Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Pavarėsia e Kosovės mė 17 shkurt

Pavarėsia e Kosovės mė 17 shkurt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Pavarėsia e Kosovės mė 17 shkurt prej Tue Jan 22 2008, 00:21

aLbdigital

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Shefi i diplomacisė britanike, David Miliband, ka propozuar 4 shkurtin si datė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Tė gjitha mediet sllovene kanė transmetuar tė dielėn shkrimin e gazetės italiane, La Republika, pėr tė cilėn njė diplomat italian ka bėrė tė ditur se – shefi i diplomacisė britanike, David Miliband, gjatė takimit nė Kranj tė Sllovenisė, ka propozuar qė Kosova tė shpall pavarėsinė mė 4 shkurt, njė ditė pas raundit tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė Serbi.

Ky diplomat italian, i cili ka preferuar tė mbetet anonim, ka bėrė tė ditur se tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian do ta njohin pavarėsinė e Kosovės – nėse Kosova e pėrshtatė datėn e shpalljes sė pavarėsisė me BE-nė.

Sipas gazetės La Republika, Gjermania dhe Franca pėrkrahin mė shumė qėndrimin italian qė, shpallja e pavarėsisė sė Kosovės tė mos bėhet para zgjedhjeve parlamentare nė Spanjė – pasi qė kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, do tė mund tė kishte probleme me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, pėr shkak tė problemeve qė ka nė vendin e tij me separatėt baskė.

Kjo gazetė italiane po ashtu citon kėtė diplomat tė ketė thėnė se – para se gjithash bėhet fjalė pėr shpallje tė koordinuar tė pavarėsisė dhe jo tė njėanshme – gjė qė ka dallim tė madh, para se gjithash dallim politik.

Spanja, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja janė shtetet qė mė se paku anojnė kah njohja e pavarėsisė sė Kosovės, megjithatė, ėshtė e qartė se, Evropa do ta pėrkrahė kėtė pavarėsi, qė do tė bazohet nė Planin Ahtisaari, shkruan nė gazetėn La Republika.



Edituar pėr herė tė fundit nga nė Fri Feb 08 2008, 15:18, edituar 2 herė gjithsej


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Pavarėsia e Kosovės mė 17 shkurt prej Tue Jan 22 2008, 05:07

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
shpresoj qe kete here te marrin shqiptaret e Kosoves ate qe atyre j' u ka takuar dhe eshte dashur ta marrin qemoti


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

3Normal Re: Pavarėsia e Kosovės mė 17 shkurt prej Fri Feb 08 2008, 15:06

aLbdigital

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Pavarėsia e Kosovės do shpallet mė 17 shkurt



Kryeministri Thaēi deklaroi se po bėhen pėrgatitjet e fundit


Agjencia e lajmeve italiane e lajmeve "ANSA" ka shpėrndarė dje lajmin se Kosova do ta shpallė pavarėsinė mė 17 shkurt. Duke iu referuar njė kėshilltari tė Kryeministrit Thaēi, "ANSA" theksoi se data e shpalljes sė shtetit tė ri do tė jetė e djela e tretė e muajit, pra 17 shkurti. Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė ēėshtje e kryer dhe tani kėrkohet vetėm pėrfundimi i pėrgatitjeve tė fundit pėr tė. Pa dashur tė tregojė datėn e shpalljes sė pavarėsisė tė cilėn thotė se e di ai, Uashingtoni dhe Brukseli, Thaēi theksoi se institucionet e Kosovės janė duke i bėrė pėrgatitjet e fundit pėr shpalljen e pavarėsisė. "Puna e pavarėsisė sė Kosovės tashmė ėshtė e kryer. Kėrkohet tani vetėm pėrfundimi i tė gjitha detajeve mė tė vogla tė pėrgatitjeve qė jemi duke bėrė. E gjithė qeveria e Kosovės ėshtė e angazhuar maksimalisht dhe tė gjitha institucionet e saj janė tė angazhuara me pėrkushtimin mė tė madh pėr pėrfundimin e kėtij procesi", theksoi Thaēi pas mbledhjes sė rregullt tė qeverisė. Ai tha se tashmė tė gjithė e dinė datėn e pavarėsisė, si Prishtina ashtu dhe tė gjithė miqtė e Kosovės. "Ne jemi duke investuar dhe punuar maksimalisht si autoritet i qeverisė sė Kosovės me gjithė formacionin politik tė vendit dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me Uashingtonin dhe Brukselin, por me pėrgjegjėsinė tonė mė tė lartė tė institucioneve vendore dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me autoritetet lokale dhe me mirėkuptimin mė tė lartė tė qytetarėve tė Kosovės qė dita e vendimit pėr shpalljen e pavarėsisė tė jetė njė ditė e festimit dinjitoz", u shpreh Kryeministri Thaēi. Ai nuk deshi tė komentojė asnjė nga deklaratat kundėr pavarėsisė, duke thėnė se ai do tė vazhdojė tė punojė me tė gjithė ata qė punojnė pėr pavarėsinė. "Deklaratat kundėr pavarėsisė sė Kosovės nuk i komentoj, unė punoj dhe bashkėpunoj me tė gjithė ata qė janė zotuar dhe e kanė konfirmuar dhe punojmė bashkėrisht pėr fillimin e implementimit tė procesit tė pavarėsisė sė Kosovės. Qėndrimi i OSBE-sė ėshtė nė kuadėr tė komunitetit ndėrkombėtar", u shpreh Thaēi, i pyetur pėr deklaratėn e shefit tė OSBE-sė, Tim Guldiman. Ai e pėrjashtoi ēdo mundėsi tė shtyrjes sė vendimit pėr statusin e Kosovės. "Mund tė ketė zėra pėr shtyrje nė Beograd, por nė Uashington, Bruksel dhe nė Prishtinė gjithēka ėshtė e pėrfunduar", u shpreh Thaēi. Ndryshe, sot qeveria e Kosovės nė mbledhjen e rregullt miratoi projektvendimin pėr fillimin e hartimit tė ligjit pėr presidentin, atė pėr diasporėn, shqyrtoi strategjinė legjislative pėr kėtė vit, e cila parasheh procedimin nė Kuvend tė mbi 100 ligjeve, tė cilat parashihet tė marrin paraprakisht miratimin e Bashkimit Evropian, ndėrsa njė komision i veēante do tė kontrollojė zbatimin e tyre. Qeveria po ashtu ka vlerėsuar se janė shėnuar rezultatet e para nė vendimin e mėhershėm pėr zvogėlimin e shpenzimeve buxhetore nga zyrtarėt si dhe ka vendosur qė tė vazhdojnė pėrgatitjet pėr manifestimin "Epopeja e UĒK-sė" qė do tė mbahen nėn patronazhin e Kryeministrit. Kryeministri po ashtu bėri tė ditur se e ka emėruar kėshilltarin e tij, Blerim Grajēevcin, koordinator tė grupeve pėr tranzicion. Ndėrkaq Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, pėrsėriti se pavarėsia do tė shpallet gjatė muajit shkurt. Pas takimit me shefin e Zyrės hungareze nė Prishtinė, Zoltan Imec, Krasniqi deklaroi se shpallja e pavarėsisė do tė bėhet pavarėsisht nėse do tė merret ose jo vendimi i BE-sė pėr dėrgimin e misionit mė 18 shkurt. Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i qeverisė hungareze tha se qėndrimi i vendit tė tij ėshtė i njėjtė me atė tė vendeve tė BE-sė. "Pavarėsia e Kosovės do tė shpallet kėtė muaj, pavarėsisht vendimit tė BE-sė pėr dėrgimin e misionit tė saj civil nė Kosovė", theksoi Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, duke ripėrsėritur kėtė qėndrim tė shprehur edhe kohė mė parė.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit

4Normal Re: Pavarėsia e Kosovės mė 17 shkurt prej Fri Feb 08 2008, 15:08

aLbdigital

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Shpallja e pavarėsisė mė 17 shkurt




• Shpallja e pavarėsisė do tė jetė mė 17 shkurt kanė deklaruar burime tė larta diplomatike nė selinė e Bashkimit Evropian, njoftoi korrespodentja e Radio Televizionit tė Kosovės nė Bruksel.






Siē bėhet e ditur, zyrtarė tė lartė tė BE-sė tashmė kanė pėrcaktuar datėn e shpalljes sė pavarėsisė mė 17 shkurt dhe se kjo ėshtė dakorduar midis Brukselit dhe Uashingtonit. Por, sėrish kjo datė ka mbetur nė koluaret diplomatike tė Brukselit dhe tek institucionet vendore nė Kosovė, tė cilėt tashmė kanė bėrė parapėrgaditjet pėr ditėn e shpalljes.
Gazeta ditore gjermane “Mindener Tageblatt” ka publikuar lajmin se 17 shkurti do tė jetė dita e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Sipas kėsaj gazete, 17 shkurti ėshtė nxjerrur si datė pėrfundimtare edhe nga takimi midis pėrfaqėsuesit tė lartė tė BE-sė, Stefan Lehne me ministrin serb pėr Kosovėn, Slobodan Samarxhiq.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi