Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Mjekesia » Ulqinaku:Mikrobi gjendet ne 15% e Popullsise

Ulqinaku:Mikrobi gjendet ne 15% e Popullsise

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Ulqinaku:Mikrobi gjendet ne 15% e Popullsise prej Wed Jan 16 2008, 00:36

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Sipas specialistit të ISHP-së, Ulqinaku, në vendin tonë dhe Evropë po qarkullon meningjiti i tipit "B" që nuk vaksinohet
ISHP: Meningjiti, lloji që nuk parandalohet me vaksinë
Sëmundje e rëndë që dërgon deri në vdekje dhe ajo ç'ka e bën më alarmante situatën, është fakti se kjo sëmundje nuk parandalohet as me vaksinim. Kështu, meningjiti vazhdon të shënojë raste çdo ditë dhe vaksina nuk sjell asnjë dobi për ta parandaluar atë. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, meningjiti që ka shënuar disa të infektuar në vendin tonë, është i një lloji i cili nuk mund të luftohet me vaksinë. Ndërkohë ai shpjegon se ka disa lloje të meningjitit, ku disa prej të cilave edhe mund të parandalohen me vaksinim, por në rastin tonë kjo nuk është e mundur.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Vaksinimi
Frikës se sëmundja mund të jetë e pranishme tek çdo person i shtohet edhe frika se parandalimi i saj me anë të vaksinimit është i pamundur. Kështu sipas specialistit të ISHP-së, Dritan Ulqinaku, të sëmurët janë të prekur nga meningjiti bakterial i tipit "B" i cili nuk mund të vaksinohet. Sipas tij, për këtë tip meningjiti, ndryshe nga të tjerët, është e pamundur që vaksinimi të parandalojë ndonjë infektim të mundshëm. "Në Evropë dhe në vendin tonë ka qarkulluar meningokoku i tipit "B", për të cilin nuk ekziston vaksinë. Ka meningjite të tjera, pra nëntipe për të cilat ekziston vaksina",- thekson Ulqinaku. Ndërkohë ai shtron edhe problemin e mungesës së vaksinave në tregun tonë për tipet e meningjiteve që mund të parandalohen me anë të vaksinimit. "Për fat të keq, këto vaksina mundojnë aktualisht në tregun tonë",- thekson Ulqinaku. Ndërkohë ai shpjegon se nga informacione të cilat i kanë ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore, thuhet se fëmijët deri në moshën 5-vjeç do të nisin vaksinimin kundër meningjitit. "Këto janë politikat e Ministrisë së Shëndetësisë, por e vetmja gjë që mund t'ju them është parashikuar të futet vaksina për hemofilio-influencën",- ka pohuar Ulqinaku. Ndërkohë, Ministra e Shëndetësisë para pak ditësh pohoi se do të sigurohet një kontigjet vaksinash për Forcat Paqeruajtëse që do të dërgohen në Afganistan, pasi ata mund të sjellin sëmundjen kur të kthehen. Madje dikasteri i Shëndetësisë ka pohuar se vaksina do të sigurohen edhe për personelin shëndetësor, të cilët janë në kontakt me pacientët dhe mund të infektohen nga meningjiti, duke pasur parasysh se ajo është edhe sëmundje infektive.
Sipas specialistit të ISHP-së nëse do të bëhej një depistim, tek 10-15% e popullsisë ky lloj mikrobi është i pranishëm
Sëmundje infektive çka favorizon përhapjen nga një person tek tjetri. Por si të mos mjaftonte kjo specialistët theksojnë se ky lloj virusi është i pranishëm në popullin shqiptar dhe ai mund të prekë mijëra njerëz. Sipas specialistit të Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, nëse do të bëhej një depistim i popullsisë do të rezultonte se në rreth 15 për qind të popullatës, ky lloj virusi është i pranishëm në florën normale të njerëzve. Ndërkohë, specialistët shpjeguan shenjat e sëmundjes dhe këshillat që duhet të ndiqen sapo të zbulohet ai.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Depistimi dhe shenjat
"Nëse do të bëhet një depistim i plotë i të gjithë personave shqiptarë e them me bindje se tek 10 deri në 15 për qind e popullsisë, ky lloj virusi është i pranishëm në florën normale të njerëzve". Kështu është shprehur specialisti i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, sipas të cilit, kjo do të thotë se rreth 15 për qind e popullsisë mund të jetë e rrezikuar nga virusi. Sipas specialistit situata bëhet problematike pasi sëmundja është infektive, çka do të thotë se është ngjitëse, duke u përhapur nga një person tek tjetri. Ndërkohë, specialistët e Shëndetit Publik shpjegojnë se "Meningokoku" ka potencialin të shkaktojë shpërthime epidemike dhe ndaj saj duhet treguar kujdes maksimal. Kështu, ata shprehen se kjo sëmundje transmetohet nga njeriu tek njeriu, përmes spërklave dhe sekrecioneve të fytit dhe të hundës (nazofaringeale). "Shenjat më të zakonshme të infektimit të meningjeve nga meningokoku, janë temperaturë e lartë, dhimbje koke e vazhdueshme dhe ngurtësim i qafës",- pohojnë specialistët, duke shtuar se kjo sëmundje sjell edhe shenja të tilla, si konfuzion mendor, ndjeshmëri e shtuar ndaj dritës dhe të vjella. Një shenjë karakteristike e infektimit nga meningokoku, po sipas specialistëve është shfaqja e petekieve, që janë njolla të vogla të kuqërremta në lëkurën e trupit. Ndërkohë specialistët shpjegojnë se për të dalluar nëse njollat zbehen nga shtypja, rekomandojnë kryerjen e një teknike të thjeshtë në kushte shtëpie. "Vendosni një gotë qelqi mbi njollën e shfaqur në lëkurë dhe ushtroni pak shtypje. Nëse njolla nuk zhduket, atëherë konsiderojeni petekie dhe në rast se keni ndonjë nga shenjat e mësipërme, dyshoni për meningjit, si tek të rriturit, ashtu edhe tek fëmijët",- pohojnë specialistët.
Sëmundja, këtë vit më shumë raste se vitet e kaluara
Sëmundja e meningjitit ka shënuar 7 raste brenda këtij muaji, duke sjellë një situatë ndryshe nga vitet e kaluara. Nëse gjatë një viti shënoheshin rreth 15 raste të prekurish me meningjiti, tashmë gjysma e kësaj shifre është shënuar brenda 15 ditëve duke sjellë një rast të pazakontë. Duke mos pranuar se kemi të bëjmë me epidemi, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se numri i rasteve të shënuara këtë vit, është më i larti krahasuar me vitet e fundit. Madje specialistët pohojnë se kjo sëmundje po rikthehet si problematike pas 10 vjetësh në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare në vendin tonë, në vitin 1996-1997 janë regjistruar 30 raste më këtë sëmundje. "Vetëm në fillim të vitit 2008 kemi një shtim të menjëhershëm të personave të prekur nga kjo sëmundje. Kjo sëmundje prek të gjitha moshat, por tek fëmijët e moshës pediatrike pasojat janë edhe më të mëdha, pasi mund të shkaktojnë vdekjen",- pohojnë mjekët. Për këtë arsye, ata këshillojnë që sapo të vihen re shenjat e para të sëmundjes t'i drejtohen mjekut specialist.
Kërkoni menjëherë ndihme mjekësore nëse vëreni shenjat e mëposhtme:
•Temperaturë e lartë e shoqëruar me:
•Dhimbje të fortë dhe të vazhdueshme të kokës, dhe të vjella
•Ngurtësim i qafës
•Njolla në lëkurë, të cilat nuk zbehen nga shtypja


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi