Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Tema tė Lira » 30 proceset gjyqesore me te cuditshme ne bote

30 proceset gjyqesore me te cuditshme ne bote

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal 30 proceset gjyqesore me te cuditshme ne bote prej Tue Jan 22 2008, 05:12

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Pėr tė fituar para, njerėzit pėrgjithėsisht punojnė. Punė tė ndryshme, tė ligjshme a tė jashtėligjshme. Por ka dhe njerėz mė me fantazi, tė cilėt preferojnė tė fitojnė nė mėnyrė mė tė shpejtė, pa u lodhur e pa rrezikuar, pavarėsisht pretendimeve tė tyre pėr dėme morale, emocionale e fizike. Ata ngrenė padi, hedhin nė gjyq individė e kompani duke kėrkuar shuma marramendėse pėr arsye qė mund tė bėjnė edhe pėr tė qeshur.
Kjo ėshtė arsyeja pse proceset gjyqėsore tė pėrmendura kėtu, klasifikohen si 30 paditė mė qesharake qė ekzistojnė. Paditė gjyqėsore janė nga mė tė ēuditshmet dhe tė paditurve nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve zor se u ka ardhur pėr tė qeshur kur janė pėrballur me shifrat qė duhet tė paguajnė, pa e ditur realisht pse. Siē ėshtė rasti i njė gruaje, e cila ka paditur dyqanin nga ku sapo kishte dalė, sepse ishte “sulmuar” nga njė shpend. Shpendi nuk vinte nga dyqani, vinte nga qielli. Por ama, ndodhej nė hapėsirėn qė logjikisht, sipas gruas, i pėrkiste dyqanit. Njė person tjetėr ka ngritur padi kundėr basketbollistit Michael Jordan, sepse i ngjante atij dhe pėr kėtė arsye kishte pėsuar shpesh herė nė jetė shok emocional. Dhe nė njė pjesė tė madhe rastesh kėta “paditės” arrijnė tė fitojnė shuma marramendėse, por ka dhe raste, kur trupi gjykues ka vendosur ta hedhė ēėshtjen poshtėė duke i prerė nė mes “shpresat e mėdha” tė kėtyre njerėzve.

1. Hedh nė gjyq Michael Jordan se i ngjan

Allen Heckard hodhi nė gjyq Michael Jordan nė korrik 2006 me pretendimin se kishte kaluar traume emocionale pėr shkak se i ngjante basketbollistit tė famshėm. Ai ngriti padi nė Oregon, SHBA dhe kėrkoi 832 milionė dollarė dėmshpėrblim. Gjyqi nuk ka pėrfunduar akoma.

2. Ngre padi pasi ngecet nė shtėpinė qė po grabiste

Nė tetor 1998, Terrence Dickinson nė Pensilvani po dilte nga shtėpia qė sapo kishte pėrfunduar sė grabituri, nėpėrmjet garazhit. Ai nuk mundi ta ngrinte portėn e garazhit pasi hapėsi automatik nuk funksiononte. Ai mbeti i mbyllur njė javė aty sepse familja e shtėpisė ishte pėr pushime. Kėshtu ai hodhi nė gjyq shoqėrinė e sigurimeve tė pronarit tė shtėpisė me pretendimin se situata i kishte shkaktuar gjendje ankthi. Juria ra dakord t’i paguante gjysmė milioni dollarė.

3. Hedh nė gjyq shkollėn se e quajnė “gei”

Njė adoleshent nė njė qytet tė vogėl nė Kansas Siti, SHBA, pas vitesh tė tėra ofendimesh nga shokėt e klasės qė mendonin se ishte gei arriti tė pėrfitonte 440 mijė dollarė. Marrėveshja u arrit ndėrmjet shkollės dhe 18-vjeēarit, Dylan Theno i cili ngrit padi nė vitin 2004. Pasi u vėrtetua se nuk ishte gei, ai mori dėmshpėrblim pėr dėmin moral qė i ishte shkaktuar.

4. Pengohet tek njė fėmijė, thyen kėmbėn

Nė janar tė vitit 2000, Kathleen Robertson nė Teksas mori njė dėmspėrblim prej 780 mijė dollarėsh nga juria e gykatės, pasi kishte thyer kyēin e kėmbės kur ishte penguar tek njė fėmijė nė njė dyqan mobiliesh. Pronarėt e dyqanit mbetėn tė habitur nga vendimi duke pasur parasysh se fėmija ishte i zonjės Robertson.

5. Hedh nė gjyq pasi e kafshoi qeni, tė cilin e ngacmoi vet

Nė tetor tė vitit 1999, Jerry Williams mori 14 mijė dollarė shpėrblim dhe kompensim pėr shėrbimet mjekėsore pasi e kafshoi qeni i komshiut. Qeni ishte nė kopshtin e tė zotit dhe juria ishte e mendimin se Willimas e kishte provokuar duke i gjuajtur me pistoletė me saēme.

6. Hedh nė gjyq restorantin se rrėshqet nė lėngun e derdhur

Nė maj tė vitit 2000, njė restorant nė Filadelfia mori urdhėr qė t’i paguante njė klienteje 113.500 dollarė pasi ajo kishte rrėshqitur nė lėngun qė ishte derdhur nė dysheme dhe kishte thyer kėmbėn. Pija ndodhej nė dysheme sepse para 30 sekondash viktima ia kishte hedhur nė surrat tė dashurit tė saj pas njė zėnke.

7. Hedh nė gjyq lokalin pasi bie nga dritarja e tualetit

Nė dhjetor tė vitit 1997, Kara Walton nė SHBA hodhi nė gjyq pronarin e njė klubi nate pasi ishte rrėzuar nga dritarja e tualetit dhe kishte thyer dhėmbėt. Ajo ishte ngjitur nė dritare sepse nuk donte tė paguante shėrbimin prej 3.50 dollarėsh. Gjykata e dėmshpėrbleu me 12 mijė dollarė.

8. Hedh nė gjyq kompaninė pasi pėrplaset

Nė nėntor tė vitit 2000, njė person bleu njė makinė-shtėpi “Winnebago”. Ndėrsa po ecte nė autostradė ai vendosi qė tė linte timonin e tė shkonte nė pjesėn e pasme pėr tė bėrė kafe. Ndėrkohė makina-shtėpi humbi kontrollin dhe u pėrplas. Kėshtu ai hodhi nė gjyq kompaninė pasi ajo nuk e kėshillonte nė manualin e pėrdorimit qė tė mos kryente njė veprim tė tillė. Si pėrfundim fitoi rreth dy milionė dollarė dhe njė makinė-shtėpi tė re.

9. Hedh nė gjyq parkun se nuk e paralajmėron pėr vetėtimat

Shawn Perkins u godit nga vetėtimat nė njė park nė Ohajo, SHBA. Menjėherė ai mori avokatin dhe u gjend nė sallėn e gjyqit me njė padi kundėr parkut, ku kėrkon dėmshpėrblim. Arsyeja? Sepse njerėzit duhet tė paralajmėroheshin qė tė mos lėviznin nė kohė me bubullima.

10. Hedh nė gjyq fast-food-in se ishte i shėndoshė

Caesar Barber, 56 vjeē nga Nju Jorku ėshtė obez dhe pėr kėtė fajėson fast-food-et qė, sipas tij, e kanė detyruar tė hajė ushqimin e tyre pesė herė nė javė. Ai ka ngritur padi kundėr “McDonalds”, “Burger King”, tė cilit sipas tij kanė pėrfituar prej tij dhe nuk e kanė paralajmėruar se ushqimi i tyre nuk ėshtė i shėndetshėm.

11. Hedh nė gjyq shkollėn e vjetėr se e kishte pėrjashtuar nga skuadra e bejsbollit

Cole Bartiromo, 18 vjeē u bė milioner nė tregun e bursės, por policia federale ia konfiskoi gjithė paratė me pretendimin se kishte mashtruar. Pas kėsaj, shkolla nuk e lejoi qė tė merrte pjesė nė skuadrat sportive. Ai e hodhi nė gjyq shkollėn pasi, sipas tij, ai pretendonte tė ndiqte njė karrierė si lojtar bejsbolli dhe pėr kėtė kėrkon njė kompensim prej 50 milionė dollarėsh, qė i bie tė jetė shuma qė ai do kishte fituar si rrogė nėse do kishte vazhduar tė luante.

12. Prifti hedh nė gjyq viktimėn se thyen marrėveshjen

Priftim David Hanser ishte ndėr tė parėt priftėrinj qė u pėrfshinė nė njė skandal seksual me tė mitur. Nė vitin 1990, ai hodhi nė gjyq njė prej viktimave tė tij duke kėrkuar njė shumė prej 65 mijė dollarėsh. Viktima i kishte bėrė thirrje kishės qė tė mos e lejonte Hanser-in qė tė punonte me fėmijė, dhe ky i fundit e hodhi nė gjyq se sipas marrėveshjes ai nuk duhet tė fliste pėr kėto gjėra.

13. Hedh nė gjyq fqinjin, tė cilit po i vidhte

Nė qershor tė vitit 1998, 19-vjeēari Carl Truman nė Los Anxhelos fitoi njė shumė prej 74 mijė dollarėsh, si dhe mbulim tė shpenzimeve mjekėsore pasi fqinji i tij i kishte shkelur dorėn me makinėn “Honda Accord”. Truman s’e kishte vėnė re se nė makinėn, sė cilės po tentonte t’i vidhte gomat, ndodhej shoferi.

14. Fle nė magazinė, hedh nė gjyq punonjėsit

Njė 44-vjeēare, e cila kishte humbur shtėpinė pėr shkak tė kredisė i vendosi gjithė plaēkat e saj nė njė magazinė, ku depozitoheshin mallra. Por ndėrsa njė natė ajo gjendej aty “duke kėrkuar pėr disa letra”, punonjėsit, sipas saj kishin mbyllur derėn dhe ajo kishte mbetur brenda, duke fjetur aty. Edhe pse juria vendosi se faji ishte i Hudson, vendosi t’i jepte njė shumė prej 100 mijė dollarėsh.

15. Hedh nė gjyq ruajtėsen e qenit

Doug Baker, 45 vjeē hodhi nė gjyq ruajtėsen e qenit pasi kafsha e shtėpisė ishte arratisur. Sipas Baker-it, biznesi i tij falimentoi, pasi gjithė kohėn e tij ai ia kushtoi kėrkimit tė qenit tė tij tė dashur. Pasi e gjeti qenin ai kėrkoi nga ruajtėsja e qenit 160 mijė dollarė pėr humbjet materiale dhe emocionale.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
16. Polici vret gabimisht, hedh nė gjyq kompaninė “Taser”

Oficerja Marcy Noriega qėlloi pėr vdekje njė tė prangosur nė pjesėn e pasme tė makinės duke menduar se po e qėllonte me elektroshok. Pasi kėsaj ajo hodhi nė gjyq kompaninė e pajisjeve tė elektroshokut pasi ēdo polic mund tė ngatėrrojė njė pistoletė me njė pajisje elektroshok.

17. Hedh nė gjyq shkollėn pėr pezullimin 10-ditor

Njė nxėnės i njė shkolle tė mesme nė SHBA, i cili ėshtė edhe atlet ka hedhur nė gjyq shkollėn, e cila e ka pezulluar pėr pėrdorim kokaine. Por nė padi, ai pretendon se ia kanė vėnė kokainėn nė hundė. Sipas tij, kokaina i ėshtė vėnė nė hundė nė mes tė klasės, pėr shkak tė performancės sė tij tė shkėlqyer akademike.

18. Hedh nė gjyq njeriun me tė njėjtin emėr

Kompania e bejsbollit i pagoi Mark Guthrie, 43 vjeē rrogėn, nė vend qė kėto para t’ia jepte Mark Guthrie, 38 vjeē. Kompania i ngatėrroi tė dy personat me tė njėjtin emėr dhe i pari pranoi t’i merrte paratė, madje kėrkoi njė vėrtetim me shkrim se nuk do kishte probleme qė kishte marrė 300 mijė dollarė mė tepėr. Por kompania nė vend qė tė plotėsonte kėrkesėn e tij, e hodhi nė gjyq.

19. Hedh nė gjyq revistėn e konsumatorėve

Kompania “Sharper Image”, e cila shet filtra ajri hodhi nė gjyq revistėn “Consumer Reports” pasi ajo shkruante se kėto filtra nuk e kryenin si duhet funksionin e tyre. Kompania u ankua se revista nuk kishte kryer njė testim tė drejtė. Mirėpo kjo kompani nuk ishte me fat, madje gjykata i kėrkoi tė paguante 400 mijė dollarė qė ishin shpenzimet e gjyqit tė revistės.

20. Hedh nė gjyq “General Motors”

Edith Morgan, nėna e yllit tė futbollit Derrick Thomas, i cili vdiq nė njė aksident me makinė tha se djali i tij vdiq sepse tavani i makinės u shkėput dhe i ra nė kokė, jo sepse makina u rrėzua nė autostradė. Ajo hodhi nė gjyq “General Motors” dhe kėrkoi mė shumė se 100 milionė dollarė. Por gjykata nuk e pa tė arsyeshme t’i jepte asaj asnjė kacidhe.

21. Hedh nė gjyq radion

Tanisha Torres hodhi nė gjyq radion “Shack” pasi folėsi e kishte gėrmėzuar gabim emrin e qytetit tė saj nė faturėn e telefonit. Ajo nuk i kėrkoi madje qė ta ndėrronte, por thjesht ngrit padi. Torres pretendoi nė sallėn e gjyqi se ishte ndier nė siklet dhe i kishte ardhur turp kur kishte parė emrin e qytetit nė faturėn e telefonit dhe kėrkon njė shumė tė papėrcaktuar si dėmshpėrblim.

22. Hedh nė gjyq kompaninė se nuk jep instruksione pėr rripin e sigurimit

Mary Ubaudi ishte pasagjere nė njė makinė qė u pėrfshi nė njė aksident. Ajo ia hodhi fajin kompanisė “Mazda Motors”, nga e cila ishte blerė makina. Ajo kėrkon 150 mijė dollarė dėmshpėrblim me pretendimin se kompania nuk ofronte instruksionet e duhura pėr pėrdorimin e rripit tė sigurimit.

23. Hedh nė gjyq David Copperfield

Christopher Roller i cili ėshtė i pasionuar pas magjisė ka hedhur nė gjyq David Copperfield-in. Nė njė padi ai i kėrkon atij qė t’i tregojė sekretet e tij ose pėrndryshe t’i paguajė dhjetė pėrqind tė fitimeve tė tij pėrgjatė gjithė jetės, tė cilat mund tė arrijnė nė 50 milionė dollarė. Sipas Roller, ai ėshtė Zot dhe aftėsitė qė pėrdor Copperfield nuk janė tė natyrshme, ndaj i pėrkasin Zotit (Roller).

24. Hedh nė gjyq komshinjtė, pasi trembet prej tyre

Dy fqinjė adoleshentė gatuan biskota pėr komshinjtė e tyre, por akti i tyre nuk u mirėprit. Renea Young u tremb, kur i dėgjoi teksa ecnin nė verandėn e shtėpisė sė saj. Ata i kėrkuan falje me shkrim, por Young i hodhi nė gjyq gjithsesi duke kėrkuar 3000 mijė dollarė. Kur mori vetėm 900 dollarė ajo “bėri namin” nėpėr gazetat lokale, ndėrsa tani ēuditet qė i gjithė qyteti nuk e sheh dot me sy.

25. Hedh nė gjyq bankėn se e lė pa gjumė

Pasi Barnard Lorence tėrhoqi mė shumė para se ē’kishte nė llogari nga banka, u detyrua tė paguante me kės'tė mujore borxhin. Kėshtu, ai vendosi tė ngrinte njė padi kundėr bankės, pasi sipas tij i kishte shkaktuar stres dhe dėshpėrim, si dhe prej kėsaj kishte humbur gjumin. Me siguri, dy milionė dollarėt qė ai kėrkon, mund t’ia kthejnė sėrish gjumin.

26. Hedh nė gjyq dyqanin se lejon zogjtė tė fluturojnė

Rhonda Nichols thotė se njė zog i egėr e kishte sulmuar ndėrsa sapo kishte dalė nga dyqani i pajisjeve shtėpiake nė Illinois, SHBA. Pas kėtij incidenti, ajo vendosi se duke qenė se ajo ndodhej pranė dyqani, duhet tė ishte ai pėrgjegjės pėr “sulmin” e shpendit. Ajo nuk iu ankua dyqanit, por depozitoi menjėherė njė padi kundėr tij, ku kėrkonte 100 mijė dollarė. Ēėshtja u pezullua nga gjykata.

27. Hedh nė gjyq kompaninė telefonike

Michelle Knepper gjeti numrin e njė doktori nė librin telefonik dhe vazhdoi procedurėn e operacionit plastik edhe pse ai ishte dermatolog, ndėrkohė qė asaj i duhej njė kirurg plastik. Pasi komplikacioneve, ajo u ankua se njė gjė e tillė nuk do kishte ndodhur asnjėherė nėse nuk do e kishte gjetur numrin nė bllokun telefonik. Kė hodhi nė gjyq ajo? Kompaninė telefonike dhe fitoi 1.2 milionė dollarė.

28. Hedh nė gjyq punonjėsit e shpėtimit qė i shpėtuan jetėn

Barbara Connors, ndodhej nė njė makinė, tė cilėn po e ngiste dhėndri i saj 70-vjeēar kur makina ra nė lumin e Konektikatit, SHBA. Polumbarėt mbėrritėn menjėherė nė vendngjarje duke i shpėtuar jetėn, por Connors pėsoi dėmtim nė tru pėr shkak tė zhytjes nė ujė. Kė duhej tė hidhte nė gjyq? Shoferin? Sigurisht jo. Punonjėsit e shpėtimit ishin objektiv mė i arsyeshėm.

29. Hedh nė gjyq dyqanin pėr shkak tė ngjitėses nė tualet

Bob Dougherty hodhi nė gjyq dyqanin “Home Depot” pasi dikush kishte vėnė ngjitėse nė tualet. Por kjo shaka nuk rezultoi e kėndshme pėr Dougherty, i cili pėsoi dėmtime nga ngjitje. Edhe pse ai u shpreh se ky nuk ishte faji i dyqanit, “Home Depot” i ofroi dy mijė dollarė. Dougherty u shpreh se oferta ishte “fyese” dhe ngrit padi, ku kėrkonte 3 milionė dollarė.

30. Hedh nė gjyq spitalin

Tre motrat Bird hodhėn nė gjyq doktorėt e njė spitali pasi ato kishin parė doktorėt qė shkonin me nxitim nė dhomėn e sė ėmės. Kjo, sipas tyre u kishte shkaktuar atyre stres tė madh pasi kishin menduar se diēka nuk po shkonte si duhej me shėndetin e nėnės sė tyre. Gjyqi zgjati pėr shumė kohė deri sa mbėrriti nė Gjykatėn e Lartė tė Kalifornisė, e cila vendosi ta hidhte ēėshtjen poshtėė.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi