Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Mos shani Shkupin,por Tiranen

Mos shani Shkupin,por Tiranen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Mos shani Shkupin,por Tiranen prej Wed Jan 16 2008, 00:06

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Nga Gjergj Erebara



Ditėn kur u bė e njohur se as nė Maqedoni nuk do tė shkojmė dot mė pa vizė, njė shqiptar shkoi nė Ambasadėn Italiane nė Tiranė dhe pyeti se ēfarė kėrkesash duhej tė plotėsonte pėr vizė, tashmė qė thuhet se kushtet u lehtėsuan. Pėrgjigjja qė mori qe zhgėnjyese: do tė duhet tė plotėsojė tė gjitha dokumentet qė plotėsonte mė parė, por se tani ka premtimin se mundet tė ankohet nė Ministrinė tonė tė Jashtme dhe nė Bruksel, kur merr njė pėrgjigje negative.
Nė tė njėjtėn ditė, qeveria u pėrpoq tė depistonte opinionin publik duke akuzuar Shkupin si fajtore pėr rivendosjen e vizave dhe duke gėnjyer nė mėnyrėn mė tė turpshme tė mundshme, se rivendosja e vizave nga ana e maqedonase, ėshtė njė akt qė bėhet kundėr Kosovės. Pra, thjeshtė e gjeti edhe njė herė justifikimin pėr paaftėsinė e vet, duke pėrdorur si gjethe ēėshtjen kombėtare. Makthi se tashmė as nė qytetin e mrekullueshėm tė Ohrit nuk do tė mund tė shkojmė pa marrė mė parė njė vizė nė ambasadė, pa paguar 30 e kusur euro dhe pa plotėsuar njė mal me dokumente, na torturoi gjatė. Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk qenė thjeshtė dy vende ku shqiptarėt shkonin pa vizė, por qenė dy kufij qė jepnin shpresė pėr liri. Qė nga shkurti, do tė mbetet vetėm Mali i Zi, si kufiri ėndėrr qė mund tė kalohet pa vizė. Sikur tė mos mjaftonte kjo, Ministria jonė e Jashtme, na hapi barkun me deklarata kėrcėnuese kundrejt shtetit maqedonas, ndėrsa media aludonte pėr humbjet qė Maqedonia do tė pėsojė nga regjimi i vizave. Natyrisht, vetė maqedonasit nuk e dėshirojnė njė gjė tė tillė, por edhe fqinjėt tanė kanė ėndrrėn e integrimit nė zonėn Shengen dhe po punojnė pėr kėtė. Rivendosja e sistemit tė vizave pėr vendet e tjera tė botės, ku hyjnė edhe Shqipėria e Kosova, ėshtė pjesė e punės sė tyre pėr tė fituar vizėn evropiane. Askush nuk mund t'i thotė maqedonasve tė humbasin Shengenin sepse ne kėtu nė Tiranė jemi tė paaftė ta fitojmė vetė. Dhe ėshtė krejtėsisht e papranueshme qė Tirana zyrtare tė krijojė insinuata dhe tė akuzojė fqinjėt pėr tė mbuluar paaftėsinė e vet. Kur po dėgjoja deklaratėn e djeshme (kėrcėnuese) tė Ministrisė sė Jashtme, m'u kujtua njė raport i Bashkimit Europian mbi problemin e vizave, raport qė thoshte se pala shqiptare nuk dinte tė negocionte pėr lehtėsimin e vizave, se nuk shprehu asnjė kėrkesė konkrete, shkurt se qe e paaftė. Tė njėjtėn gjė u detyrua ta thotė edhe qeveria maqedonase ditėt e fundit. Shkupi ka marrė pėr Kėshilltar pėr Integrimin, arkitektin e integrimit tė Bullgarisė nė BE, ish-ministrin e Jashtėm, Solomon Pasi.
Qė nė vitin 2001, Bullgaria punoi dhe arriti tė integrohej nė zonėn Shengen edhe pse nuk qe ende vend anėtar i BE-sė. Tre vite mė vonė, tė njėjtėn punė e bėri edhe Kroacia. Tė dyja vendet vendosėn standardet Shengen nė lėshimin e vizave. Megjithatė, vetėm kur ministri i Jashtėm bullgar mbėrriti pėr njė vizitė nė Tiranė, mėsoi se viza bullgare pėr ne kushtonte 50 euro dhe urdhėroi menjėherė uljen e ēmimit tė vizės. Imagjino, nė vite tė tėra, qeveria shqiptare nuk kishte marrė mundimin as tė informonte qeverinė e Sofjes pėr problemin. Tani, Ministria jonė e Jashtme, bėn mirė tė mos kėrkojė tė zbulojė konspiracion pas vendosjes sė vizave nga maqedonasit, sepse nė fakt duhet tė pėrgjigjet se pse ne nuk i kemi vendosur ende vizat pėr vendet e tjera dhe pse ne nuk kemi bėrė asgjė pėr integrimin nė zonėn Shengen. (Ose, sė paku, pėrse nuk kemi ecur nė tė njėjtin hap me Maqedoninė).
Qė tė integrohesh nė zonėn Shengen, do tė thotė tė lėshosh viza pėr qytetarėt e vendeve tė tjera, me tė njėjtat kushte qė anėtarėt ekzistues tė zonės Shengen zbatojnė. Tė kesh kontroll kufitar tė besueshėm dhe dokumente identifikimi tė besueshme. Pėr tė gjitha kėto nuk na e ka fajin maqedonasi. Vetėm gjashtė muaj mė parė, qeveria e Tiranės deklaroi me pompozitet se vizat me BE-nė do tė lehtėsoheshin qė nga 1 Janari i kėtij viti dhe doli se, nė fakt, njė gjė e tillė qe vetėm njė gėnjeshtėr.
A janė tė interesuar nė fakt ministrat tanė pėr liberalizimin e sistemit tė vizave? A preken ndopak, kur kalojnė kufirin dhe u kontrollohet pasaporta shqiptare si pasaporta e njė krimineli? Faktet tregojnė se nuk preken nga kjo gjė. Qė njė ministėr shqiptar tė shkojė nė Itali, duhet qė tė dėrgojė Pasaportėn e tij Diplomatike nė ambasadėn italiane. Pėrderisa nuk u vjen turp qė ta bėjnė njė gjė tė tillė dhe fshihen pas mendimit se mund tė dėrgojnė bodigardin nė radhė pėr tė marrė vizėn dhe tė mos paraqiten vetė, imagjino se sa pak turp i vjen kur mendojnė pėr pjesėn tjetėr tė shqiptarėve tė poshtėruar nė ambasada dhe pika kufitare. Problemi i vizave maqedonase nuk qėndron nė Shkup, por nė Tiranė.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi