Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » Termetet

Termetet

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Termetet prej Tue Jan 15 2008, 03:04

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Termetet

Termeti është dridhje e shkurtër e befasishme e sipërfaqes së Tokës me forcë të ndryshme, nga ato të cilat nuk i ndien njeriu, deri tek ato të cilat shkaktojnë dëme materiale, viktima në njerz dhe ndryshime në pamjen e relievit dhe rrjetit hidrologjik. Kohëzgjatja e dridhjes është e shkurtër dhe shprehet në sekonda. Termetet përcidhen me bubullimë nëntokësore.
Hipoqendra apo vatra është vendi në brendi të Tokës ku krijohet dridhja, ku lirohet energjia seizmike. Epiqendra është projekcioni i hipoqendrës në sipërfaqe të Tokës, gjegjësisht vendi ku më së pari binë valët seizmike, ku edhe është dridhja më e fortë. Vijat të cilat lidhin vendet me intenzitet të njëjtë të dridhjes quhen izoseiste.
Valët seizmike paraqesin energjinë e cila lirohet në vatër të termetit dhe hapet në mënyrë elastike në të gjitha anët. Ekzistojnë tri lloje valësh seizmike: gjatësore-primare (P), të gjërsisë (S) dhe sipërfaqësorë.
Përnga mënyra e krijimit termetet ndahen në: Termetet tektonike që krijohen si pasojë e lëvizjes së pllakave të litosferës. Me kohë pllakat ndryshojnë madhësinë, pozitën dhe shpejtësinë e lëvizjes. Kurë një pllakë depërton nën pllakën tjetër, ajo bëhet aktive në aspekt seizmik. Rreth 99% të termeteve janë të lidhura me zonat e kontaktit mes pllakave tektonike, këto janë dridhjet më të shpeshta dhe më të forta. Termetet vullkanike krijohen si pasojë e punës së vullkaneve aktive. Paraqiten para, gjat dhe mbas erupcioneve vullkanike.
Mund të jenë të forta, por përfshijnë zonën e afërt të vullkaneve. Termetet e shembjeve shkaktohen si pasojë e shembjeve të tavneve të shpellave, zbraztirave nëntokësore dhe mbitokësore. Janë të rralla, me shtrirje lokale dhe intensitet të vogël. Termetet antropogjene shfaqen si pasojë e ndikimit të aktiviteteve të njeriut. Ndërtimi i hidroakumulacioneve, eksploatimi i naftës, xeheve dhe ujit nëntokësor. Në kushte të caktuara mund të shkaktojnë dridhje në litosferë. Dridhjet e tidha kanë karakter lokal me intensitet të vogël dhe rallë kanë efekt shkatërrues.
Seizmologjia është shkenca e cila i studion dridhjet. Matja e intensitetit bëhet me seizmografë, në stacionet seizmologjike. Forca e dridhjes mund të shprehet në formë instrumentale apo me shkallë të intensitetit seizmik, me analizën e efektit shkatërrues të ndërtesave dhe ndryshimeve në reliev.
Magnituda paraqet sasinë e liruar të energjisë në hipoqendër. Ktë termin e ka futur në përdorim F. Rihteri në vitin 1935. shklla e Rihtrit përbëhet nga IX ballë.
Intensiteti seizmik paraqet vlerën shkatrruese të objekteve, ndryshimet në reliev, reakcionin e njerëzve në dridhje, etj. Në përdorim më të gjërë është shkalla e Merkali-Kankani-Siebergut ( MCS ), të cilën në vitin1917. e aprovoi shoqata seizmologjike Ndërkombëtare. Në bazë të sajë forca e dridhjeve është e ndarë nga I deri XII°.
Në bazë të termeteve të regjistruara, Toka është ndarë në tri zona seizmike: Mediterane, e Paqësorit dhe Arktikut. Në zonën Mesdhetare dridhjet janë më të shpeshta dhe më të forta, dridhjet paraqiten përgjat maleve të larta, duke filluar nga siujdhesa Apenine, përmes Alpeve, Apenineve, Dinarikeve, Karpateve, Krimesë, dhe Azisë së Vogël deri te Himalajet. Në Tokë mesatarisht ngjajne 100.000. dridhje, nga të cilat veç 10 janë shkatrrimtare e veç një katastrofal. Ne gjendemi në kuadër të zonës Mesdhetare, në rajonin Dinarik. Në ktë zonë kan ndodhur shumë dridhje të cilat kanë lënë pasoja, si psh. në Ulqin ( 1968 ), dhe zonat bregdetare veriore Shqiptare, por edhe rreth liqenit të Shkodrësn , ( 15. 04.1979 ).
Edhe përkundër parashikomit të vendeve dhe forcës së termeteve , der tani nuk është arritur ndonjë rezultat. Në bazë të asaj se tërmetet përsëriten përnga vendi, forca, anliza e të dhënave të mëparshme, si dhe të dhënave tjera, është i mundur veç rajonalizimi i shkallës së rrezikut nga dridhjet.
Për qëllim të mbrojtjes së njerëzve dhe të mirave materiale, janë aprovuar shumë rregullore mbi mënyrën e ndërtimit në zonat e rrezikut të lartë, në zonat seizmike të shkallëve VII, VIII dhe IX sipas MCS-së.
Me rregullore janë paraparë ndërtime të objekteve ashtu që termetet më të rrezikshme mund të damtojnë
konstrukcionet mbajtëse por jo edhe rrëximin e tyre.
Duhet ditur se termetet janë të lidhura me aktivitetet e magmës në brendinë e Tokës, gjegjësisht me astenosferën, ( gr. Astenos - jostabil apo labil dhe sferë - lëmsh apo mbështiells ). Astenosfera ka shtrirje të ndryshme, shtrihet mes litosferës, ( gr. Litos - shkëmb ) dhe mbështiellsit të bërthamës.
Astenosfera përbëhet nga masa e zjarrtë brumore që quhet magmë . mbi të " notojnë " pllakat tektonike duke u " shtyrë " mes vehtes dhe duke krijuar çrregullime nga më të ndryshmet në sipërfaqen eTokës, siç janë vullkanet dhe termetet.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi