Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Humor Dhe Barceleta » Barcoleta per politikanet

Barcoleta per politikanet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Barcoleta per politikanet prej Tue Jan 22 2008, 05:39

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Majko nuk e kap dot rrushin

Nė sallėn e Parlamentit ishin dėgjuar lloj-lloj ofendimesh, qė nga kafshėt aziatike qė simbolizonin korrupsionin e deri te sharjet shqiptarēe me libėr shtėpie. Por, batuta e sekretarit tė PS-sė, Majko, pėr ministrin e Transporteve Lulėzim Basha, tė cilin e krahasoi atė me rrush, nuk kaloi pa vėmendjen e duhur. Ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana, qė duket se ju pėrkėdhel sedra profesionale, i tha kolegut nė krah se, kėta socialistėt qė pas fotove tė Ramės kanė filluar tė jenė natyralist nė gjithēka. Majko, pasi ia bėri paq Bashės, tė gjithė prisnin qė nė mbledhjen e asamblesė rozė, ai tė bėnte tė njėjtėn gjė me Ramėn e tė tjerėt qė duan t'i zėnė vendin nė PS. Por pėr ēudinė e tė gjithėve, Majko mungoi. Kur pyetėn Arben Malajn pėr mungesėn e Majkos, ky fundit iu pėrgjigj se, "kam frikė se kėtė herė Majko nuk e kap dot rrushin".

Pollo e Ndoka, pranė e pranė nė qeveri

I ka zėnė halli tė gjorėt punonjės tė administratės sė Kryeministrisė. Fjala ėshtė pėr caktimin e vendeve tė ministrave tė rinj nė tryezėn ovalo-rrumbullako tė qeverisė. Nuk dinė ku tė vendosin karrigen e Majlinda Bregut. Nuk dinė gjithashtu, ku tė vėnė atė tė Nishanit dhe atė tė Rusmalit. Por halli mė i madh ėshtė pėr Nard Ndokėn. Llogaritė ishin qė ai duhej tė ulej nė krah tė Genc Pollos. Por njė tifoz i Interit u kujtua pėr ndeshjen e fundit me Valencėn, ku ndeshja pėrfundoi me pėrleshje dhe mendoi t'i paraprinte ndonjė tė keqeje "live". Pasi u menduan mirė, thanė qė qeverinė ta ndajnė nė mes. Nė njėrėn anė, Berisha me tė suksesshmit. Nė anėn tjetėr, tė sulmuarit dhe koalicionistėt, qė nė raste tė veēanta njihen edhe si tė pasuksesshėm. Xhuveli nuk nxori asnjė pretendim pėr vendin. "Mua mė ulni edhe nė krah tė Berishės se nuk them asgjė", tha ai.

Sterkaj, Ēe guevara i PS-sė

Qė pas 18 shkurtit, deputeti i PS-sė Paulin Sterkaj ka filluar ta ndjejė veten nė siklet. Kryeministri Berisha e akuzoi pėr krijim grupesh paramilitare. Ndėrsa ministri i ri i Brendshėm, Bujar Nishani, thuhet se e ka halė nė sy. Por mė e keqja, ėshtė se edhe vet njė pjesė e deputetėve tė PS-sė kanė filluar t'i shmangen "komandantit", siē e quajnė mes tyre. I mėrzitur Sterkaj e ngriti ēėshtjen tė hėnėn nė grupin parlamentar, duke kėrkuan ndihmėn e Edit pėr t'i pėrmirėsuar pak imazhin. "Media po mė bėn sikur jam terrorist dhe jo deputet", tha Sterkaj. Deputeti Ēim Hysa qė i qėndronte nė krah, i tha tė mos shqetėsohej se edhe Ēeguevara fillimisht ėshtė cilėsuar si terrorist deri sa u bė njė figurė ndėrkombėtare. Madje tė rinjtė mbajnė edhe tatuazh sot me figurėn e tij. Por kjo gjė nuk e qetėsoi Sterkajn.

Ndoka me specializim

E kini parė gjė Nard Ndokėn. Qė kur Berisha e prezantoi si ministėr tė Shėndetėsisė, ky i fundit ėshtė zhdukur nga qarkullimi. Deputetėt e grupit tė tij agraro-reformator-demokristiano-socialistė thanė se, Ndoka nuk e priste qė edhe tė djathtėt t'i lėshoheshin me "bukė nė torbė" pėr postin e ministrit. Dhe, shkak ishte ajo dreq CV-je qė nuk kishte njė shkollė mjekėsore. Mė kot u munduan miqtė e Ndokės tė shkundnin pluhurin e njė diplome pėr Veterinari, pasi kjo gjė nuk ja mbushi dhe aq mendjen ish-ministrit Cikuli. Por duket se enigma u zgjidh, kur ish-kryetari i PDK-sė Nikoll Lesi mori vesh se, Ndoka kish nisur njė kurs specializimi tė pėrshpejtuar pėr infermieri. Ka zėra se vet kryeministri Berisha ka marrė pėrsipėr t'i japė ca leksione.

Gjinushi, topi dhe bamir topi

Skėnder Gjinushi ėshtė habitur e mėrzitur tmerrėsisht me pėrqindjen qė ka marrė PSD-ja e tij e dashur nė zgjedhjet lokale. Ėshtė habitur, se si njė bastion majtist si Pėrmeti ia dha votėn pa pikė pėrgjegjėsie tė djathtės. Ėshtė habitur njėkohėsisht, se si i ra atij pėr hise ky kapėrcim habitor. Por, u habit edhe mė shumė kur mėsoi se Berisha pėrzgjodhi dhe publikoi si kandidaturė pėr President tė Republikės, Bamir Topin, kur dihej mirė qė sytė i kishte nga Fatos Nano. E, nė rreth miqsh, pasi nxori nga xhepi njė stilolaps, njė letėr dhe seē kalkuloi shpejt e shpejt nė tė, tha konkluzionisht: Kėsaj i thonė se, Berisha i ka bėrė Topin Nanos. Askush nuk foli pas kėsaj.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Barcoleta per politikanet prej Sat Jan 26 2008, 07:27

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
te forta qenkan LuNa Very Happy mu derdhe kafja mu kur i lexova prej humorit!


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi