Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikė & Internet » Lajmet per pc:

Lajmet per pc:

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Lajmet per pc: prej Thu Jan 17 2008, 03:38

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Qė disa vite po dėgjojmė pėr letrėn elektronike si teknologji e sė ardhmes, mirėpo assesi ta shohim atė nė shitjen masive. Ky moment mė nė fund po afrohet, sepse gjigantėt e bashkuar nėn emrin LG.Philips, do tė paraqesin vizionin e tyre tė e-letrės nė panairin e ardhshėm tė elektronikės shpenzuese – CES.

E-letra nga LG.Philips do tė jetė me madhėsi A4, derisa specifikat e saj janė mbresėlėnėse: rezolucion prej 1280x800 pikselash, mundėsi tė shfaqjes sė 16.7 milionė ngjyrave, me trashėsi prej 300 mikrometrash dhe kėnd tė shikimit prej 180 shkallės.

Pėr fat tė keq, kjo nuk do tė thotė qė e-letra sė shpejti do tė jetė nė dispozicion pėr shfrytėzuesin e fundit; tani pėr tani atė do ta kenė rastin ta shohin vetėm vizitorėt e CES-it, i cili mbahet nė Las Vegas prej 7 deri mė 10 janar. Mirėpo, mund tė shpresojmė se LG.Philips do tė pėrvishet punės dhe ta shohim kėtė ēudi drejtpėrsėdrejti qysh nė kėtė vit.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Lajmet per pc: prej Thu Jan 17 2008, 03:38

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Para nesh ėshtė viti i laptopėve
<hr style="COLOR: #ffffff" SIZE=1>Para nesh ėshtė viti i laptopėve
Analistėt parashikojnė se gjatė vitit 2008 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė shiten mė shumė laptopė sesa desktopė (kompjuterė tavoline). Edhe pse kėto parashikime ekzistojnė me vite, tash edhe nė tė vėrtetė do tė mund tė realizoheshin.

Gjatė vitit 2007 nė tregun amerikan u shėnua rritja e shitjes sė laptopėve pėr 21%, derisa gjatė tė sė njėjtės kohė, shitja e desktopėve ka shėnuar rėnie prej 4%. Nė numra, kjo ėshtė 31.6 milionė laptopė tė shitur dhe 35 milionė desktopė.

Nuk ėshtė e vėshtirė tė konkludohet se ky dallim po zvogėlohet aq shpejt sa qė gjatė vitit 2008 do tė shiten mė shumė laptopė sesa desktopė. Kėtij pohimi i shkon nė favor edhe zvogėlimi i dallimeve nė performansa tė dy llojeve tė kompjuterėve dhe rėnia e vazhdueshme e ēmimit tė laptopėve.

Gjatė vitit 2007 ėshtė rritur edhe numri i pikave pėr internet wireless (pa tela), prandaj nuk ėshtė pėr t’ua zėnė pėr tė madhe as institucioneve edukative, tė cilat nga studentėt kėrkojnė blerjen e laptopėve.

Nė fund tė fundit, edhe kompanitė e mėdha ēdo ditė e mė shumė po kthehen blerjes sė laptopėve, andaj IDC parashikon qė deri nė vitin 2011, 66% e kompjuterėve tė blerė pėr afarizėm do tė jenė laptopė.

Krejt kėto trende, tė shėnuara nė SHBA, por janė shumė tė ngjashme nė pjesėn tjetėr tė botės andaj mund tė presim edhe tek ne qė gjatė vitit 2008 tė shohim prani mė tė madhe tė laptopėve.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Lajmet per pc: prej Thu Jan 17 2008, 03:39

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nxehtėsia tė cilėn e lirojnė trupat e mijėra njerėzve qė pėrditė kalojnė nėpėr stacionin qendror hekurudhor tė Stokholmit, do tė pėrdoret pėr ngrohjen e njė ndėrtese e cila ėshtė duke u ndėrtuar nė afėrsi tė saj, kanė njoftuar iniciatorėt e projektit.

"Aq shumė njerėz kalojnė nėpėr stacionin qendror dhe ne dėshirojmė qė njė pjesė tė nxehtėsisė qė lirojnė trupat e tyre ta pėrdorim pėr ngrohjen e ndėrtesės sė re", ka thėnė pėrfaqėsuesi i kompanisė pėr menaxhim tė patundshmėrive "Jernhuset", transmetojnė agjencitė.

Nėpėr stacionin hekurudhor tė Stokholmit ēdo ditė kalojnė rreth 250.000 njerėz. "Tė gjithė njerėzit prodhojnė nxehtėsi. Nė vend qė tė hapim dritaret dhe tė lejojmė qė ngrohja tė del nga ta, ne do ta grumbullojmė atė nėpėrmes sistemit ventilues", ka pohuar ai.

Nxehtėsia e prodhuar nga trupat e njerėzve do tė pėrdoret pėr ngrohjen e ujit, ,e cila mė pas do tė kanalizohet deri te ndėrtesa e re shumėkatėshe, ndėrtimi i sė cilės do tė mbaroj nė fillim tė vitit 2010.


Stacioni qendror hekurudhor i Stokholmit

Nė ndėrtesė do tė vendosen hapėsira afariste, njė hotel i vogėl dhe dyqane. "Bėhet fjalė pėr njė teknologji tė vjetėr e cila pėrdoret nė mėnyrė tė re. Nė pyetje janė vetėm gypat, uji dhe pompat, por me sa dimė askush nuk e ka pėrdorė kėtė teknologji nė kėtė mėnyrė", ka pohuar pėrfaqėsuesi i kompanisė, duke theksuar se sistemi i ri do tė mundėsojė uljen e shpenzimeve tė ngrohjes deri nė 20 pėr qind.

Vendosja e sistemit nuk do tė duhej tė jetė e komplikuar, derisa vendosja e gypave dhe pompave do tė kushtojnė rreth 200.000 kruna suedeze (21.200 euro). Pėr njė ndėrtesė aq tė madhe, ndėrtimi i sė cilės do tė kushtojė disa qindra milionė kruna kjo nuk ėshtė edhe ndonjė shumė e madhe, ka vlerėsuar pėrfaqėsuesi i kompanisė pėr menaxhimin e patundshmėrive.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Lajmet per pc: prej Thu Jan 17 2008, 03:39

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
FBI synon bazėn mė tė madhe tė tė dhėnave biometrike nė botė
<hr style="COLOR: #ffffff" SIZE=1>FBI synon bazėn mė tė madhe tė tė dhėnave biometrike nė botė
FBI sė shpejti do tė fillojė njė projekt 1 miliard dollarėsh, pėr tė ndėrtuar bazėn mė tė madhe tė tė dhėnave biometrike nė kompjuter, e cila do t’i jep Qeverisė amerikane mė shumė mundėsi pėr tė identifikuar njerėzit nė shtėpi dhe nė qarkullim, ka njoftuar Post.

FBI nė sistemet e saj tashmė ka filluar tė mbledhė pamjet digjitale tė fytyrave, gjurmė gishtash dhe shenja tė shuplakave.

Nė janar, agjencia, e cila ėshtė e fokusuar nė shkeljet e ligjit federal, spiunazhe nga tė huajt dhe aktivitete terroriste, pret qė tė fillojė kontratėn 10-vjeēare pėr tė zgjeruar masėn dhe llojet e informatave biometrike qė ajo pranon, ka shtuar Post.

Me kėrkesė tė punėtorėve, FBI gjithashtu do tė ruajė shenjat e gishtėrinjve tė punėtorėve, tė cilėt janė testuar pėr prapavijėn e tyre kriminale, njofton gazeta.

Nė rast se dėshmohet i suksesshėm, sistemi, i quajtur Next Generation Identification (Identifikimi i gjeneratės sė ardhshme), do tė mbledhė tė dhėnat biometrike nė njė vend pėr qėllime identifikimi dhe mjeko-ligjore, ka pėrfunduar Post.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Lajmet per pc: prej Thu Jan 17 2008, 03:46

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Gjendet planeti mė i ri deri mė tani
<hr style="COLOR: #ffffff" SIZE=1>Astronomėt gjermanė kanė zbuluar planetin e porsalindur nė sistemin diellor, i cili ende ėshtė nė proces tė krijimit, qė ėshtė sistemi i tretė i tillė i zbuluar nė histori, derisa vet planeti ėshtė mė i riu.

Kėtė zbulim interesant e kanė bėrė tre astronomė gjermanė, derisa lajmin e ka publikuar revista Nature.

John Setiawan, nga Instituti pėr astronomi Max Planck, dhe kolegėt e tij thonė se, masa e kėtij planeti ėshtė dhjetė herė mė e madhe se masa e Jupiterit, dhe sillet reth TW Hydrae, ylli qė ėshtė i vjetėr vetėm 8 milionė vjet.

Shkencėtarėt tė cilat kanė zbuluar planetin thonė se kjo dėshmon qė, planetėt mund tė krijohen brenda 10 milionė vjetėsh nga krijimi i yllit dhe para se tė shpėrndahet reja e pluhurit dhe tymit tė kozmosit.

Planetit tė porsazbuluar i nevojiten 3.56 ditė qė tė bėj qarkun rreth yllit tė mesėm, apo thjesht, rreth diellit. Nga ylli i saj i mesėm ėshtė vetėm gjashtė milionė kilometra larg, por edhe duhet ditur se Toka nga Dielli ėshtė 150 milionė kilometra larg.

Studimi i planetėve tė tilla si ky mund t’u jap shkencėtarėve shumė pėrgjigje mbi krijimin e planetėve dhe evolucionin e sistemeve diellore.Ky mesazhe eshte per gjeografine


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Lajmet per pc: Today at 17:18

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi