Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Shkenca & Jeta » Nevoje per teknologji te pastra

Nevoje per teknologji te pastra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Nevoje per teknologji te pastra prej Wed Jan 16 2008, 00:31

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Bota bėri njė hap tė rėndėsishėm nė kontrollin mbi ndryshimin e klimės, pasi arriti marrėveshje pėr Planin e Veprimit, nė Bali tė Indonezisė, gjatė negociatave globale para pak kohėsh. Plani mund tė mos duket arritje e madhe, pėrderisa ai detyron botėn pėr bisedime tė mėtejshme dhe jo pėr veprime konkrete, por jam optimist pėr tri arsye. Sė pari, vendet e botės demonstruan unitet, gjė qė detyroi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės t'i jepnin fund intransigjencės sė tyre. Sė dyti, plani pėrmban njė balancė tė arsyeshme konsideratash. Dhe, sė treti, ekzistojnė zgjidhje realiste, tė cilat i lejojnė botės tė kombinojė zhvillimin ekonomik dhe kontrollin mbi shkarkimet e gazrave serė.
Hapi i parė nė Bali, ishte thyerja e bllokimit qė kishte dėmtuar reagimin global ndaj ndryshimit tė klimės qysh nga nėnshkrimi i Protokollit tė Kiotos, 10 vjet mė parė. Kėsaj here bota u bashkua, madje, duke fishkėllyer negociatoren kryesore tė SHBA-ve, derisa e detyruan tė ndėrronte shpejt pozicionin e saj dhe tė ishte dakord tė nėnshkruante Planin e Veprimit tė Balit. Po ashtu, edhe mungesės sė dėshirės sė vendeve tė mėdha nė zhvillim si Kina e India pėr tė nėnshkruar kėtė plan, me sa duket, gjithashtu do t'i jepet fund, ndonėse, natyrisht, mbetet tė bėhet shumė punė pėr tė arritur nė njė marrėveshje globale, tė pranuar si nga vendet e pasura, ashtu dhe nga ato tė varfra.
Sfida mė e rėndėsishme ėshtė ulja, dhe pashmangshmėrisht pothuajse eliminimi i shkarkimeve tė dioksidit tė karbonit qė formohet nga djegia e naftės, gazit natyror dhe qymyrit. Kėto lėndė djegėse janė palca e ekonomisė botėrore moderne, duke furnizuar rreth 4/5 e burimeve energjitike komerciale tė botės. Kėto shkarkime mund tė eliminohen ose me rifutjen e formave tė rinovueshme tė energjisė, ose me uljen e shkarkimeve nga djegia e lėndėve djegėse.
Kemi nevojė pėr teknologji tė pastra ekologjikisht. Pėr shembull, centralet elektrike, por edhe uzinat e mėdha, mund tė pėrdorin energji diellore ose tė marrin masa sigurie pėr shmangien e dioksidit tė karbonit, qė del nga djegia e hidrokarbureve. Automjetet mund tė projektohen pėr njė kilometrazh shumė mė tė madh me anėn e teknologjisė hibride, qė kombinon pėrdorimin e baterive dhe benzinės. Banesat mund tė ulin nevojat e tyre pėr ngrohje nėpėrmjet materialeve termoizoluese mė tė mira ose nėpėrmjet kalimit nga ngrohja me naftė nė atė elektrike, tė pėrftuar me anė tė teknologjive tė pastra.
Sipas vlerėsimeve mė tė mira ekonomike dhe inxhinierike, nėse sektorėt kyē tė ekonomisė zhvillojnė dhe fusin teknologji tė pastra ekologjikisht nė dekadat qė po vijnė, bota, do tė jetė e aftė tė ulė dukshėm shkarkimet e karbonit jo mė pak se 1 pėr qind tė tė ardhurės vjetore globale, duke shmangur kėsisoj dėmin afatgjatė, i cili do tė kushtonte shumė mė tepėr. Dhe vendet e pasura do tė jenė nė gjendje t'i lejojnė vetes tė ndihmojnė vendet e varfra pėr tė paguar teknologjitė e reja, mė tė pastra.
Me kaq shumė kriza qė kanė prekur botėn tonė, mbase, ėshtė i pashmangshėm cinizmi pėr njė tjetėr konferencė globale, e cila nuk solli gjė tjetėr, pėrveē premtimit pėr tė vazhduar bisedimet. Por le ta shohim nga njė aspekt pozitiv: 190 vende u morėn vesh pėr njė plan tė arsyeshėm, meqenėse shkenca dhe teknologjia, qė qėndrojnė nė themel tė planit, na japin shpresa tė reja pėr arritjen e tij. Pėrpara na pret njė punė e konsiderueshme dhe e vėshtirė, por situata ėshtė mė e mirė si rezultat i diskutimeve nė Bali. Tani ėshtė koha tė pėrveshim mėngėt dhe tė mbajmė premtimet tona.
*Xhefri D.Saks (Jeffrey D.Sachs) ėshtė Profesor i Ekonomiksit dhe Drejtor i "The Earth Institute" pranė Universitetit tė Kolumbias (Columbia)
Shėn.Red. Botohet me shkurtime. Titulli ėshtė i redaksisė. Titulli nė origjinal: "Shpresė e re pėr zgjidhjen e problemit tė ndryshimit tė klimės"


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi