Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » E ardhmja demografike e shqiptarëve

E ardhmja demografike e shqiptarëve

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal E ardhmja demografike e shqiptarëve prej Thu Jan 17 2008, 05:06

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
E hapa këtë temë pasi jam shumë i interesuar mbi ketë çështje.

Pra, cila do të jetë e ardhmja demografike e popullsisë shqiptare në Ballkan? A do të vazhdojmë të kemi një rritje të popullsisë, siç ka qenë deri tashi, apo do të bëhemi edhe ne si popujt e tjerë të Europës që prej kohësh shtimin natyror e kanë zero, bile edhe me prirje negative? Sa mund të jetë popullsia shqiptare në vitin 2050?


------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Më poshtë do rendis opinionet e mia mbi ketë teme, të cilat i kam te mbështeturat ne statistikat e tanishme, në prirjet demografike që shoh, por që nuk ia imponoj askujt, në fund te fundit sërish ngelen opinione personale.

SHQIPËRIA

Të dhënat zyrtare të popullsisë ne Republikën e Shqipërisë nuk janë ende të qarta, kryesisht për shkak të të emigrantëve, numri i të cilëve nuk dihet. Mgjth këta emigrantë mund të kenë vite që janë larguar për në vende të tjera, kanë nisur një jetë në vendet përkatëse, shume prej tyre rezultojnë ende në regjistrat themeltarë si banorë të Shqipërisë. Për këtë arsye statistikat e tashme nuk mund të merren si të sakta. Duke marrë parasysh faktin se janë mbi 1 milion shqiptarë të mërguar pas viteve ’90, mendoj se popullsia e Shqipërisë është mes 3.1-3.3 milion banorë, në mos më pak.

Shkaqet e rënies së shtimit natyror

- Rritja e popullsisë para viteve në ‘90 ka qenë më të vërtetë shumë e lartë, ndër më ta lartat në Europë, pasi edhe vet politika dhe udhëzimet e atëhershme e shtetit shqiptar ishin të atilla. Për këtë punë, bile, gratë që lindnin shumë fëmijë, mbi 10, e më vonë u bë mbi 8 dekoroheshin me medaljen “Nënë Heroinë“. Kjo situatë ndryshoi tërësisht pas rënies së komunizmit, jo se shqiptarëve ju tha vegla, po si pasojë e emigracioni të madh. Dihet që shumica e atyre që emigrojnë janë mosha të reja, dhe përbëjnë atë që quhet edhe si “grupi riprodhues“ i një shoqërie. Kujtojmë që janë mbi 1 milion shqiptarë nga Shqipëria të mërguar pas ’90, kryesisht në Greqi, Itali, Angli, Gjermani etj...

- Përveç kësaj, doli në pah edhe një faktor tjetër, që uli (dhe po ul) shkallën e rritjes së popullsisë, dhe kjo është ajo që quhet “emancipimi i gruas“. Dmth, nëse më parë mesatarja e fëmijëve që gratë kishin gjatë jetës së tyre ishte 4-5 pesë fëmijë, ajo erdhi duke u zvogëluar në 2-3 ose më pak fëmijë për grua. Nëse më parë familjet ishin më nga 7-9 fëmijë, e më vonë me 3-5 fëmijë, sot prirja është drejt familjeve me 1-3 fëmijë .

- Po ashtu faktor tjetër është edhe rritja e moshës mesatare kur të rinjtë martohen. Nëse dekada më parë meshkujt e femrat martoheshin kur ishin rioshë (16-20 vjeç), e me vonë (18-24), sot mosha mesatare kur një mashkull dhe një femër martohet është rritur në krahasim më të shkuarën, mgjth prapë qëndrojmë më mirë se Europa. Martesa e hershme nënkupton lindjen e fëmijëve më shpejt, dmth çiftet bëhen prindër ne moshë më të re. Kjo kuptohet që sjell shtim më të madh natyror.

- Të mos flasim pastaj për shkaqet e tjera si: përdorimi i kontraceptivëve, planifikimet familjare, vështirësia ekonomike për të rritur fëmijët, sistemi kopshteve e i çerdheve që nuk funksionon etj...

Sipas CIA Factbook, në vitin 2006 Shqipëria kishte këto të dhëna:

Popullsia: ............................................3,581, 655 (2006)
Shkalla e rritjes së popullsisë: ................ 0.52%
Lindshmëria: ….....................................15.11 lindje/1,000 banorë
Vdekshmëria: .....................................5.22 vdekje/1,000 banorë
Shkalla e migrimit:..............................-4.67 migrantë/1,000 banorë

Shpresoj të jenë fakte reale dhe mgjth janë shumë të ulta në krahasim me vitet e shkuara, prapë se prapë krahasuar me fqinjët tanë janë të kënaqshme.

Lexova në një artikull në gazetë, se në Shqipëri lindën në vitin 2006 rreth 42 mijë foshnja (pa kopilët lol), afërisht e njëjta shifër edhe në 2007. Duke i zbritur numrin e vdekjeve që afërsisht është 20 mijë në vit, del se gjatë 2006 në Shqipëri u shtuan 22 mijë nënshtetas. Në fund të viteve ’80 në Republikën e Shqipërisë lindin 70-80 mijë foshnja në vit (në të njëjtin artikull). Shikoni se çfarë rënie drastike.

Duke marrë parasysh faktorët dhe kushtet e tanishme, si dhe duke futur edhe ato që mund të dalin në të të ardhmen, në 2050 Shqipëria ndoshta mund të ketë 4.3-4.5 milion banorë.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

-vazhdon-


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: E ardhmja demografike e shqiptarëve prej Thu Jan 17 2008, 05:06

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
vazhdimi-


KOSOVA

Kosova me Shqipërinë janë thuajse në të njëjtën situatë. Edhe këtu ka emigracion të lartë, si pasojë e papunësisë e kushteve të vështira ekonomike, numri i fëmijë për familje po ulet shumë në krahasim më të të shkuarën etj... Gjithsesi në raport më Shqipërinë, shqiptarët atje kanë shtim më të lartë të popullsisë pasi ende familjet vazhdojnë të jenë të mëdha, të rinjtë martohen më herët, dhe fatmirësisht planifikimi familjar ende nuk ka zënë rrënjë. Gjithsesi emigracion i madh zbeh shtimin natyror.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë andej nga ’90, dhe ka 17-18 vjet që nuk statistika të sakta për Kosovën, prandaj nuk mund të thuhet saktë se sa mund të jetë popullsia e tanishme e saj. Po mendoj se mund të jenë rreth 2.4-2.5 milion banorë të etnisë shqiptare atje.

E ardhmja do te jetë e njëjtë me atë të Shqipërisë, pra shtimi i popullsisë do të jetë gjithmonë e në rënie, por prapë se prapë do të ngelet pozitiv dhe ndër më të lartit në Europë. Duke e marrë shkallën e rritjes së popullsisë të lartë e vazhdimisht në rënie, në 2050 Kosova mund të ketë 3.2-3.5 milion banorë.

MAQEDONIA

Për ketë shtet nuk mund të thuhet asgjë e sigurtë, pasi ende numri i shqiptarëve atje është kontradiktor. Maqedonasit thonë se janë 23 % apo 25%, shqiptarët thonë se jemi 30-40%, nuk mund të merret asgjë si e mirëqenë. Në 2006 në Maqedoni jetonin 2,050,000 banorë, dhe shtimi natyror në këtë vit ishte 0.26%, ose e thënë ndryshe lindën 5 500 foshnja gjatë atij viti (?).

Dihet që popullsia sllavo-maqedonase është vazhdimisht në ndrydhje për shkak të lindjeve të pakta, në të ardhmen ndoshta nuk do ketë rritje fare, por rënie njësoj si Bullgaria. Ndërsa shqiptarët, të cilët po i llogaris 520 mijë (mgjth mund të jenë edhe me shumë), kanë shtim natyror shumë më të lartë se të maqedonasit, të përafërt me të Kosovës e më të lartë se të Shqipërisë (ma merr mendja). Me përqindje s’besoj se përcaktohet dot saktë shtimi, mbasi statistikat nuk bëhen në bazë të etnive të ndryshme por në rang shteti. Mund të jetë 0.6 -0.7% ose më e lartë. Me gjuhën e numrave i thonë 3 100 foshnja shqiptare në vit.

Përqindja e shqiptarëve në këtë shtet do të varet nga raporti mes shtimit natyror të shqiptarëve me shtimin e maqedonasve (që siç duket në të ardhmen do të kalojë në vlera negative). Pas 40 vitesh, me këto prirje, ndoshta mund të jenë 650 -700 mijë shqiptarë në Maqedoni. Me uljen e vazhdueshme të lindjeve te maqedonasit, shtimi i të cilëve ka prirje negative (do të bëhet njësoj si bullgarët që janë me minus para) përqindja e shqiptarëve në 2050 në këtë shtet mund të luhatet mes 30-35%. Llogaritjet e mësipërme janë bërë duke marrë për bazë popullsinë zyrtare të shqiptarëve në Maqedoni. Po ishalla jemi më shumë.

Shqiptarë të dashur të Maqedonisë nqs doni që të bëheni shumicë e të merrni shtetin në dorë, mprihni shpatat e futjuni grave tuaja me dëshirë e pa dëshirë!

P.S. Se harrova ta përmend, te shqiptarët në Maqedoni vihet re një emigrim më i madh se i maqedonasve, pra një minus më shtim. PSh. Dibra e madhe më ka zhgënjyer goxha lol, shumë dobët ishte.


MALI I ZI


Ndryshe nga trojet e tjera shqiptare, këtu nuk ka shtim të lartë të popullsisë. Rritja është ose e papërfillshme ose zero. Mgjth në të ardhmen përqindja e popullsisë shqiptare në Mal të Zi do të ruhet, pasi edhe grupet e tjera etnike janë më shtim të njëjtë më shqiptarët. Sërish do të ngelemi te ai 6-7 përqindëshi.

LUGINA E PRESHEVËS

Megjithëse në këtë rajon shtimi natyror është i lartë, ai zbehet nga emigrimi i lartë i shqiptarëve të kësaj ane drejt Kosovës dhe Europës. Mendoj se popullsia shqiptare në të ardhmen mund të ketë një rritje të vogël, ose ky rajon do të shpopullohet tërësisht nga shqiptarët, si pasojë e politikës serbe.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mbasi ju lodha kaq shumë, pas 40 viteve kombi shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë, (pa diasporën) mund të jetë: 8.5-9 milion, po nuk pati firo rrugës .


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: E ardhmja demografike e shqiptarëve prej Thu Jan 17 2008, 05:07

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ket e gjeta ne Wikipedia , nuk di sa esht e besushme .

NATALITETI

Niveli dhe lëvizja e natalitetit te popullsia shqiptare, serbe dhe malazeze në Kosovë prej 1950-1990( në promila).

Në vitin 1950 në Kosovë nataliteti ndër shqiptarë ka qenë 51.2 .‰, te serbët 45, 8.‰, ndërsa te malazezët 37,8 .‰.

Në vitin 1960 nataliteti te shqiptarët ka qenë 48,1 ‰, te serbët 33,1.‰. dhe te malazezët 36,0 ‰.

Në vitin 1970 nataliteti te shqiptarët ka qenë 42,1 .‰, te serbët 18,9 ‰, ndërsa te malazezët 16,1 ‰.

Në vitin 1080 nataliteti te shqiptarët ka qenë 37,5 .‰, te serbët 16,5.‰ dhe te malazezët 6,3 .‰.

Në vitin 1990 nataliteti te shqiptarët ka qenë 30,5 .‰, te serbët 15,1 .‰ dhe te malazezët 8,8 ‰.



MORTALITETI


Në vitin 1939 Kosova kishte 20 725 vdekje gjegjësisht 17,6 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 16 013 gjegjësisht 15,1 në 1000 banor.

Në vitin 1950 Kosova kishte 12.991 vdekje gjegjësisht 17,0 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 17.215 gjegjësisht 14,0 në 1000 banor.

Në vitin 1960 Kosova kishte 13.365 vdekje gjegjësisht 14,2 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 16.775 gjegjësisht 10,4 në 1000 banor.

Në vitin 1970 Kosova kishte 10.829 vdekje gjegjësisht 8,9 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 19.774 gjegjësisht 9,2 në 1000 banor.

Në vitin 1980 Kosova kishte 8.909 vdekje gjegjësisht 5,7 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 16.981 gjegjësisht 6,4 në 1000 banor.

Në vitin 1985 Kosova kishte 11.829 vdekje gjegjësisht 6,7 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 17.179 gjegjësisht 5,8 në 1000 banor.

Në vitin 1989 Kosova kishte 10.181 vdekje gjegjësisht 5,3 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 18.168 gjegjësisht 5,7 në 1000 banor.

Në vitin 1995 Kosova kishte 8.078 vdekje gjegjësisht 3,9 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 18.060 gjegjësisht 5,6 në 1000 banor.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: E ardhmja demografike e shqiptarëve prej Thu Jan 17 2008, 05:07

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Zhvillimet demografike te shqiptareve jane mbase ceshtja me e rendesishme ne planin e sigurise kombetare, jo vetem ne aspektin e ngushte statistikor. Ne shtetet ballkanike ku banojne shqiptaret dendesia e popullsise eshte nder me te lartat ne Evrope. Dhe per disa shqiptare kjo perben nje risi apo arritje ne vetveteve pasi kendveshtrimi i tyre eshte i papjekur dhe foshnjor. Nuk arrijne te kuptojne qe zhvillimet demografike duhet te jene te koordinuara me zhvillimin kulturor, ekonomik, shoqeror te nje populli. Nje vend i vogel si Shqiperia, Kosova apo Maqedonia nuk do te kete me pellembe toke per te varrosur te vdekurit e jo me per te ushqyer te gjallet.

Zhvillimet demografike duhen trajtuar ne tre aspekte:

- Statistikat dhe trendet qe dalin prej tyre.
- Levizja e lire e njerezve.
- Problemet shoqerore qe lindin prej trendeve demografike.

Pika e pare eshte e rendesishme per te pare se sa banore jetojne aktualisht ne vend. Kjo kerkon mbajtjen e nje censusi nga ana e shtetit ku te perpiloje te dhena te sakta statistikore jo vetem mbi numrin total te popullsise por edhe mbi numrin e banoreve te qyteteve e fshatrave, numrin e minoriteteve, numrin e besimtareve dhe jo-besimtareve, numrin shtetasve qe banojne ne Shqiperi dhe numrin e tyre qe nuk banojne me ne vend por kane emigruar jashte vendit.

Eshte e rendesishme qe cdo shtet te perpiloje statistika te sakta te tilla pasi keto ndikojne direkt si ne harten elektorale dhe sistemin zgjedhor demokratik, jane edhe baza e te gjitha politikave sociale qe ndermerr shteti si ai qendror edhe ai lokal: si duhen shperndare fondet ne baze te numrit te popullsise bashkive dhe komunave.

Fenomeni i dyte i ri per shqiptaret eshte fenomeni i levizjes se lire te njerezve, si brenda vendit edhe jashte tij. Ky fenomen e perkeqeson dhe pershkallezon situaten dhe ka nje impakt te jashtezakonshem ne cdo aspekt te jetes shqiptare. Shqiptaret kane emigruar jashte vendit ne mase ne kerkim te nje jete me te mire se sa ajo jete qe ofronte vendi i tyre i vogel. Shqiptaret kane levizur edhe nga fshati ne qytet ne kerkim te nje jete te re. Shqiptaret e qyteteve te vogla jane drejtuar ne mase qyteteve me te medha te vendit duke i kthyer keto ne metropole disa qindra mijera banoresh.

Shqiptaret nuk arrijne te kuptojne sic duhet ndikimin e jashtezakonshem qe kane keto trende demografike mbi cdo aspekt te jetes se tyre. Probleme si ai i prones private behen te veshtire per tu zgjidhur kur kemi te bejme me nje levizje te lire masive drejt kryeqytetit e bregdetit shqiptar. Probleme si ai i furnizmit me uje dhe energji elektrike behen 100fish me te veshtire per tu zgjidhur kur popullsia e qytetev si Tirana, Durresi, Shkodra e Vlora 5 fishohen brenda 2 dekadave. Probleme si ndotja e ambientit nga mungesa e kushteve sanitare dhe konsumi ne mase i qyteteve te medha sjell uljen e mireqenies se qytetareve fale ndotjes se ajrit, ujit te pijshem dhe ambientit nga pilogjet e plehrave. Qytete si Tirana hasin edhe ne probleme te tilla ku nuk kane me fusha ku te hedhin plehrat e qytetareve apo vend per te varre te rinj ne varrezat e qytetit. Sistemi mjekesor dhe ai arsimor ne vend nuk eshte i pergatitur te perballet me nje levizje kaq dramatike te shtetasve. Te gjitha keto cojne ne renien e mireqenies se shtetasve shqiptare.

Te gjitha keto pika merren parasysh nga administratat qendrore dhe lokale pasi nje qeverisje e suksesshme ka si parakusht edhe njohjen e duhur te trendeve demografike ne vend. Ajo qe qeveria duhet te beje eshte te perpiqet te kontrolloje dhe administroje sa me shpejt dhe sa me mire keto probleme fluide. Qeveria nuk mund te diktoje direkt levizjen e lire te njerezve por mund te ndermari politika te tilla qe lejojne zgjerimin e aktivitetit tregtar dhe ekonomik jo vetem ne qytetet e medha por edhe ne qytetet e vogla apo zona rurale. Ne kete menyre qytetaret dhe fshataret nuk i braktisin qytetet dhe fshatrat e tyre thjeshte ne kerkim te nje vendi pune.

Aspekti kulturor dhe social

Mbipopullimi si pasoje e lindjeve te larta te pakontrolluara behet shkak edhe per fenomene si varferia, analfabetizmi, krimi etj. Dy prinder shqiptare duhet te sjellin ne jete aq femije aqsa jane ne gjendje qe te rrisin, ushqejne, edukojne dhe arsimojne sic duhet ne menyre qe keta femije neser te behen mesues, doktore, inxhiniere e biznesmene te suksesshem ne shoqerine shqiptare. Alternativa tjeter e familjeve me shume femije eshte nje familje qe jeton ne varferi te plote dhe dy prinder qe nuk jane ne gjendje qe te rrisin e edukojne femije sic duhet pasi u mungon edukata dhe arsimi elementar per vete. Keta femije jane me te prirur per tu kthyer ne hajdute, kriminele, e ta kene me te veshtire per te gjetur pune pasi u mungon kualifikimi.

Eshte imperative per shoqerine shqiptare qe te qendroje nje shoqeri e re ne moshe dhe numri i lindjeve te jete gjithmone ne nivelin pozitiv. Ashtu sic eshte e rendesishme qe te kuptojme se sa e rendesishme eshte qe familja shqiptare te jete nje familje e shendetshme e pa infektuar nga fenomeni i shperberjes familjare qe hasim ne shoqerite e zhvilluara perendimore: me shperberje kam parasysh shkallen e larte te divorcit, rritjen e femijeve pa dy prinder dhe pa vemendjen e duhur, abortimi i femijeve, narcisizmi, etj.


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: E ardhmja demografike e shqiptarëve prej Thu Jan 17 2008, 05:08

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Belgjika:

Land use:
arable land: 27.42%
permanent crops: 0.69%

Pra 28 % e rreth 30 000 km2 = 8 400 km2 = 840 mije Ha toke e punueshme...

Hollanda:

arable land: 21.96%
permanent crops: 0.77%

Pra rreth 23 % e rreth 41 mije km2 = 9 500 km2 = 950 mije Ha

Shqiperia me sa mbaj mend nga Gjeografia ka 700 mije Ha nga te cilat 17% jane ullishte,vreshta e peme frutore,pra permanent crops dhe sigurisht qe jane shume me te leverdishme ekonomikisht sesa toka qe mbillet me grure apo patate....

Persa i perket kullotave dhe pyjeve as belgjika e as hollanda nuk kane me shume se ne....

Te dhenat siper ishin nga Cia World Factbook si me e besueshme se Wikipedia nga te cilat jane te dhenat e poshtme sepse Cia aq jepte :

Belgjika:
permanent pastures: 17% (2000)
forests and woodland: 20% (2000)


Pra 17 % e 30 mije km2 = 5 100 km2 = 510 mije Ha jane Kullota

20 % e 30 mije km2 = 6 000 km2 = 600 mije Ha jane Pyje

Me sa mbaj mend nga Gjeografia e Shqiperise me pyje llogaritej 36 % e territorit pra

36% e 28 mije km2 = 10 000 km2 = 1 milion Ha Pyje

Kurse per kullotat nuk ka te dhena te qarta,por dihet nga te gjithe qe ne shqiperi Kullotat s'kane te mbaruar sidomos neper kodra e male,pra nuk eshte ndonje cudi qe 40 % qe ngelet ngaqe 60% eshte ara dhe pyje 30% te jene kullota pra

30 % e 28 mije km2 = 8 400 km2 Kullota ,kjo sigurisht duke i nisur edhe nga te dhenat e greqise e cila ka 40% kullota dhe ne nuk kemi terren me te shkrete se i greqise....

HOLLANDA

permanent pastures: 25%
forests and woodland: 8%


Pra 10 mije km2= 1 milion Ha Kullota dhe 3,200 km2= 320 mije Ha Pyje


Sic shihet qarte nga keto te dhena Terreni i shqiperise ofron me shume kullota dhe pyje (1,8 milion Ha Pyje e Kullota te shqiperise kunder 1,1 milion Ha te Belgjikes) se i belgjikes dhe 20% me pak toka te punueshme ,pra mund ta mbaje pa ndonje cudi te madhe nje popullsi sa e belgjikes,por sigurisht importet bujqesore do jene sa te sajat.... Mos te harrojme qe toka jone ndodhet ne nje zone klimatike shume me te favorshme per bujqesine (dhe blegtorine) sesa tokat e belgjikes....

Po ashtu me Hollanden nuk jemi shume larg 1,8 milion Ha tonat me 1,3 milion hektar pyje e kullota te hollandes...


Persa i perket Kosoves me mungojne te dhenat por me te degjuar 40 - 50 % e kosoves mbahet si toke e punueshme,pra rreth 500 mije Ha (45% e territorit) ,vetem 200 mije Ha me pak se Shqiperia...Ftoj njohes te mire te ceshtjes te me korrigjojne....

Sigurisht qe pyjet e kullotat i ka shume me te pakta se shqiperia,por 1,2 milion Ha toke te punueshme(700 mije Shqiperi + 500 mije Kosove) do te thote 20% me shume toke te punueshme se Hollanda e duke qene se per pyje e kullota mjafton e vetme shqiperia per te kaluar hollanden,fare mire mund te shkojme tek 20 milion banoreshi,pra 20 % me shume banore se Hollanda....


Keto jane te dhenat qe hedhin poshte pretendimet e Albos dhe atyre qe e mendojne si ai....

Po kjo sdo te thote qe shqiperia e kosova mund te mbajne realisht 20 milione,sepse importet bujqesore do ishin te llahtarshme ,por nese praktikojme llogjiken bujqesore te Japonise,pra shfrytezimin e cdo Hektari te mundshem nje 10 milionesh e mbajme pa friken e importeve bujqesore,pra tek nje balancim i importit te bananeve e produkteve tropikale dhe eksportit te ullinjve apo veres,pra produkteve subtropikale ....

Japonia me 130 milione banore ka 4,5 milione Ha toke te punueshme e ploteson gjysmen e nevojave te brendshme .... Ne kemi 1,2 milione Ha ,bejini vete llogarite....


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi