Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Masakra e Cerrikut

Masakra e Cerrikut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Masakra e Cerrikut prej Thu Jan 17 2008, 06:45

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ja si bandat e PS vranė dhe dogjėn tė gjallė policėt gardistė

Masakra e Cėrrikut, akuzė pėr Nanon dhe PS

Nė Cėrrik, mė 23 maj 1997 u vranė gardistėt (Sali Martini, 41-vjeē, Besnik Syla, 26-vjeē, Halit Haxhia, 27-vjeē, Qemal Mehmeti, 25 –vjeē, Bashkim Mella)

Ēdo ditė qė kalon qysh prej 23 majit tė vitit 1997 qartėson gjithnjė dhe mė shumė se pas kryegritjes sė armatsour tė pranverės sė atij viti dhe sidomos pas masakrės sė gjashtė gardistėve vrarė nė Cerrik, qendron Partia Socialiste, Fatos Nano dhe drejtuesit kryesor tė saj.Shumė pytje janė bėrė qysh atėherė rreth faktit se kush e organizoi pritėn dhe vrau gardistėt tė cilėt kishin shkuar pėr tė mbrojtur popullin nga bandat. Pėr tė provuar se kuhs ishte me tė vertetė pas organizimit tė vrasjes sė gardistėve nė Cėrrik del qartė, nėse vėrejmė disa dėshmi tė marra nga dėshmitarė okularė, pjesėmarrės tė armatosur nė atė periudhė. Kush e organizoi e kush ishin autorėt e vrasjes sė ushtarėve nė Cėrrik, pėrgjigjet njė naor i Cerrikut. Ai thotė se jam me banim nė Cėrrik dhe kam parė me sytė emir se organizator i vrasjes ishte Met Bozi. Dheė rrefimi vazhon "Unė kėshtu e njoh, ai bashkė me Roland Xhepaxhiun, Arjan Toska e vėllezėrit e Arjanit dhe fėmijėt e mi, tė organizuar nga Met Bozi e bėnė kėtė vrasje. Ushtarėt, pasi vajtėn nė Shalės u kthyen nė Cėrrik. Kur u mor vesh se ushtarėt kanė shkuar nė Cėrrik, Met Bozi vjen tek postblloku, merr grupin, i cili pėrbėhej nga pjestarėt tė inkriminuar, hipėn nė njė furgon tė bardhė dhe u nisėn nė drejtim tė Cėrrikut...Jam me banim nė adresėn e mėsipėrme dhe dua tė them si ka qenė fillimi i trazirave kur vėllai im, Arjani i Shegės, njė ndėr pjestarėt e bandės sė Cėrrikut mė merr nga Belshi ku jetonim, dhe mė thotė: "Do vish me mua nė Cėrrik, se do tė punosh me ne". I detyruar pranova tė shkoj nė Cėrrik.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: Masakra e Cerrikut prej Thu Jan 17 2008, 06:45

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
I pyetur se ēfarė di pėr ngjarjen e vrasjen e gardistėve nė Cėrrik deshmitari pėrgjigjet.

"Ka qenė mėngjes i njė dite, e cila nuk mė kujtohet data, ishim duke bėrė shėrbim nė bostobllok te kryqėzimi i Belshit, pėr tė grabitur mjetet qė lėviznin me pretekstin "ndihmoni lėvizjen". Papritur vjen me njė furgon tė bardhė nėnkryetari i Partisė Socialiste tė Cėrrikut, Ahmet Bozi, vinte hera-herės e na shkikonte. Ai na premtonte se pas marrjes sė pushtetit nga ana e socialistėve pėrveē faktit se nuk do tė na prekte policia, do tė na bėheshin edhe privilegje. Atė ditė nėnkryetari i Partisė Socialiste kishte qėllime tė tjera. Ai na tha se kanė ardhur forca nga Tirana, tė cilat ne ushtarėt duhet t’i vrisnim.

Pritėm rreth njė gjysėm ore, pasi hymė nė Cėrrik. Nė furgonin e bardhė qė pruri Met Bozi hipėn: Roland Xhepaxhiu, Arjan Toska, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani Luan Buzani, Bashkim Buzani e disa tė tjerė qė ishin pranė nė ato momente.

Unė qėndrova tek postblloku. Kur u kthyem, mora vesh sė ushtarėt e Gardės i kishin vrarė dhe dua tė them se Met Bozi dhe anėtarė tė tjerė tė Partisė Socialiste ishin organizatorėt e kėtij krimi."

Nga kėto dėshmi e tė tjera tė kėtij lloji tė marra nė atė kohė, kur filloi zbardhja e ēėshtjes, tregon se organizata e Partisė Socialiste nė Cėrrik ishte njė organizatė e mirėfilltė terroriste, e cila kishte detyra tė qarta terroriste e drejtohej nga kryetari e nėnkryetari i kėsaj organizate, Bici e Bozo.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: Masakra e Cerrikut prej Thu Jan 17 2008, 06:45

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Merret me mend se udhėzimet i merrnin nga qendra e patjetėr kanė pasur lidhje tė ngushta me kandidatin pėr deputet tė asaj zone, Rexhep Meidani dhe kryetarin e PS i sapoliruar nga burgu Fatos Nano. Organizatorė tė vrasjes siē del edhe nga dėshmitė e intervistave tė ndryshme janė kryetari i Partisė Socialiste tė Cėrrikut, Bici, e nėnkryetari i kėsaj organizate, Ahmet Bozi, i pėrzier direkt nė ngjarje. Organizata e Partisė Socialiste Cėrrik, sipas tė gjithė provave qė s’kanė nevojė pėr asnjė koment, ishte kthyer nė njė organizatė terroriste mafioze e lidhur me bandat nėn urdhėrat strikt tė drejtuesve tė saj tė lartė, pasi dihet centralizimi i kėsaj partie tė vjetė rkomuniste e cila funksionon vetėm me urdhėra tė prerė nga lart.

Eshtė i njohur episodi nė hyrje tė Cėrrikut ku pėrballė njėri-tjetrit qėndronin tė varur dy portrete, ai i kriminelit Enver Hoxha e ai i kandidatit pėr deputet tė asaj zone, ish-sekretarit tė Pėrgjithshėm tė PS-sė, Rexhep Meidani. Asnjė nuk mund tė kalonte nė atė rrugė pa zbritur nė tokė, pėr t’i bėrė temenatė e rastit e pa dhėnė kontributin pėr lėvizjen (se kush ishte kjo lėvizje e qėllimshme e saj duhet pyetur Meidani).

Banda qė masakroi gardistėt ka shoqėruar Rexhep Meidanin dhe drejtuesit elartė tė PS nė fushatėn elektorale. Nuk lejonte tė shitej nė Cėrrik asnjė gazetė tjetėr pėrveē "ZP"-sė, "Koha Jonė" e ndonjė gazetė tjetėr majtiste. Nuk lejoi qė pėrballė Rexhep Meidanit tė konkuronin konkurentė tė partive tė tjera, pra ishte e vetmja alternativė (kėto nuk ėshtė e vėshtirė tė verifikohen). Kjo bandė mblodhi kutitė e votimit (votimi i zhvilluar nėn kėrcėnimin e armėve tė tyre) nxori rezultatin, plotėsoi procesverbalin, dorėzoi tek shoku "Meidani" mandatin. Tashmė janė tė provuara (dihen) lidhjet e Meidanit dhe tė Nonos me kėtė bandė e quajtur "banda e Cėrrikut". Lidhjet e tij me kryetarin e nėnkryetarin e PS, Cėrrik, Bici e Bozi (ndėrmjetės e transportues udhėzimesh e urdhėrash pėr bandėn). Kėto lidhje janė zanafilla e zbardhjes sė masakrės sė Cėrrikut.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: Masakra e Cerrikut prej Thu Jan 17 2008, 06:46

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kjo ngjarje nuk ka asnjė enigmė pėr tė zbuluar, ajo ndodhi nė mes tė ditės, nė vėzhgimin e mijėra syve, nėn vėzhgimin e gazetarėve e fotoreporterėve tė gazetės "Koha Jonė" (tė cilėt morėn jo pak intervista e bėnė fotografime).

Duke qenė i bindur nė zgjidhjen shumė tė lehtė tė enigmės tashmė tė masakrės sė Cėrrikut, ku u vranė gjashtė gardistė nė krye tė detyrės nė pėrpjekje me bandat kriminale, lind vetiu pyetja: Kujt i intereson qė tė mos zbardhet e vėrteta?

Asgjė nuk harrohet...Ē’ndodhi nė Cėrrik? Kush qėlloi mbi gardistėt? Pse heshti shteti?

A e ndjen veten tė qetė, ti zoti zoti Nano ? Nė cerrik shėtitorja ka ende plagėn e gjakut tė shokėve tanė. Ato s’lanė mė asgjė, as njolla ndėrgjegjeje, ashtu rrinė tė skuqura, deri sa tė vendoset drejtėsia, deri sa tė zbardhet e vėrteta. Kėto njolla gjaku janė edhe mbi mandatin tėnd si kryeministėr, nė fronin ku rri ulur, nė trupin tėnd. Kėto pika gjaku kėrkojnė drejtėsi.



Ēfarė di zoti Nano pėr

masakrėn e Cėrrikut ?


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

5Normal Re: Masakra e Cerrikut prej Thu Jan 17 2008, 06:46

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ngjarja e Cėrrikut ėshtė fillesa e goditjes sė njerėzve tė shtetit. Vrasjet politike tė urdhėruara nga PS u shpeshtuan, u bėnė tė zakonshme, deri sa arritėn tė vrisnin dhe simbolin e pluralizmit, heroin e demokracisė, Azem Hajdarin. Pėr ngjarjen e Cėrrikut janė bėrė shumė pyetje, pėrgjigjet e tė cilave mund tė zbardhin masakrėn. Pse, qysh, e si ndodhi, tė cilat deri tani duhet tė ishin parashtruar nga organet kompetente e t’u jepet pėrgjigje.

Kush qėlloi mbi gardistėt, pse shteti vazhdon tė heshtė pėr kėtė ngjarje tė rėndė, kush ideoi, pėrgatiti e ekzekutoi masakrėn e Cėrrikut? Kush bėri pritėn? Ēfarė dinė Rexhep Meidani dhe fatos Nnao pėr tė, lidhjet e tij me kryetarin e PS-sė, Cėrrik, Bici, e nėnkryetarin e saj, Bozi, organizatorėt e masakrės (ata ishin shoqėruesit e tij gjatė fushatės elektorale)? Kush i dėrgoi armėt nė pritė, cilėt ishin njerėzit e pritės? Pse s’ėshtė pyetur pėr ngjarjen gazetari i "Koha Jonė", qė fotografoi gardistėt e djegur, kush janė kėta, si u ndodhėn nė vendngjarje apo ishte rastėsi? Nė cilėn familje u mbajtėn peng e u fotografuan dy nėnoficerėt? Armatimet e fotografuara mbi pallatin pesėkatėsh, kujt i pėrkasin dhe kush i ka vendosur atje? Kush ishte pronari i furgonit tė bardhė me targė EL 0531? Kush u lidh me radio nga Elbasani, me kė u lidh e kush ishte ai qė u pėrgjigj: "Do t’ua rregullojmė ne qejfin atyre" Duke pasur parasysh njė intervistė tė dhėnė nga kryetari i PS-sė Cėrrik, Bici, i cili deklaronte se pėr ruajtjen e qytetit, na kanė ardhur nė ndihmė njerėz nga Vlora, Gramshi e qytete tė tjerė. Kush i dėrgoi kėta njerėz, cilėt ishin kėta njerėz? Ēfarė lidhje ka Neritan Ceka me ngjarjen, ēfarė di pėr tė? Po roli i Skėnder Gjinushit e i Zani Caushit cili ėshtė nė kėtė ngjarje? Banorėt e pallateve pesėkatėshe nga erdhi zjarri mė i dendur dinė shumė gjėra mbi kėtė ngjarje, atėherė a ishin tė frikėsuar.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

6Normal Re: Masakra e Cerrikut prej Thu Jan 17 2008, 06:46

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Pse u ndėrprenė hetimet pėr masakrėn e Cėrrikut e pėrse dosja e Cėrrikut u bashkua me dosjen e ngjarjes sė Spitalit Ushtarak, kur dihet se kėto ngjarje nuk kanė asnjė lidhje direkte me njėra–tjetrėn?.

Kėto e dhjetra pyetje tė tjera kėrkojnė pėrgjigje, pėrgjigja e tyre zbardh enigmėn, tregon kriminelėt. Pėr organet e specializuara kjo ėshtė njė ngjarje qė mund tė zbardhet fare lehtė. Ju nuk doni, pse nuk doni e dini vetėm ju, ne vetėm hamendėsojmė. Ne harresėn tuaj e quajmė pjesėmarrje nė masakėr. "E vėrteta edhe nė fund tė detit nė qoftė, njė ditė del nė krye", deklaroi Prof. Dr. Sali Berisha.

E vėrteta dikur do tė zbardhet, dita erdhi. Zoti u mėshiroftė!



Homazhe e apel pėr

shpirtin e shokėve

tanė, qė nuk jetojnė mė



Ky ėshtė i gjashti 23 maj qė ju kujtojmė. Mblidhemi, bisedojmė pėr ju, marrim fotografitė tuaja, i shikojmė, vendosim lule tė freskėta mbi varret tuaja. Na mungoni, ndjejmė mall pėr ju… Ju u mungoni familjeve, tė afėrmve, ne shokėve, na mungoni tė gjithėve. Vijmė tek varret tuaja, ulemi e bisedojmė me ju, pėrkėdhelim barin e gjelbėr mbi varre e na duket se po ju pėrkėdhelim ju. Vendosim lule tė freskėta si vetė jeta juaj e freskėt, e bukur, qė dora kriminale ua kėputi nė mes.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

7Normal Re: Masakra e Cerrikut prej Thu Jan 17 2008, 06:46

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Mallkim, mallkim, mallkuar qoftė mendja qė e thuri, goja qė e urdhėroi e dora qė bėri ekzekutimin!

Vijmė tek varri me lule ndėr duar. Na falni pėr lotėt nė sytė tanė, e dimė, trimat qė flijohen pėr atdheun nuk qahen, janė lotė malli, dashurie, janė lotė qė na mungoni, na e falni kėtė moment dobėsie. E dimė se do tė na e falni. Ne e njohim zemrėn tuaj tė madhe. Sa herė pėrmendet emri Cėrrik, mė kalojnė tė rrėnqethura, turbullohem. Nė shpirt mė ngjallet njė ndjenjė urrejtje e hakmarrje. Shumė prej nesh nuk e kishin dėgjuar as nuk e dinim se ku binte Cėrriku, deri atė ditė kobėzezė qė do tė bėhej ajo kasaphanė. Qė nga ajo ditė, Cėrriku hyri nė jetėn tonė si pjesė e shėmtuar e saj, u bė si padashje pjesė e dhimbjes sonė, revoltės sonė tė heshtur, mallit tonė pėr shokėt… Do tė donim qė kėto ditė t’i shuanim nga ditėt tona.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

8Normal Re: Masakra e Cerrikut prej Thu Jan 17 2008, 06:46

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Nuk ka popull kriminel, populli eshte sovrani, dhe shteti duhet ti bindet vullnetit te tij, qe eshte vullneti i pergjithshem, ndryshe ai ( shteti) del jashte funksionit per te cilin eshte krijuar, qe eshte rregullimi i marrdhenieve shoqerore, dhe ekulibrimi i marrdhenieve ekonomike, politike, ruajtja e rendit, dhe mbrojtja e qytetareve te tij, si dhe respektimi i te gjitha te drejtave te tyre.

Po se e kishte inat populli i cerrikut Berishen???
Ne rastin tone kishim nje popull qe i kishte dhene votbesimin 6 vjet me pare PD, aq me teper qe ne Cerrik PD kishte fituar fuqishem, dhe kryetarja e Bashkise se asaj kohe zonja Mishelina Xhelo, nje grua qe mbetet e nderuar dhe e respekutuar, ishte anetare e PD/ se. I shoqi ishte kryetar i PD, dhe ai nje njeri mjafte i respektuar, mik i familjes sime.
Kudo ne shqiperi ekzistonte zemerimi i nje populli te varfer qe kishte humbur kursimet e tija, ( te siguruara me gjak ne kurbet) ne firmat piramidale, te cilat qeveria e asaj kohe jo vetem qe nuk i ndaloi, ( nuk dua te marr persiper mekatin e te them se i vete-krioji, pasi nuk kam asnje fakt per ta bere kete), por u beri goxha rreklame duke i quajtur si te sigurta dhe si shprehese e zhvillimet te "kapitalizmit shqiptar".
Ne kete rast shteti i kishte humbur funksionin e rregullatorit, nuk kishte qene i afte per ti paraprire asaj qe kishte ndodhur, nuk kishte mundur te mbronte qytetaret e tij nga mashtruesit.
Kjo ishte arsyeja pse qytetaret e cerrikut shumica e te cileve te persekutuar ne kete qytet nuk donin qe Berisha, njeriu i cili ishte predikuar nga PS/ja si themelues i firmave piramidale, te mos vinte ne Cerrik, kjo ishte arsyeja pse ne gjithe shqiperine kishin nisur revoltat.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

9Normal Re: Masakra e Cerrikut prej Thu Jan 17 2008, 06:47

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Berisha kishte nere nje gabim te dyte duke urdheruar armatosjen e militanteve te PD-se, te cilet do te benin cfare? Per cfare u duheshin armet? Per ti perdorur per te mbajtur pushtetin? A eshte demokratike nje gje e tille?
Por gjerat nuk jane kaq te thjeshta. Politikanet e papergjeshme socialiste nuk bene gje tjeter por shfrytezuan situaten e krijuar, si monopol per te marre pushtetin, ashtu sic bejne politikanet dhe sot kur deklarojne se qeveria eshte klan i bandes se Zenumit, apo kur hedhin akuza te cilat fatkeqesiht nuk i drejtohen asnjehere prokurorise. ( Sa pak kemi ndryshuar).
E kujt i behej vone ne cerrik se kujt force politike i perkisje, kur njerzit kishin humbur shtepite dhe gjithcka kishin patur ne firmat piramidale, pergjegjes per te cilen ishte edhe shteti.

Kjo ishte arsyeja pse nuk u lejua berisha te vije ne Cerrik, dhe jo sepse cerrikasit nuk e donin demokracine, jo se nuk e donin lirine, por sepse ishin grabitur diten me diell dhe shteti nuk i kishte mbrojtur.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

10Normal Re: Masakra e Cerrikut prej Thu Jan 17 2008, 06:47

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Te paragjykosh nje 30 000 banore, ti quash kriminele, deshirues te luftes se klasave,spiune, apo ku e di une se cfare jo vetem qe nuk ka pike logjike por me duket kaq e ngjashme me idete fashiste qe flisnin per popullin cifut me nje urrejtje te tille. Ti ke nje urrejtje kaq te madhe brenda vetes, sa me verte me vjen keq per ty. TI mund te me quash kelysh socialist, kriminel, pervers apo cfare te duash, por une nuk kam ndermend te bie viktime e injorances tende e te te kthehem me te njeten monedhe. Per aq kohe sa ne shqiperi do te kete njerez qe mendojne sic mendon ti, ky vend te cilin ata qe me njohin e dine sa shume e dua, nuk ka per te bere kurre hajer.
Je kaq qeshark, mjerisht qesharak.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi