Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » SHQIPERIA 25 korrik 1940

SHQIPERIA 25 korrik 1940

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal SHQIPERIA 25 korrik 1940 prej Thu Jan 17 2008, 07:03

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Ambasada italiane ne Greqi informoi qeverine greke me ane te nje note verbale se kishte gjetur nje trup te pajete, i identifikuar si i Daut Hoxhes, nje bandit shqiptar, ne territor shqiptar afer kufirit me Greqine; per vrasjen akuzoheshin dy nga bashkeatdhetaret e Hoxhes dhe mendohej se ishin arratisur ne Greqi. Me poshte eshte teksti i notes verbale italiane:

Ambasada Mbreterore Italiane ka nderin te beje sa me poshte me dije Ministrine Mbreterore Greke te Puneve te Jashtme:

Ne 17 qershorin e kaluar nje trup pa koke u zbulua midis Portit Heda dhe Konispolit afer kufirit greko-shqiptar. Autoritetet lokale identifikuan trupin e nje rojeje pylli shqiptar, me emrin Daut Hoxha nga Ƈameria, vjec 50, i cili ishte strehuar ne Shqiperi 20 vjet me pare. Hetimet e metejshme zbuluan se, ne 14 qershor, Daut Hoxha kishte dale te kontrollonte kullotat qe kishte ne ngarkim ne rajonin e Sheshinit. Aty u takua me Pilo Kocon, djali i Dirnos, 17 vjec, dhe me Elia Foton, djalin e Sotirit, 24 vjec, te dy banore te Mursit. Pas nje bisede te shkurter, Hoxha u shtri nen nje peme dhe mori nje sy gjume. Ne kohen qe flinte, ai u vra pabesisht nga njerezit e siperpermendur, te cilet, pasi ia ndane koken nga trupi, u larguan ne territorin grek, 30 minuta larg, duke marre me vete koken e viktimes.

Autoritetet italiane arrestaun nje individ me emrin Koco Sulioti, pronar i nje mulliri afer vendit ku ndodhi vrasja dhe i cili me gjase, ka qene fshehur aty, njesoj si i ati i Pilo Kocos.

Ambasada Mbreterore, duke vepruar sipas keshillave te Qeverise Italiane, ka nderin te kerkoje qe Pilo Koco dhe Elia Foto, te cilet jane strehuar ne token greke, me gjase ne Filiadhe ose ne rrethinat e saj, te mbahen ne arrest te perkohshem ne varesi te kerkeses formale te ekstradimit te tyre, i cili do te behet shume shpejt nga Ministria Shqiptare e Drejtesise.

Ne pritje te nje pergjigjeje per ceshtjen e mesiperme, Ambasada Mbreterore Italiane gjen rastin te siguroje edhe nje here Ministrine Mbreterore Greke te Puneve te Jashtme per konsideratat e saj me te larta.

27 korrik

Libri i Bardhe Grek, dokumenti nr.100: Nota e leshuar nga nensekretari grek i perhershem shtetit per ceshtjet e jashtme ministrit italian ne Athine:

Dje ne oren 12.45, nje grup prej dhjete aeroplanesh bombardues qe vinte nga Shqiperia, eshte pikasur te fluturoje mbi territorin grek, duke ndjekur rrjedhen e lugines se Drinit, ne nje lartesi afro 3 000 metra. ā€˜Avionet ne fjale po fluturonin drejt Kani Delvinaki dhe Kalpaki, pastaj u kthyen ne juglindje. Tre syresh fluturuan mbi Mecove. MAVRUDHIS.

29 korrik

Ne Shqiperi qarkullonte nje harte italiane qe rrefente nje ā€œShqiperi me te madheā€ te re dhe varej si poster ne dyqane dhe kafene. Ne harte kishte me shume territore greke dhe jugosllave qe perfshiheshin ne ā€œShqiperine e madheā€; territori grek perfshinte pjesen derrmuese te provinces se Epirit, me kufirin qe shkonte deri ne jug te Janines; Jugosllavia tregohej qe kishte humbur pjese nga Serbia Jugore dhe token qe shtrihej deri ne veri me Nishin, me nje territor te ri shqiptar qe perfshinte edhe qytetet e Manastirit dhe Shkupit dhe qe shkonte pothuajse deri ne Bullgari.

Gusht

Kercenimi italian ndaj Greqise beri qe Ministria e Jashtme dhe sherbimi sekret te shqetesoheshin nga mundesia e kryerjes se akteve te sabotimit dhe subversionit, per te minuar regjimin italian ne Shqiperi. Seksioni D i S.I.S. (Secret Intelligence Service) tani ishte shkrire ne seksionin S.O.2 te Drejtorise se Operacioneve te Vecanta dhe lejtnant-koloneli Dejrell Okli-Hill ishte caktuar drejtor i zyres se Beogradit.

Partia komuniste jugosllave, ne kongresin e saj te peste qe u mbajt ne Zagreb, miratoi edhe nje here rezoluten e dale nga kongresi i katert ne Dresden, ne 1928, qe Kosova duhej tā€™i kthehej Shqiperise. Ky vendim u mor per tā€™u dhene kurajo komunisteve shqiptare te fillonin me shume fushata te vendosura per tā€™iu kundervene regjimit italian.

3 gusht

Ne Beograd u raportua se nje batalioni italian kohet e fundit i kishin zene prite ne Burrel, ne Shqiperine e Mesme, duke shkatuar 100 te vdekur dhe humbjen e materialeve te luftes. Ne nje incident tjeter, ishte vrare nje kolonel italian; raprezaljet per kete perfshine edhe djegien e tre fshatrave shqiptare. Italia rriti forcat e veta ne Shqiperi deri ne 120 mije trupa.

7 gusht

Duke i kthyer pergjigje pyetjes se Z.Xhefri Le M. Mander, perfaqesuesit liberal ne Uolverhampton Ist, per qendrimin e qeverise britanike karshi Shqiperise, nensekretari i shtetit per punet e jashtme, Ricard A. Batler, deklaroi ne dhomen e deputeteve se qeveria e madherise se tij e quante veten te lire ta njihte pavaresine dhe integritetin e Shqiperise, dhe se ā€˜do te bashkepunonte me dashamiresi me cfaredo shoqate perfaqesuese te popullit shqiptarā€™.

Ministri grek ne Rome, Jani Politis, beri nje bisede me Zenone Beninin, nensekretar i shtetit per ceshtjet shqiptare, me qellim qe te terhiqte vemendjen serish ndaj demonstratave antigreke te cilat sapo ishin mbajtur ne Shqiperi dhe ne te cilat kishin marre pjese zyrtare fashiste: Libri i Bardhe Grek, dokumenti nr.109: Ministri grek ne Rome per Ministrine Mbreterore Greke te Puneve te Jashtme: Kam nderin te raportoj biseden e meposhtme qe pata me z. Benini, nensekretar shteti per ceshtjet shqiptare.

Sic e dini, e pyeta nensekretarin per ceshtjen e perkthyesit te kosullates sone ne Tirane. Aty nga fundi i bisedes, z. Benini me tha se ceshtja e perkthyesit ishte jashte jurisdiksionit te tij dhe se ai do tā€™ia kalonte sugjerimin tim vete Ministrit, pas se cilit do te ishte ne gjendje te me kthente pergjigje...

ā€œTani le te vijmeā€, vazhdova une, ā€œte disa vezhgime me te rendesishme. Mes provave te tjera per qellimet e mira te Italise, Ministri i Puneve te Jashtme me informoi me kujdes per faktin se forcat ushtarake italiane ne Shqiperi jane pakesuar ndjeshem. Gjithsesi, sipas informatave qe kam marre qysh prej ardhjes sime ne Rome, forcat italiane ne Shqiperi jane rritur ngadale, por ne menyre te vendosur. Eshte e vertete se forcat totale per mua nuk shkaktojne aspak ankth, por gjithsesi, nuk mund ta anashkaloj faktin se po shtohen me vendosmeri ne nje kohe kur ministrit i eshte krijuar nje pershtypje e kundert.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

2Normal Re: SHQIPERIA 25 korrik 1940 prej Thu Jan 17 2008, 07:04

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
ā€˜Marrezira studenteshā€™, tha nensekretari, me pamjen e dikujt qe nuk donte tā€™i jepej rendesi kesaj dhe shtoi se ishte bere edhe nje mohim, ndersa u perpoq, por pa sukses, te kujtonte se si, ku dhe kur kishin ndodhur keto pergenjeshtrime.

Iu pergjigja se pergenjeshtrime te tilla nuk i kisha hasur dhe se, persa u perkiste hamendjeve te tij se keto manifestime ishin thjesht marrezira studentesh, mua me dukeshin te gabuara, sepse, sipas informacionit qe kisha, anetare te administrates italiane ishin te perfshire ne kete levizje. Por, per cdo rast, duke pare disiplinen dhe organizimin e suksesshem te Perandorise Fashiste, do te ishte dukur me e natyrshme sikur manifestime te tilla te mos ishin lejuar, te pakten gjate vizites se Ministrit te Jashtem... J. POLITIS

9 gusht

Sonte ndodhi nje perplasje ne kufirin verior shqiptar mes trupave shqiptare dhe italiane. Shqiptaret u rebeluan kur autoritetet italiane u perpoqen te mobilizonin shtresa te ndryshme per sherbimin ushtarak dhe urdheruan regjistrimin e bagetive dhe ushqimeve. Kater mije anetare fisesh nga krahina e Mirdites rrembyen armet qe kishin fshehur qysh me aneksimin e Shqiperise nga italianet. Para se te hidheshin ne veprim, dy oficere italiane u perpoqen te arrinin ne nje marreveshje, duke thirrur edhe perfaqesuesit shqiptare te diskutonin, por ata nuk pranuan dhe dy ndermjetesit italiane u vrane.

Atehere autoritetet italiane derguan 12 mije trupa per te shtypur trazirat. Si ndeshkim, italianet dogjen dhe rrafshuan tre fshatrat e Mamsatit, Skoromes dhe Orofit, si dhe sharruan me mitraloze malesoret, shume prej te cileve u vrane dhe u plagosen. Ne luftimet qe vazhduan me pas, italianeve iu vrane afersisht njeqind veta, mes te cilve shtate oficere, perfshi dhe nje lejtnant-kolonel. Trazira e dhunshme me pas u perhap ne te gjithe krahinen e Matit.

10 gusht

Ciano, ditari i tij: Fola me Ducen per veshtiresite qe kane dale ne kufirin shqiptaro-grek. Nuk deshiroj ta dramatizoj situaten, por qendrimi grek me duket shume dredharak. Duce e sheh si nje ā€˜akt force, sepse qysh ne vitin 1923 ai ka disa disa hesape pa qeruar me ta, dhe greket genjejne veten nese mendojne se ai ka harruarā€™.

11 gusht

Qarqe zyrtare ne Rome i kane quajtur teresisht pa baze dhe mjaft tendencioze zerat qe qarkullojne tani ne vendet e huaja, per perplasjet mes klanit te Mirdites dhe ushtareve italiane. Ata i kane pershkruar raportimet per keto trazira vetem si nje pjese teresore e fushates propaganduese anti-italiane te nisur nga britaniket.

Tre luftanije italiane me trupa ne bord mberriten ne portin e Durresit.

Ciano, ditari i tij: Musolini flet ende per ceshtjen greke dhe do me shume detaje per Ƈamerine. Ai ka pergatitur nje njoftim nga agjencia Stefani, e cila do te filloje agjitacionin mbi kete ceshtje. Ka thirrur Jakomonin dhe Visconti Prasca-n ne Rome dhe ka ndermend te keshillohet me ta. Ai flet per nje sulm te befasishem kunder Greqise aty nga fundi i shtatorit. Nese ai e ka vendosur vertet, mendoj se duhet ta vere ne jete shume shpejt. Eshte e rrezikshme qe grekeve tā€™u lihet kohe te pergatiten.

Visconti Prasca dhe Jacomoni, te cilet ishin te pranishem ne nje ceremoni ne Vlore, u thirren ne Rome ate mbremje. Ata u priten nga Konti Ciano i shoqeruar nga Achille Starace, tani shef i kabinetit te Milicise Fashiste, si dhe nga Zenone Benini, nensekretari i shtetit per ceshtjet shqiptare. Konti Ciano deklaroi se pushtimi italian i Ƈamerise do te ishte shume i shpejte dhe se trupat duhej te ishin gati per sulm ne cfaredo lloj momenti pas 15 gushtit. Visconti Prasca rrufeshem i dergoi nje memorandum Gjeneralit Mario Roatta, shef i kabinetit te ushtrise italiane, duke i kerkuar perforcime me dy divizione, kater grupe artilerie malore dhe tre batalione alpinistesh, si dhe tre batalione kemishezinjsh.

Konti Ciano i kerkoi Jakomonit nje raport ne te cilin te bente propaganden e pershtatshme qe do tā€™i paraqitej Musolinit per te mbeshtetur komplotin qe do te mundesonte pushtimin e Greqise nepermjet kufirit shqiptar. Jacomoni kishte shkuar te punonte me pare ne Tirane, ku gazeta zyrtare shqiptare Tomori, me botues Hilmi Leken, kishte ringritur pas dy muajsh ceshtjen Daut Hoxha, nje bandit shqiptar, trupi i te cilit u gjet pa koke, i vrare nga dy bashkatdhetare te tij qe u arrestuan ne Greqi. Tomori, gazete e botuar ne shqip, por edhe me nje botim ne gjuhen italiane, akuzonte Athinen se kishte planifikuar vrasjen e Daut Hoxhes, nje ā€˜irredentisti shqiptarā€™. Ne fakt, ai ishte nje bandit me nam i kerkuar nga policia greke per vrasje qe kishte bere vite me pare, por qe u vra ne nje perleshje me dy barinj pas nje zenke per disa dele.

Ne raportin e tij per Kontin Ciano, lejtnant-gjeneral Jacomoni e pershkruante Daut Hoxhen si nje ā€˜shqiptar nga Ƈameria i karakterizuar nga nje shpirt i madh shqiptari, i cili per disa vite ishte detyruar te strehohej ne Shqiperi, per shkak te persekutimit nga autoritetet grekeā€™. Ai shpjegonte se, kur pushtimi italian i Shqiperise kishte ringjallur aspiratat e popullit te Ƈamerise per clirimin nga greket, jeta e Daut Hoxhes ishte kercenuar serish. Jacomoni raportonte se, me qellim qe te merrnin shperblimin e vene per koken e tij nga autoritetet greke, vrasesit greke te Daut Hoxhes i kishin shkulur atij koken dhe ia kishin treguar popullit te Ƈamerise si trofe. Ai shtonte se para se te vritej, Daut Hoxhes i kishin helmuar ushqimin.

Lejtnant-gjenerali permbyllte raportin e vet per Kontin Ciano duke thene se ā€˜krimet e tmerrshme gjakatare zakonisht kryeheshin nga te derguar grekeā€™ dhe se nje pusulle e gjetur ne trupin e nje shqiptari tjeter te vrare, kercenonte me te njejtin fund te gjithe ata qe perpiqeshin te ribashkonin token e tyre te Ƈamerise me token-meme ā€“ Shqiperine. Jacomoni falsifikoi daten e raportit te tij sikur e kishte shkruar ne 9 gusht, duke pretenduar se e kishte shkruar para se Ciano tā€™ia kishte kerkuar gjate kohes qe u lejtnant-gjenerali dhe Visconti Prasca u thirren ne Rome nga Musolini. Mezi ishte nje pretekst per sulmin italian ndaj Greqise, por ishte mjaftueshem si propagande per qellimet e Musolinit.

Libri i Bardhe Grek, dokumenti nr.111: Deklarate e leshuar nga Agence Stefani (transmetimi i nates nga Radiostacioni Italian):


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

3Normal Re: SHQIPERIA 25 korrik 1940 prej Thu Jan 17 2008, 07:04

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
Nje pershtypje e thelle eshte krijuar ne popullaten shqiptare nen qeverisjen greke per nje krim te tmerrshem politik te kryer ne kufirin greko-shqiptar.

Patrioti i madh shqiptar Daut Hoxha, i lindur ne krahinen e cunguar te Ƈamerise, eshte vrare egersisht ne territor shqiptar afer kufirit. Trupi i tij eshte gjetur pa koke. Sipas informacioneve me te fundit, vrasesit ishin agjente greke qe e moren koken e tij ne Greqi dhe ua dorezuan te autoriteteve, te cilat kishin caktuar nje shperblim per koken e ketij patrioti shqiptar vite me pare. Mesohet gjithashtu se koka e tij u eshte treguar gjithe fshatareve te fshatit, me urdher te autoriteteve lokale greke dhe e vendosur ne vend publik, per te terrorizuar vellezerit e shkeputur shqiptare ne krahinen e siperpermendur.

Kohe me pare, Daut Hoxha ishte shtrenguar te largohej fshehurazi nga Ƈameria per tā€™i shpetuar persekutimit te autoriteteve greke, te cilet nuk ia falnin propaganden e tij te palodhshme mes bashkatdhetareve per aneksimin e Ƈamerise nga shteti ame. Ai u arratis ne Shqiperi, ku shpesh e me shpesh merrte mesazhe qe e kercenonin me vdekje. Kjo vrasje, e cila i ka prekur thelle shqiptaret e Ƈamerise, nuk eshte i vetmi incident i koheve te fundit i politikave shtypese greke.

Disa muaj me pare, nje shenim i vogel u gjet ne kufomen e nje shqiptari te vrare nga Ƈameria, ku shkruhej se i njejti fund i priste te gjithe shqiptaret qe shpresonin te clironin krahinen e tyre nga regjimi grek.

Ky territor i lashte shqiptar ndodhet mes kufirit aktual greko-shqiptar dhe bregut jonian, shtrihet deri ne periferi te Prevezes dhe ne kufijte e provinces se Janines. Banohet nga rreth pesedhjete mije shqiptare me gjak te paster, te cilet perbejne pjesen derrmuese te popullsise.

Deri disa vjet me pare, numri i tyre ishte shume here me i madh. Ne vitin 1913, kur Ƈameria iu aneksua Greqise, popullata e saj shqiptare numeronte rreth 80 mije karshi dhjete mije grekeve. Brenda pak vitesh, policia greke e ckombetarizimit, e cila pretendonte te vendoste te drejta te rreme greke ne kete territor, asgjesoi banoret e kesaj krahine me ane te konfiskimeve, masakrave dhe debimeve.

Megjithate, shqiptaret e Ƈamerise mbeten nje grup kompakt kombetar, duke ruajtuer gjuhen dhe zakonet e tyre, si dhe duke ngritur nje rezistence te pergjakshme ndaj pushtuesve te tyre, aq sa madje dhe sot ata perbejne elementin dominues ne ate krahine.

Nje shembull mbreselenes i perkushtimit te tyre ndaj dheut ame u dha nga shqiptaret e Ƈamerise ne vitin 1924, kur qeveria greke, ne Traktatin e Lozanes, i cili parashikonte shkembimin e popullates greke dhe asaj turke, kerkoi qe te gjithe muslimanet e Ƈamerise, domethene, e gjitha popullata shqiptare, te shkembehej me greket e vendosur ne territor turk. Banoret e Ƈamerise, te mbeshtetur patundshem nga vellezerit e tyre te Shqiperise, bene nje rezistence te fuqishme, aq sa qeverise greke iu desh ta braktiste kete skeme te ulet dhe te njihte origjinen e tyre shqiptare. Sot, tirania e verber po peshon me rende se asnjehere mbi kete popullate, aq sa shume nga banoret e Ƈamerise jane te detyruar te kerkojne strehe ne Shqiperi me qellim qe tā€™i shpetojne persekutimit te regjimit. Sipas disa deklaratave te besueshme, autoritetet greke kane shkuar shume larg, sa kane deklaruar se italianet shume shpejt do te perzihen nga Shqiperia.

Por popullata e Ƈamerise eshte me pak se kurre e gatshme tā€™i nenshtrohet shtypjes greke. Nese perkushtimi i saj ndaj atdheut shqiptar do te ishte i mjaftueshem per te mbeshtetur besimin e Ƈamerise ne keto dite te erreta te fatit shqiptar, sot shqiptaret e Ƈamerise do te gjejne taban me te forte shpresash ne fatet e reja te dheut meme.


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

4Normal Re: SHQIPERIA 25 korrik 1940 prej Thu Jan 17 2008, 07:04

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
ju flm per mirkuptimin!


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi