Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » QELIZA

QELIZA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal QELIZA prej Thu Jan 17 2008, 03:05

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ndarja e qelizave menjėherė pas mbarsjes
Njėsia mė vogėl e gjallė tek qeniet e gjalla bimore ose shtazore.



Qenia e qelizave tė gjalla parashikohet edhe nga Mekanika Kuantike.

Deri nė vitin 1930, teoria mė e pranueshme pėr origjinėn e jetės ishte ajo sipas tė cilės reaksionet kimike nė atmosferėn mė tė lashtė tė Tokės prodhuan blloqe ndėrtuese tė jetės gjė qė mė vonė ēoi nė krijimin e qelizave tė para. Kjo teori kundėrvihet nga njė teori e re e cila thotė se nė tė vėrtetė ka ndodhur e kundėrta, ajo qė u krijua e para ishte qeliza e cila mė vonė u mbush me molekula tė gjalla. Bėhet fjalė pėr rreth 4 miliardė vjet mė parė.
Sipas kėsaj teorie qelizat e para nuk ishin qeliza tė gjalla por qeliza inorganike tė pėrbėra nga sulfuri i hekurit tė cilat nuk ishin krijuar nė sipėrfaqen e Tokės por nė fundin e oqeaneve.

Ēdo qelizė e trupit tonė pėrmban njė numėr tė barabartė gjenesh (ato mijėra njėsi tė imėta tė trashėgimisė tė pėrcjellura nė ēdo vezė dhe spermė) nga secili prind. Kėto duhet tė pėrmbajnė tė gjitha tė dhėnat biologjike pėr tė cilat kanė nevojė trupat tanė qė nga ēasti i mbetjes shtatzėnė tė nėnės deri nė ditėn qė vdesim, tė koduara nė njė lėndė tė veēantė tė quajtur DNA.


Me ndihmėn e tre miliardė gurėve tė themelit tė gjenomės qelizat pėrgatisin parasėgjithash proteinat (ndoshta janė 250 000 apo mė tepėr) - dhe pastaj formojnė trupin me muskujt dhe trurin, lėvrojnė rritjen e njeriut dhe shtysat nervore.

Zhvillimi embrional ėshtė i mbushur me lloje qelizash qė kanė mundėsi dhe hapėsira tė shumėfishta zgjedhjeje, si kreshta nervore qė mund tė formojė kėrce, nerv, dhe pigment.

Ka teori tė ndryshme qė pėrpiqen tė shpjegojnė se ēfarė ndodh me qelizat qė i bėn ato tė veprojnė ashtu si veprojnė duke sjellur ndryshime nė trupin tonė qė ēojnė nė mplakjen e tij. Teoria mė e pėrhapur ėshtė ajo sipas tė cilės qelizat mplaken, ato bėhen gjithnjė e mė pak tė efikase si dhe gjithnjė e mė pak tė afta tė heqin tutje mbeturinat dhe produktet toksike. Me sa duket, ato nuk janė aspak nė gjendje tė punojnė - dhe vdesin.


Nėse proteinat e ndemjes nuk punojnė si duhet, mund tė kemi njė pėrqendrim proteinash tė shformuara dhe tė dėmshme brenda qelizės qė do tė keqėsonin funksionimin e saj dhe do ta mplaknin atė.

Nuk ka dyshim qė tė ashtuquajturat radikale tė lira - grimca agresive oksigjeni - sulmojnė lėndėn tonė gjenetike, DNA-nė, pėrgjatė jetės. Ky proces mund tė shihet qartė tek njė mollė. Nėse kafshon njė kokėrr mollė, oksigjeni hyn nė tulin e kėsaj peme - molla bėhet e kaftė. Nė mėnyrė krejt tė ngjashme edhe oksigjeni mplak qelizat e trupit tonė.

Eksperimentet me krimba tė pasegmentueshėm (nematoidė) kanė treguar se vetėm njė numėr tepėr i vogėl gjenesh bėhen mė pak tė afta ndėrsa qelizat tona mplaken.
Kėto gjene prodhojnė proteina tė cilat bėjnė qė qelizat tė vazhdojnė tė punojnė si duhet si dhe i mbrojnė kėto nga ndemja.
Por nėse ato dėshtojnė, efektet mund tė jenė shkatėrruese gjė qė na lė tė kuptojmė, nga ana molekulare, se pėrse trupat tanė fishken.

Mė parė besohej se tek njerėzit nuk mund tė lindin qeliza tė reja pas foshnjėrisė, por studimet e fundit tregojnė se si truri i njeriut ndėrton qeliza tė reja nervore pėrgjatė tėrė jetės.

Stresi i dėmton qelizat e reja ndėrsa njė mjedis i larmishėm e stimulues i pasuron ato. Ajo qė shton mė tepėr numrin e qelizave tė reja ėshtė lėvizja trupore.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: QELIZA prej Thu Jan 17 2008, 07:06

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
te lumt LuNa shum bukur


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi