Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Hapen solemnisht nė Dinoshė ujėsjellėsi i ri dhe ura e re

Hapen solemnisht nė Dinoshė ujėsjellėsi i ri dhe ura e re

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
NĖ BASHKĖSINĖ LOKALE TĖ DINOSHĖS


Ujėsjellėsi i ri dhe ura e re




Javėn e kaluar nė Dinoshė u lėshua ujėsjellėsi, (i cili kushtoi 710.000 euro) dhe ura e re mbi lumin Cem, (667.198 euro). Ura ėshtė e gjatė 50 m, kurse e gjerė 7 m. Nė urėn e vjetėr tė Dinoshės do tė ndėrtohet ura moderne pėr kėmbėsorė.

Nė praninė e ministrit tė Bujqėsisė, Millutin Simoviq dhe kryebashkiakut tė Podgoricės, Miomir Mugosha, si dhe pėrfaqėsuesve tė KU tė Tuzit dhe banorėve tė Dinoshės me rrethinė, javėn e kaluar nė Dinoshė u lėshua ujėsjellėsi, vlera e tė cilit ėshtė 710.000 euro.
Duke marrė fjalėn, drejtori i Sipėrmarrjes Publike "Ujėsjellėsi dhe kanalizimi", Mlladen Brajoviq tha se BL e Dinoshės nė bashkėpunim me Kryeqytetin dhe Qeverinė e realizuan kėtė projekt shumė tė rėndėsishėm pėr banorėt e Dinoshės. Drejtori Brajoviq nė vazhdim bėri me dije se brenda kėtij viti nė trevėn e Malėsisė dhe tė Tuzit janė pėrfunduar punimet nė burimin e ujit nė Vuksanlejkaj (nė vlerėn prej 170.000 euro), pastaj ėshtė punuar pusi i ri dhe ėshtė bėrė rikonstruimi i burimit tė ujit nė Milesh (nė vlerėn prej 135.000 euro).
Tė njėjtėn ditė, nė Dinoshė u hap edhe ura e re mbi lumin Cem, e cila kushtoi 667.198 euro. Ajo ėshtė 50 m e gjatė dhe 7 m e gjerė. Projektin e kėsaj ure e punoi Fakulteti i Ndėrtimtarisė nė Podgoricė.
Nė kėtė solemnitet, kryebashkiaku i Podgoricės, Miomir Mugosha, duke marrė fjalėn, mes tjerash, bėri tė ditur se nė vendin e urės sė vjetėr nė Dinoshė do tė ndėrtohet ura pėr kėmbėsorė. Ai pėrmendi se nė infrastrukturėn e KU tė Tuzit do tė investohet 2.046.551 euro, kurse investimi mė i madh do tė jetė nė rekonstruimin e ndėrtesės sė KU. Mugosha po ashtu njoftoi se do tė bėhet asfaltimi i rrugėve nė bashkėsitė lokale tė Tuzit, Mileshit, Hotit, Sukruqit, Vuksanlekajve, Nėnhelmit, Vranje-Vllanė dhe Triesh.
Ndėrkaq, kryetari i KU tė Tuzit, Smajl-Maliq Ēunmulaj hapjen e urės dhe lėshimin nė pėrdorim tė ujėsjellėsit nė Dinoshė e cilėsoi si ditė tė madhe, jo vetėm pėr Dinoshėn, por edhe pėr tėrė Malėsinė. Nė vazhdim, kryetari Ēunmulaj qytetarėt e shumtė i njoftoi se pėr kėtė ngjarje ėshtė njoftuar vetėm pak minuta para fillmit tė solemnitetit. Ēunmulaj gjithashtu tha se raportet midis Kryeqytetit dhe pushtetit lokal tė Tuzit nuk janė nė nivel tė lakmueshėm.
Nė Dinoshė ishte i pranishėm edhe kryetari i Malit tė Zi, Filip Vujanoviq, ambasadori i Shqipėrisė nė Podgoricė, Sajmir Bala, ambasadori i SHBA-sė po nė Podgoricė, Roderik Mur, ministri pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani etj. Koha Javore rr.d.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kjo asht politik e poshter, e ndyte e malazezeve!
Kryetarit te Komunes se Tuzit i tregojne (e ftojne) per ngjarjen disa minuta para se solemniteti te filloje e ne tjetren ane cfar "cudie" ne Dinoshe vjen edhe presidenti i MZ me tgjith ata tjere!!! Sikur tkishin ndertuar uren e madhesise se murit kinez!
Besoj se populli i Malesise e din qellimin e qeverise malazeze


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
po esht ken koha me punua nje ure dhe nuk e kan ba namin se malsia meriton me shum se nje ure se esht djesa e malsoreve dhe nuk kem pse tja rrisim neren kuj per kete


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Eshte e qarte se politika e famshme sllave vazdhon te ekzistoje dhe perdoret edhe sot kunder interesave te pergjithshem te Shqiptareve te MZ.

Objektivi i tyre, NDAJ e OZURPO, vazhdon te praktikohet edhe sot. Shpresoj se Shqiptaret e MZ dhe Malesise do ti rrine gati kesaj taktike dhe vazhdojne te perkrahin njeri tjetrin deri ne fund, ne menyre qe ti ikin kolonizimit MZ-ias.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi