Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Diskutime Shoqërore » Çka dini per Moden?

Çka dini per Moden?

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Çka dini per Moden? prej Tue Jan 22 2008, 06:09

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

2Normal Re: Çka dini per Moden? prej Tue Jan 22 2008, 06:11

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Hstoria e Modes
________________________________________
Historia e modës. Si lindi? Me ekzistencën e padiskutueshme të joshjes seksuale në çdo epokë. Si u ndërtua rruga për të mbërritur në mënyrën që vishemi sot.

Hapat deri në vitet 65-'70-të, kur fjala modë u përdor për herë të parë, dhe minifundi bëri revolucion. Dhe takimi me gruan e ditëve të sotme, që shquhet për dallim personal me ndjenjën Asnjë nuk është njësoj si unë

Mënyra si vishemi ka një histori shumëvjeçare. Veshja është pjesë e pandarë e historisë, që dëshmon lidhje njerëzore dhe ekonomike. Ritmohet nga kushtet kohore, hierarkia shoqërore dhe joshja seksuale.Ajo që ekziston në çdo epokë është joshja seksuale, e cila alternohet me hierarkinë shoqërore.

3 000 vjet para Krishtit, gratë egjiptiane të shkallës së lartë vishnin rroba me bel të shtrënguar dhe gjoksin të lënë jashtë. Kurse skllavet dhe balerinat në gërmimet arkeologjike shfaqen nudo. Idealja e belit të hollë ishte shumë e vlefshme. Që në fëmijëri shtrëngonin belin, që të realizonin një përfundim elegant.

Me vonë linja spanjolle, u realizua me mbushje në gjoks me materiale të ndryshme, sa rroba të mos krijonte asnjë thyerje dhe bashkë me fufullen në pjesën e poshtme theksonte thellësinë e belit, që realizohej me korse me shirita metalike ose me kocka balene të përpunuara, deri në masat e trupit.

Afeksioni grua, uli dekoltenë katrore sa të jepte një përshtypje joshëse, e cila stolisej me dantella, gurë e perla.Dekolteja shumë e ulët bëri që shteti dhe kisha të vendosnin ligje, që caktonin uljen e tyre.

Në vitin 1700, Europa nën ndikimin e oborrit Freng mori rolin e drejtuesit estetik dhe sanksionoi botëroren e modës. Një element i rëndësishëm ishte moda, ku për herë të parë shfaqet fjala �modë�. Pika kulmore e modës ishte minifundi (vitet �65-'70-të), që kryesoi me paraskenën e modës. Fundet u shkurtuan shumë mbi gju. Pavarësisht nga forma e drejtë apo e gjerë, e gjithë qendra joshëse ra tek këmbët.
Minifundi bëri një revolucion në të brendshmet, që arritën të bëhen me përmasa më të vogla, sutjen të lehtë dhe minislip, si të vetmet të brendshme. Po këtë miniparaqitje e kemi edhe te rrobat e banjës.

Gruan e re e shohim në vitet '80-të, me veshje mbrëmjeje impresionuese me linja të lehta femërore dhe me kostumin elegant tipik të stilistit Giorgio Armani. Bashkë me stilistët Calvin Klein dhe Ralf Lauren, Armani nxiti lukun total.Gratë blinin një sërë kombinimesh në dyqanet e tyre , aroma , aksesorë, etj. Blerjet u bënë një dëfrim për to.

Vitet '90-të sjellin ndryshime të mëdha. Një Europë e Bashkuar është një shpresë për përfitime ekonomike, civilizuese dhe tregtare. Oferta e teknologjisë kontribon që moda të krijojë një person ndërkombëtar.
Në Itali:Fendi, Armani,Valentino, Versace, Moschino impresionojnë skenën ndërkombëtare.Kolektivizimi në të gjitha fushat kërkoi kujdesin personal, njohjen, individualizimin dhe diferencizmin.Pasojat nga e kaluara, abuzimet me shëndetin personal kthen në ushqim gjimnastikën sistematike.

Jepet emfazë në atletikë dhe në trupin e mirëformuar, që është këndshëm brenda rrobave me prerje të tejdukshme ose provokuese.

Gruaja shprehet e lirë në garderoben e saj dhe shquhet dëshira e zjarrtë për dallim personal me ndjenjën Asnjë nuk është njësoj si unë.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

3Normal Re: Çka dini per Moden? prej Wed Jan 23 2008, 23:38

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Hyrja ne Historin e Modes




Menyra se si vishemi ka nje histori shum vjeqare,ket historin tersisht e mesojm ne fazat e arsimimit ton.

Behet shpesh fjal per veshjet e vjetra Ilire dhe Greke.

Kryesisht per ato veshje popullore te ballkanit.

Veshja eshte nje pjes e pandar e histories qe deshmon lidhjen njerzore dhe ekonomike.

Veshja eshte shprehje sintetike e trupit,

levizjes dhe qendrimit,e punes,e pushimit,e shoqeris njerzore,

eshte nje system sentetik shoqeror civil.

Lenda modelimi dhe ndertimi I trupit kan nje rol te rendesishem ne shoqeri.

Ngjyrat simbolet nderlidhjet,

gjeometrike,pelhura te ndryshme simbolizojn veshjet tradicionale.

Veshja ritmohet nga faktort siq thon historianet me te shumt ndahen ne tri filime baz:

Kushtet kohore,

Hierarkija shoqerore dhe,

Joshja seksuale.

Kjo e para udhhiqet nga zhvillimi ekonomik.

Behet perzgjedhja e rrobave.



Egjipti




Egjiptianet jan nder te paret per te cilit kemi te dhena te mirmbajtura mbrenda kohes,pershkak te klimes se that qe ka Egjipti.

Nepermjet skulpturave dhe vizatimeve ne mur shikojm faktin e mrekullueshem se ne nje periudh rreth 300 vjetesh shohim ndryshime qe kan qen te pakta.

Egjiptianet jan nje popull me nivel te lart kulturor.

Kishin nje ecuri shoqerore te caktuar dhe arriten ne nivel te lart kulturor dhe teknik.

Dy nga fuqit e medha ne ndertimin e shoqeris Egjiptiane ishin feja dhe tradita.

Egjiptianet ishin te paret dhe te vetmit nga popujt e vjeter qe perdornin shum pak leshin dhe lendet e tjera prej kafsheve.Preferonin fije bimore siq ishte linoja

qe ishte e leht kishte shum favor ne zabtim rrinte bukur dhe lahej leht.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

4Normal Re: Çka dini per Moden? prej Wed Jan 23 2008, 23:40

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
MESJETA
400 Vite pas Krishtit deri më 1480 periudha nga renja e Romes në shek V pas Krishtit deri në vitin 1000 pas Krishtit fillon e formohet vendosja e caktuar e popujve të Evropës.Karakterizohet nga mungesa e shum elementeve informuese në veshje si dhe në orte të tjera.Është një periudh kufize,bën invazione dhe filluan të vendosen në zona të imperatoris Romake.Fiset Teutone,Gotet,Hunet,Galet,Frenget,Lumbardet u ndikuan nga elementet të qytetrimit që popujt emigrant Romak kishin adoptuar dhe morën elementet nga veshja e adoptuar dhe morren elemente nga veshja e tyre në forma të rëndomta.Kështu që mijë vjeqari I errët që quhej mesjeta nga shek V pas Krishtit në shek XV mund të ndaet në 4 epoka:
400-800 EPOKA BARBARE
800-1000 EPOKA MESJETARE ROMAKE
1000-1200 MESJETA E PAR GOTIKE
1200-1480 MESJETA E DYT GOTIKE
Dy të parat përbëjn një skuader që karakterizojn popujt në luftë të vazhdueshme për mbijetes.Elementet që kemi jan të pakta dhe bazohen kryesisht në varre ku gjejm njerz të varrosur me rroba.Dy të tjerat përbejn një skuader që karakterizon popujt të cilët u adoptuan filluan të formojn shoqeri të organizuar pak nga pak zhvilluan tregtin ,shkrimin dhe artin,si rrjedhim kemi të të dhena të shumta midis tyre shkrime,murografi dhe ndoni form mode si e kuptojm sot fillon të modelohet.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi