja nuk vdes” po lidh penj e atdheut”, ka thėnė nė hapje tė takimeve nė Pejė, organizatori i takimeve, Ukshin Jashari, kryetar i Shoqatės sė Vėllazėrisė Kosovė- Malėsi e Madhe “Martin Dreshaj”. Pas kėsaj ka vazhduar fesa e pėrbashkėt e vėllezėrve nga Hoti, Gruda, Plava e Gucia, Malėsia e Rozhajės, Kosova Lindore dhe nga i tėrė Dukagjini e Kosova. Filmi “Nga shpėrngulja deri tė egzodusi”, i producentit At Pashk Gojēaj pėrmes fakteve dokumentare dhe lojės sė bukur tė aktorėve malėsorė ka rikthyer kujtesėn nė kohėn e katrahurave kur vėllezėrit nga Malėsia kishin hapur dyert e zemrat pėr tė zhvendosurit nga Kosova nga dhuna barbare serbe. Ka prezantuar ky film fragmente tė filmuara nga vendi i ngjarjes qė kanė bėrė tė shpaloset para syve tė 150 pjesėmarrėsve e kaluara plot dhunė, vrasje e katrahura. Pėrmbajtja e filmit ka bėrė qė edhe udhėheqėsi i kėtij programi tė mbetej i nemitur dhe tė harronte, qė sipas skenarit, t’ia jepte fjalėn mysafirit tė ndėrtuar At Patėr Pashku.

Njė moment i bukur i kėtij manifestimi ka qenė paraqitja e kėngėtarit tė njohur Mhill Krasniqi nga Grupi “Bijtė e Marsh Krasniqit, pastaj e kėngėtarit Enver bashkė me Azem Lukajn dhe e aktorėve tė teatrit tė Shoqatės, qė po sillnin porosinė se shqiptarėt kudo qė janė tė njė gjaku e tė njė gjuhe. Pas kėsaj ėshtė bėrė promovimi i librit “Klithma e njė shqiponje” tė autorit dr. Fran Ivezaj, njeri ky i njohur bashkė me shumė tė tjerė pėr angazhimet nė mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare dhe nė sensibilizimin e faktorit ndėrkombėtar pėr kėrkesat legjitime dhe pėr luftėn e drejtė tė bijve mė tė mirė tė kombit qė me uniformat e UĒK-sė po hynin nė betejat e lavdisė pėr t’i kthyer nderin e nėpėrkėmbur atdheut dhe kombit.

Pėr librin ka folur dr. Xhavit Aliēkaj, i cili ka veēuar se ky libėr i intelektualit e veprimtarit tė shquar Ivezaj, qė pėrkohėsisht punon e jeton nė SHBA ėshtė nė vepėr e veēantė pėr njė kohė qė dėshmoi se Amerika respekton demokracinė dhe gjendet afėr shqiptarėve dhe zėrit tė tyre pėr liri. Redaktori i librit Nikollė Camaj, qė po pėrfaqėsonte pushtetin lokal tė komunės urbane tė Tuzit, ka folur pėr librin dhe angazhimet e tij pėr tė dalė kjo vepėr sa mė nė nivel letrar e artistik. Ai ka folur edhe pėr momentin aktual politik nė Kosovė e trojet etnike duke apeluar pėr kujdes dhe respekt mes vėllezėrish. Ky moment dhe shfaqja pastaj e filmit “Mirupafshim atdhe”, nė tė cilin rolet po interpretonin anėtarėt e Shoqatės sė Vėllazėrisė , ka bėrė qė tė lindin idetė pėr njė projekt tė ri filmik duke u bazuar nė temėn e dramės “Abetare nėpėr shekuj” tė autorit Rrahman Jasharaj. Malėsorėt janė zotuar se do tė pėrdorin pozitivisht gjithė lidhjet nė SHBA te bijtė e tyre pėr tė siguruar fonde nė mėnyrė , qė si u shprehen ata, bashkėrisht t’i lėnė nė celuloid gjeneratave njė projekt tė qėlluar e tė punuar bashkė.

Malėsorėt kanė falėnderuar Viktor Gashin e hotelit “Dona” pėr mikpritjen dhe Ymer Ymerin, Lulėzim Kullashin, Nexhmi Lajēin, Sali Lukaj, Beqir Kajtazin e Avdullah Vokshin pėr ndihmat modeste, por shumė domethėnėse pėr organizimin e njė kokteji pėr 150 pjesėmarrėsit. Organizatori u ka ndarė mirėnjohje publike veprimtarėve nga trojte etnike qė ndihmuan nė ngritjen e urave tė vėllazėrisė. Mes tė mirėnjohurve ėshtė edhe nje nga pėrgjegjėsit e "malėsia.org" Lindon Camaj dhe tėrė stafi i kėsaj gazete elektronike pėr kontributin e dhėnė pėr tė depėrtuar e vėrteta lidhur me tė gjitha ngjarjet nė Malėsi dhe pėr kėtė truall etnik dhe shqiptarėt atje.



Rrahman Jasharaj - Kosovė


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
ADEM JASHARI ka qene nje trime i forte


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi