Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Ēeshtjet lokale nga Malesia

Ēeshtjet lokale nga Malesia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:01

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Si manipulohemi nga politikanetPara njė kohe lxeova nė mediat malazeze pėr grindjen nė mes dy politikanėve dhe kjo zgjoi indunjatė tek unė. Fjala ėshtė pėr Ferhat Dinoshėn (DUA) dhe Nebojša Medojević ( PZP).

z. Medojević kishte perkrahur sėrbėt nė rastin e Kosovės dhe tashti z. Dinosha e akuzonte se po bėnte flirt me elektoratin serb, pėr tė rikthyer besimin qė kishte humbur te kėta pėr votėn qė i kishte dhėnė Kushtetutės. Kjo ėshtė mė se e qartė, por ēka kishte harruar z. Dinosha ishte ajo qė edhe ky vet e bėnte tė njėjtėn gjė me elektoratin ( popullatėn) shqiptare nė kėtė rast. Ne e dimė qė z. Dinosha ėshtė nė koalicion me DPS dhe ēdo manovėr e tij ėshtė pluhėr syshė e asgjė tjetėr. Mirė mė kujtohet bashkpunimi i tij me Živorad Igić , njėshin e Slobos pėr Kosovėn. Mirė mė kujtohėn deklarata e tij pėr njė ”Dhomė tė posaēme” pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi. Mirė mė kujtohet fushata e tij pėrkrahėse pėr referendumin e shtetit tė ri. Mirė mė kujtohen vargjet qė ja kishte thurur shqiponjės, por jo shabės dykrenare shqiptare, por asaj malazeze.Mė kujtohen edhe tė tjera por nuk do ti pėrmendi kėsaj here.

Po si veproi ky kur erdhi nė rendin e ditės ēėshtja e komunės? Na shpalli tė pa aftė, pa resurse! Tha qė nuk kishim kushte pėr tė mbijetuar si komunė e pavarur dhe se duhej tė presim edhe disa vjet. Tha qė kishte folur dhe marrė kėshilla nga Prishtina dhe Shkupi (?). Po me Malėsinė a kishte folur e kėshilluar? Po edhe sikurė mos tė ishim tė aftė, a thue veēse tė aftit dhe tė pasurit duhet tė egzistojnė? Kush ka tė drejtė qė ta vlersojė aftėsinė nė kėtė rast? Po komunat e veriut si kan mundėsi tė mbijetojnė, ēfarė resursesh kan ata? Mos janė mė tė pasura se Malėsia? Po sikurė veē tė pasurit tė kishin tė drejtė nė egzistencė si do tė dukej bota sot? Z. Dinosha dhe z. Medojević, pa dyshim qė tė dy janė nė shėrbim tė pushtetit aktual dhe ēka ėshtė interesante se kėta tė dy rrinė nė njė bankė si shokėt mė tė mirė nė parlament. Dua te them qė njerėzit qė me zė tė lartė flasin pėr njė gjė, por kur vjen puna tek finalja bėjnė diēka tjetėr, dhe pastaj gjejnė justifikime tė llojllojshme, nuk mund tė jenė tjetėr veēse vasal tė rregjimit. Nuk e di se ku e ka fundin naivitei ynė? Kaq kėsaj here.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:02

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Koplik, Policia sekuestron rreth 1 ton hashash

Gjatė kontrollit tė ushtruar janė gjetur dhe sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale 100 thasėve me kanabis sativa (totali rreth 900 kilogramė) si dhe 1 kilogram marijuanė

MALESI E MADHE -Zbulohet laboratori i pėrpunimit tė drogės nė Malėsinė e Madhe. Pas njė hetimi dyjavor, forcat e Sektorit tė Antidrogės nė Drejtorinė e Policisė sė Shkodrės nė bashkėpunim me ato tė Komisariatit tė Koplikut, kanė sekuestruar pasditen e sė martės rreth 900 kilogramė lėndė bimore tė thatė, qė dyshohet tė jetė kanabis-sativa, si dhe 1 kilogram bimė narkotike qė dyshohet tė jetė e llojit “marijuanė”. Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit, bėjnė me dije se sasia e madhe e drogės ėshtė gjetur nė banesėn e Bahri Delajt, nga fshati Jubicė e Komunės Qendėr tė Malėsisė sė Madhe. Ndėrkohė, ėshtė bėrė shpallja nė kėrkim e 25-vjeēarit, i cili akuzohet pėr “prodhim dhe shitje tė lėndėve narkotike”, si dhe “prodhim dhe fabrikim tė lėndėve narkotike”. Pėr tė mundėsuar vėnien nė pranga tė autorit tė krimit, uniformat blu tė Shkodrės kanė kėrkuar ndihmėn e homologėve tė tyre nė Mal tė Zi. Zbulimi i ndėrtesės ku ishte instaluar laboratori i drogės ėshtė bėrė i mundur pas sinjalizimeve tė marra nė rrugė operative si dhe pas identifikimit tė disa parcelave tė kultivuara me kanabis-sativa nė zonėn e thellė tė Shkrelit.

LABORATORI
Dy javė mė parė, nė zonėn e Shrelit nė malėsinė e Madhe janė zbuluar dhe asgjėsuar disa parcela tė mbjella me kanabis-sativa. Nisur nga ky fakt, efektivat e Sektorit tė Antidrogės nė Koplik dhe Shkodėr kanė nisur punėn pėr zbulimin e rrjetit qė merrej me pėrpunimin dhe shpėrndarjen e lėndės narkotike. Nga hetimet e bėra, tė cilat janė fokusuar nė lidhjet e mundshme mes personave qė kishin nė pronėsi kėto parcela dhe shpėrndarėsve tė drogės ėshtė arritur deri tek Bahri Beqir Delaj. Rreth orės 15:00 tė sė martės, forca tė shumta policore kanė shkuar pėr kontroll nė banesėn e Delajt nė fshatin Jubicė. Gjatė kontrollit tė ushtruar janė gjetur dhe sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale 100 thasėve me kanabis sativa (totali rreth 900 kilogramė) si dhe 1 kilogram marijuanė. Gjithashtu, nė banesėn e 25-vjeēarit ėshtė gjetur dhe njė pajisje metalike nė forme U–je qė mendohet se bėn presimin dhe paketimin e lėndės narkotike; 42 copė letėr ngjitėse natriban, 2 thika dhe 1 palė doreza.

KĖRKIMI
Nė momentin e ushtrimit tė kontrollit, Bahri Delaj nuk ndodhej nė banesėn e tij. Sipas burimeve policore, dyshohet qė 25-vjeēari tė ketė kaluar kufirin pėr nė Mal tė Zi. Ky dyshim shtohet duke pasur parasysh afėrsinė e zonės ku banon autori i krimit me Malin e Zi. Ėshtė kjo arsyeja qė blutė e Shkodrės iu kanė kėrkuar ndihmė homologėve tė tyre tė vendit fqinj, pėr kapjen e tė kėrkuarit Delaj. (G.SH)
www.balkanweb.com

PS
Nga njera ane e Malesise ne tjetren. Rrezik per rinine qe futet ne rrugen e krimit dhe se vet fillojne te perdorin droga. Per fat te keq viteve te fundit esht rritur numri i narkomanve, si ne Shqiperi, por edhe ne Malesi


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:02

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Apologjia e vertet e Sokratit” 09.12.2007

Nė QIK, nė Tuz , mė 08.12.2007, u vu nė skėnė drama e njohur “Sokrati”, me autor grek, por nėn interpretimin e aktorit tė njohur shqiptar, Mirush Kabashi. Skena ishte impresive, ndėrsa tematika e kėsaj dramė, ose mė mirė tė themi monodramė, pėr shumė vende mund tė jetė aktuale dhe sot edhe pse na pėrshkruan kohėn parakrishtit.
- Tematika e kėsaj monodramė kishte tė bėjė me pushtetin e kohės sė filozofit tė njohur grek –Sokratit, me akuzat e renda qė i drejtoheshinpė kėtij personazhi kryesor qė ishte intelektual i pafajshė, kishte tė bėjė edhe me interesin, religjionin por edhe me dashurin. Akuzat ishina aq tė rėnda sa e detyruan Sokratin tė pėrfundoj jetėn tragjikisht (u detyrua tėpij helmin).
Drama u mirėprit fare mirė nga publiku malsor, saqė dėgjoheshin pėrshpėritjet “asgjė nuk ka ndryshuar tash dy mijė e mė shum vitė”. Kjo dramė u shfaq nė kuadėr tė javės sė kulturės tė komunės sė Podgoricės, por duhet theksuar se ky aktor pė mė kėtė dramė fitoj ēmimin e parė nė Kajro, si dhe u mirėprit mirė nga kritika Serbe nė Beograd edhe pse drama u shfaq nė gjuhėn shqipe. Tė gjithė ata qė kan pasur rastin ta shikojnė kėtė dramė nuk i ēudit fakti pėr kėto ēmime, kur eshikon se si interpreton aktori, lėvizjet, gjestet e shumė gjėra tė tjera qė kan tė bėjnė me artin dramatik.





V.G


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:03

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Refuzohet Ribalanci i Planit financiar

Tuz
- Kėshilltarėt e Kuvendit tė KU tė Tuzit nė seancėn e organizuar para dy ditėve, nuk e aprovuan Vendimin mbi Ribalancin e Planit financiar, i cili ėshtė rritur pėr 343.000 euro, nė shumėn prej 2.374.000.
Kryetari i KU tė Tuzit, Smajl-Maliq Ēunmulaj para kėshilltarėve vuri nė pah se Ribalanci ėshtė sjellur nė tė njėjtėn mėnyrė, sikur edhe Plani financiar.
"Jam kompetent pėr shpenzimet e mjeteve nga Plani financiar, por si tė jem pėrgjegjės kur nga muaji gusht nuk kam kurrfarė tė dhėnash mbi shpenzimet, sepse nga Kryeqyteti nuk m`i dėrgojnė dokumentacionet.", thotė Ēunmulaj.
Nė fillim tė seancės, midis kryetarit tė Kuvendit, Nikollė Camaj dhe kėshilltari tė PDS, Halil Dukoviq u zhvilluan disa polemika. Kėshilltari i PSD, Ismet Gjokoviq shprehi pakėnaqėsi ndaj sasisė sė mjeteve tė dedikuara pėr KU tė Tuzit, sidomos atyre pėr zhvillimin e kulturės dhe tė sportit.
Marash Dedvukaj, sjelljen e kėshilltarėve tė opozitės sė KU e cilėsoi mė absurde sesa atė tė Kryeqytetit. Nė diskutimin e Dedvukajt reagoi dr. Halil Dukoviq, duke thėnė se nuk ėshtė mirė qė kėshilltari Dedvukaj i ndan njerėzit nė armiq dhe patriotė. Dukoviq shprehu bindjen se qytetarėt e Malėsisė do ta kuptojnė mirė se kush ėshtė miku dhe kush armiku i tyre.
Ndėrkaq, pėr Fadil Kajoshaj nga UDSH, ėshė tragjike qė kreu i KU nuk ka lidhje me Planin finaciar dhe se askush nuk i pyet ata: "Ēfarė bėni ju kėtu, pėrveē asaj se vetėm rrini dhe i merrni rrogat, si dhe kritikoni pėrfaqėsuesit e Kryeqytetit?"
Nė kėtė mbledhje u fol edhe qė tė formohet grupi punues, i cili do tė merret me prioritetet kryesore tė zhvillimit tė programit pėr vitin 2008. Gjithashtu u miratua Vendimi pėr formimin e Komisionit pėr revizionin e zbatimit tė Ligjit mbi Kryeqytetin, i cili pėrveē pėrfaqėsuesve tė klubeve tė kėshilltarėve do tė ketė edhe 4 specialistė.
Kėshilltarėt miratuan njėzėri Vendimin pr fillimin e pėrpilimit tė Elaboratit mbi instalimin e objekteve tė pėrkohshme pėr zonat afariste 5 dhe 6 tė truallit ndėrtimor urban nė territorin e KU tė Tuzit.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:03

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Po afrohet festa tė cilėn e feston krejt kombi shqiptar, por po dėgjohet qė nė Malėsi ka disa propozime se si dhe ku duhet tė mbahet manifestimi kryesor. Nuk e kuptoj se pse nuk mund tė bjenė dakord pėr vendmbajtjen e kėtij manifestimi ? A kemi mundėsi qė ne kėtu nėpėrmes tė kėtij forumi tė japim mendimet tona pėr kėtė. Pra tė japim mendime, por jo edhe destruktive. Mundėsisht tė diskutojmė nė mėnyrė racionale. Kėrkoj nga Qytetza qė mė mirė tė na tregojė se pėr ēka ėshtė fjala?


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:04

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Opinione & Vėshtrime >>>



Dita e flamurit, pėrsėri ?!

Ēdo vit, si tė afrohet Festa e Flamurit, fillon "gara" se kush do ta paralajmėrojė i pari dhe kush do ta zėnė i pari, kush do ta "grabisė" i pari ditėn e Festės. Thuajse, Bota dhe Jeta po mbarojnė nėse nuk arrihet tė bėhet rezervimi, apo, “bookimi” (si nė hotel) i asaj dite. Koha ėshtė qė populli ynė, nėse dėshiron tė hyjė nė Europė, tė relaksohet nga disa dukuri, tė cilat kanė qenė karakteristike pėr njė sistem tė kaluar - atė komunist.

Xhoana M. Perkaj

Duket si titull kontradikto: Dita e Flamurit! Nė shikim tė parė nuk duhet kjo "pėrsėri", sepse Dita e Flamurit ėshtė njė konstantė nė jetėn e tė gjithė atyre qė e ndiejnė veten shqiptarė, kudo qė tė jetojnė nė botė. Por, pse pra, ky titull, me kėtė "pėrsėri"? Titulli ėshtė dashur tė jetė mė i gjerė, por, nuk ka aq hapėsirė tė rezervuar. Sepse, titulli do tė ishte shndėrruar nė njė tregim tė vogėl. Ku ėshtė ēėshtja? Ēdo vit, me afrimin e festės kombėtare, te ne nė Malėsi fillojnė ethet se si do tė organizohet festimi qendror, mė mirė tė them se kush do ta organizojė. Kjo ėshtė akute veēanėrisht nė rrethanat aktuale tė vetėqeverisjes lokale ku Tuzi ėshtė vetėm komunė urbane. Komunizmi si sistem global (fatkeqėsisht global), ka rėnė qė mė 1989, me shembjen e Murit tė Berlinit, si simbol tė ndarjes fizike tė botės sė lirė dhe botės sė robėruar(lexo: komuniste). Me kėtė datė ka rėnė diktatura nė Europė (jo edhe tjetėrkund, se Europa ka qenė gjithmonė "sistem" i veēantė dhe, njėkohėsisht, qendėr e Botės). Mirėpo, gjithmonė ekziston njė "mirėpo". Sa kanė depėrtuar rrjedhat qenėsore europiane nė Ballkan? Fare pak, ose mė mirė tė them se kanė mbetur tė pėrkufizuara brenda suazave ekonomike dhe tranzicionit aktual, e fare pak kanė ndikuar nė ndryshimin e botėkuptimeve tradicionale. Kjo vlen veēanėrisht pėr kėndin tonė tė vogėl, ku jetojmė edhe ne.
Ēdo vit, si tė afrohet Festa e Flamurit, fillon "gara" se kush do ta paralajmėrojė i pari dhe kush do ta zėnė i pari, kush do ta "grabisė" i pari ditėn e Festės. Thuajse, Bota dhe Jeta po mbarojnė nėse nuk arrihet tė bėhet rezervimi, apo, “bookimi” (si nė hotel) i asaj dite. Koha ėshtė qė populli ynė, nėse dėshiron tė hyjė nė Europė, tė relaksohet nga disa dukuri tė cilat kanė qenė karakteristike pėr njė sistem tė kaluar - atė komunist. Kėto dukuri janė, nė rend tė parė, centralizimi dhe patronizimi. Kur flasim pėr centralizimin, ėshtė gjė e njohur se kjo mė sė shumti ka pasur tė bėjė me rrafshin ekonomik, por, njėkohėsisht, ka qenė karakteristikė qenėsore edhe e lėmenjėve tė tjerė tė jetės, pra, edhe tė kulturės si kulm i piramidės sė njė shoqėrie. Pra, ta rikujtojmė edhe njė herė se si ėshtė vepruar nė komunizėm. E ke festuar festėn ashtu si ka thėnė dikush nga "lart". Na kujtohen ende festimet e festave komuniste (mos t’i pėrmendim, se na "kanė dalė pėr hunde" tė gjithėve) kur na detyronin qė si pionierė, ose, mė vonė, nxėnės tė shkollave tė mesme, tė merrnim pjesė tė gjithė nė shėnimin e ditėlindjeve tė diktatorėve komunistė, shėnimin e 1 Majit ose Ditės sė Republikės sė ish shtetit jugosllav. Njerėzit nuk kanė guxuar tė mendojnė me kokėn e vet as kur ėshtė fjala pėr gjėra tė kėtilla, ėshtė dashur tė tubohen tė gjithė tė njėjtėn ditė, qė pėrshtypja tė jetė sa mė madhėshtore pėr pushtetmbajtėsit e pranishėm. Mirėpo, pėr fat tė mirė, ajo kohė ka kaluar. Sot, Ballkani ėshtė i lirė. Dhe ne jemi njerėz tė lirė. Nesėr do tė hyjmė nė Bashkėsinė Europiane. Duhet tė relaksohemi nga "stėrkama" lidhur me shėnimet e datave tė tilla. T’i ikim centralizmit komunist dhe patronizmit, sepse pėr ēdo 28 Nėntor shtrohet pyetja e njėjtė nė mesin tonė se duhet tė ekzistojė dikush qė duhet tė na organizojė qė tė gjithė masovikisht ta shėnojmė kėtė datė, nė tė njėjtin moment.
Pėr Ballkanin vijnė kohėra tė reja, kur do tė jemi si tėrė bota europiane. Kur nuk do tė ketė nevojė tė manifestohet masoviteti dhe homogjenizimi i popullsisė. Nė trojet e tjera shqiptare i tėrė muaji i Nėntorit ėshtė muaji i festimeve tė kėsaj date tė madhe. Mbetet tė shpresojmė qė koha do ta bėjė tė vetėn dhe se ngadalė, edhe te ne do tė ndryshojė mentaliteti.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

7Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:05

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Tė shtunėn mė, 20.10.2007, me fillim nė ora 20:00h nė qėndren informative kulturore “Malėsia” nė Tuz, u shfaq drama e ashtuquajtur “Aleksandėr Moisiu”.
Ndryshe kur dramat zakonisht fillojn nė skenė, kėtu pėrsonazhi kryesor i dramės qė quhej Aleksandėr - hyri nga dera qė hyn publiku, dhe me njė zė tė lartė tha: "Mirėmbrėma" dhe kėshtu filloi tė shfaqej drama, fillimisht me njė personazh, pėr tu shoqėruar mė pas me bashkėshortėn e tij gjermane qė quhej Johana si dhe mė pas me aktorėt tjerė. Tematika e kėsaj drame ka tė bėjė me identitetin kombėtar tė aktorit mė ne zė tė asaj kohe z. Aleksandėr Moisiu.
- Nė kėtė dramė u paraqit Aleksandri si aktori mė i mirė gjerman, se arti nuk njef kufij e kombe, por me Aleksandrin ndodhi diēka tjetėr, ai e harroi edhe pesėmbėdhjet vjetorin e martesės sė tij qė e brengoste diēka e madhe qė nuk e linte tė qėtė. Aleksandri kishte vendos qė nė kohen e mbretit Zog tė kėrkonte nėnshtetėsin e shtetit shqiptar, se diku nė kontinentin e vjetėr europian egziston njė shtet qė nihet me emrin Shqipėria e qė e kishte prejardhjen aktori i famshėm Aleksandėr Moisiu.
-Aleksander Moisiu lindi ne qytetin e Durresit ne vitin 1879. Prinderit e aktorit te shquar shqiptar ishin nga vende te ndryshme te Shqiperise. I ati nga Kavaja ndersa e ema ne ate kohe ndodhej ne jug te Italise. Me bashkimin e prinderve te tij aktori e kaloi pothuaj gjithe rinine e tij ne qytetin e Durresit dhe me pas ne Tirane duke u larguar ne moshen 20-vjecare nga Shqiperia per t'u zhvendosur se bashku me nenen dhe dy motrat e tij ne Vjene te Austrise.
Nė kėtė dramė aktruan aktorėt e njohur nga teatri kombėtar i Prishtinės si: Selman Jusufi, Drita begolli, Veton Osmani, mehmet Broznica, afrim Kasapolli, Fatmire Selaj dhe Ramadan Malaj. Autor i kėsaj drame ėshtė Musa Ramadani nėn regjin e Agim selimit. Drama u mirėprit dhe u duartrokit nga publiku malsor. Aleksandėr Moisiu ishte aq i famshėm dhe i njohur saqė kur ndėrroi jet mediat europiane shkruan “Vdiq Teatri Gjerman”.



Valbona Gojēaj


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

8Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:06

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Pėr nderė tė 95 vjetroit tė pavarėsisė dhe 100 vjetorit tė Lemajės, LD organizoi solemnitet nė Triesh postuar 27.11.2007



Me 25 nėntor, Lidhja Demokratrike nė Mal tė Zi, organizoi njė tubim solemn, me rastin e Ditės sė flamurit tonė kombėtar dhe 95 vjetorit tė pavarėsisė sė shtetit Shqiptar. Motiv shtesė qė ky tubim tė mbahet pikėrisht nė Triesh ishte edhe njė ngjarje e shėnuar historike qė ndodhi nė kėtė trevė nė vitin 1907 e njohur si "Lufta nė Lemajė" e cila u parapriu ngjarjeve tė ngjashme tė mėvonshme nė trevėn e Malėsisė.

Para qytetarėve tė shumtė nga Trieshi dhe mė gjėrė, tė pranishmit i pėrshėndeti kryetari i KU tė Tuzit Smail-Maliq Ēunmulaj, i cili ishte ftuar nė kėtė tubim, e mė pas folėn edhe Vasel Margilaj dhe Xhemal Nikaj.

Lidhur me rėndėsinė e kėsaj date historike dhe pėr domethėnien e sajė pėr gjeneratėn tonė, folėn derjtuesit e kėtij tubimi studentėt, Lindita Dedivanaj dhe Marash Dukaj. Ata, nė formė dialogu i prezantuan publikut trieshjan pėrjetimin e e flamurit, domethėnien qe ka kjo festė pėr Malėsin, por vlerėsuan edhe kontributin qė i dhanė malėsorėt historisė sonė. Nė pjesėn zyrtare tė kėtij tubimi, vargje kushtuar ditės sė Flamuirt i recitoi Besnik Gjonaj.

Nė fund tė kėtij manifestimi, tė pranishmit i i pėrshėndeti edhe Kryetari i Lidhjes demokratike tė Malėsisė, z. Nikollė Camaj. Ai duke veēuar obligimin programor pėr shėnimin e datave dhe ngjarjeve nga e kaluara jonė historike, theksoi se prania e madhe e qytetarėve, e dėshmon se organizimi i kėtij tubimi nė Triesh ishte mė se i qėlluar, nė veēanti pėr shkak tė ngjarjeve tė lartėpėrmendura nė Trieshin e Malėsisė, gjithėherė dashamirė tė ēėshtjes kombėtare. "Lufta e Lėmajės ishte njė vetėtimė qė u parapriu bubullimave tė mėdha dhe rrebeshit tė Kryengritjes sė Malėsisė si lajmėtare e pavarėsisė shqiptare, si gurėthemel i asaj qė do tė ndėrtohet mė vonė e qė ēatia do ti vehet, me 28 Nėntor tė vitit 1912", tha ndėr tė tjerat z. Camaj. Ai e potencoi vlerėsimin e subjektit politik qė i takon, se nė fshatėrat e Malėsisė duhet tė shkohet edhe atėher kur festohet, e jo vetem kur kėrkohen votat. Me shpresė se herėve tjera do tė festojme duke pasur edhe njė shtet shqiptar nė Ballkan dhe se, edhe nė Mal tė Zi do tė ketė mė shumė drejtėsi, duke aluduar nė akcionin policor famkeq "Fluturimi i shiponjės", z. Camaj u uroi Festen tė pranishėmve dhe gjithė shqiptarėve kudo qė janė.

Nė fund ai i ftoi tė pranishmit dhe gjithė qytetarėt e Malėsisė qė tė marrin pjesė nė manifestimin qendror nė Tuz, qė do tė mbahet mė 28 nėntor, nė organizimin e tri subjketeve politike shqiptare, shoqatave joqeveritare dhe unioni studentor.

Shiko Fotografite


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

9Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:06

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e




Ne Dinoshe u be inaugurimi i ures se re mbi lumin Cem


Edhe kesaj radhe me skandale, ashtu siē dine ti pergadisin dhe ti bejne.
Ujesiedhsin e inaguruan edhe pse nuk eshte as afer per tu kruere, tri lagje te Dinoshes ngelin pa uje. Kjo behet ne Malesi. Ne ceremonin e rastit kishin ardhur Dinosha, Mugodha, Vujanoviq, etj, por kryetrain e komunes z. Maliq Ēunmulaj nuk e kishin informuar per pikat e programit e as per koston dhe gjera tjera esenciale qe e kishin per detyre ta informonin. Perveē kesaj vajza te reja ne petka kometare malazeze qarosnin te ftuarit dhe qytetaret me raki, sikur te ishte ne Ceti!!! Dinosha (fshati) e gezofte uren dhe te shpresojme se edhe gjithe banoret do te marrin ujin aq te nevojshem, sepse ato lagje me larg Cemi ngelen pa uje. Edhe kesaj here, si edhe hereve tjera ne Malesi, gjerat kryhen pergjysem dhe ne nje menyre qe te shkatojne perēarje.



Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

10Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:07

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
une kam kaluar asajt e kam shikua si eshte


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

11Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:07

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Me dashuri kundėr pėrēamjeve dhe urrejtjes 20.10.2007



Me rastin e pėrvjetorit tė lumturimit tė motrės tonė Nanė Terezės e cila me dashuri pushtoi botėn SH.K.A. nga Hoti “Ded Gjon Luli” organizoj njė mbrėmje me moton “Me dashuri kundėr pėrēamjeve dhe urrejtjes”. Nė kėtė mbrėmje pėrveē kėsaj shoqate morėn pjesė Dom nik Ukgjini nga shkodra dhe Prof. Omer Kajoshaj nga Malsia. Kėta tė dy ligjeruan dhe thirrėn besimtarėt qė dashuria tė jet arma mė e forta e jona, poashtu moren pjesė me poezi Besnik Gjonaj, Idriz Gjokaj, Alfons Gojēaj si dhe nga SH.K.A. “Ded Gjon Luli” Barbana Dushaj, Sh.K.A. “ Liria” nga Mileshi me kėngė dhe vadhe, Llesh Dushaj kėngė me qyteli pėr Nan Terezėn dhe Nikollė Nikprėlaj mė kangėt “Nanė Terezėn” dhe “U knoft hymni kombėtar”.
- Kjo mbrėmje u mbajt nė Q.K.I. “Malėsia” e cila ishte shum e vogėl qė tė pranonte tė gjithė tė interesuarit. Qellimi i organizatorit ka kėn qė tė thėrrasin tė gjithė vllezėrit dhe motrat kudo qė gjinden qė tė pranojn dhe tė lutėn pėr bashkim pajtim dhe pėrparim se e vetmja mėnyrė asht qė ti ndihmojm vendit i cili po lėshohet, gjuhės e cila po harrohet, flamurit i cili po mohohet, dashurisė e cila po shkatrrohet. Shembulli mė i keq i urrejtjes dhe pėrēarjes ėshtė 9 shtatori i vitit tė kaluar ku akuzohen 18 malėsor, e si argument terrorist jan paraqit flamuri ynė kombėtar, fotoja e Nanė Terezės, kėngat dhe shkrimet nė gjuhen shqipe, libra dhe fanela tė shoqatės son,etj. Pėr nė kėto nuk kan tė bejnė me terrorizėm por me racizėm. Ky ishte qellimi qė tė organizojmė njė mbrėmje tė tillė qė tė japim njė mesazh tė madh mbarėkombėtar “tė gjithė me dashuri kundėr pėrēamjeve dhe urrejtjes ” Nė fund tė mbremjes organizuesit fal sponsorėve pėr kėtė mbrėmje shtruan njė koktej pėr tė pranishmit.


SH.K.A. “Ded Gjon Luli”


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

12Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Mon Jan 14 2008, 02:10

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
MIRATOHET RAPORTI I GRUPIT TĖ PUNĖS PĖR VLERĖSIMIN E DĖMEVE TĖ SHKAKTUARA NGA FATKEQĖSITĖ ELEMENTARE NĖ KOMUNĖN E TUZIT


Ndihmė pėr individėt dhe familjet e dėmtuara postuar: 12.11.2007


Tuz - Kryetari i Komunės urbane tė Tuzit, Smail Maliq Ēunmulaj miratoi raportin e Grupit tė punės pėr vlerėsimin e dėmeve tė shkaktuara nga fatkeqėsitė elemenare nė territorin e kėsaj komune.
Pas miratimit tė raportit, ai ka ndarė njė shumė prej gjithsej 1000 eurosh pėr individėt dhe familjet qė pėsuan nga fatkeqėsitė elementare.
Ndihmė kanė pėrfituar edhe personat e handikapuar qė jetojnė nė territorin e Komunės urbane tė Tuzit. Gjithsej 14 persona tė handikapuar rėndė kanė pėrfituar nga 100 euro ndihmė me kėtė rast. Koha Javore


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

13Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Tue Jan 15 2008, 06:00

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
90 vjetori i vdekjes sė heroinės shqiptare, Tringė Smajles

Tringa e Grudės - njė zanė mali

Me rastin e 90 vjetorit tė vdekjes sė heroinės shqiptare, Tringė Smajles, (apo siē e quante populli Tringa e Grudės) SHKA "Gruda" nė fund tė vitit tė kaluar organizoi nė Tuz njė akademi, ku folėn: dr. Palokė Berisha, Kadri Ujkaj, Ndua Bacaj, dr.Lukė Gjokaj dhe Pjetėr Ivezaj.

Nė fillim tė akademisė sė organizuar me rastin e 90-vjetorit tė vdekjes sė Tringė Smajles Ivezaj, nė emėr tė organizatorit, tė pranishmit i pėrshėndeti kryetari i Shoqatės "Gruda" mr. Rrok Gjolaj, i cili aktivizimin e seksionit pėr shkencėn, (nė kuadėr tė shoqatės), e konsideroi si njė bėrthamė qė shpreson, qė nė tė ardhmen rreth vetes tė tubojė intelektualė nga e gjithė Malėsia. "Ky seksion dha kontribut tė ēmueshėm duke organizuar edhe dy sesione tė tjera tė mėparshme", tha Gjolaj.
Profesori dhe studiuesi i njohur nga Malėsia, Dr. Palokė Berisha nė kumtesėn e tij "Tringė Smajlja Ivezaj - krenaria e popullit shqiptar" theksoi se Tringa radhitet ndėr ato femra shqiptare qė dhanė njė kontribut tė madh pėr lirinė dhe pavarėsinė e popullit shqiptar nė shekullin XX. Ai vuri nė dukje se kjo heroinė mori pjesė nė luftė nė ballė tė frontit pėr lirinė e popullit shqiptar, pėr furnizimin e luftėtarėve me ushqime, me ujė dhe municion. Nė fund, folėsi Berisha thirri qė Smajl Martinit dhe vajzės sė tij, Tringės, t'u jepet vendi i merituar nė histori: "Le tė ngriten pėrmendore pėr Smajl Martinin dhe Tringėn dhe le tė mbajnė emrin e tyre institucionet kulturore edukativo-arsimore".
Kritiku letrar nga Kopliku - Shqipėri, Kadri Ujkaj, u paraqit me kumtesėn:"Figura epike e femrės shqiptare nė poezinė tonė popullore". Ai nė kumtesėn e vet vuri nė dukje se Tringės, populli nuk ia kurseu kėngėn, kėtė dėshmi tė pėrjetėsisė si kreshtė e qėndresės, e duke sfiduar deri edhe ligjet e natyrės, feminilitetin e saj nė emėr tė lirisė. "Tringė Smajlja nė 90 vjetorin e saj tė vdekjes pėrjeton forcėn e dashurisė pėr liri, si domethėnie ekzistenciale e kombit tonė, qė ėshtė ndėr mė tė masakruarit, ndėr mė tė coptuarit etj".
Pėr publicistin dhe studiuesin nga Malėsia e Madhe andej kufirit - pra nė Shqipėri, Ndue Bacaj, Tringė Smajlja ishte njė ndėr simbolet mė sinjifikative tė Grudės, Malėsisė sė Madhe dhe krejt Shqipėrisė, duke e krahasuar atė me njė zanė mali, qė kishte, jo vetėm trajta njerėzore tė racės sonė, por edhe hyjnore, si vetė zanat qė nuk u kanė munguar kurrė trojeve tona. Tringė Smajlja ishte jo vetėm njė burrėreshė e patriote qė u jepte zemėr kryengritėsve, por ishte edhe njė luftėtare e sprovuar duke marrė pjesė nė shumicėn e betejave.

Dr. Lukė Gjokaj nė kumtesėn e vet tha se qė para kryengritjes legjendare tė Malėsisė, si rrallė herė nė historinė e ndonjė vendi, krah pėr krah me trimat dhe vėllezėrit e vet do tė sulmojnė dhe marrin pjesė nė operime luftarake edhe vashat malėsore. Ndėr to posaēėrisht u veēua Tringė Smajlja, e cila u nderua dhe u bė e njohur me epitetin e saj heroik - Tringa e Grudės.
Ndėrkaq, Pjetėr Ivezaj, duke folur pėr jetėn dhe angazhimet e saj dhe tė babait - Smajlit, nė luftėra tė ndryshme, tha se Tringa ishte pjesėmarrėse aktive e shumė luftėrave, pastaj edhe nė Kryengritjen e Malėsisė sė Madhe, si dhe ishte njėra nga organizatoret kryesore tė saj. Duke e mbyllur fjalėn, Ivezaj pėrmendi edhe kontributin e Tringės nė hapjen e shkollave nė Dinoshė, Priftėn, Kshevė.
Nė emėr tė familjes sė afėrt tubimin e pėrshėndeti Martin Ivezaj, i cili duke pėrgėzuar organizatorin dhe folėsit, duke pėrmendur mes tjerash Hotin, Grudėn dhe nė pėrgjithėsi Malėsinė, tha se Historia e Popullit Shqiptar u ka mbetur borxh kėtyre trevave, nė tė cilat kanė ndodhur ngjarje tė rėndėsishme tė popullit tonė.
Kėtė akademi pėrkujtimore e drejtoi profesoresha Vitorre Lulgjuraj.

Koha Javore rr.d.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

14Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Tue Jan 15 2008, 06:00

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
PAS MOSAPROVIMIT TĖ PLANIT FINANCIAR, KRYETARI I KOMUNĖS URBANE TĖ TUZIT, SMAJL-MALIQ ĒUNMULAJ PARALAJMĖRON
Ekziston mundėsia e financimit tė pėrkohshėm


Tuz - Nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit tė KU tė Tuzit, qė u mbajt nė fundvitin e kaluar, Propozimi i Vendimit mbi Planin financiar pėr vitin 2008, nė shumėn prej 3.747.200,00 euro nuk fitoi shumicėn e votave dhe si i tillė mbeti tė pėrpunohet dhe tė aprovohet nė njė nga seancat e ardhshme tė kėtij viti.
Nė lidhje me kėtė kryetari i KU tė Tuzit, Smajl Ēunmulaj, sqaron : "Duke iu pėrmbajtur kornizave ligjore qė na obligojnė nė hartimin e Planit financiar, unė si kryetar me bashkėpunėtorėt e mi kemi bėrė tė gjitha aktivitetet, qė i parasheh Ligji mbi hartimin e Planit financiar", duke shtuar se "nė diskutimin publik ne kemi kėrkuar 4.223.000,00, mirėpo", konstaton ai, "nė bazė tė obligimeve ligjore mbi tė cilat funksionon KU e Tuzit dhe atė se ēfarė duhet ne tė ndėrmarrim, pėrfundimisht Plani financiar duhet tė jetė i dakorduar me Zyrėn e financave tė Kryeqytetit".
Kundėrshtimi i kėshilltarėve tė IQ-sė, sė cilės i takon edhe z. Ēunmulaj, mbetet ende i paqartė, madje ai thotė se edhe ai vetė nuk ėshtė i kėnaqur me kėtė Plan financiar. "Kėto janė ato fakticitete qė mbizotėrojnė nė raportet midis KU-sė sė Tuzit dhe Kryeqytetit", tregon kryetari Ēunmulaj. Ai pėrsėrit se mosaprovimi i Planit financiar nga ana e koalicionit qė pėrmban shumicėn nė Kuvendin e KU tė Tuzit nuk ka qenė diēka e mirė, sepse, siē thotė ai, kjo mund tė shkaktojė tė ashtuquajturin financim tė pėrkohshėm.
Nė pyetjen tonė se si qėndron disponimi brenda koalicionit, Ēunmulaj pėrgjigjet: "Ēmoj se brenda koalicionit nuk ka divergjenca".
Tė pėrkujtojmė se nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit vetėm kėshilltari Kolė Lulgjuraj (PSP) votoi pro, ata tė IQ-sė dhe UDSH-sė ishin kundėr, kurse kėshilltarėt tė LD, PSD dhe PDS ishin tė pėrmbajtur, pasi qė ai ėshtė zvogėluar pėr njė gjysmė milion eurash. Koha Javore rr.d.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

15Normal Re: Ēeshtjet lokale nga Malesia prej Tue Jan 15 2008, 06:01

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
INTERVISTĖ E AMBASADORIT AMERIKAN RODERIK MUR

Tė pėrfundojnė procedurat pėr "Fluturimin e shqiponjės"


Katėr shtetas amerikanė janė akuzuar pėr terrorizėm, kurse ka edhe akuza se ata dhe familjarėt e tyre kanė qenė keqtrajtaur gjatė arrestimit dhe paraburgimit. Ne e kuptojmė mjaft me seriozitet detyrėn numėr njė tė ēdo ambasade tė SHBA-sė qė tė mbrojė tė drejtat e shtetasve amerikanė nė mėnyrė qė tė sigurojė qė ata tė trajtohen nė mėnyrė humane dhe tė ndershme. Nėpunėsit tonė konsullorė tashmė mė se 15 herė u kanė bėrė vizitė tė pandehurve dhe janė nė kontakte tė vazhdueshme me familjarėt. Ėshtė mjaft i madh interesimi pėr kėtė rast nga familjarėt e diasporės shqiptare nė SHBA, nga Kongresi dhe Qeveria ime. Ne nuk do tė pėrzihemi nė kėtė proces gjyqėsor. Ne llogarisim nė faktin se procesi ėshtė i ndershėm dhe demokratik dhe se epilogu i tij do tė jetė i ndershėm.
Unė kam biseduar me zyrtarė tė shumtė nė kėtė vend mbi akuzat se nėpunėsit e policisė i kanė keqtrajtuar disa nga tė pandehurit, pėrfshirė edhe shtetasit amerikanė. Ne vėrtetė dėshirojmė qė epilogu i kėtij hetimi tė ndriēohet dhe nėse dėshmohet qė kjo vėrtetė tė ketė ndodhur, qė autorėt e keqpėrdorimeve tė pėrballen me drejtėsinė dhe tė dėnohen. Kjo ėshtė njė kėrkesė krejtėsisht e arsyeshme.
Sė dyti, nga shkaku se tė pandehurit aktualisht ndodhen nė burg, Kongresi dhe familjarėt kanė shprehur shqetėsimin e tyre pėr shkak tė kohės sė gjatė tė gjykimit. Ne nuk dėshirojmė tė pėrzihemi nė procesin gjyqėsor, ngase e dimė se ai dallon nga sistemi ynė, por vėrtetė dėshirojmė qė kjo tė marrė fund sa mė parė qė tė jetė e mundshme me njė epilog tė ndershėm. Lidhur me pyetjen nėse njė pjesė e Qeverisė Amerikane ka marrė pjesė nė aksionin "Fluturimi i shqiponjės", kjo ka ndodhur shumė pėrpara ardhjes sime kėtu dhe nuk jam plotėsisht i njohur me atė ēfarė ka ndodhur, por edhe sikur tė kishte ndodhur, kjo ėshtė diēka pėr tė cilėn nuk do tė flisnim publikisht.

Koha Javore


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi