Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Shkenca & Jeta » Danimarka-superfuqia Teknologjike Boterore

Danimarka-superfuqia Teknologjike Boterore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Danimarka-superfuqia Teknologjike Boterore prej Mon Jan 21 2008, 00:18

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Studimi i Forumit Ekonomik Botėror (WEF)

Danimarka ėshtė vendi me potencialin mė tė madh tė teknologjisė nė rang botėror. Nė kėtė pėrfundim ka arritur sė fundmi edhe i ashtuquajturi "World Technology Report", i ndėrmarrė nga ana e Forumit Ekonomik Botėror (World Economic Forum - WEF), organizata qė zhvillon edhe takimin e pėrvitshėm tė Davosit nė Zvicėr. Danimarka ka arritur madje tė zhvendosė liderin e kėsaj fushe, SHBA-nė, e cila pėr shkak tė situatės politike tė pėrkeqėsuar dhe konjukturave rregullatore nė tregjet botėrore, ka shkuar madje nė vendin e shtatė. Nga ana tjetėr, Gjermania, pėr shembull, ėshtė ngjitur me njė shkallė nė renditje, duke zėnė tashmė vendin e 16-tė. Forumi Ekonomik Botėror (WEF) e mat potencialin teknologjik tė njė vendi tė caktuar, duke marrė pėr bazė njė sėrė faktorėsh, qė vėrtiten rreth termave si "tregu i lirė dhe situata politike", "afiniteti teknologjik i ekonomisė", "konsumatorėt" dhe "administrata publike".

Pėrveē Danimarkės, edhe Suedia, Finlanda e Norvegjia janė vendet e tjera skandinave, tė cilat renditen ndėr dhjetė tė parėt nė listė. "Danimarka ka pėrfituar ngase sektori i telekomunikacioneve ėshtė hapur relativisht herėt pėr konkurrim", shpjegon Irene Mia, bashkautore e studimit nė fjalė, pozicionin prej lideri tė kėtij vendi.

"Pėrveē kėsaj, mund tė shtonim edhe mbėshtetjen ndaj shėrbimeve publike me anė tė internetit". Ajo qė tė bie nė sy kėtu ėshtė se pozicionet e para nė renditje i kanė zėnė vendet, qeveritė e tė cilave ndjekin strategji kombėtare, pėr tė futur mė fort teknologjitė e reja tė informacionit e tė komunikimit nė ekonomi e nė sektorin privat. Raporti mė i fundit mbi teknologjinė i Forumit Ekonomik Botėror konstaton, ndėr tė tjera, edhe se kjo ndikohet nga situata e pėrgjithshme e tregut global. Kėshtu, pėr shembull, kjo ėshtė e lidhur me themelimin e njė ndėrmarrjeje me personel tė fryrė administrativ burokratik.

Pozitivisht ėshtė vlerėsuar nė raport siguria dhe mė konkretisht mbrojtja e tė drejtave tė pronėsisė private mbi teknologjitė, qė luan njė rol tė rėndėsishėm nė inovacione. Nė listėn e detyrave e kėshillave, nė raport thuhet, ndėrkohė, se duhet tė investohet mė shumė pėr masat rregullatore nė njė terren politik tė qetė e demokratik, si dhe nė gatishmėrinė e ndėrmarrjeve tė kėrkimit shkencor.

Nė mėnyrė tė habitshme ėshtė vėnė re, ndėrkohė, nė raport se India dhe Kina kanė pėsuar rėnie me disa vende, pėrkatėsisht duke kapur tashmė vendet 44 dhe 59. Ndėrsa tė dyja ekonomitė e stėrmėdha aziatike janė mbėshtetur fort tek eksportet "High tech". Teknologjitė e reja, pikėrisht nė kėto vende, kanė hyrė nė pėrdorim disi me kursim - duke pasur parasysh kėtu para sė gjithash buxhetet e ekonomitė private.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi