Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Gmail Ka Humb Emrin në Gjermani!

Gmail Ka Humb Emrin në Gjermani!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Gmail Ka Humb Emrin në Gjermani! prej Tue Feb 13 2007, 13:23

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Google humb emrin Gmail në Gjermani



Pronari i kompanisë G-Mail, një biznesmen nga Gjermania, e ka fituar kontestin me Google-in në lidhje me emrin Gmail. Shkak i këtij kontesti ka qenë emri i njëjtë të cilin e posedon kompania e tij.

Daniel Giersch ka njoftuar se Office for Harmonization in the Internal Market (OHIM)., një trup i Bashkimit Evropian, ka sjellë një vendim pozitiv për kompaninë e tij. Giersch është ankuar se emri Gmail është tepër i njëjtë me emrin e kompanisë së tij.

Kompania G-mail merret me shërbimet e-mail me emrin e domenit, gmail.de. Ajo që e dallon Gmail nga shpërndarësit tjerë të E-mail shërbimeve është mundësia që porosia elektronike të shkruhet edhe në letër në kompaninë e tyre dhe të dorëzohet edhe në formën e shkruar tek pranuesi i saj.

Giersch, me ankesën e tij, tashmë ka arritur që ta heq emrin Gmail nga shërbimet elektronike të Google-t në Gjermani, kurse me ndihmën e OHIM, shpreson që këtë sukses ta shtrijë edhe në tërë Bashkimin Evropian.

Sipas deklaratës së Gierschit, gjatë kohës së kontestit, Google është sjellë shumë vrazhdët me të dhe se i ka ofruar 250 mijë dollarë që ta tërheq ankesën e tije.
Në të ardhmen, Google mund të detyrohet që shërbimet e saj të postës elektronike, brenda BE-së t’i riemërojë nga Gmail në Google Mail.

OHIM është një institucion publik i cili merret me promovimin e shenjave mbrojtëse, emrit dhe dizajnit, brenda BE-së. Një nga veprimtaritë e tij është regjistrimi i emrave të tregut dhe ruajtja e tyre. Po ashtu, ai u ndihmon gjyqeve shtetërore në kontestet rreth emrave të tregut.

Burimet Gjermane!


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi