Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878

Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878 prej Thu Jan 17 2008, 06:40

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Mithat Frashėri: "Ja e vėrteta e Lidhjes sė Prizrenit"


Dashnor Kaloēi

Pas pak ditėsh mbushen plot 125 vjet nga dita kur mė 10 qershor tė vitit 1878 u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizėrenit, e cila nė historinė e Shqipėrisė ėshtė konsideruar si njė nga ngjarjet mė madhore tė kombit tonė. Gjatė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, pėrkujtimi i kėsaj ngjarje bėhej si njė ngjarje e zakontė historike dhe vetėm nė vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit tė kėsaj Lidhje, ajo ngjarje u pėrkujtua me njė bujė tė madhe duke vėnė nė funksionim tė gjithė propagandėn shtetėrore. Pas viteve '90, kur shumė nga ngjarjet e historisė sė Shqipėrisė filluan tė shikoheshin jo vetėm bardhė e zi, por me tė gjitha anėt pozitive dhe negative tė tyre, edhe pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizėrenit pati mjaft debate dhe kontestime tė ndryshme si pėr rrethanat historike nė tė cilat u mbajt ajo, roli i Turqisė, zbatimi i vendimeve tė Lidhjes, pjesėmarrja a po jo nė atė mbledje tė Abdyl Frashėrit dhe shumė e shumė faktorė tė tjerė. Lidhur me kėtė ngjarje historike, ne vendosėm tė botojmė kujtimet e djalit tė Abdyl Frashėrit, Mithat Frashėrit, njėrit prej personaliteteve tė letrave shqipe, tė cilėn ai e pati botuar nė vitin 1928 nė revistėn "Dituria", me rastin e 50vjetorit tė asaj Lidhje.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878 prej Thu Jan 17 2008, 06:40

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Rrethanat historike para Lidhjes

Moti 1928 pėrfaqėson pėr ne njė pesėdhjetėvjetor historik me rėndėsi tė madhe, fillimin e lėvizjeve qė do tė linin pėrshtypjen e thellė tė tyre me emrin Lidhja e Prizrenit, njė lėvizje qė zgjoi dhe shkaktoi krijimin e Shoqėrisė Shqiptare tė Stambollit. Mungesa e botimeve nė gjuhėn shqipe, si edhe tė mospasurit sot nė dorėn tonė tė kujtimeve dhe shėnimeve tė shkruara nga ajo kohė, si dhe akoma fakti qė Shqipėria atėhere ishte e vizituar dhe e vizituarshme prej tė huajve, na bėjnė tė mos kemi sot nė duart tona lėndėn e plotė pėr rikonstituimin e atyre ngjarjeve. Pėr ēdo studim historik mbi kėtė pikė jemi pra tė shtrėnguar tė bazohemi mbi kujtimet personale dhe mbi tė pakta ndihma qė na japin do botime fort tė kufizuara. Lidhja e Prizrenit lindi nga Lufta Ruso-Tyrke e motit 1877-78. Rusia fitimtare po pėrgatiste copėtimin e Turqisė, i impononte konditat e saj, i shkėpuste copė toke, disa drejtpėrdrejt nė favor tė saj (nė jugė tė Kaukasit), tė tjerat pėr shtetet e vegjėl tė Ballkanit, klientė dhe agjentė tė saj. Dhe, nė qoftė se pėr veten e saj merrte thela nga trupi i Turqisė tyrke, prej Ballkanit cėnonte edhe tokėn shqiptare pėr njė shtet tė krijuar rishtazi dhe vetėm truallin arbėnor pėr tė tre shtetet drejtpėrdrejt fqinjė. Ky **** i ēelur befas nėn kėmbėt e shqiptarėve po zgjuante njė reaksion si me thanė fiziologjik, hidhte kushtrimin dhe qiste poteren sipas zakonit jetik tė popullit, njė praktikė kurdoherė e pėrsėritur, nė ēdo rast: Lidhja e Prizrenit ndoshta nė krye ishte edhe ajo njė manifestim lokal kundėr shkėputjes sė tokės pėr fitimin e Serbisė dhe Bullgarisė. Kėtu ėshtė koha tė pėrmendim se me fjalėn qė figuron si titull i kėtij artikulli, nuk duam tė dėftejmė vetėm pėrpjekjet qė u bėnė rrėzė Sharit: po edhe shfaqjet patriotike tė Janinės dhe Shkodrės. S'ka dyshim se ay ndryshim qė projektohesh nė statutin tokėsor tė Shqypnisė, zgjonte njė reaksion identik, njė mbrojtje instiktive edhe nė ato dy qendra tė tjera: Rusia me njė anė po sillte Bullgarinė e Re gjer nė Devoll dhe nė Drin, nė anė tjatėr i falte Serbisė Nishin, Vranjėn, Kurshunlinė, Leskovcin si dhe Malit tė Zi, Podgoricėn, Shpuzėn, Gucinė, Plavėn, tėrė duke paraparė pėr Greqinė njė dhuratė nga ana e Epirit. Tė tre ballėt e rrezikut krijonin tri vatra kundėrqėndrimi, prej tė cilave, kuptohet vetiu, dy tė veriut do tė kishin sipėrsinė (epėrsinė-red) materiale, me shumėcinė e popullsisė, forcėn strategjike tė pozitės dhe njė farė indipendence relative pėrkundrejt Tyrqisė. Po edhe nga ana tjetėr, fuqia morale dhe intelektuale do t'i binte nė pjesė tė asaj qendre qė ishte nė jugė. Dhe me tė vėrtetė kur veriu injoronte gjermė njė pikė manevrat e shqehėve, duke qenė larg qendrave tė tyre, pra duke mos i parė me sy (se nė atė kohė propaganda dhe politika luhej nė Petėrbugr dhe jo nė Belgrad), Janina ishte njė vend i lirė i veprimeve greke dhe aspiratat e helenizmės s'shihnin nevojė tė fshiheshin ose tė maskoheshin. Vetėm Shkodra ndjente drejtpėrdret shtypjen e Cernagorės, prej luftrave tė pareshtura ndėrmjet dy racave. Lufta Ruso-Tyrke po ngjante mbas luftimeve tė Alemanjės dhe tė Italisė pėr njėsinė kombiare tė tyre, pas parimeve tė kombėsisė qė kishin filluar tė kėqyren si njė element preponderant nė jetėn e popujve dhe tė shteteve. Kėshtu qė, edhe Rusia qė bėnte njė politikė thjesht egoiste pėr rritjen e saj, edhe ajo Rusi qė ngrinte armėt mė tepėr pėr parime fetare si njė zihje ndėrmjet Kryqit dhe Kuranit, nė fund tė luftės ishte shtrėnguar tė dėftejė ide kombiare, tė kėrkojė copėtimin e Tyrqisė pėr fitimin e kombeve tė ndryshme tė Rumelisė nė emėr tė njerėzisė, tė racave, tė sė drejtės dhe jo vetėm tė fuqisė. Idetė e ra s'ishin fare tė panjohura nė Shqipėrinė e Poshtme: atje kishte gjetur njė hej, njė shesh diskutimi epopeja patriotike e Garibaldit, idetė humanitare tė Mazzinit.
__________________


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878 prej Thu Jan 17 2008, 06:41

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Kėrcėnimi i Shqipėrisė

Nė Janinė prapė lufta e motit 1870 kishte zgjuar njė interes tė madh dhe ishte e natyrshme qė ēdo lėvizje, ēdo parim i ri, do tė ndiqesh me njė kuriozitet praktik nė atė qendėr nė tė cilėn nuk mungonte intelektualizmi. E nesėrmja e luftės, vajtja e rusėve nė portat e Stambollit dhe imponimi i vullnetit tė tyre me traktatin e Shėn Stefanit, po vinte nė evidencė rrezikun qė i kanosesh Tyrqisė, rrotja e sė cilės nė Rumeli po bėhesh fort e dyshimtė. Ky kėrcėnim ishte edhe mė i posaēėm pėr Shqipėrinė: nė qoftė se imperatorial otomane po menasohesh (kėrcėnohej - red) si shtet, trualli arbėnor po shtihesh nė rrezik si racė, si komb dhe bash nė njė kohė kur bėhesh fjalė pėr tė drejtat e popujve dhe pėr parime tė njerėzisė. Duhej, pra, qė edhe shqiptarėt nė kundėrqėndrimin dhe ankimet e tyre tė mbėshteteshin mbi argumenta prej njė mentaliteti modern. Edhe kėtu shfaqet pėr neve influenca e degės jugore: nė Prizren populli, kompakt dhe me armė nė dorė, me ndėrgjegje pėr fuqinė materiale tė tij, si dhe pėr supremacinė mbi elementin shka, bazonte shpresat mbi forcėn e numurit dhe mbi tė drejtėn e pronės. Juga me pak e fortė, po mė konshiente pėr tė drejtat e saj si racė dhe si komb, vinte nė peshė parimet e rinj qė kishin pėrmbysur sisteme tė vjetra. Kjo influencė e delegatit tė jugės u manifestua edhe nė njė mėnyrė mė definitive duke i dhėnė lėvizjes njė karakter tė pėrbashkėt, gjeneral, panshqiptar, duke e nxjerrė nga forma e revendikimeve lokalė, pėr vatanin e vogėl, pėr vilajetin dhe kazanė; tani mejtimet dhe kėrkesat ishin pėr Shqipėrinė e tėrė, pėr mėmėdhenė, pėr juigėn dhe verinė, pėr myslimanėt dhe tė krishterėt, pėr ēdo ēip tė truallit dhe ēdo individ qė flet gjuhėn shqipe. Ishte mbase hera e parė qė lulja e kuptimit tė kombėsisė po zinte rrėnjė nė shkrepat e Arbėrisė dhe, kuptohet vetiu se, bima e re do tė zhvillohesh me gjithė ngjryat e saj: nga e sotmja te pritmi ishte njė i vetėm ēap pėr tė bėrė. Dhe dita e nesėrme zuri tė preokupojė lidhjen dhe degėt e saj mė tepėr se gjendja e keqe e ditės: duhesh siguruar jeta e kombit dhe e mėmėdheut duke i bėrė kėtė komb dhe kėtė mėmėdhe t'u njihen tė drejtat e tyre, tė respektohesh nė njė mėnyrė baraz me tė drejtat e atyre popujve nė favor tė tė cilėve kėrkohesh tė shquhet trualli shqiptar. Kushtrimi dhe poterja e zakoneve tė vjetra po transferohesh nė njė anksion diplomatic; brenga simple dhe instiktive e katundit po merrte formėn e njė aspirate kombiare dhe patriotike, me njė qok mė tė lartė dhe natyrisht mė tė largėt.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878 prej Thu Jan 17 2008, 06:42

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nė Janinė prapė lufta e motit 1870 kishte zgjuar njė interes tė madh dhe ishte e natyrshme qė ēdo lėvizje, ēdo parim i ri, do tė ndiqesh me njė kuriozitet praktik nė atė qendėr nė tė cilėn nuk mungonte intelektualizmi. E nesėrmja e luftės, vajtja e rusėve nė portat e Stambollit dhe imponimi i vullnetit tė tyre me traktatin e Shėn Stefanit, po vinte nė evidencė rrezikun qė i kanosesh Tyrqisė, rrotja e sė cilės nė Rumeli po bėhesh fort e dyshimtė. Ky kėrcėnim ishte edhe mė i posaēėm pėr Shqipėrinė: nė qoftė se imperatorial otomane po menasohesh (kėrcėnohej - red) si shtet, trualli arbėnor po shtihesh nė rrezik si racė, si komb dhe bash nė njė kohė kur bėhesh fjalė pėr tė drejtat e popujve dhe pėr parime tė njerėzisė. Duhej, pra, qė edhe shqiptarėt nė kundėrqėndrimin dhe ankimet e tyre tė mbėshteteshin mbi argumenta prej njė mentaliteti modern. Edhe kėtu shfaqet pėr neve influenca e degės jugore: nė Prizren populli, kompakt dhe me armė nė dorė, me ndėrgjegje pėr fuqinė materiale tė tij, si dhe pėr supremacinė mbi elementin shka, bazonte shpresat mbi forcėn e numurit dhe mbi tė drejtėn e pronės. Juga me pak e fortė, po mė konshiente pėr tė drejtat e saj si racė dhe si komb, vinte nė peshė parimet e rinj qė kishin pėrmbysur sisteme tė vjetra. Kjo influencė e delegatit tė jugės u manifestua edhe nė njė mėnyrė mė definitive duke i dhėnė lėvizjes njė karakter tė pėrbashkėt, gjeneral, panshqiptar, duke e nxjerrė nga forma e revendikimeve lokalė, pėr vatanin e vogėl, pėr vilajetin dhe kazanė; tani mejtimet dhe kėrkesat ishin pėr Shqipėrinė e tėrė, pėr mėmėdhenė, pėr juigėn dhe verinė, pėr myslimanėt dhe tė krishterėt, pėr ēdo ēip tė truallit dhe ēdo individ qė flet gjuhėn shqipe. Ishte mbase hera e parė qė lulja e kuptimit tė kombėsisė po zinte rrėnjė nė shkrepat e Arbėrisė dhe, kuptohet vetiu se, bima e re do tė zhvillohesh me gjithė ngjryat e saj: nga e sotmja te pritmi ishte njė i vetėm ēap pėr tė bėrė. Dhe dita e nesėrme zuri tė preokupojė lidhjen dhe degėt e saj mė tepėr se gjendja e keqe e ditės: duhesh siguruar jeta e kombit dhe e mėmėdheut duke i bėrė kėtė komb dhe kėtė mėmėdhe t'u njihen tė drejtat e tyre, tė respektohesh nė njė mėnyrė baraz me tė drejtat e atyre popujve nė favor tė tė cilėve kėrkohesh tė shquhet trualli shqiptar. Kushtrimi dhe poterja e zakoneve tė vjetra po transferohesh nė njė anksion diplomatic; brenga simple dhe instiktive e katundit po merrte formėn e njė aspirate kombiare dhe patriotike, me njė qok mė tė lartė dhe natyrisht mė tė largėt.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878 prej Thu Jan 17 2008, 06:42

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Ēfarė kėrkonte Lidhja

Kėndonjėsi do tė shohė nė kaptinėn e bibliografisė nomenklaturėn e njė sėrė artikujve tė mi nė tė cilėt janė pėrpjekur tė eksponoj punimin e Lidhjes, fazat e ndryshme tė veprimit tė saj dhe vėshtirėsitė me tė cilat kishte tė bėnte. Mjerisht, gjermė sot, studimet e bėra mbi kėtė lėvizje ose botimet relative pėr tė, janė fort tė pakė, mė tė pakė akoma kur e krahasojmė me imponencėn e saj fare kryesore. Nė shumė njerėz Lidhja e Prizrenit mund tė paraqitet si njė prej atyre kryengritjeve qė populli ynė e ka pasur kurdoherė nė vetijė tė tij, sidomos nė shekull tė nėntėmbėdhjetė me Ali Tepelenėn dhe Bushatllinė si edhe mė pas tyre. Po ndryshimi qėndron mbi pikėn qė, kur ēdo lėvizje e parė kishte pėr shtytkė iniciale aktivitetin e njė njeriu tė vetėm duke u mbėshtetur mbi tendenca lokale tė nevojuara prej cirkonstancave tė ditės, kėtė radhė inisiativa merresh prej popullit dhe qėllimi ndehesh mbi tė tėrė Shqipėrinė etnografike, mbi ditėn e veprimit si edhe mbi kohėn e ardhshme. Lidhja donte moscopėtimin e Shqipėrisė; por edhe kėrkonte qė toka arbėnore tė njihet si Shqipėri, tė caktohen tė drejtat e saj, t'i respektohet jeta; me njė fjalė njė vend autonom, me administratė dhe sundim tė pėrshtatun. Ishte njė interprizė kolosale, me vėshtirėsi tė panumėrta, sė brendshmi dhe sė jashtmi, nė trup tė popullit dhe, mė tepėr akoma, nga ana e sunduesit tė Stambollit. Tyrqia nė fillim tė lėvizjes dėfteu njė kėnaqėsi duke parė te shqiptarėt njė mprojtės tė integritetit tokėsor tė imperatorisė otomane; por aspiratat nacionaliste dhe autonomiste tė shqiptarėve, mbase edhe mė tepėr se nga ēdo send, kolaborimi i gjithė Shqipėrisė dhe i gjithė elementeve fetarė, e bėnė Tyrqinė qė tė shohė te zgjimi i maleve tanė njė armik mė tė madh se nga ushtėritė ruse ose lakmitė e shteteve tė Ballkanit. Edhe fuqia brutale tyrke s'mėnoi tė manifestohet nė Ulqin si edhe nė Kaēanik. Mentaliteti tyrk nė atė kohė nuk pranonte njė ide nacionaliste, njė aspiratė tė bashkėt dhe me bashkim; politika e sulltanit qė bazuar mbi ndarje dhe ēarje; shpresa e sundimit ishte ngrehur mbi antagonizmėn ndėrmjet toskėve dhe gegėve tė krishterėve dhe myslimanėve. Pranonte qė malėsorėt tanė tė luftojnė pėr shtėpinė dhe kullotat e tyre, por jo pėr njė entitet moral qė i thonė mėmėdhe.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878 prej Thu Jan 17 2008, 06:42

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Lidhja ishte shqiptare

Padyshim s'do tė mungojnė njerėz qė nuk njohin rrjedhjen e punėve ose janė lėshuar nė rrėketė e thėnieve prej fqinjėve tė interesuar dhe besojnė ose kanė besuar qė Lidhja ėshtė njė krijim i qeverisė tyrke. Sa thamė mė sipėr, janė njė pėrgjigje pėr tė tillėt. A mund tė thuhet se veprimi i Lidhjes mbeti shterpė? Njė veprim, njė pėrpjekje ėshtė kurdoherė pėllore: ėshtė lidhja dhe nisja e njė ekzistence tė re, edhe nė qoftė se rrėfehet sijsh njė rezultat imediat. Nė kėtė botė sforcimi pėr tė arritur njė qėllim ka mbase njė rėndėsi dhe njė vleftė mė tė madhe se nga qėllimi vetė. Njė luftim i sotėm ėshtė kapital i magazinuar pėr kohėn e ardhme, njė fuqi e mbetur e gjallė qė ushtrohet nė ēdo minutė dhe shfaqet me forcė nė ditė nevoje. Edhe kėshtu Lidhja, tėrė duke pasur si pemė vonimin e caktimit tė kufisė nė Epir pėr favorin e Greqisė dhe pastaj shpėtimin e asaj cope tė madhe tė Shqipėrisė, pati edhe fitimin mė tė madh akoma tė pėrgatitė jetėn kombiare tonė, t'u japė njė kuptim tė ri aspiratave tė popullit. Qė nga ajo ditė, vėrtet, fillon shpresa e njė shpėtimi, e njė jete mė se tė luftur nė formė tė caktuar; qė atėhere merr njė trajtė tė kthjelltė ideja e pėrfytyruar prej fjalės Shqipėri; mbruhen dhe gatuhen aspiratat pėr njė qok tė shėnuar. Lokalizma dhe kantonizma i lėnė vend patriotizmės; tendecat ndarėse dhe mėrgonjėse fillojnė tė peshojnė drejt njė pikė tė vetme; krahinat dhe elementet qė e kishin kujtuar veten e tyre tė ndarė dhe tė huaj me njėri-tjetri nisin tė njėsohen, tė ndjehen solidare. Me njė fjalė, fiset tė bėhen komb. Kjo mbrujtje e shpirtit dhe e dėshirave, krijimi I kėtij karakteri tė ri nuk bėhesh dot pa njė edukatė perseverente dhe tė gjatė tė bazuar mbi stėrvitjen morale dhe intelektuale. Edhe njė pemė jo mė pak e ēmueshme e Lidhjes sė Prizrenit qe pėr neve krijimi i "Shoqėrisė e tė shtypuri shkronja shqip". E harruar, e pėrbuzur si njė patois (fr. Dialect - red), e shikuar, jo si njė vegėl qytetėrimi por mbase, si njė ndalesė pėrparimi, shqipja, me themelimin e Shoqėrisė sė Stambollit nis tė bėhet e gjallė dhe shpirtdhėnėse, tė jetė njė organ pėr tė dhėnė ide dhe aspirata, tė zgjojė ndjenja dhe tė frymėzojė mendime. Ē'shohim sot, ē'presim nga e ardhmja, ē'kemi tė drejtė tė kėrkojmė nga pritmi, buron nga shoqėria letrare, lindur nga lėvizja e Lidhjes sė Prizrenit.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

7Normal Re: Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878 prej Thu Jan 17 2008, 06:43

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Prishtinė, 10 qershor 2003

- Mbrėmė nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė u mbajt njė akademi solemne kushtuar 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, nė tė cilėn foli Presidenti Kosovės Ibrahim Rugova.

Merrnin pjesė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės, pėrfaqėsues tė pushtetit lokal tė asambleve komunale, pėrfaqėsues nga Shqipėria, Maqedonia dhe nga tė gjitha trevat shqiptare, si dhe nga diaspora. Ishte i pranishėm nė kėtė solemnitet edhe Naltmadhnia e Tij trashėgimtari i fronit shqiptar Leka Zogu I me bashkėshorten.


Nė kėtė akademi solemne foli edhe ministri i Kulturės Behxhet Brajshori, i cili tha se shėnimi i 125-vjetorit tė Lidhja Shqiptare tė Prizrenit pėr herė tė parė pas Kuvendit tė Lezhės ka mbledhur kuvendarė e personalitete nga tė gjitha trojet etnike.

Ai nėnvizoi se Lidhja Shqiptare e Prizrenit me peshėn e saj vazhdon tė ketė rrezatime ndikuese shumplanėshe edhe nė politikėn e sotme tė brendshme, por edhe nė politikėn e sotme rajonale, si dhe nė politikėn e sotme ndėrkombėtare.

Ndėrkaq nė vazhdim u shfaq njė program i zgjedhur artistik kushtuar kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare.

Mė poshtė po e japim fjalėn e Presidentit Rugova mbajtur nė kėtė akademi solemne.

Ibrahim Rugova: Jemi krenar me Lidhjen e Prizrenit qė reflekton edhe nė kohėn tonė pėr tė mirė

Jemi tubuar sot nė kėtė Akademi solemne pėr njė ditė solemne tė historisė sonė, nė 125-vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit. Kjo ditė solemne bėhet edhe mė e madhe, sepse pėr herė tė parė po e kremtojmė nė Kosovėn e lirė, ēfarė ishte ėndėrr dhe projekt i burrave tė mėdhenj tė Lidhjes sė Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit ishte lėvizje pėr themelimin e shtetit modern shqiptar. Ishte lėvizje pėr mbrojtjen e territoreve shqiptare dhe pėr ēlirimin nga Mbretėria Otomane.

Sot mund tė themi se ishte lėvizja mė e kompletuar pėr shtetin shqiptar pas rezistencės sė shkėlqyeshme tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, i cili pėr 25 vjet rresht e mbrojti vendin e vet dhe botėn perėndimore.


Lidhja e Prizrenit ishte pėrcaktuar pėr t'u inkuadruar me shtetin e vet shqiptar nė botėn perėndimore.

Mė 10 qershor tė vitit 1878, u mblodhėn nė Prizren delegatė nga tė gjitha viset shqiptare, themeluan institucionet: Kuvendin kombėtar, Qeverinė, sektorin diplomatik dhe forcat mbrojtėse – ushtrinė e vet.

Kėto institucione funksionuan plot tri vjet rresht. Kuvendi i Prizrenit i kundėrshtoi vendimet e Kongresit tė Berlinit pėr shkėputjen e territoreve shqiptare dhe vazhdoi ndėrtimin dhe mbrojtjen e shtetit tė vet nė tėrėsinė territoriale. Pėr tri vjet Lidhja e Prizrenit vendosi administratėn shqiptare, nė Kosovė kryesisht dhe nė viset e tjera.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

8Normal Re: Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878 prej Thu Jan 17 2008, 06:43

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Mė 1881 Mbretėria otomane nuk mundi ta tolerojė mė ngritjen e shpejt tė shtetit shqiptar dhe vendosi ta shkatėrrojė atė me forca tė armatosura. Pas rezistencės sė ashpėr tė forcave tė Lidhjes sė Prizrenit nėn komandėn e Sylejman Vokshit, tė luftimeve qė u zhvilluan sidomos nė Kosovė, u shua kjo lėvizje e shkėlqyeshme.

Nė kėtė kohė njėri nga krerėt e Lidhjes sė Prizrenit Abdyl Frashėri bashkė me Ymer Prizrenin dhe Sylejman Vokshin thoshte me optimizėm dhe vizion tė madh “Ne po mbjellim e tė tjerėt do tė korrin.

Ky ishte vizioni i burrave tė mėdhenj tė Lidhjes sė Prizrenit, tė bindur se shpirti i saj do tė vazhdojė tė jetojė. Kėshtu sot mund tė themi se Lidhja e Prizrenit ishte njė lėvizje e kompletuar shtetėrore qė i aktivizoi tė gjitha fuqitė e njė kombi pėr liri, pavarėsi dhe demokraci.

Pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit shqiptarėt u forcuan dhe u konsoliduan nė planin e brendshėm kulturor, diplomatik e tė miqėsisė. Kėshtu mė 1899 nėn drejtimin e Haxhi Zekės nė Pejė u themelua “Lidhja e Pejės” si ringjallje e Lidhjes sė Prizrenit qė u pranua nė tė gjitha territoret.

Po atė vit Sami Frashėri botoi traktatin e vet njė lloj kushtetute pėr drejtimin e shtetit shqiptar "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet". Por edhe kjo Lidhje e Pejės u shua nga Porta e lartė.

Kėshtu pėrpjekjet pėr liri e pavarėsi nuk pushuan as pas shuarjes sė Lidhjes sė Pejės. Nė fillim tė viteve 1900 burrat e Lidhjes sė Prizrenit dhe brezi tjetėr i burrave tė kėsaj kohe pėr 34 vjet rresht vazhduan pėrpjekjet pėr liri e pavarėsi. Kėshtu mė 1912 u shpall pavarėsia shqiptare.

Por kjo pavarėsi u cungua me mbetjen e gjysmės sė territoreve shqiptare jashtė shtetit qė u njoh nga fuqitė e mėdha. Kjo u sanksionua edhe pas Luftės sė parė botėrore, si dhe pas Luftės sė dytė botėrore.

Nė vitet '90 me fillimin e pėrfundimit tė Luftės sė ftohtė dhe me shkatėrrimin e njė shteti ku u vendos me dhunė Kosova dhe territoret tjera shqiptare, nė Kosovė filloi organizimi i Lėvizjes demokratike pėr liri, pavarėsi e demokraci dhe ndėrtoi shtetin e vet.

Objektiv i tė gjitha partive politike tė viseve shqiptare u vendos: Kosova e pavarur, shqiptarėt nė Maqedoni tė jenė nė strukturėn shtetėrore, shqiptarėt nė Mal tė Zi tė kenė administratė lokale dhe nė Preshevė.

Lėvizja demokratike pėr liri e pavarėsi e Kosovės ishte pėr integrime evropiane e veriatlantike.
Nė saje tė pėrpjekjeve tė pėrbashkėta dhe me ndėrhyrjen e NATO-s mė 12 qershor tė vitit ’99 Kosova u lirua.

Qe katėr vjet pas luftės Kosova ka pasur njė progres tė mirė nė tė gjitha fushat e jetės. Kemi bashkėpunim tė mirė mė UNMIK-un dhe KFOR-in e OSBE-nė. Institucionet e Kosovės bashkė me UNMIK-un po pėrgatiten pėr zhvillim ekonomik tė vendit.

Pra do tė kemi njė Kosovė tė pavarur, demokratike e paqėsore me garanca pėr minoritetet dhe tė gjithė qytetarėt e saj tė integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA. Njohja formale e pavarėsisė do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės dhe do tė shpejtonte zhvillimin ekonomik e demokratik.

Nė 125-vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit do thėnė se objektivat e saj ishin legjitime pėr mbrojtjen e territoreve tė veta, ishin objektiva humane si tė ēdo populli dhe nuk ishte pėr marrjen e territoreve e tė tjerėve.
Jemi krenar me Lidhjen e Prizrenit qė reflekton edhe nė kohėn tonė pėr tė mirė.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

9Normal Re: Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878 prej Thu Jan 17 2008, 06:43

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Shrėder dhe Kryeministrin Berluskoni. Si gjithmonė pėrshėndesim Papa Gjon Pali II, qė gjithnjė lutet pėr Kosovėn.

Zoti e bekoftė Lidhjen e Prizrenit!
Zoti i bekoftė shqiptarėt!
Zoti e bekoftė Kosovėn!


Presidenti Moisiu uron Rugovėn pėr Lidhjen e Prizrenit

Tiranė, 10 qershor 2003 - Presidenti Moisiu nuk do tė jetė i pranishėm nė festimet me rastin e 125 -vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė njė telegram urimi dėrguar presidentit tė Kosovės, Moisiu shprehet se pėr shkak tė angazhimeve tė konfirmuara mė pėrpara, nuk ka mundėsi tė jetė i pranishėm nė kėto ditė festimesh nė Prizren.

Moisiu uron Rugovėn pėr kėtė datė tė shėnuar dhe vlerėson Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, si njė burim tė pashtershėm frymėzimi pėr tė gjithė shqiptarėt nė pėrpjekjet e tyre titanike pėr pavarėsi.

"Brezat e sotėm e tė ardhshėm e kujtojnė dhe do ta nderojnė atė, si njė moment madhor dhe krenarie nė historinė tonė kombėtare", shprehet Moisiu nė telegramin e tij.

Duke pėrfunduar ai shkruan: "Mė lejoni me kėtė rast, zoti President, t'ju uroj Ju, dhe nėpėrmjet Jush, tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, gėzuar festėn, mbarėsi dhe suksese nė pėrpjekjet Tuaja tė mėdha pėr ndėrtimin dhe forcimin e shoqėrisė demokratike nė Kosovės", transmetojnė mediat e Tiranės.


Presidenti Rugova ka dekoruar 37 personalitete tė njohura nga Kosova dhe bota me "Medalje tė artė tė Lidhjes sė Prizrenit"
Prishtinė, 10 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka dekoruar tė gjithė themeluesit dhe veprimtarėt e Lidhjes sė Prizrenit me dekoratėn "Hero i Kosovės".

"Nė kuadėr tė shėnimit tė 125-vjetorit tė LSHP dhe nė bazė tė kompetencave kushtetuese tė gjithė themeluesit, duke filluar nga Ymer Prizreni, Abdyl Frashėri, Sylejman Vokshi, Vasko Pashė Shkodrani Ferid e Shaqir Curri e veprimtarė tė ndryshėm i kam pallė "Hero tė Kosovės".


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

10Normal Re: Lidhja e Prizrenit - 10 qershor 1878 prej Thu Jan 17 2008, 06:44

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Dekorimi i tyre ėshtė nė procedurė e sipėr sepse duhet pėrgatitu. Presidenti i Kosovės, po kėshtu, pėr herė tė parė ka dekoruar 37 personalitete tė njohura nga Kosova dhe vende tė ndryshme tė botės me dekoratėn "Medalja e artė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit".

Nė arsyetimin e kėsaj dekorate, presidenti Ibrahim Rugova tha se dekorata "Medalja e artė e Lidhjes sė Prizrenit" u jepet personaliteteve tė njohura tė shqiptarėve tė Kosovės dhe institucioneve me motivacion pėr kontrbut nė tė mirė tė shtetit tė Kosovės dhe tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi, pėr bashkėpunim dhe mirėkuptim pėr shqiptarėt dhe integrime shqiptare si dhe pėr integrimin evropiane e evroatlantike.

Kjo medalje do t'u jepet edhe personaliteteve tė jashtmem, miqtė e Kosovės dhe tė popullit shqiptar pėr kontributin e tyre nė ndriēimin e historisė, kulturės dhe jetės sė shqiptarėve dhe personaliteteve qė e ndihmojnė progresin e Kosovės, tha me kėtė rast presidenti Rugova.


Tė dekoruarit me "Medaljen e artė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit" nga Presidenti i Kosovės janė kėto personalitete:

Kosovė:
Idriz Ajeti,
Mark Krasniqi,
Fehmi Agani,
Adem Jashari,
Ali Hadri,
Imzot Nikė Prela,
Anton Ēetta,
Mehmet Gjevori,
Zekeria Cana,
Pajazit Nushi,
Sabri Hamiti,
Rexhep Ismajli,
Muhamet Shukriu,
Eqrem Kryeziu,
Jusuf Gėrvalla.

SHBA:
Xhim Xhema,
Sami Repishti,
Xhozef Diogardi.

Maqedoni:
Shukri Rrahimi,
Ali Aliu.

Mali i Zi:
Mehmet Bardhi,
Ferhat Dinosha.

Preshevė:
Riza Halimi.

Itali - arbėreshėt:
Antonio Bellushi

Shqipėri:
Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu,
Eqrem Ēabej,
Ismail Kadare,
Bujar Hoxha,
Azem Hajdari,
Naltmadhnia e Tij Leka I-rė,
Ernest Koliqi.

Nga bota:
Noel Malkolm,
Mishel Ruks,
Robert Elsie,
Leonard Foks.

Nga tradita:
At Gjergj Fishta,
At Shtjefėn Gjeēovi.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi