Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
SHQIPTARĖT DHE NDRYSHIMET ETNO-POLITIKE E SHOQĖRORE-EKONOMIKE NĖ MESJETĖN E HERSHME




Shqipėria dhe Bizanti



Pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, mė 395, trevat iliro-shqiptare hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Bizantine, siē quhet zakonisht pas kėsaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik tė kryeqytetit tė saj, Bizant, qė pėr nder tė Konstandinit tė Madh u quajt Konstandinopojė.
Ashtu siē i kishin dhėnė nė shek. III-IV Perandorisė Romake njė numėr perandorėsh e gjeneralėsh tė shquar, po ashtu gjatė periudhės sė hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanė Perandorisė Bizantine disa perandorė, ndėr tė cilėt shquhen nė mėnyrė tė veēantė Anastasi I nga Durrėsi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565). Me reformat dhe me masat e zbatuara nė administratėn civile e ushtarake, kėta dy perandorė pėrgatitėn kalimin nga antikiteti nė mesjetė dhe hodhėn bazat e asaj qė do tė ishte perandoria mė jetėgjatė nė historinė e qytetėrimit mesdhetar.

Pozicioni skajor nė kufi me Italinė, me tė cilėn interesat e Bizantit mbetėn deri nė fund tė lidhura ngushtė, pėrcaktoi rolin e jashtėzakonshėm tė trevave iliro-shqiptare nė kuadrin e Perandorisė Bizantine. Ato u kthyen nė njė nyje komunikimi tė Lindjes me Perėndimin dhe anasjelltas. Njė rol tė tillė e favorizonte ekzistenca e porteve tė rėndėsishme gjatė bregdetit tė Adriatikut e tė Jonit ose e arterieve rrugore qė fillonin prej tyre dhe zgjateshin nė thellėsi tė Gadishullit duke lidhur bregdetin me qendra tė tilla tė rėndėsishme, si Nishin, Shkupin, Ohrin, Sofjen, Kosturin, Selanikun, Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ashtu si nė shekujt e lashtėsisė, rruga Egnatia vazhdoi ta luante rolin si vija kryesore e komunikimit midis provincave tė Perandorisė nė rrafshin perėndim-lindje. Pėrgjatė traktit perėndimor tė rrugės Egnatia (Durrės-Apoloni-Peqin-Ohėr) janė zhvilluar disa nga betejat mė tė pėrgjakshme tė historisė bizantine. Perandorėt bizantinė i kushtuan vėmendje tė veēantė mbrojtjes strategjike tė trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, sipas biografit tė tij, Prokopit tė Cezaresė, ndėrtoi nga e para apo rimėkėmbi 168 kėshtjella nė katėr provincat ilire: tė Dardanisė, Prevalit dhe tė dy Epirėve.

Nga ana e tij, Anastasi I e rrethoi qytetin e tij tė lindjes, Durrėsin me mure madhėshtore qė shihen ende sot. Veē Durrėsit, pikėmbėshtetje tė pushtetit bizantin nė Shqipėri pėrbėnin Tivari, Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni, Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja, Adrianopoja etj. Mbrojtja e tyre dhe e territorit nė juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandantėve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare shėrbenin gjithashtu nė vise tė tjera tė Perandorisė, sa nė Lindje aq edhe nė Perėndim. Nė kohėn e perandorit Justinian, ushtarė iliro-shqiptarė shėrbenin nė ushtrinė bizantine me qėndrim nė Itali. Nė njė nga mbishkrimet e asaj kohe tė gjetura nė Itali, bėhet fjalė pėr “numrin e madh tė ilirėve” (numerus felix Illyricianorum). Edhe nė shekujt e mėvonshėm, reparte nga trevat iliro-shqiptare shėrbenin nė provincat bizantine tė Italisė e nė provinca tė tjera nė Evropė e Azi.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri



Shqipėria ėshtė pėrcaktuar si njė nga vendet mesdhetare, ku krishterimi depėrtoi qysh nė shekujt e parė. Autori i shek. VI, Kosmas, i pėrfshin iliro-shqiptarėt nė grupin e popujve qė nė kohėn e tij kishin pėrqafuar krishterimin. Durrėsi, Nikopoja ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u pėrhap pastaj nė thellėsi tė katėr provincave ilire: tė Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr. Qė nė shekujt e parė tė erės sė re, nė qendrat urbane tė kėtyre trevave pėrmenden bashkėsitė e para tė krishtera, si dhe ngrihen ndėrtesat e para tė kultit tė ri. Tė tilla ndėrtesa, bazilika e pagėzimore (baptistere) tė shek. IV-VI, ruhen edhe sot pjesėrisht nė rrethet Durrės, Shkodėr, Lezhė, Mat, Apoloni, Elbasan, Dibėr, Ohėr, Tiranė, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė, Butrint e akoma mė nė jug.

Hershmėrinė e krishtėrimit shqiptar e provojnė gjithashtu njė sėrė emrash vendesh qė u referohen martirėve tė parė tė Lindjes, kulti i tė cilėve ka qenė i pėrhapur nė shek. IV-VI. Tė tilla janė toponimet Shirgj (Shėn Sergj), Shubak (Shėn Baku), Shėndekla (Shėn Tekla), Shėn Vlashi, qė ndeshen nė Shkodėr, Durrės, Himarė e deri poshtė nė Ēamėri (Shėn Vlash, Shėn Tekla). Tė lidhur me kultin e martirėve nė fjalė si dhe me historinė e hershme tė krishterimit, janė toponime tė tilla tė huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafė (vend nė Siri, ku u varros Shėn Baku e Shėn Serxhi), Barbullush (Barbalista, vend buzė Eufratit, ku u masakrua Shėn Baku), Sebaste, Jeriko.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Persekutimet e mėdha kundėr tė krishterėve regjistruan edhe nė Shqipėri martirė tė shumtė, kulti i tė cilėve u ruajt nė shekuj. Mė tė shquarit ndėr kėta martirė janė Shėn Asti, peshkop i Durrėsit, Shėn Terini nga Butrinti, Shėn Donati, peshkop i Evrojės (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania etj. Po nė kėtė kohė nė toponomastikėn e vendit futen emra tė krishterė tė tipit Shėngjin, Shėn Gjergj, Shupal (Shėn Pal), Shmil (Shėn Mėhill), Shėn Koll apo Shėn Nik (Shėn Nikollė), Shėmri (Shėn Mėri), Shėndėlli (Shėn Ilia), Shėngjergj, Shtish - Shėn Matish (Shėn Matheu), Shingjon, Shėgjun (Shėn Gjon), Shėn Ndreu etj., etj. Tė gjithė kėta emra bėjnė pjesė nė fondin e hershėm tė toponomastikės sė krishterė (shek. I-VII). Tė tilla toponime, qė nė Ballkan nė njė masė e nė njė shtrirje tė tillė gjenden vetėm nė trevat shqiptare, lidhen gjithsesi me periudhėn para vendosjes sė sllavėve nė shek. VI-VII.

Pėrhapja e tyre sa nė viset bregdetare, aq edhe nė viset e thella malore larg bregdetit, ėshtė njė e dhėnė mė shumė qė provon se kėto hapėsira mbetėn nė thelb tė paprekura nga ngulimet e sllavėve paganė dhe se edhe pas dyndjeve sllave tė shek. VI-VII, popullsia vendase autoktone u ruajt e paprekur nė pjesėn mė tė madhe tė Ilirisė sė Jugut.

Pavarėsisht nga pėrpjekjet pėr mbytjen e fesė sė re, krishterimi u afirmua nė Shqipėri nė mėnyrė pėrfundimtare. Pas persekutimeve tė mėdha tė shek. IV, burimet historike flasin pėr njė strukturė kishtare mjaft tė konsoliduar. Ajo ishte e organizuar mbi bazėn e provincave administrative tė epokės sė Dioklecianit. Nė qendrėn e ēdo province ndodhej kisha mitropolitane dhe aty e kishte selinė kryepeshkopi. Nėn juridiksionin e kėtij tė fundit ndodheshin peshkopėt e dioqezave vartėse (sufragane). Kėshtu, nė katėr qendrat kryesore kishtare nė trevat shqiptare ishin kryepeshkopatat e Shkodrės (Prevali), Justiniana Prima (Dardania), Durrėsi (Epiri i Ri), Nikopoja (Epiri i Vjetėr). Kryepeshkopi i Shkodrės kishte nėn varėsi 3 peshkopata vartėse (sufragane), ai i Shkupit 5, i Durrėsit 8 dhe i Nikopojės 9. Me pėrhapjen e krishterimit nė viset e brendshme, numri i peshkopatave sa vinte e rritej. Kėshtu, nė shek. X mitropolia e Durrėsit kishte tashmė 14 peshkopata vartėse (sufragane) mes tė cilave: Tivari, Licini (Ulqini), Shkodra, Drishti, Dioklea (Genta), Pulti, Elisoni (Lezha), Kruja, Stefaniaka, Kunavia, Cėrniku.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Siē shihet, nė atė kohė juridiksioni i mitropolisė sė Durrėsit ishte shtrirė drejt veriut duke pėrfshirė brenda saj provincėn e dikurshme tė Prevalit. Siē ndodhte shpesh, njė pėrhapje e tillė e pushtetit fetar kishte pasuar shtrirjen nė atė drejtim tė juridiksionit politiko-administrativ tė Durrėsit (krijimi i temės sė Durrėsit nė shek. IX). Kryepeshkopėt kishin pėr detyrė tė emėronin, tė shkarkonin, tė transferonin e tė shuguronin peshkopėt e juridiksionit tė tyre. Pėr zgjidhjen e problemeve tė ndryshme qė kishin tė bėnin me administratėn kishtare tė provincės sė tij, kryepeshkopi thėrriste periodikisht sinodin provincial. Nga ana e tyre, kryepeshkopėt, tė shoqėruar herė-herė edhe nga peshkopė tė dalluar, merrnin pjesė nė koncilet ekumenike, ku mblidheshin pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė klerit tė botės sė krishterė, pėr tė diskutuar mbi problemet e dogmės dhe tė organizimit kishtar.

Kėshtu, nė Koncilin e famshėm tė Nikesė, mė 431, mitropoliti i Durrėsit i shoqėruar nga sufraganėt e tij, nėnshkroi aktin pėrfundimtar qė dėnonte herezinė nestoriane. Nė Koncilin tjetėr tė rėndėsishėm, nė atė tė Kalcedonisė tė vitit 451, ku u zgjidhėn pėrfundimisht grindjet dogmatike mbi natyrėn e Krishtit, morėn pjesė edhe Lluka, mitropolit i Durrėsit, Evandri, peshkop i Dioklesė dhe Euzebi, peshkop i Apolonisė.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Organizimi kishtar i trevave shqiptare

fundit ushtronte autoritetin e vet nė trevat shqiptare nėpėrmjet mėkėmbėsit (vikarit) tė tij tė pėrgjithshėm, me seli nė Selanik. Por, duke filluar nga shek. V, Patriarkana e Konstandinopojės u pėrpoq t’i vėrė nė varėsinė e vet peshkopatat shqiptare. Ballafaqimi midis Romės e Konstandinopojės pėr hegjemoni kishtare nė Shqipėri (nė kishėn e Ilirikut) doli veēanėrisht nė pah gjatė sė ashtuquajturės “Kriza akaciane” (484-519). Me atė rast, peshkopėt iliro-shqiptarė konfirmuan besnikėrinė e tyre ndaj Romės. Veēanėrisht tė vendosur nė komunionin me Papėn ishin kleri i provincave tė Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Prevalit. Kurse nė provincėn e Epirit tė Ri qėndrimi qe i pavendosur. Sipas raporteve tė tė dėrguarit tė papės Hormisda, mė 519, populli dhe kleri i Skampės apo i Liknidit (Ohrit) ishin besnikė tė vendosur tė Papatit, ndėrkohė qė peshkopė tė tjerė tė provincės kishtare tė Epirit tė Ri, midis tyre edhe kryepeshkopi i Durrėsit, anonin nga Patriarkati i Konstandinopojės. Perandori Anastasi I (491-518), me origjinė nga Durrėsi, ndikoi nga ana e tij pėr tė forcuar lidhjet e mitropolisė sė Durrėsit me Patriarkatin e Konstandinopojės.

Gjithsesi, perandori tjetėr bizantin me origjinė iliro-shqiptare, Justiniani I (527-565), e njohu juridiksionin e Romės mbi kishėn e Ilirikut, aq mė tepėr qė, nėn sundimin e tij, Italia u bashkua me Perandorinė Bizantine dhe kontrolli i Perandorit pėrfshiu edhe territoret nėn juridiksionin e Papės sė Romės. Nėn sundimin e tij u krijua edhe njė vikariat i dytė nė Justiniana Prima (Shkup), qė mori nėn juridiksion provincat kishtare tė Dardanisė dhe tė Prevalit. Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr vazhduan tė varen nga vikariati i Selanikut. Ndryshe nga bashkėpatrioti i tij nga Durrėsi, perandori Anastas, qė u pėrpoq t’i shkėpuste lidhjet e episkopatit tė Ilirikut me Romėn dhe ta vendoste atė nėn juridiksionin e Konstandinopojės, Justiniani rikonfirmoi lidhjet e peshkopatave tė Ilirikut me Papėn e Romės, duke u vėnė fre ambicieve tė Patriarkut tė Konstandinopojės pėr t’i shtėnė ato nė dorė.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ndryshimet politike qė ndodhėn nė trevat shqiptare dhe nė krejt rajonin nė shek. VI-X, u shoqėruan me ndryshime tė rėndėsishme edhe nė kuadrin e organizimit kishtar. Nė pėrfundim tė dyndjeve tė popujve, njė sėrė qendrash peshkopate u rrėnuan dhe nuk pėrmenden mė; tė tilla qenė: Onkezmi, Skampa, Amantia, ndėrkohė qė tė tjera seli peshkopate shfaqen pėr herė tė parė: Cerniku, Deja, Kruja, Himara, Devolli, Kolonja, Dibra etj.

Nė kohėn e sundimit bullgar (shek. IX-X), selia mitropolitane e Nikopojės (Epiri i Vjetėr) u zhvendos mė nė jug, nė Naupakt, ajo e Dardanisė nga Shkupi kaloi nė Ohėr, kurse mitropolia e Prevalit nga Shkodra kaloi nė Tivar.
Por ngjarja mė e madhe nė kuadrin e organizimit kishtar tė trevave shqiptare ishte vendimi i vitit 732 i perandorit bizantin ikonoklast, Leoni III, pėr t’i hequr peshkopatat shqiptare nga varėsia e Papės sė Romės dhe pėr t’i kaluar ato nėn juridiksionin e Patriarkut tė Konstandinopojės. Tashmė njė pjesė e mirė e Italisė bashkė me Romėn ndodhej nėn sundimin e frankėve, rivalė tė rreptė tė bizantinėve, kėshtu qė pushoi sė vepruari edhe ndikimi i perandorit bizantin mbi Papėn e Romės.

Gjithsesi, edhe pas kėsaj date vazhdoi ndikimi i Romės nė njė varg dioqezash tė Shqipėrisė sė Epėrme, nė Preval e Dardani nė mėnyrė tė veēantė. Nė kėtė drejtim luajtėn rol lidhjet gjithnjė tė gjalla ekonomike, tregtare e kulturore midis dy brigjeve tė Adriatikut (atė kohė Italia e Jugut ishte gjithmonė provincė bizantine). Por njė rol tė veēantė nė ruajtjen e lidhjeve kishtare me Romėn luajtėn manastiret e mėdha tė urdhrit tė Shėn Benediktit, qė shfaqen nė trevat shqiptare qė prej shek. VI dhe qė vazhduan tė mbijetojnė pėrgjatė gjithė mesjetės.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Dyndjet e popujve, ngulimet sllave nė Ballkan

Nėn sundimin e Dioklecianit e mė tej tė Konstandinit, Perandoria Romake iu pėrshtat njė organizimi tė ri administrativ. Njėsia mė e madhe administrative u bė prefektura, qė pėrmbante disa dioqeza, tė cilat nga ana e tyre ishin tė ndara nė njė numėr edhe mė tė madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), pėrfshinte dioqezat e Dakisė e tė Maqedonisė.

Nė kėtė tė fundit bėnin pjesė pronvincat e Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Epirit tė Ri, qė pėrfaqėsonin hapėsirėn gjeografike tė banuar nga pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt, pėrgjatė gjithė mesjetės e deri nė kohėt e reja. Funksionari mė i lartė i prefekturės sė Ilirikut, prefekti i pretorit pėr Ilirikun, e kishte selinė e vet nė Selanik. Po kėtu ndodhej edhe selia e kryetarit tė kishės sė kėsaj prefekture.
Ndonėse nuk ndodhej nė kushtet e dėshpėruara ku e kishte zhytur kriza e thellė ekonomike, shoqėrore e politike pjesėn perėndimore tė Perandorisė Romake, edhe Perandoria Romake e Lindjes po i vuante pasojat e krizės sė kapėrcimit tė dy epokave. Brishtėsia e strukturave tė saj shtetėrore e ushtarake doli nė pah gjatė ballafaqimit me dyndjet e popujve gjatė shek. IV-VII.

Megjithėse nuk pėrkonin me drejtimin kryesor tė dyndjes sė popujve, trevat shqiptare nuk mbetėn tėrėsisht jashtė tyre. Inkursionet e gotėve, gotėve tė lindjes (ostrogotėve) dhe atyre tė perėndimit (vizigotėve) aty nga fundi i shek. IV prekėn edhe trevat iliro-shqiptare.
Popujt qė u dyndėn dhe invaduan Ballkanin shkaktuan dėme e rrėnime tė mėdha nė tė cilat u futėn. Pėr periudhėn e “dyndjes sė popujve” burimet e shkruara janė mjaft tė rralla dhe pėrbėhen nga kronikat bizantine. Historianėt qė janė marrė me kėtė periudhė e kanė shpeshherė tė vėshtirė t’i akordojnė kėto burime midis tyre. Edhe materiali tjetėr burimor, arkeologjik ėshtė i pamjaftueshėm.

Sipas burimeve tashmė tė njohura vizigotėt, pas betejės sė Adrianopojės tė vitit 378, arritėn deri nė brigjet e Adriatikut. Nė marrėveshje me perandorin Theodhosi I, e me kusht qė tė kryenin shėrbimin ushtarak, ata u lejuan tė vendoseshin nė pjesėn veriore e perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, dhe ndėrprenė pėr njė kohė sulmet e tyre. Dyndjet e “barbarėve” vazhduan edhe pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė tė veēanta, nė atė tė lindjes dhe nė atė tė perėndimit (395).

Tė dyja pjesėt e perandorisė u detyruan pėr njė kohė tė gjatė t’u bėnin ballė sulmeve e invazionit tė “barbarėve”. Pėr pjesėn lindore tė Perandorisė, atė Bizantine, njė rrezik tė madh pėrbėnin asokohe gotėt e perėndimit qė ishin vendosur nė Gadishullin Ballkanik. Prijėsat e tyre kishin arritur tė zinin poste tė larta si komandantė tė besėlidhur - foederati, sikurse u quajtėn “barbarėt”. Kėta tė fundit ishin tė pakėnaqur nga marrėdhėniet me perandorinė. I pari u ngrit Alariku, prijėsi i vizigotėve, me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat e premtuara si tė besėlidhur.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Me forcat e Alarikut u bashkuan edhe gotė tė tjerė tė vendosur nė krahina tė ndryshme tė Ballkanit; kryengritėsit filluan plaēkitjen e Greqisė dhe tė trevave iliro-shqiptare. Perandoria Bizantine mundi tė dalė nga kjo gjendje, pas paqes qė bėri me Alarikun nė vitin 398, duke lejuar vendosjen e ushtrive gote nė krahinat jugperėndimore tė Gadishullit si tė besėlidhur dhe duke e emėruar prijėsin e tyre si kryekomandant tė ushtrive bizantine nė Ilirik. Pas 10 vjetėve Alariku me vizigotėt u largua pėr nė Itali, ku nė vitin 410 pushtoi Romėn.
Sulmet e gotėve shkaktuan njė rėnie tė mėtejshme tė ekonomisė fshatare e qytetare, shkretimin e shumė krahinave. Ja si e ka pėrshkruar gjendjen Hieronimi nga Stridoni i Dalmacisė: “Mė vjen tė rrėnqethėt kur mendoj tė tregoj shkatėrrimet nė kohėn tonė, ka mė tepėr se 12 vjet qė gjaku shkon rrėke. Gotėt, sarmatėt, alanėt, markomanėt shkretojnė, shkatėrrojnė dhe plaēkitin Trakinė, Maqedoninė, Thesalinė, Dakinė, Akajen, Epirin dhe gjithė Panoninė. Kudo dhunė, kudo psherėtima, kudo fytyra e tmerrshme e vdekjes; pėr kėtė dėshmitare ėshtė Iliria, dėshmitare ėshtė Trakia, dėshmitar ėshtė edhe vendi ku kam lerė, ku ēdo gjė u shkatėrrua, pėrveē qiellit e tokės, ferrave dhe pyjeve tė dendura”.

Afėrsisht, nė mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunėt tė komanduar nga Atila, duke shfrytėzuar rastin qė ushtria bizantine ishte e zėnė nė luftė me vandalėt. Brenda pak vjetėve ai pushtoi e grabiti shumė qytete tė trevave iliro-shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė, Dardaninė. Burimet bashkėkohėse e pėrshkruajnė Dardaninė si njė vend tė shkretuar. Me vdekjen e Atilės federata hune u prish dhe kėshtu pushuan sulmet e tyre kundėr Perandorisė Bizantine.

Nė vitin 479, trevat iliro-shqiptare tė pėrfshira nė provincėn e Epirit tė Ri, u goditėn nga sulmi mė i rėndė i ostrogotėve tė udhėhequr nga Teodoriku. Ostrogotėt, rreth 50 mijė veta, ndėr tė cilėt 10 mijė luftėtarė, u lėshuan nga vendbanimet e tyre provizore nė Traki dhe nėpėrmjet rrugės Egnatia depėrtuan deri nė viset bregdetare pranė Durrėsit. Vetė kjo qendėr e rėndėsishme ra nė duar tė ostrogotėve. Perandoria Bizantine bėri ē'qe e mundur pėr t'i larguar tė porsaardhurit nga ato treva, qė ishin tė njė rėndėsie strategjike tė jashtėzakonshme pėr perandorinė. Nė fakt ostrogotėt shumė shpejt u detyruan tė tėrhiqeshin prej andej.
Nė periudhėn midis viteve 500-517 hordhi hunėsh tė nisura nga rrjedha e poshtme e Danubit, pėrshkuan viset ballkanike deri nė Epir e Thesali, duke shkretuar gjithė vendin. Bregdeti i Shqipėrisė vuajti nė atė kohė edhe nga sulme tė ostrogotėve tė organizuara nga Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej fundit tė shek. V.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Gjithsesi, pas kalimit tė ostrogotėve nė perėndim (488), nė pjesėn lindore tė Perandorisė intensiteti i sulmeve tė “barbarėve” u ul ndjeshėm. Kjo gjendje qetėsie relative do tė zgjaste deri nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek.VI, kur nė kufijtė veriorė u shfaqėn popuj tė rinj: bullgarėt, avarėt, antėt, gepidėt, e mbi tė gjitha sllavėt. Inkursionet e tyre u intensifikuan qysh nė kohėn e sundimit tė perandorit Justinian. Rreth vitit 548 njė turmė e madhe sllavėsh plaēkiti e shkretoi disa provinca, duke depėrtuar deri nė afėrsi tė Durrėsit. Komandantėt ushtarakė tė Justinianit nuk guxuan t'i futnin trupat e tyre nė luftim dhe u mjaftuan t'i ndiqnin nga larg veprimet e sllavėve. Inkursionet sllave u pėrsėritėn thuajse rregullisht edhe nė vitet pasardhėse.

Me qėllim qė tė frenonte zbritjet e “barbarėve” nga kufijtė veriorė, perandori Justinian me origjinė nga Taurisium i Dardanisė, mė i madhi i perandorėve tė periudhės sė hershme bizantine, i kushtoi vėmendje ngritjes sė njė sistemi fortifikatash nė disa breza, qė fillonte nga vija kufitare e Danubit, nė veri, dhe zhvillohej valė-valė duke zbritur nė drejtim tė jugut. Sipas Prokopit tė Cezaresė, historian i oborrit tė Justinianit, vetėm nė atdheun e tij, nė Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kėshtjella dhe ndėrtoi nga themelet 8 kėshtjella tė tjera. Njė ndėr kėto kėshtjella, e quajtur pėr nder tė tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit nė vendlindjen e perandorit, Taurisium.
Numri i kėshtjellave tė ndėrtuara nė tė katėr provincat e Ilirisė sė Jugut arriti nė 168.

Por kėto masa mundėn t'i frenojnė vetėm pėrkohėsisht sulmet e popujve “barbarė”. Kėto u bėnė edhe mė kėrcėnuese, kur me sllavėt u bashkuan edhe avarėt, njė popull luftarak nomad. Pas vdekjes sė Justinianit (565), hordhitė sllave shpeshherė sė bashku me avarėt ose tė prira prej tyre, u lėshuan nė drejtim tė jugut. Rrugėt e rrahura prej tyre zbrisnin nga rrjedha e Danubit nė drejtim tė jugut e juglindjes, ku synonin tė godisnin qendra tė tilla, si Selanikun, Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn. Mė 586 Selaniku u rrethua nga sllavėt, tė cilėt e vazhduan marshimin e tyre nė jug, deri nė Peloponez.
Por sulmi mė i fuqishėm avaro-sllav nė Ilirik qe ai i vitit 609. Hordhitė sllave shkretuan vise tė tėra nė Maqedoni, Thesali, Beoci e deri nė Peloponez, prej nga arritėn me anije edhe nė ishujt e Egjeut e deri nė Azinė e Vogėl. Nga kjo valė u prekėn edhe provincat e Dardanisė e tė Epirit tė Vjetėr. Atė kohė Selaniku pėsoi rrethimin mė tė gjatė tė tij. Nė qytet erdhėn dhe u strehuan edhe tė ikur nga viset mė veriore, ndėr tė cilėt edhe nga Nishi.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi