Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Parapsikologjia

Parapsikologjia

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Parapsikologjia prej Tue Jan 15 2008, 03:10

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Parapsikologjia njohuri e re në ekspansion

Edhe pse konstituimi i psikologjisë si shkencë, i takon etapës së vonshme, ajo për një kohë shumë të shkurtë kishte arritur një reputacion të pakontestueshëm në opinionin e gjerë.

▪ Përveç lëndës dhe metodës studimore, që kryekëput mbështetet në parime të përcaktuara empirike, me kohë psikologjia si shkencë në vete, përveç lëndës së saj studimore, filloj të ballafaqohet edhe me dukuri të shumta të shfaqjeve paranormale. Meqë ishte e ngushtuar nga principet e veta rigoroze mbi të cilat ndërtohej, marrja me këto dukuri u mohua në tërësi, duke i shpallur këto tendenca si sharlatanizëm. Kështu, hulumtimi i këtyre fenomeneve paranormale, iu mbeti në duart e disa entuziastëve, të cilët, gradualisht, kërkimet e veta nga kjo lëmi i lartësuan në nivelin e njohurisë së re paralele të quajtur PARAPSIKILOGJI.

Nocioni parapsikologji, buron nga togfjalëshi "para"-që në gjuhën latine do të thotë jashtë, dhe "psikologjia"-njohuri që merret me studimin e psikes njerëzore. Pra, diçka që në njëfarë dore mund të jetë doktrinë në vete, por jashtë suazave të përcaktuara dhe të njohura zyrtarisht të psikologjisë. Edhe pse kjo lëmi u braktis nga shkenca, shumë hulumtues me nam, duke rrezikuar reputacionin e tyre akademik, gradualisht filluan t'i ndërtojnë themelet e para të një lëmi të ri kërkimor, i cili, kohën e fundit, me një ekspansion të pa parë, ka filluar seriozisht t'ju bëjë konkurrencë disiplinave tjera ekzistuese shkencore, e në rend të parë psikologjisë dhe psikiatrisë.

Historiku retrospektiv i zhvillimit të parapsikologjisë është i gjatë, andaj, pa hyrë fare në kronologjinë e fillit dhe zënies së saj, përmes këtij artikulli, deshëm vetëm t'ju prezantojmë gjerësinë e fushave kërkimore, me të cilat ndërtohet trungu i saj struktural.
Sikurse edhe shumë shkencat tjera në konstituim e sipër, edhe parapsikologjia po ballafaqohet me çështjet terminologjike të emërtimit të saj.

Kjo ndoll ngaqë ende pa u definuar zyrtarisht në qarqet e ndryshme akademike, përveç termit parapsikologji, mund të hasim në emërtimet e ndryshme sikurse janë: "psikotronika", "metapsikologjia", "psikoenergjetika" etj. Pa dashur të polemizojmë me përshtatshmërinë e këtyre emërtimeve,
ne do ta përvetësojmë termin "parapsikologji", i cili tashmë është më i shpeshtë.



Lënda studimore e parapsikologjisë
Sqarimi teorik i lëndës tejet voluminoze studimore të parapsikologjisë, globalisht mund të përfshihet në katër grupe themelore:

I. HULUMTIMI I PERCEPCIONEVE JASHËSHQISORE, (ndryshe e quajtur si "ESP fenomene", që është shkurtesë angleze e fjalëve: extra sennsory perception - "ESP"). Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) TELEPATIA- hulumtimi i dukurisë së komunikimit mental nga largësia, ndërmjet dy a më tepër personave, pa kontakt fizik të drejtpërdrejtë;

b) QARTËPAMËSIA - hulumtimi i dukurisë së regjistrimit të qartë mental të ngjarjeve nga largësia, që diku janë në ndodhje e sipër;
c) PREKOGNACIA - hulumtimi i dukurisë për parathënien e ngjarjeve të ndryshme para se të ndodhin ato;
d) RETROKOGNACIA - hulumtimi i dukurisë së qasjes së qartë perceptive në ngjarjet që kanë ndodhur në një kohë të kaluar.

II. PSIKOKINEZA - hulumtimi i ndikimeve përmes energjisë mentale në lëvizjen e gjësendeve fizike Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshin hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) MATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurive të paraqitjes së gjësendeve materiale, pa qenë ato më parë të pranishme aty;

b) DEMATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurisë së zhdukjes së gjësendeve fizike, të cilat, paraprakisht, kanë qenë prezentë;
c) LEVITACIONI - hulumtimi i fenomenit të ngathtësisë mbi forcën e gravitetit dhe qëndrimit të sendit fizik pezull mbi sipërfaqen e mbështetjes tokësore ( këtu më tepër hulumtimi orientohet kah fenomeni i ngritjes së trupit dhe qëndrimi pezull mbi sipërfaqen e platesë tokësore);
d) TELEPORTACIONI - hulumtimin e fenomeneve të dematerializimit të gjësendeve fizike dhe bartjes së tyre nga një vend në një vend tjetër;
e) SHËRIMI PSIKIK - hulumtimi i shërimit të shumë sëmundjeve të ndryshme përmes metodave psikike të veprimit;
f) FOTOGRAFIA MENTALE - hulumtimi i mundësisë së fotografimit në shiritin e celularit filmik të pamjeve të ndryshme të paramenduara si figuracione psikike.

III. PSIKOFIZIKA - hulumtimi i manifestimeve fizike të fenomeneve parapsikologjike dhe formave të ndryshme të shprehjeve paranormale të energjisë. Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) PARAFIZIKA- hulumtimi i fenomeneve të ndryshme të manifestimeve energjetike, të cilat janë evidente, por nuk përkojnë me ligjshmëritë e njohura të fizikës materiale;

b) UFO-FENOMENET - hulumtimi i ekzistimit të civilizimeve tjera jashtëtokësore në Univers dhe mundësia e vënies së kontakteve me ta;
c) ENERGJIA PIRAMIDALE - hulumtimi i fenomeneve të manifestimit të energjisë specifike në hapësirën e brendësisë së piramidave të lashta egjiptiane dhe ndryshimeve që ajo shkakton në strukturën substanciale të disa elementeve, me një theks të veçantë të ndikimit të kësaj energjie në psiken e njeriut.

IV. NOETIKA- është një njohuri specifike kërkimore që vepron në kuadrin e parapsikologjisë, e që merret me hulumtimin e shpirtit dhe të vetëdijes, si dhe fenomeneve të manifestimit të tyre. Në këtë lëmi të veçantë kërkimore hyjnë këto degë:

a) PSIKOLOGJIA TRANSPERSONALE - e cila merret me hulumtimin e potencialeve të ndryshme të zhvillimit njerëzor;

b) TANATOLOGJIA - hulumtimi i ndodhjes së procesit të vdekjes;
c) GJENDJET E NDRYSHME SHPIRTËRORE - hulumtimi i gjendjeve të ndryshme shpirtërore në momentin e transit psikik, qetësisë meditative, gjendjes hipnotike, projeksionit astral (udhëtimi i vetëdijshëm i shpirtit në hapësirat e pakufizuara jashtë trupit), krijimtarinë e ndërvetëdishme dhe formave të ndryshme të këtij manifestimi, siç bie fjala të shkruarit automatizuar në gjendje të pavetëdijshme, etj.;
d) SISTEMET E USHTRIMEVE TRADICIONALE - kjo degë e lëmit të parapsikologjisë, ka të bëj me hulumtimin e koncentrimit mental, meditimit, jogës, hipnozës dhe autohipnozës, sugjestionit dhe autosugjestionit, etj.

Sikurse mund të vërejmë nga ky prezantim, lënda studimore e parapsikologjisë është tejet voluminoze. Që të jetë sa më e suksesshme në rrugën e vetë kërkimore, asaj i nevojitet një qasje multi-disiplinare. Pra, i nevojitet edhe ndihma e inkuadrimit të shkencave tjera ekzakte në këtë drejtim. Pa marrë parasysh stagnimin e deritashëm ekzistues nga shkenca oficiale, kohëve të fundit vërehet një qëndrim më liberal në këtë drejtim. Ky liberalizëm i heshtur, ndikon dukshëm që kontributin e tyre në këtë drejtim, ta japin edhe shumë shkencëtar të njohur botëror.
Një faktor tjetër i favorshëm në këtë drejtim, e që kontribuon në ngritjen kualitative të metodave hulumtuese të parapsikologjisë është, po ashtu, edhe zhvillimi i madh dhe i hovshëm i teknikës së sofistikuar digjitale.

Dhe, për fund, lirisht mund të konstatojmë se, parapsikologjia sot, nuk është më një lëmi e individëve të papërcaktuar kureshtar, por një njohuri e re serioze që është në ekspansion të vërtetë.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Parapsikologjia prej Tue Jan 15 2008, 03:10

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi